• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Si te shkruani një Roman ?

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar

Si te shkruani një Roman ?

Hyrje e mirë, dialogë dhe personazhe¦ Ja rregullat për të shkruar një roman të mirë

Në librin e tij, "On Writing", Stephen King tregon se të shkruash është diçka magjike. Në fakt, është vërtet kështu: me anën e një romani mund të komunikosh nëpërmjet fjalëve me lexuesit që mund të jetojnë mijëra kilometra larg teje. Kur libri është cilësor, ai mund t‘u mbijetojë gjithë kohërave. Shumë prej jush, që po lexojnë këtë artikull, mund t‘ju shkojë ndërmend për romanet më të bukura që keni lexuar, mbi kryeveprat e letërsisë së vjetër apo bashkëkohore. اfarë kanë të përbashkët romanet më të mirë? Nuk është gjinia letrare, as stili, fabula, apo emri i autorit… Po atëherë cili është çelësi i suksesit të tyre?

Alkimia e të shkruarit

Nuk është se ekziston ndonjë sekret i përbashkët, por receta e "një romani të mirë" dhe përbërësit e tjerë që e shoqërojnë nuk janë të panjohur, madje përfaqësojnë elementet me të cilët shkrimtarët dhe botuesit përballen çdo ditë. Problemi është lidhja e këtyre përbërësve, alkimia që krijon një sekuencë fjalësh që magjepsin publikun dhe e tërheqin atë në universin magjik të letërsisë.

Tre përbërësit kryesorë

Tre janë përbërësit kryesorë: talenti, stili dhe teknika dhe një shkrimtar i zoti di ti akordojë ashtu siç duhet këto elemente. Talenti është një karakteristikë e lindur. Vështirësia e vërtetë qëndron në njohjen dhe kuptimin e tij kur mund të barazohet me kreativitetin artistik.

Për fat të keq nuk ekzistojnë manualë që t‘i tregojnë dikujt talentin e tij/saj. Por është plotësisht e vërtetë se talenti nuk të shpie gjëkundi, nëse nuk ke një stil dhe një teknikë të caktuar.

Stili është shprehja e mendimeve vetjake, shuma e teknikave që disponon një autor, si dhe mënyra se si ai i inkuadron gjërat. Të kesh stil nuk do të thotë se di të shkruash mirë, do të thotë si të shprehesh në mënyrë personale. Kjo aftësi është pjesërisht e lindur, por pjesërisht mund të ndërtohet nëpërmjet teknikës së të shkruarit. Kjo e fundit është "gëlqerja" me të cilin një shkrimtar mund të forcojë pasurinë stilistike, si dhe talentin që e karakterizon. Teknika mund të përmirësojë stilin personal, si dhe është e mundur që t‘i japë formë talentit vetjak. Për fat të mirë, kjo është një aftësi që mund të mësohet me studim dhe metodë, duke e pasuruar me lexime të mira, ose me konsulencën që ofrojnë manualë të ndryshëm. Edhe për një roman, ashtu si edhe për çdo vepër tjetër artistike, ajo që ka rëndësi është pikënisja: sinjali i krijuar nga një emocion, sugjerim, ose nga dëshira për të imituar diçka që ju ka goditur.

Nëse ideja për të treguar lind nga një sërë faktorësh, të cilët janë të vështirë për t‘u klasifikuar, kur nis procesin krijues autori duhet të jetë në gjendje që të dallojë menjëherë idenë më pikante, atë më interesanten. Por kini kujdes: ideja interesante nuk do të thotë që të jetë me çdo kusht origjinale.

Shumë romane bazohen në të njëjtën ide, por ajo që i dallon është mënyra me të cilën është përballur problemi, si dhe pikëvështrimi që i prezantohet publikut. Mekanizmi që i jep jetë procesit krijues në të shumtën e rasteve është personal: mund të jetë një përshtypje, ndjenjë, por edhe refleksion.

Lijini vend fantazisë

Një roman duhet të ketë një strukturë të brendshme, një skelet rreth të cilit të vendosen përbërësit që do t‘i japin jetë veprës së përfunduar. Fillimisht niset me një ide dhe ndërtohet një histori (gjithçka do të ndodhë në tregim). Disa shkrimtarë nuk fillojnë të shkruajnë nëse nuk kanë përvijuar rrjedhën që do të marrë historia, me të cilën edhe do të ecin. Të tjerët ia lënë kohës dhe kreativitetit rrjedhën e historisë së tyre. Hapi i suksesshëm është t‘i lësh vend rrëfimit, tregimit. Duhet të bëhet një dallim i qartë mes tregimit dhe përshkrimit.

Kufizimi i detajeve

Gjëja tjetër që duhet evituar është infodump, që do të thotë informacion i tepërt. Kini parasysh të evitoni ujërat.

