Skandali e-Albania/PS dhe përdorimi i të dhënave të qytetarëve për arsye elektorale.

hapat_regjistrohu2.png

Çdo parti politike në vend ka tendencën që të hartojë një regjistër, sa më real të votuesve të saj potencialë për ditën e zgjedhjeve, pasi kështu krijohet projeksion i përafërt me rezultatin. e këtë qëllim krijohen lista me emra votuesish që kanë lidhje me strukturat. Këto lista organizohen, sipas Qendrave të Votimit dhe në bazë të llogaritjeve krijohet një objektiv i përafërt i rezultatit.

Mirëpo, nën ethet e zgjedhjeve të 25 prillit, Partia Socialiste e ka çuar gjurmimin e votuesve në tjetër nivel, duke tejkaluar edhe ligjshmërinë. Në zyrat elektorale të PS-së është vënë në dispozicion një sistem të dhënash, që ngre dyshime të forta për përdorimin e database shtetërore të E-Albania në funksion të partisë në pushtet.

Kjo është një database ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç. Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës.

1.jpg2.jpg3.jpg4.jpg5.jpg6.jpg7.jpg8.jpg9.jpg10.jpg11.jpg12.jpg13.jpg14.jpg15.jpg16.jpg

Në praktikë, e gjitha është fryti i një pune monitorimi të qytetarëve, që ka në themel të saj, të dhënat që ne ia kemi besuar shtetit. ërkatësia politike e secilit është përshkruar shkurt me PO ose me JO në një kollonë, nga personat që janë pjesë e skemës së kontrollit apo siç njihet ndryshe “patronazhit”. “Patronazhistët” quhen ndryshe anëtarët e PS-së që përmes kontakteve, telefonatave apo të njohurve të përbashkët krijojnë një ide të përafërt të bindjeve politike të secilit prej nesh. Sistemi i patronazhit është përdorur edhe në zgjedhje të kaluara, por diferenca për “mandatin e tretë” është se, dikur të dhënat për votuesit potencialë mblidheshin në mënyrë vullnetare, kurse në database që përdor sot Partia Socialiste ka informacione sensitive tonat, që po keqpërdoren për fushatën zgjedhore.

Në database, përmbajtja e të cilit përbën vepër penale, janë të dhënat për 910 mijë qytetarë të Tiranës të cilët nuk i kanë dorëzuar me vullnetin e tyre informacionet për Partinë Socialiste, por ato i janë vjedhur secilit prej nesh, që nga numrat e telefonit, numri ID i kartës së identitetit apo vendi i punës etj. Ky dokument është shpërndarë në kompjuterat e selisë së PS të Tiranës, ku bëhet përpunimi i të dhënave dhe e njëjta procedurë antiligjore ndodh në selitë e degëve të PS në qarqet e tjera, duke e shpërndarë këtë skemë pune për të gjithë votuesit e Shqipërisë.

Nga një verifikim i thjeshtë, rezulton se të dhënat e qytetarëve janë azhornuar në muajt e fundit. Gjatë kohës së pandemisë, E-Albania ka qenë një ndër aplikacionet më të rëndësishme, kur secili prej nesh është detyruar ta përdorë për një qëllim apo një tjetër. Gjithsesi disponimi i të dhënave personale nga PS mund të jetë bërë edhe nga institucionet e tjera shtetërore, duke qenë se Partia Socialiste është aktualisht në pushtet.

Krijimi dhe përdorimi i këtij Database për qëllime elektorale duket se është provë se për të fituar zgjedhjet, Rilindja nuk po ndalet në kufijtë e ligjit dhe nuk ka skrupuj të vjedhë të dhënat përsonale për cilindo. Sistemi i të dhënave përfshin informacione për ministra, familjarë të tyre, drejtorë të Rilindjes, prokurorë, avokatë, gjyqtarë, policë, gazetarë të të gjitha mediave në Tiranë, aktorë të angazhuar apo jo në politikë, personazhe të shoqërisë civile dhe të jetës publike, të gjithë nën vëzhgimin syrit magjik, që sheh përtej ligjit.

Për të parë si funksionon ky sistem “kontrolli”, kemi publikuar të dhënat për disa gazetarë dhe figura të rëndësishme publike.

