• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Sikur të mos ishte shpresa

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
Tregim


Një herë e një kohë, thuhet se shejtani i kishte nxjerrë në shitje të gjitha armatimet e tij. Çdo armë që përdorte për largimin e njeriut nga rruga e mbarë, ishte paketuar në një kuti dhe mbante dhe një çmim. Një kuti përmbante gënjeshtrën dhe njerëzit ishin në radhë për ta blerë. Një kuti tjetër mbante tradhtinë, një tjetër shthurjen, vrasjen, mashtrimin etj... Njerëzit i blenë të gjitha armët e shejtanit, përveç njërës, të cilën shejtani refuzonte t’ua shesë.

“Po atë armën në atë kutinë pranë teje, përse nuk na e shet?! E duam dhe atë! Do të paguajmë sa të duash.” i thoshin njerëzit. Megjithatë, shejtani nuk lëkundej nga vendimi i tij për të mos e shitur.

Në fund, dikush e pyeti:”Mirë se nuk na e shet, por a nuk na thua përse nuk e shet? Cila është ajo armë? Cili është ndikimi i saj?”
Shejtani u përgjigj:”Bëhet fjalë për demoralizimin dhe humbjen e shpresës.”
Nëse pyet çdo njeri i cili ka bërë tentativë vetëvrasjeje, një krim i ndaluar tek të gjitha fetë, do të thoshte se në ato çaste nuk shihte asgjë tjetër përveçse një errësire që kishte kapluar jetën e tij. Nëse do të kishte parë qoftë dhe një rreze drite të vogël shprese, nuk do e kishte hedhur atë hap.”
Njeriu, edhe kur është në kushte ekonomike shumë të rënda, jeton dhe i përballon këto kushte falë shpresës për një të ardhme më të mirë. Fëmija jeton falë shpresës se do të rritet. Studenti jeton me shpresën se do të kalojë dhe ti përfundojë studimet. Beqari jeton me shpresën se do të takohet me shoqen e jetës dhe do të martohet. I martuar jeton me shpresën se do të lindë fëmijë, edhe pse mund të jenë sterilë. Prindi jeton me shpresën se fëmijët e tij do të rriten dhe pasi të rriten, shpreson se do të jenë të suksesshëm, mandej se do të martohen e krijojnë familje, mandej se do i shohë nipërit e mbesat... derisa ti vijë vdekja.
Kjo është jeta.. shpresë.. Sikur të mos ishte shpresa, nuk do të kishte jetë, e nëse do të kishte jetë, do të ishte një jetë mizerie. Prandaj, kërkojeni shpresën në jetën tuaj.
 

ZHIGO

nothin’ last forever...
Kush tha qe beqari rron me shpresen se do te gjej shoqen jetes per tu martu ? Na leni mer vlla te jetojm jeten rehat , vetem paragjykime . Ça paskeni qen :lol:

Shpresa, nje hall me shume ne kurrizin tone. Te rendon shpirtin dhe te mjegullon mendjen.

Taljonet kane nje shprehje “Chi vive sperando, more cagando”:p
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Vendndodhja
WorLd 0f dReAms
As e gjate as e shkurter as e mesme
Harron te jetosh realitetin duke mendu per shpresen e cila ndoshta ka vdek e prafundit:p
Mendoj se ka mundesi edhe ta jetosh realitetin edhe te shpresosh. Psh ti ke shpresu se do te citoje une apo dikush tjeter dhe ja u be lol
 
Top