• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Si u prit viti i ri në botë. Spektakël fishekzjarrësh, festë në temperatura të ulëta dhe në plazhe

New-Years-Eve-Surabaya.jpg

Nju Jorku lëshoi topin e tij të kristaltë, për të hyrë në 2020 në Times Square-in e mbushur plot pasi festimet e shënjuara edhe nga krizat, në vende të tjera, i dhanë fund një viti trazirash në të gjithë botën, me Parisin e gjunjëzuar nga grevat që sidoqoftë festoi me fishekzjarre dhe me Big Benin në Londër që kumboi sërish pas punimeve të gjata të restaurimit.







Miliarda njerëz në të gjithë botën iu gëzuan ardhjes së 2020 pas një viti të trazuar të dominuar nga demonstrimet që kërkonin revolta politike dhe aksion për ndryshimet e klimës.

Performuesit në Times Square, mes të cilëve edhe Alanis Morissette, pushtuan skenën para performancës së shumëpritur të sensacionit K-Pop, BTS.

Në Kili ndërkohë, me mijëra demonstrues u mblodhën në sheshin Italia të Santiagos, epiqendra e protestave kundër qeverisë së vendit që nga tetori, për të festuar një vit të ri me dinjitet. Por, një nga festat më të mëdha të vitit të ri, u mbajt pa dyshim në Rio De Janeiro, në Brazil, me rreth 3 milionë pjesëmarrës. Pjesa më e madhe e tyre, të veshur me të bardha, ndiqnin koncertet dhe panë spektaklin tradicional të fishekzjarreve në plazhin Copacabana.

Në kryeqytetin francez, dhjetëra e mijëra vetë u mblodhën në Champs Elysees, pavarësisht grevës së transporteve që ka shkaktuar javë telashe për udhëtarët. Edhe vetë festuesit u mblodhën në shëtitore duke shkuar atje më këmbë, me biçikleta apo me taksi, për të pritur dekadën e re nën spektaklin e dritave që ndriçoi harkun e triumfit.

Ndërsa në Londër, mijëra njerëz u mblodhën në brigjet e Tamizit për të parë fishekzjarret e hedhura nga syri i Londrës, në të fundit vit të ri para Brexitit.

Kambanat e Big Benit kumbuan për 12 herë pasi kishin qëndruar të heshtura prej kohësh.

Fishekzjarret ofruan një spektakël të rrallë edhe në rubai, përreth Burhj Khalifa-s, ndërtesës më të gjatë në botë.

Në bregun e fildishtë, spektakli piroteknik u reflektua në ujërat e lagunës Ebrie ndërsa Sidnei, i mbuluar nga tymi i zjarreve që po zhurisin të gjithë Australinë, hyri në vitin e ri me një spektakël të jashtëzakonshëm fishekzjarresh, pavarësisht një peticioni për anulimin e tij që u nënshkrua nga më shumë se 280 mijë vetë. Por spektakli vazhdoi. Më shumë se 100 mijë fishekzjarre ndriçuan qiellin dhe mahnitën qindra e mijëra spektatorë.

Pas më shumë se gjashtë muajsh demonstrata të përvitshme, Hong Kongu hyri në 2020 me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Protestuesit pro demokracisë, nuk u ndalën as gjatë ndërrimit të viteve.

Në Korenë e veriut, një turmë e madhe u mblodh për një koncert në qendër të Penianit ndërsa mesnata trokiti. Fishekzjarret u dogjën në qiell mbi një skenë të ndriçuar ku u panë shumë performanca.

Përtej kufirit, jug-koreanët, mbajtën ceremonitë e kambanave, një ritual tradicional që shënon fillimin e vitit të ri, me mijëra vetë që ndoqën në qendër të Seulit performancat e yjeve koreanë të popit.

Ndërsa në moskë, presidenti vladimir putin mbajti fjalimin e tij të vitit të ri, 20 vite pasi mori frenat e vendit nga boris jeltsin. Rusia festoi dekadën e re, e ndarë në zona të ndryshme kohore, me moskovitët që mbushën qendrën e kryeqytetit për të ndjekur spektaklin e fishekzjarreve mbi kremlin.



Top Channel
 
Last edited by a moderator:
I pashe me rradhe kto qytetet kryesore ne youtube, Sidney si gjithmone on top , vjet mka pelqyer dhe london

me te vecante mu duken kta ne Singapore dhe shanghai , me drone e keshin bere show ne vend te fishekzjarreve :)


 
Private conversations
Help Users
    Top