• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Sofra Shkodrane

Status
E mbyllur për postime të tjera.

London

carpe diem
Titulli: Sofra Shkodrane

Prezantohem para jush,
Me quajn Nexho e jo tush,
Kam pas shpin n Barbullush,
Qa baj une se ban gjithkush.
Kam shoqni une me Xhorxh Bush.

Un jam Nexho taksirati,
mu me rrin 12 Sahati.
Asnjeher s'm ka lan Takati.
E kam Baben nga Berati.
Ca them une e ban Vesh gjati,
Nder Shqiptar jam ma bark-thati.

Une jam Nexho teveqeli
Me del gjumi kur kendon gjeli
Nder punetor jam ma demeli
Me pelqen shume ciftateli
Nder 8 klase 6 here ngeli
N'trupin tem ma i thelle asht beli.

Une jam Nexh i parrum
du me u rru por nuk m'ban shkum
Me nje gru jam i martum
Kam tre fmi e m'duken shume
Edhe nje e kam t'fillum.
Edhe ne kamb mu m'vjen gjume
dukem krejt si zog i trum.

Mu te tan me therrsin AR
Un kam hapin nje hektar
E kam vjehrrin katundar
Prej tij kam une gjithmone zar
Se me jep me hanger bar
Te tan thojn se jam qyqar
Gjuetar jam pa zagare
I marr klubet mar e mar
Katundare e qytetare
Nga kelmendi deri n'Pentare

Edhe kryt e kam me thinja
Qa them une e ban partija
Se ne shkolle m'ka rrah zotnija
Ku jam une ndodhet trimnija
mbi detyrat asht bujqesia
Ne kat t'pest asht njit hardhija
E ma shum m'pelqen rakija.

Un pra jam Nexho hareja
Vesh e njesh me tesha t'reja
Jam i lindur per beteja
Per mua asht vec kabareja
E kam kryt tan neja-neja
E byftekut i them eja
Vetem mu nuk m'bjen rrufeja
Se jam rrit tek P.T.T-ja
Kam punu n' N.SH.N-ja

Nexho Ar me thone dynjaja
e kam shpin te namaz gjaja
Gjithmone kpucet m prishen te maja
Kush m'shef mu i hin hataja
Sepse kam gjyslykt e mdhaja
Ne pilaf m'ka xan sevdaja

Zakonisht Nexho m'thojne
Kam tre fmi por s'm bahet vone
Kam nje gru por nuk kam prone
Kam ne shpi une nje kukone
Kallabllek jena n shpi tone


Kam kushri ne amerike
Qe i thosha mos me ik
E kam mar nusen pa prike
I kam tlinat pa lastik
Si kam pas shokt fanatik


Kam humor une me mimik
Ne ushqim un ty t'kam fik
Se un t'ha nja 30 pjata
Sa ne shpi t'gerset shamata
Kur filloj une me val t'gjata
Ty me goj nuk t'flet kunata

Po e mbyll une kete rralle
E ma bani ju hallall
ME kujshi e mahall
E kur t'keni per mu mall
Me ndigjoni tjeter rall
Ju pershendet Nexho humori
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Sofra Shkodrane

Mirmengjes Sofra shkodrane :D

Nje kafe do deshiroja une nga sofra juaj :D
 

SunLiGhT

Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ••Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄ Ʒ
Titulli: Sofra Shkodrane

Mramja e mir :)



[/IMG]
 

Rrapatushe

Anëtar i ri
Titulli: Sofra Shkodrane

12883_493076914059262_2077955404_n.jpg Po Pedonalen e re te Ura Bunes a e ke pa Quku se mu hala s'ma bani Zoti rrisk; Hata krejt duket :)
 

London

carpe diem
Titulli: Sofra Shkodrane

[video=youtube;Plo-aooQVi8]http://www.youtube.com/watch?v=Plo-aooQVi8[/video] Ma bashi nje nat te mire tan
 

Rrapatushe

Anëtar i ri
Titulli: Sofra Shkodrane

68304_10151103354536010_484912096_n.jpgBujrum te dashtun miq e mikesha ne Sofren tone SHKODRANE :)
 

Rrapatushe

Anëtar i ri
Titulli: Sofra Shkodrane

21649_4396258698003_1742346532_n.jpgNji buqete me trandafila per sofren ma t'bukur !
 

