• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Si te frymezohem per nje shkrim..

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Per here te pare jam nervoze ndersa hap nje teme te tille haha.
Ia tani mbyll syte edhe merr fryme thelle, duhet te shkelmosh ato dyert e mendjes
dhe te jesh e lire. Kalo gishtat disa here mbi shkronja derisa te formohet nje blic mes shkronjes qe duhet te nisesh ate fjali.
Mos shih cf ke shkruar vetem lejo qe ajo pena jote te nxjerre cdo mendim.
Ver nje kenge, ik diku ku rrezet e diellit bien ne kontakt me fytyren tende. Fik driten ose ndize cfare rendesie ka.
Ske nevoje te hiperbolizosh gjithcka.
Nese do te thuash dashuria jote me ben te ndihem ne qiell te 7? Eshte shume banale te lutem perdor syte, perdor shpirtin,
thuaj dashuria jote me paralizon, thuaj qe eshte sikur te kesh nje shkemb ne kraharor.
Dil jashta, frymezohu nga qielli, nga rete, dil afer liqenit, poezite me te medha te Poradecit vinin nga liqeni.
Ec kembezbathur, crendesi ka, duhet te jesh i cmendur kur shkruan, duhet te jesh i lajthitur, te shkeputesh nga bota
te marr petka te reja dhe te jesh vetem ti ne vorbullen tende te mendimeve.
Crendesi ka nese esene e e nis me hyrjen. Nise me fundin, nise me zhvillimin nise me nje shuplake syve, nise me nota te egra,
nise me ashpersi, nise me dicka tronditese.
Ah po tronditese ketu doja te dilja, cdo shkronje qe ti shkruan duhet te trondise shpirtin tend shpirtin e atij qe lexon.

Letersia sduhet te jete e bukur
Jojo aspak, ka pasur shkrimtar qe kane dhene jeten qe te shkruajne ne muret e burgjeve me gjakun e tyre
ca rrjeshta qe te dhembnin ne shpirt. Letersia duhet te te gervishe shpirtin, duhet te fundose, duhet te zhyse ne ate cf po lexon e cfare po shkruan

E din cfare tjeter duhet te besh? Te degjosh nje muzike qe ku ne cdo pentagram je ti, dhe cdo gje rrjedh vete.
Shkruaj per nje gjethe peme, mund te bej nje faqe vetem duke te pershkruar nje gjethe te verdhe, nje qe i kane humbur ngjyrat
Ska rendesi ne cfare rendi i vendos fjalet, mund te jete kryefjala ne fund, por ajo cfare duhet eshte shpirti
Derdhe shpirtin tend aty. Ik ne nje park lojrash dhe defrehu, dehu me ngazellime.
Ngjitu siper nje pallati dhe bertit, bertit me sa ke ne koke clirohu nga cdo gje.
Rri aty ne shtrat ngrohte , duke nxjerre vetem duart qe te te ngrije, me gojen qe nxjerr avull.
Pershkruaj cfare do qe sheh sikur se ke bere asnje here tjeter.
Nese asnje nga keto nuk funksionon atehere pi, dehu.Dua te di cdo detaj qe mban brenda te shkruara ne pak fjale
Shkruaj cfare te ndrydh mendjen, bej dashuri me ato shkronja qe do nxjerresh.
Mos shkruaj fjale te medha, mos shkruaj idioma, mos shkruaj metafora, mos shkruaj epitete.
Ji vetvetja. Ne letersi ti mund te jesh vetvetja .


Pjesa II here tjeter
 
Last edited:

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Si te shkruaj nje ese

Pjesa II
Ler qe shkronjat te depetojne ashtu sic alkolli ne gjakun tend. Rreziko gjithmone
zgjidh fjalet me te paparishkuara qe mund te shkruaje dikush, mos ji asnjehere si asnje.
Ji e cmendur kur te shkruash. Versho fjalet sikur te ishin dicka e burgosur brenda teje.
Ji e rregullt sepse cdo shkrim te perket ty, te shpreh ty
Ji nje lemsh i pazgjidhur, ji nje lemsh qe cdo gje kthehet ne rrugen e duhur me vone.
Ji e dehur.
Ji e dashuruar
Dashuro cdo gje, sىcdo kend, do buzeqeshje cdo menyre shikimi, dashuro cdo menyre
te perkedheljes se duarve, dashuro cdo frymarrje te crregullt.