Balkanweb.com
 
Sistemi i patronazhimit, Avokatja e Popullit: Të dhënat personale mund të merren vetëm kur qytetari jep autorizim me shkrim! Unë se kam dhënë një të tillë​

Ballanca theksoi se marrja dhe përdorimi i të dhënave është i paligjshëm, me përjashtim të faktit nëse vetë qytetarët kanë dhënë një autorizim me shkrim për përdorimin e tyre.

TIRANË – Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka folur për ‘patronazhistët’ dhe përdorimin e të dhënave personale për qëllime të fushatës elektorale.
E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, Ballanca theksoi se marrja dhe përdorimi i të dhënave është i paligjshëm, me përjashtim të faktit nëse vetë qytetarët kanë dhënë një autorizim me shkrim për përdorimin e tyre.
“Avokati i Popullit ka një mandat të kufizuar në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale. Kjo sepse që në 2008 i ka kaluar një Komisioneri të Posaçëm. Në fokusin tonë mbetet promovimi i të drejtave të njeriut. Ne gjithnjë jemi këtu për të garantuar qytetarët se cilat janë të drejtat e tyre dhe si mund t’i mbrojnë.
Parimisht çdokush ka të drejtë të ruajë të dhënat që e bëjnë atë të identifikueshëm. Përjashtimi është kur këto të dhëna përdorën në mënyrë ligjshme. Në këtë rast është e qartë se këto të dhëna individuale në sistemin e patrionazhistëve, nuk përmbushin këto kritere. Në këtë rast nuk ka një autoritet publik që ta përdorë këtë të dhënë, që në këtë rast do ishte një institucion publik, partia politike nuk është një institucion.

Këtu pastaj do të bëhet përjashtim nëse do kishin një autorizim me shkrim nga vetë individët. Unë për vete nuk kam dhënë asnjë autorizim me shkrim ndonjë individi që ka ardhur te ai si përfaqësues i PS për shembull për t’ia dhënë këtë autorizim për qëllim, për ta përdorur në një databaze. Ne nuk kemi kompetencë që ta hetojmë këtë çështje”, u shpreh ajo.

__________________________________________________

E shyqyr qe u kujtua qe ekziston dhe kjo.
 
Unë nuk e di se si funksionon e-albania por sot edhe e-mail nëpër shumë se institucione nëpër botë (se di ktu) konsiderohet si postë zyrtare. Thënë këtë aplikacioni mundë të ketë terms and privacy policy, që automatikisht kur ti i pranon quhet një lloj firme. (Nuk po fas që keto të dhëna të përdoren) por dua të them që përderisa kërkohen dhe ti je dakort me termat etj. Kjo është një lloji prokure në bazë të ligjislacionit në internet, këtu mbase bie ndesh me ligjislacionin tonë pasi mund të jetë i pa plotë.
 
Po une pranoj te mi perdore te dhenat e mija shteti, por ama nuk jam dakort qe shteti te marre te dhenat e mija dhe tjua jape partive politike te me vendosin patronazhista :p

Kshu qe kjo zgjidhet nepermjet avokatit te poPOlos Albaneze :p
 
Patjetër që kjo është shkelje (prandaj e perjashtova në kllapa) por e kisha tek dhënia e të dhënave në atë website.
 
Mesa dijeni kam une ne tr ka ndodh kjo sepse kane pas akses shume veta ne ate database....nersa ne shume qytete tjera jane hedh ne sistem emrat e njerzve qe patronazhistat kane hedh ne letra dhe i kane mbajt ne nje database te vecante ku akses kane shume pak njerez qe jane te besushem
 
Patjetër që kjo është shkelje (prandaj e perjashtova në kllapa) por e kisha tek dhënia e të dhënave në atë website.
E pra ta sqarova. Aplikacioni eshte shteteror, vete shteti me detyron ta perdor ate aplikacion per sherbime te ndryshme publike qe me duhen mua si individ apo si biznes pak rendesi ka. Tani who's the fock eshte shteti qe perdor te dhenat e mija pa e autorizuar une per fushata elektorale ( id number mobile adrese etj etj ) ktu e kisha dmth :p
 