Rrapatushe

Anëtar i ri
Titulli: Sofra Shkodrane

26638_456504441066304_504520722_n.jpgHajde Bujrum urdhnoni e merrni si n'shpi tuj :D
 

London

carpe diem
Titulli: Sofra Shkodrane

Nadja e mire tanve ...
Shkoder e dashur qyteti im
kam shume mall
larg teje ne mergim.
Sa here qe kthehem tek ti
veten e ndiej femije.
Aty lashe buzeqeshjen
sinqeritetin qe mbart nje femije
Rrugicave e rrugeve tuaja
degjoj zerin tim
Mallengjehem per vitet
qe ndava me ty
aty ku sa lot derdha
sa here nga lumturia u deha
e sa endrra thura
Per karriere
do behem keshtu e ashtu nje dite
ne bankat e shkolles tende mesova
Pjesen me te arte te jetes femijerine
ku cdo njeri enderron ta jetoj serish
ate une me ty e jetova
Tek ti rrenjet leshova
ndonese ne tjeter vend une po lulezoj
shpirti im s`do gjej qetesi
nese pluhuri i trupit
sdo prehet ne dheun tim
Ne te dashuren shkoder
ku jeta me celi
te prehet trupi im
Ne rrenjet e tij te kthehet serish
ne shkodren e para ardhesve te mije
ne token meme
ku hodha hapat e para
e shqiptova fjalen nene
Skoderlocja jone
jam bije e jotja
je identiteti im
Krenohem me ty.
 

London

carpe diem
Titulli: Sofra Shkodrane

teshti po puth n' teme kam dale
po filloj kada- kadale
e s' po rri ma gem e gem,
se mu ba i fije verem...

ky forumi- shkume sapuni
vend i qete si breg lumi
paçka se pak virtual e kaba
po shoqnija brina s' ka

si me kene hajvan total
jam sjelle spital n' spital
me taku shokun Xhemal
me m'su rrimes si t' ja dal

e s' po di une hyç se ça po shkruj
veç shpresoj n' mirkuptimin tuj
rri mar mik e mos m' luj
se une ktu si shterg po vuj
s' po i nap xhevap kerkuj
m' mbolvi djersa e m' bani uj

teksa mbi tastjere klikoj
ja nji bjonde tek kaloi
edhe shpirtin peshe ma çoi

as dielli ma fort s' me dogj
zemra jeme krejt u poç

me shikim ajo me ndoq
e s' po di me thane ma troç
porsi lopa nen taroç
kish me vujte nen temin toç

m' tretet ftyra n' tym t' duhanit
si me kene hija e shejtanit
m' siellet miza e Deilanit
i ka pi gjak presor Shestanit
kur ky ulte tarabat e dyqanit
bash te shpija e Muho Asllanit


lene boll se na la mendja
tuj shkru bejta tkurr e mos lidh
ndoshta asht ikjo gjasendja
puth ma mban ne gjalle mem fryme

tesh me t' mira e ju paste axha
se po iku me hjedhe grepin
fjala jeme asht si rrajza
puth pickon edhe akrepin...
 