Don te them si shkruaj une? Me mjafton te ulem te perplas duart dy here, te bej nje frymarrje te thelle,
degjoj zemren qe ben dy trokitje dhe pastaj duart e mia levizin vete.
Humb fare nga bota, edhe sikur te jete dikush qe me flet tek veshi nuk e degjoj sepse jam aq e perqendruar ne ate qe po bej.
Nese e nis me nje fjali te vobekte , as vete se besoj se cfare nxora, as vete se di asnjehere
deri ne shkronjen e fudit se cfare mund te nxirrja. Skam nje ide fikse asnjehere, thjeshte fjala terheq fjalen.
Nganjehere kaloj duart ne floke dhe kthehem ne kohen reale ku jam sikur ftillohem, shoh oren dhe ve re qe ka kaluar gjyse ore
duke shkruar nje zhgarravine te vogel.
Mbase kur shkruaj kam nje imazh para syve, dhe kete dua tia percjell dhe te tjereve, dikush tjeter ka nje tjeter synim ne koke
Per kete eshte e bukur letersia qe eshte e shumellojshme.
Nganjehere me vjen te shkruarj sikur po krijoj nje kenge, sikur rrjeshti me rrjeshtin jane pa lidhje mes tyre
por ashtu sikur nje pafundesi numrash mes 2 numrash, ashtu jane edhe ndjesite e mia
ose do jesh me fat qe nuk arrin ta lexosh, ose do jesh i pafat nese do arrish te lexosh, sepse jam nje mjegull e pashperthyer

Perzgjidh fjalet qe ty te bejne te ndihen me mire, mos ki parametra.
Nganjehere disa shkrimtar rrine me vite te perzgjedhin nje fjale, shtrydhin trute cila do ishte me e goditura
Epo do te them nje tjeter sekret shkrimi eshte sikur dashuria e pare
Kur e nxjerr dicka nga shpirti pastaj e fshin, sdo kete me asnjehere ate naivitetin e fillimit, sdo kete ate misherimin e shpirtit tend
sdo kete asnjehere spontatinitetin qe kish ne fillim, sdo jeteeee asnjehere e njejta fjale edhe sikur ta zevendesosh me nje tjeter sinonim.
here tjeter pjesa III
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Si te shkruaj nje ese

Wow... SHume shume e bukur per ne fillestaret kjo gje dhe qe s'kemi dell shkrimtareje si ti Nick :).. Te pergezoj per kete tentative qe ke bere. Dhe sa bukur shkruan, frymezuese :)
 
Last edited:

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Si te shkruaj nje ese

Wow... SHume shume e bukur per ne fillestaret kjo gje dhe qe s'kemi dell shkrimtareje si ti Nick :).. Te pergezoj per kete tentative qe ke bere. Dhe sa bukur shkruan, frymezuese :)
Ne te verte se bera per keshilla sepse as une sdi te shkruaj, por ishte thjeshte nje 'shtyse' per dike qe ska guxim te shkruaje.

Te te jap nje shtyse se cfare mund te beje qe te 'fluturoje'
Nje busull e vjeter, nje raft librash i pluhusour, pak dallge deti qe prekin kembet e tua duke te krijuar nje gudulisje te lehte.
Nje qiell i zi sterr me yjet qe i japin pak fryme, me henen e plote qe ndriqon verberisht, me diellin lodhes
Mund te gjesh frymezim me copat e nje anije te ndryshikur, ne bunkerat e vjeter ku fryn nje ere dhe rera te ngaterrohet me floket
Nese ulesh ne rere dhe krijon figure engjelli sikur te ishte bore.