E pra ta sqarova. Aplikacioni eshte shteteror, vete shteti me detyron ta perdor ate aplikacion per sherbime te ndryshme publike qe me duhen mua si individ apo si biznes pak rendesi ka. Tani who's the fock eshte shteti qe perdor te dhenat e mija id number mobile adrese etj etj ktu e kisha dmth :p
mua me kishte nr gabim ..ia futa shtetit ? lool
 
Tashi kot edhe unë t'boj çik avokatin e djallit. Pse Edi Rama ka akses vetëm ke e-albania? Sa punojs kanë akses aty?! Pse psh një i pakënaqur nuk ka bashkëpunuar me opozitën ka vjedhur të dhënat edhe ka hapur një website data base me gjith të dhënat, edhe ja veshin PS's?!!! Opozita i ka dhon provat sidomos në kto 4 vite që s'ka limite në këtë drejtim....

Dhe me këtë të fundit si dyshim të arsyeshëm jam më tepër i prirur të besoj se ky është një sabotazh i menduar hollë. Dhe nqs rezulton i vërtet jam i bindur që Ilir Meta ka gisht.

Por kto janë hamendje pasi po të bëhet një hetim i mirfilltë del se kush dhe si e ka bo. Mjaft të dalë data e krijimit të kësaj databaze meqënse PS pretendon që nuk është i tyre. Dhe mer njëfarë drite si hetim pasi nqs rezulton ft jetë krijuar së fundmi. Jam 100% i bindur që është vepër sbotazhi pasi PS, PD ka prej vitesh databaze.
 
Ta them une qe kjo gja asht kriju qe ne 2012 ne parapergstitje per zgjedhjet e 2013.....qe do thote cdo vit zgjedhor kane ba update njerezve nese jane prape majtas apo kane leviz krah...
 
Nqs osht e vertete atëherë i bi si nga PD si nga PS (kto edhe mo tepër se jon specialista ?) e kan shkel ligjin çështja është a jan tu pellcit na nji mrena thuj. Por me shume gjasa jo se e ke von re meren me patronazhistet.
 
Edhe pd ka patronazhista por ps i ka me te dhena ma te sakta se njerzit i kane dhene vete te dhenat e id qe ne 2012
 
Nje pyetje. Kta patronazhistat qe permenden verdalle ça jane? Ça roli kryejne? Babysittera per zgjedhjet? ?
Po pak a shume.
Psh:
Lega, shoqerohet me filanin e PS por ka mhb edhe me ate kacurrelsin e LSI.

Dajen e ka me ballin kombetar.
Voten e ka te palexueshme por qe xhaxhai mund t'ia prishe mendjen te votoje per ne se jane shume te lidhur bashke.
ja dicka e tille.
lool
 
kta do jene ata qe na bene censusin ne 2013 as mos e diskuto...se maj mend qe ishte i goce ajo kulufja
Po te njejtet jane.
Dine tek cila furre blejme buken, sa here ne muaj marrim spinaq, sa shishe kos konsumojme ne dite, sa e kemi numrin e kembes, ku i blejme pantallonat, sa makina kemi dhe cfare motorri kane, marken e televizorit qe kemi ne shpi, sa peme kemi ne bahçe ose sa vazo me lule kemi ne ballkonin e pallatit, ku i bejme pushimet etj etj, me pak fjale komplet jeta jone.

Po e gjeta patronazhistin/en tim do e pyes se me ka humbur nje cante lekure para 3 vitesh, me siguri duhet ta dije se ku me ka humbur dhe kush e ka gjetur!?‍♂️
 
une e gjeta , po as ja kam kokrren e idese kush eshte
pertoj e ta njoh lool
 
Po pak a shume.
Psh:
Lega, shoqerohet me filanin e PS por ka mhb edhe me ate kacurrelsin e LSI.

Dajen e ka me ballin kombetar.
Voten e ka te palexueshme por qe xhaxhai mund t'ia prishe mendjen te votoje per ne se jane shume te lidhur bashke.
ja dicka e tille.
lool
Scary! Ndryshe stalkers ose spiuna i bie ?
 
Top