• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Si t’i dënojmë sulmet terroriste në Francë, pa folur për një përplasje qytetërimesh

Nga Pierre Haski

Në vorbullën e fundit të dramave që janë shkaktuar nga terrorizmi islamik, mund të shfaqet tundimi për ta cilësuar pas vdekjes së autorit, si të saktë tezën e diskutueshme të viteve 1990 në lidhje me “përplasjen e qytetërimeve”.

Në 1989 politologu amerikan Samuel Hantington, ndezi një debat të ashpër kur deklaroi se pas Luftës së Ftohtë, konfliktet nuk do të karakterizoheshin më nga përplasjet midis ideologjive, por nga një përplasje midis kulturave dhe identiteteve.

Hantington u përballe me shumë kritika, dhe kjo polemikë e shoqëroi atë deri në vdekjen e tij në vitin 2008. Reagimet ndaj tragjedive më të fundit të ndodhura në Francë – prerja e kokës së një mësuesi në periferi të Parisit, dhe vrasja e 3 besimtarëve në një kishë në Nisë – duket se e mbështesin tezën e profesorit të ndjerë të Universitetit të Harvardit.

Në deklaratat e disa udhëheqësve të vendeve myslimane – unë po i referohem qartazi presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, por jo vetëm – dhe në disa reagime në spektrin politik francez, bie në sy joshja për ta parë botën si një “përplasje qytetërimesh”.

Por nuk ka pse të shkohet shumë larg për t’i bërë një lexim të diskutueshëm asaj që po ndodh, dhe mbi të gjitha një kurth për të shmangur. Kundërshtimi i parë, është se viktimat e kësaj “përplasjeje” të imponuara nga grupet islamike radikale, nuk janë vetëm ata që ne shohim sot në Francë:besimtarët që luten në një kishë, një profesor, audienca e një koncerti të muzikës rok, apo karikturistët e revistës satirike”Charlie Hebdo”.

Shumica e viktimave të terrorizmit në botë janë myslimanë të tjerë, të vrarë jo sepse ishin “besimtarë të këqinj”, por për t’i “terrorizuar” të mbijetuarit, dhe për t’i nxitur ata t’u nënshtrohen atyre. Nga Afganistani në Nigeri, nga Kaukazi në Algjeri, historia e 40 viteve të fundit është e shkruar me gjak, veçanërisht në botën myslimane.

Dhe të mendosh se islamikët radikalët e sulmojnë kryesisht Perëndimin e krishterë, është thjesht e gabuar. Ndonëse ky Perëndim kaq shumë i përbuzur, duke filluar me Francën laike, mbetet sigurisht një nga shënjestrat e tyre.

Për rrjedhojë, është e padrejtë të flitet për një konflikt midis Islamit dhe Perëndimit, edhe nëse udhëheqësit islamikë si Erdogan apo ish-kryeministri Malajzisë, Mahatir, autori i një postimi tronditës në Twitter më 29 Tetor, përfitojnë nga kjo paqartësi.

Një nga kritikët kryesorë të tezës së Hantingtonit është historiani izraelit Juval Noah Harari, autor i disa librave të suksesshëm. Harari beson se fondamentalizmi islamik, nuk është një luftë kundër Perëndimit, por një luftë kundër çdo qytetërimi.

Kurthi që na është ngritur, është ai e nxitjes për të reaguar sikur Perëndimi të ishte i vetmi që është goditur, dhe prandaj duhet të mbrojë veten nga sulmet e një qytetërimi tjetër. Po të ishte ashtu, terroristët do të kishin fituar, pasi ata do të kishin arritur t’i shndërronin të gjithë myslimanët në fajtorë të supozuar për krimet e tyre.

Pra, reagimi ndaj këtyre sulmeve, duhet të jetë gjithëpërfshirës por jo-diskriminues. Kur emocionet dalin jashtë kontrollit, kjo linjë është sigurisht më e vështirë që të ruhet. Por është më afër realitetit sot në botë, në krahasim me të ashtuquajturën “përplasje e qytetërimeve”, një ide që favorizon vetëm ekstremistët. / “Internazionale” – Bota.al

Screenshot-2020-10-31-at-10.24.40-PM.jpg
 
Jane shume te ndjeshem telat ne kete perplasje.
Aq te holla fijet ,sa perplasjet e gjakshme jane bere tashme rutin.
Ata qe dine te bejne dallesen ne kete stad,nuk jane ata qe bejne diskriminim as ekzekutimet.
Prandaj radikalizmi ne cdo gje eshte i demshem.
Problemi eshte se tjere veprojne e tjere paguajne.
 
