• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Si t’i mbijetoni lidhjes në distancë?

Ylli-1

Etnoshqiptar
Vendndodhja
SHQIPERIA ETNIKE


Shpesh ndodh që dy të dashuruar jetojnë larg nga njëri-tjetri, qoftë për shkak të shpërnguljes së njërit, qoftë për arsye të tjera. Si ta mbani një lidhje të tillë? Ja disa këshilla...
Merruni me aktivitet
Ju mund të jeni shumë e zënë me punë derisa ai, në pjesën tjetër të botës është duke u argëtuar. Mundohuni të jeni e zënë, në mënyrë që të mos e ndieni shumë mungesën e tij dhe të përqendroheni në gjëra tjera.

Takime të rregullta në “skype”
Nëpërmjet teknologjisë së fundit, ju mund të qëndroni në kontakt shumë më lehtë se që kanë mundur prindërit tanë.' Nëse e bëni një orar se kur mund të takoheni të dy në internet, ju mund ta mbani të freskët dhe të gjallë lidhjen tuaj.

Biseda
Preferohet që të mos harxhoni shumë kohë duke biseduar, mund të shkoni deri në një apo dy orë, por jo më shumë. Në këtë mënyrë do të keni çfarë të flisni edhe në takimin e radhës, 'digjital'.

Dërgimi i mesazheve
Mund ta zgjidhni një alternativë pa pagesë, në mënyrë që të mos bëni shumë shpenzime si 'Whatsapp', në mënyrë që të mbeteni në kontakt gjatë tërë kohës. Mund te dërgoni edhe fotografi dhe video.

Këmbëngulja është çelësi
Mbi të gjitha, çelësi i funksionimit të kësaj marrëdhënieje është këmbëngulja dhe përkushtimi. Nëse ju e dini që do ta shihni atë brenda tetë javëve, mundohuni të keni durim, në mënyrë që të kalojnë ato edhe më shpejt dhe të jeni bashkë përsëri.

/Telegrafi/
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Si t’i mbijetoni lidhjes në distancë?

Vec me durim,besim,respekt i mbijetohet cdo gjeje...
 

xhebrail

Mangup me Licenc
Vendndodhja
Peja
Titulli: Si t’i mbijetoni lidhjes në distancë?

Me kollaj fare gjeje nje afer mbaje edhe ate large nje eshte pak dy jan tamam
 
Top