Kush fillon mirë¦

Fillimi i mbarë, gjysma e punës. Pa një fillim të mirë, nuk shkohet kurrkund. Një fillim i mërzitshëm ose problematik krijon te lexuesi të njëjtën gjendje përshkruese.

Sekreti është të tërheqësh lexuesin me një hyrje intriguese, e më pas ta mbash të mbërthyer pas vetes deri atëherë kur nuk do të jetë në gjendje që ta braktisë romanin.

Kini kujdes me personazhet!

Elementi kryesor në një roman janë personazhet, pjesë e pandashme e tij. Nuk është tregim i mirë, nëse nuk është bazuar në një ose më shumë personazhe, të cilët janë karakterizuar në mënyrë të veçantë. Kur Agatha Christie përshkruante një funksionar policie, ose një postier të qytetit, në librat e saj të krimit lexuesve iu krijohej menjëherë përshtypja se si ishin ata. Por nëse personazhet janë banalë dhe të steriotipizuar, atëherë është e pamundur të shkruhet një roman i mirë. Shpeshherë personazhet e një libri kanë sjellje dhe kontradikta që lexuesit i imagjinojnë në bazë të rreshtave që lexojnë. Truku më i thjeshtë për "t‘u dhënë jetë" protagonistëve, është që të vendosësh një defekt te personazhet pozitivë, si dhe t‘i "pajisësh" negativët me ndjenja dhe sjellje të mira. Gjatë gjetjes së personazheve, jo më pak kohë dhe rëndësi duhet t‘u kushtoni emrave të tyre. Më pas janë dialogët, të cilët tregojnë si janë personazhet e zgjedhur. Për të shkruar dialogë të mirë, bëni mirë që të lexoni sa më shumë kryevepra botërore.

Të gjitha mënyrat për të përfunduar

Në këtë pikë, pjesa më e madhe dhe më e vështirë e punës ka ikur. Nëse gjithçka ndjek linjën e trukeve që ju shpjeguam pak më sipër, atëherë mund të mendohet për t‘i dhënë librit një mbyllje.

Fundi është i llojeve të ndryshme. Disa autorë kanë tendencën që ta përfundojnë romanin e tyre me një "happy end" (fund të lumtur), ndërsa të tjerë preferojnë që pikërisht në fund të librit të shtojnë dozën e tensionit dhe emocioneve. Por ka edhe nga ata autorë, të cilët lënë gjithçka pezull, pa një zgjidhje. Kjo është mënyra për t‘ia lënë në dorë lexuesit përfundimin.

Shija

Por dihet që fundi është po aq i rëndësishëm sa edhe pjesa e parë e hyrjes: u lë lexuesve shijen e romanit. Në bazë të shijes që ky i fundit arrin të transmetojë, mund të mendohet për ideimin e një libri tjetër po kaq të suksesshëm.

Nuk duhet të bini në grackën e të treguarit gjithçka. Duhet t‘i lini vend imagjinatës

Fillimi është pjesa më e rëndësishme e një libri, është e vetmja gjë që botuesit lexojnë gjithnjë


Jini kritik me veten

Kur të keni shkruar fjalën e fundit të romanit tuaj, duhet ta lexoni me kujdes atë që keni shkruar. Këtë gjë bëjeni pas një pushimi të shkurtër, për të unifikuar stilin dhe për ta harmonizuar


اdo libër i mirë, pasi shkruhet, duhet të rilexohet dhe kjo është një fazë shumë e rëndësishme, që nuk duhet të anashkalohet. Kopja e parë duhet të konsiderohet si kopje e keqe, e cila shërben për të parë linjën që ndjek mendimi, ndërtimin e historisë, stilin e formulimit, kohën, përshkrimin e personazheve…

Me mendje të freskët

Në kohën që e keni përfunduar romanin, është mirë që për disa kohë ta hiqni fare nga duart dhe ta rimerrni pasi keni marrë veten dhe jeni qetësuar. Rishikimi është mënyra më e mirë për të qenë më të ashpër me veten, duke e parë kështu veprën me sy kritik. Nuk duhet të rregullohen vetëm gabimet, por duhet parë edhe sa i harmonizuar është si roman, duhet parë me kujdes forca shprehëse, gjërat e tepërta dhe të panevojshme, si dhe nëse mund të shtoni ndonjë element që e kishit harruar. Kjo duhet bërë medoemos për të kapërcyer provën më të vështirë: atë të lexuesit

G.Shqip
 
Ja e shikon ka dhe kshu,te mund te shkruash një roman te tere e pastaj te ngeci puna vetem tek titulli!!! :vape:

Mirgena mire se erdhe goce! :)
 

Mirgena

Antarë i ri
Edhe pse أ«shtأ« e vأ«shtir te gjej titull per tregim unأ« kam shumأ« dأ«shirأ« qأ« kur tأ« rritem tأ« bأ«hem AUTORE.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Me tastature
 
Top