Po behet cdo gje te per hequr vemendjen nga problemet reale sic eshte Covid, te gjitha keto po behen ne momentin kur njerezit po zgjohen dhe po protestojne ne lidhje me kufizimet arbitrare te te drejtave te tyre nga qeverite.
Ne momentin qe populli zgjohet e del ne rruge atehere sherbimet e huaja hyjne ne veprim dhe hedhin ne fushe zaret e terrorizmit. Nuk vriten qeveritare, por prap njerez te thjeshte qe shohin punen e tyre. (keqardhje per viktimat) Kush perfiton? Qeveria qe forcon me shume poziten duke frikesuar njerezit me Coronen dhe Terrorizmin.
 
Genc Balla kur doli ne gjyq ne Shqiperi u paraqit ne salle me Kur'an ne dore dhe deklaroi -Nuk e njoh kete trup gjykues, nuk e njoh fare sistemin e drejtesise shteterore, i vetmi gjykues imi eshte Allahu!
Lavdrim Muhaxhiri kur ekzekutonte njerez me kunderajror ne njeren dore(po po me kunderajror) e ne tjetren Kur'anin para se te qellonte i lexonte ajete nga Kur'ani.
Kjo nuk eshte perplasje qyteterimesh, eshte me keq akoma, perplasje ideologjike ose akoma me keq ekzistenciale!
Duhet thene ama qe keta radikale ekstremiste nuk jane vetem myslimane por i perkasin te gjitha feve dhe besimeve dhe te gjithe duhen denuar.
Sidoqofte gjithsecili duhet te mbaje pergjegjesi per gjynahet e veta.
Fakti qe ka ekstremiste katolike, hinduiste, shiite, myslimane nuk shfajeson asnjerin prej tyre por i ben te gjithe fajtor.
Thelbi eshte ky-
Çfare bejne institucionet fetare te seciles fe apo besim per tu distancuar nga ekstremistet?
I denojne ata ekstremistet apo i inkurajojne?
Nuk flas per besimtaret e thjeshte e te perkushtuar qe fatmiresisht jane shumica ne cdo fe, flas per drejtuesit fetare te feve perkatese.

Para dy netesh @Lauri postoi nje teme mbi debatin e dy hoxheve.

Hoxhe Sallahudini dukej qarte qe promovonte dhunen dhe luften xhihadiste dhe kishte edhe fjalor te dhunshem, duke theksuar qe vete profeti kishte luftuar me shpate ne dore.
Çfare ka bere BIK per te parandaluar mesimet e ketij Hoxhes qe ne emer te fese predikon lufte dhe dhune?
Sepse pastaj nuk duhet te habitet askush nese ndonje nga degjuesit e tij behet terrorist ekstremist!
Pastaj do thone-Terroristet nuk jane myslimane.
Ok, e pranoj qe nuk jane por deri nje dite para atentatit ai frekuentonte nje xhami dhe degjonte Hoxhe Sallahudinin!
Fatkeqesisht eshte me keq se thjeshte perplasje qyteterimesh!
 
Duhet shmangur kjo qe konsiderohet si perplasje mes 2 qyteterimeve. Qyteterimi perendimor eshte mire te integroje brenda vetvetes gjithkend qe vjen p.sh. ne France. Jam per shmangjen e getoizimit. Nese vijne ne perendim emigrantet nese jane prej vendeve islamike duhet te ndryshojne qendrimin qe mbanin ne vendet e tyre dhe te mundohen te njejesohen me francezet, se pari te zbulojne fytyren e femres. Dhe te mesohen te rrojne ne nje bote demokratike. Objektet e kultit duhet te jene ne raport me numrin e emigranteve. Nese verehen predikime luftenxitese, qofte edhe indirekt, jam i mendimit qe duhet te mbyllen menjehere e te konfiskohen nga shteti, keto xhami apo objekte te tjera kulti. Perndryshe terrorizmi nuk do te ndalet, sepse frymezohet prej ketyre predikimeve. Dakord qe secili te ndjeke besimin e tij, por ky besim nuk duhet t`u dale ndesh rregullave demokratike dhe sidomos ne veprime konkrete, sidomos ne raport me ligjet dhe kushtetuten.
 