London

carpe diem
Titulli: Sofra Shkodrane

[video]http://wn.com/nexho_shabani_piktori[/video] hhahahahahaahahahahahahahahaahahahahaa I madh esht ky kurr nuk do vdes ..lol
 

London

carpe diem
Titulli: Sofra Shkodrane

mar zalo mar karajfil
me ata buz t'holla sa i fitil
mkan than je ba zeshkan
fillove me i ly flokt , shkove dam

rri mar natyral si tka ba nana
apo e din se ke maru me tana
ke met sa anej sa knej
spa din me u plak mar tej
 

London

carpe diem
Titulli: Sofra Shkodrane

edhe un po prezantohem

un jam zalo kapedani
ner 8 fmi qe ka ba nana
un kam dal si ma hajvani
men nuk pata me ba shkoll
jam rrit rrugs tuj mledh kanace
ndaci ju me dit ma shum
a ma bleni nje sufllaqe
un jam zalo diplomati
vec 12 mu mrrin sahati
nje her n'jav cohem nga shtrati
mu mka frig edhe lugati
ca mshef syni mu mban dora
njat sufllaqe pra se shkaj ora
un jam zalo djal azgan
msusja mthote je hajvan
nuk pa di kuj mi besu
du sufllaqen ndaci me vazhdu
un jam zalo djal puntor
askergja spreku me dor
si jam un nuk gjen nje tjeter
edhe fjet mu me vjen bejta
njat sufllaqen plz se fjeta
un jam zalo rremujxhia
qysh 6 mujsh kam ik nga shpija
smka rrit nana por komshija
njat sufllaqe ju lutem se mgriu uria
un jam zalo nje djal king
e kam rrit shtatin n'miting
sa tek Sala sa tek Edit
per nje byrek kam bertit rroft mreti
un pra jam iky qe jam
njat sufllaqe se bana bam:funny::funny::funny::funny::funny:
 

London

carpe diem
Titulli: Sofra Shkodrane

Masi musha 100 vjeç E ju bana tanve ran Thash po mylli historin E po shof ça asht matan E tu mlodhen tan tuj m’qa Burri mir ,taman zotni Sa kam ken per zoten gjall As kerkush s’mka pranu n’shpi Masi hoqa zi tan jeten Le e dek ..:funny::funny:
 

London

carpe diem
Titulli: Sofra Shkodrane

Thash po iku n’Velipoj

Me kalu nja pes’mdhet dit

Se kam kap diten e katert

Infeksioni mbani t’lig



Ven i bukur ran e paster

N’dimer gjen tek Velipoja

Sa fillan vera me ardh

Te vijn plehnat vet tek goja



Isha shtri nen hije t’çaders

E po shifsha un nji anerr

Nje ere t’mir niva te huna

Hapa gojen per mi hanger



Njashtu n’gjum,pa i hap syt

Kam hap gojen si t’hajvanit

Ca me pa kuku maj nane

Kishte ken lekur bastanit



Jena ba tan si bagtija

Njaty hajm e njaty dhjesim

Kur nuk shkan naj san per smarit

Tan bashkis fajin ja njasim



Kja nuk ishte askergja

Hina nuj per me xjerr gjumin

Ca me pa nji zag gamarit

Kish hek brekt e bate “tumin”



Ca ban ktu njiri pa brek

Jam tuj ba ça hangra n’drek

Mas u afra,tha,se kam qelb

Mylli hunt n’daç mas me dek



Morra turr e hina n’zhyt

Majta frymen deri larg

Ky rrexiku ishte keq

Kishte nis me i shku bark



Dan i zat e maran vera

Se na hini prap kulera

Jena ba mi kthy viziten

Me ja ba dhe na te dera



Pastro ranen,shteti shkret

Ven kazana per çdo cep

Jena rrit pa edukat

Ku rrim shtri i hellim prep



Deri kur dojm me vazhdu

Me u sjell n’kajde t’baktis

Jena njerz qe smeritojm

Mas me dal as te pragu shpis:(:qan::qan::qan:
 

London

carpe diem
Titulli: Sofra Shkodrane

Per me marr hapat e Rrems ne sna del as lotorija.Kjo i detikohet moshes se tret,qe sjan te zot me marr as ilacet e tyne