Por ne fund duhet te dish i/e dashur qe frymezimin krijimtarine tende e ke te gjithen brenda vetes
eshte diku at e strukur e fshehur, mos ki frike te shkruash edhe nese dikush te perqesh, me mua e kane bere
e ne fund i kam thene vetes ok dy jane rruget ose ata jane gabim ose une do permiresoj, jam munduar me shume tek e dyta.
Nganjehere mjafton edhe te dalesh ne ballkon te marresh aty nje batanije, te ulesh dhe te presesh...te presesh qetesine
te presesh fortunen pas qetesise qe do te karakterizoje.
Disa thone qe shkrimi eshte i lindur, e ke ose nuk e ke
Por une mendoj se gjithkush mund te shkruaje, dikur isha egoiste dhe mendoja qe letersia duhet te jete e vecante sikur e destinuar
per disa persona. Por pastaj kuptova qe jo, mbase mjafton thjeshte te shkruash ate cfare ndjen.
Eshte e vetmja gje ne jete ku duhet te jesh i ndershem
Drreqin mund te shkruash edhe qe kjo jete ta shpif, dhe u ktheva ne ane tjeter te shtratin, dhe trondite boten me ate fjali.
Frymezim jane dhe shkrimtaret e medhenj, lexo, huazo, vjedh, shkruaj.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Titulli: Si te frymezohem per nje shkrim..

:)) Artistja ime poetike ,ti je si nje burim spontan qe ndricohet gjithmone vetem me rreze dielli,qe kalojn neper ajrin e paster te nje mali te virgjer...

Sa per rrjeshtat,une keto kohe frymzohem me kafen time te mengjesit ne ballkon,ka nje pamje te hapur ,shof qiell,nje rruge te drejt qe keput lagjen ne te dy anet me pertokalle..:))dhe takon autostraden pak me siper,ndez nje cigare ..(eh per dreq persri e fillova cigaren,ndaj tim shoq perdora pretekstin qe spihet kafia ne kete ballkon te dashurueshem per mua ,pa nje tym qe rrezatohet poshte rrezeve te diellit,-pasi me thoshte lere,perse djeg mushkerit e tua..
Ne fakt kisha nevoj per nje shoqeri sic eshte tymi cigares,per te kap lartesin e mendimeve qe me iknin,dhe deshiren per te shijuar ajrin e fresket te ketij dimri,kisha nevoj per topat e tymit kur formohen e gjithmone kan nje mendim qe dua ti deshifroj,mund te jete per nje lyps qe kalon shpesh poshte ballkonit e shikoj ne koshin e mbeturinave per ndonje gje,nganjehere nje voglushe qe kalon ne pllakat e tortuarit me vrap duke lozur me ajrin qe i freskon fytyren,jeton ne pallatin perball e shof perdite,tek rritet,qesh,nganjehere ben naze,nje dite i thosh te jemes-dua fustan ne janar ahahhaha,ishte aq i bukur rebelimi mes tyre..

Bie dielli heret, ne 8 e pak kap ballkonin tim dhe tnai ne dimer ,qielli ka gjithmone nje mori resh e nuanca ngjyrash,privilegj i stines qe jemi,dhe si nje here e nje here me kujton valen e mendimeve brenda meje,dhe filloj u gjej binjaket ..kam nje furre ne cep ne te majte perball pallatit ,duken njerzit qe hyjn dalin,,pergjethsisht me terheqin fytyrat e vjetra kur dalin nga ajo dere e drunjte,sepse me japin inspirim,degza jete me fruta,ndonje ka fytyre te qeshur duket nga larg qe jep pozitivitet rruges,deres se drunjte te furres,...dhe cdo hap qe nderron ka nje pesh te pjekur miresie..

Eh ,,te shkruash,si?! zhgarravit pak me thell se ajo qe duket ,nxirri jeten gjerave qe kan brenda ,bej te vallzojne me fjalet e tua,sipas mendimit tend,krijo boten tende,beje share,dhe mos e vri mendjen kujt i pelqeu apo jo,sepse mjafton qe te pelqeu ty..eshte bota jota kaq..:))
 

Passion

Antarë i Respektuar
Pret pret e pret.

Dikush i bleu të gjitha portretet tua
S'isha i zoti me fanatizëm ti ruaja ato
U bë tërmet tek unë, s'di më ç'ka dua
U vulos ajo kohë ,por për të vdekur jo e jo. :)

Passion :D
------------

Grimcë për pak frymëzim.
Pres
Pres :)
 
Top