Genc Balla kur doli ne gjyq ne Shqiperi u paraqit ne salle me Kur'an ne dore dhe deklaroi -Nuk e njoh kete trup gjykues, nuk e njoh fare sistemin e drejtesise shteterore, i vetmi gjykues imi eshte Allahu!
Lavdrim Muhaxhiri kur ekzekutonte njerez me kunderajror ne njeren dore(po po me kunderajror) e ne tjetren Kur'anin para se te qellonte i lexonte ajete nga Kur'ani.
Kjo nuk eshte perplasje qyteterimesh, eshte me keq akoma, perplasje ideologjike ose akoma me keq ekzistenciale!
Duhet thene ama qe keta radikale ekstremiste nuk jane vetem myslimane por i perkasin te gjitha feve dhe besimeve dhe te gjithe duhen denuar.
Sidoqofte gjithsecili duhet te mbaje pergjegjesi per gjynahet e veta.
Fakti qe ka ekstremiste katolike, hinduiste, shiite, myslimane nuk shfajeson asnjerin prej tyre por i ben te gjithe fajtor.
Thelbi eshte ky-
Çfare bejne institucionet fetare te seciles fe apo besim per tu distancuar nga ekstremistet?
I denojne ata ekstremistet apo i inkurajojne?
Nuk flas per besimtaret e thjeshte e te perkushtuar qe fatmiresisht jane shumica ne cdo fe, flas per drejtuesit fetare te feve perkatese.

Para dy netesh @Lauri postoi nje teme mbi debatin e dy hoxheve.

Hoxhe Sallahudini dukej qarte qe promovonte dhunen dhe luften xhihadiste dhe kishte edhe fjalor te dhunshem, duke theksuar qe vete profeti kishte luftuar me shpate ne dore.
Çfare ka bere BIK per te parandaluar mesimet e ketij Hoxhes qe ne emer te fese predikon lufte dhe dhune?
Sepse pastaj nuk duhet te habitet askush nese ndonje nga degjuesit e tij behet terrorist ekstremist!
Pastaj do thone-Terroristet nuk jane myslimane.
Ok, e pranoj qe nuk jane por deri nje dite para atentatit ai frekuentonte nje xhami dhe degjonte Hoxhe Sallahudinin!
Fatkeqesisht eshte me keq se thjeshte perplasje qyteterimesh!
Mik i dashur. Flm që më citove se këtë temë as nuk e kisha pare. Pasi nuk e ndjek dot forumin në çdo hap.
Konfermoj sipas mendimit tim fjalët e fundit që the: përplasje qytetrimesh.
E hapa atë teme mes dy hoxhallarësh që e njohin shumë mirë islamin dhe kanë studiuar teologji. U injorua tema sa dhe desh e mbyllen fare.
Drilon Gashi është një hoxhë shumë tolerant, paqifist, dhe reformatorë ne mendimet e tij. Më pëlqen si hoxhë dhe e ndjek.
Ky sallami tjetër nuk e quaj dot radikal e ekstremist, sepse është origjinal ashtu sikur mëson teologjia që del nga Kur'ani.
@LeVoyageur unë dhe ti kemi lexuar të njëjtat libra. Edhe je i vetmi që me kupton në këtë forum ku rrahin vertetë çekanët e mi kundrjet besimeve.
Fakti që Bibla interpretohet dhe Kur'ani jo, do thotë shumë.Gjithçka.
Këtë e kuptojne vetëm vetëm ata që studiojnë librat e shenjëtë dhe religjonet në përgjithësi me mendje të hapur dhe të lirë nga besimi e teologjia fetare.

Përndryshe do ketë konflikte ideshe dhe fizike gjithmonë mes qytetrimesh, mbi të gjitha nga tani e më vone ku bota po globalizohet gjithnjë e më shumë. Përzierje komunitetesh nga emigracionet që sjellin ndryshme demografike.

Mendimi im modest është. Islami që të mos kaloje si një ideologji fashiste e kriminale e të ndalohet me ligj. Duhet të bëjë reformë mbrenda sajë, duke e lexuar Kuranin të interpretuar në aspektin historik të asajë kohe. Ashtu sikur bëhet me Biblën.
 
Vrasesi eshte vecse nje vegel
Nuk eshte kanceri, nuk eshte rrenja

Ke ndonje studim per kete ti apo kshu ne ajer?! :D

epo ja Mir, ktyre qe therrasin "Allahu ekber" po i ndalojme fene, por atij amerikanit apo afrikanit apo shqiptarit, apo rusit qe nxjerr armen e vret per kokerr te qefit, si do ja gjejme kancerin e t'ja zhdukim?!
Muhabet koti!
 
Replike koti :p
 
Private conversations
Help Users
    Top