Mkishte kap nje koll I mir

E ja msyva te doktorri

Masi mlla nji tuf receta

10 mij lek tan qef mi mori



Morra rrugen per me dal

M’vuni doren permi sup

Nigja ktu mare matuf

Fill te Rrema e mas hup



Rrema ast nji nip i tij

Farmacist se ka le nana

Edhe doren ja ka marr

Ka fillu me shit dhe shama



Tana bashk I shet nji ven

Hajde “meth” e mas i blej

Ka dy roje prej tropojet

Stlan me dal,se jan si qej



E u nisa per njat t’xet

Me marr hapat qe mdha Prela

Thas po mshehi dy receta

Ti po m’vjell ,por un ta hella



Hina mren ne farmaci

Si me hi n’bank te raifaissen

Veç i gja aty nryshan

Hin me lek e del me strajcen



E ja jap receten Rrems

Mtha ti keke plak kopil

A pa xjerr edhe dy tjerat

Se sma hell mar karajfil



Un e di se ça tjep Prela

Mu sma hell se e kam daj

Apa qet tana rrecetat

Per najt zat se dysh po tçaj



U dorzova si pa kushte

Nejta urt mas t’ha naj hu

Miku ftyra kurr mtha çmimin

Se nuk kisha mi pagu



20 mij mkishte dhan gruja

Njata xorra me ja dhan

Ikta zdalin aspirina

Po shka nshpi e bjeri tan



Me hi n’shpi mren nuk mu mate

Nuk po disha si me ba

Ca mka gjet thosha me vedi

Sot spo pshtokam pa u rrah



Hina mren si i plak i urt

E gaditu para grus

Ca ke ba naj san prej tujave

E mrrin n’kam mu si mashtrus



Askergja maj gru skam ba

Po kam met borxh te farmacia

Po nuk shkova mi cu lekt

Tash pa vin mrrahin te shpija



Per ça jena burr e gru

Se nuk dona me bin lagjen

Ti e din tha se tkam shpirt

Ti shit brekt e un unazen



E tu nisme n’pikat t’vrapit

Sa te nimat te dollari

Na un duk si Bukurosh ner vedi

Kush e kush mi shit i pari



Nxorra zhelet me i shit

I pal brek me arrna t’kuqe

Kanatjeren hoqa trupit

Thash ma blen nanji pa huqe



Nuk lash tesh e nall pa shit

Tuj ba be se jan firmato

Nji pal kpuc I shita mir

Ishin tlyme me boj zmalto



Masi mlodhme tana lekt

Tuj shit brek tlame nga fena

Erdhi gruja ,te dy bashk

Kena shku mi çu te Rrema



Mas me ken zhelet e shpis

Me na xjerr prej situats

Un e plaka sot kena ken

Tuj e hanger qafen e pats



Kot kerkojm na rimbursim

Prep se prep ndor t’Rrems tash bim

Mir se morrme I dor ilaçe

Por spa dina ça pa pim



Me pencionet qe nep shteti

Nuk na del as uj te shpija

Per me marr hapat te Rrema

Ne na duhet lotorija
 

calvin

Antarë i ri
Titulli: Sofra Shkodrane

Erdha edhe i her ne boten e artit :p Mrama shkodran e shkodrane, e naj rrefugjat qe ka ardh me leje :p
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Sofra Shkodrane

pa ty maj moll qa t'ka nodh
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Sofra Shkodrane

Pershdnetje Sofra shkodrane ka ndo nje gje te mir ktej per mua si mysafir qe jam :D
 

Rrapatushe

Anëtar i ri
Titulli: Sofra Shkodrane

547702_396837683660222_767165140_n.jpgHajde kush po e ka nderin me na e nda i ket bastan :yum:
 

London

carpe diem
Titulli: Sofra Shkodrane

Nadja e mire tanve
 

WISHMASTER

Moon_Boy
Titulli: Sofra Shkodrane

tjeta juj Shkodran edhe ju mysafire :)
 

Rrapatushe

Anëtar i ri
Titulli: Sofra Shkodrane

1353730100667.jpgA po Bujrum kush se ka per tan :)
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Private conversations
Help Users
    Top