• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Si të flasim me adoleshentët?

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
[h=1]Si të flasim me adoleshentët?[/h]
52810390_390389344851526_8050961108825014272_n.jpg
Mosha më e vështirë e komunikimit mes prindërve dhe fëmijëve është ajo e adoleshencës. Rritja e menjëhershme e fëmijëve krijon tension në komunikimin dhe panik tek prindërit. Por gjithnjë ka rrugë për ta bërë më të lehtë këtë bashkëjetesë. Ja disa këshilla për prindërit:

1.Nxite adoleshentin të tregojë hapur mënyrën sesi ai i sheh gjërat.

Prindi: Pse qenka kaq e vështirë për ty të vish më herët në shtëpi?

Adoleshenti: Vetëm unë duhet të vij në shtëpi në orën dhjetë. Mua më duhet të largohem gjithnjë në kohën kur të gjithë kënaqen.

2.Tregoji mënyrën sesi i sheh ti gjërat.

Prindi: Sa herë që vonohesh, unë bëhem merak për ty. Ku nuk më shkon mëndja.

3.Ftoje adoleshentin të gjejë ide së bashku me ty.

Prindi: Le ta gjejmë ndonjë mënyrë të dy së bashku që edhe ti të kalosh pak më tepër kohë me shokët e tu, por nga ana tjetër edhe unë të ndjehem i qetë.
  1. Shkruaji në një letër të gjitha idetë.
  2. Shiheni edhe njëherë nga fillimi listën dhe vendosni përfundimisht se cilat prej atyre që keni shënuar do të lini në fuqi.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
1.Nxite adoleshentin të tregojë hapur mënyrën sesi ai i sheh gjërat.

kjo eshte shume e rendesishme.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Te behesh pak adoleshent dhe ti,qe te kuptojme botekuptimin e tyre me mire
 

Passion

Banned
Te behesh pak adoleshent dhe ti,qe te kuptojme botekuptimin e tyre me mire
Mendoj qe ata jane te afte fort mire te na bejne biseda qe ne na pelqen,duke ditur se s'percjellim dot ato qe ata duan te bejne.

Besoj qe e te folurit haptazi,edhe e te degjuarit argumentin e tyre,shijen e tyre ,duke u lene te kuptojne qe s'do u ndalet cope ajo c'ka ata mendojne.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Jo ralle, shume e komplikuar :caplin:
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Eshte e veshtire realisht...
kam vellain e vogel adoleshent dhe zot eshte kaq e veshtir te hysh ne boten e tij...
megjithate pas shume perpjekjesh e stermundimesh...arrij te ulem dhe te flasim...ta bind se ndonjehere gjerat qe bene nuk jane me te mirat...
dhe ai me thote pastaj...si ka mundesi je e vetmja qe nuk me berrtet nuk me acaron e nuk me merzit?
Sepse duhet vetem te dish...se cfare do qe te te themi...cfare do qe te bejme...te duam shume...
ti nuk ke detyre te na kenaqesh ne...te na bindesh se je duke shkuar ne shkoll cdo dite...
edhe une lija ndonje ore mesimi...edhe une kisha ato arratisjet e mia...mangesit e mia...kenaqesit e mia...por isha e vetdijshme se nuk zgjasin pergjithmone...ndaj nuk duhet te besh i varur prej tyre...
shkolla eshte ajo qe te duhet gjithmone...njerezit qe te duan jane aty gjithmone...
ndaj arratisu...madje beje edhe cmendurira te vogla qe te te mbushin zemren...
por ne fund te dites ajo cfare mbetet...je thjesht ti dhe nje dite e humbur me asgje...
ti thjesht duhet te kuptosh e te mbushesh diten me dicka qe kur te mbyllesh syt...te vendosesh koken ne jastek...te thuash se ke lene dicka pergjysme...dhe e nesermja...do te te marr kohe per ta perfunduar...per te perfunduar dicka qe do te te vlej per gjithe jeten...
te jesh dikush...jo sepse ta kerkojme ne...por sepse ndjen kenaqesi te jashtzakonshme...kur ti je i dobishem...i rendesishem...dhe je perhere aty ku duhet...e dikush qofte edhe rastesisht te therras emrin tend...per gjerat e mira qe ke bere...e qe te tjera te presin...
beje cmendurira cdo dite...ato i japin drite jetes...por sigurohu qe te besh dicka te mencur me pas...per veten dhe jeten tende...
 
Top