• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Si po e perjeton Kosova 28 qershorin.

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
si po e përjeton Kosova 28 qershorin

nga''Tomor AVDIA


Fushata elektorale në Shqipëri për zgjedhjet e 28 qershorit është duke u përcjellë me vëmendje të veçantë nga qytetarët e Kosovës. Duke i vlerësuar si zgjedhjet më vendimtare për integrimet mbarëshqiptare, opinioni i Kosovës gjithë vëmendjen e tij e ka përqendruar tek modelet dhe alternativat që ofrojnë dy blloqet më të mëdha politike në vend. Rëndësia e fushatës ka ngjallur një interesim ndryshe nga çdo fushatë tjetër e zhvilluar në këto 18 vjet pluralizëm politik në Shqipëri.

Shpalosja e programit, në veçanti e bllokut të djathtë të kryesuar nga Partia Demokratike (PD) dhe kryeministri Sali Berisha, pritet dhe ndjehet nga qytetarët e Kosovës, si një garanci për vazhdimin e rritjes së rolit të shtetit shqiptar në rajon dhe më gjerë. Ata i vlerësojnë vizionet e kryeministrit dhe modelin e propozuar si një nga alternativat më të mira për vazhdimin dhe finalizimin e proceseve integruese të Shqipërisë në strukturat evropiane, duke e parë këtë edhe si mundësi të mirë për përshpejtim dhe nxitje të proceseve të ngjashme në Kosovë.

Realizimi i projekteve dhe në veçanti i korridorit kombëtar Durrës-Prishtinë, ka shtuar në maksimum besimin dhe mbështetjen e palëkundur tek forca e kryesuar nga kryeministri Berisha që reforma dhe projekte të tilla madhore do të realizohen edhe gjatë mandadit të dytë 4-vjeçar, i cili pritet të firmoset nga votat e elektoratit shqiptar më 28 qershor.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, qartësisht jeton me dy pjesë të zhvillimeve ndërshqiptare, rrjedhave të njëvjetorit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe mesazhit dhe kulmimit të fushatës së forcës së djathtë në veri të Shqipërisë, që për koincidencë ishte po në këtë ditë. Kryeministri Berisha nga Malësia e Gjakovës ka qartësuar mesazhet e tij, duke rikujtuar se shqiptarët gjithnjë kanë jetuar dhe do të vazhdojnë të jetojnë si një trup i vetëm. Mbështetja që ky rajon i ka dhënë (Malësia e Gjakovës) pavarësisë së Shqipërisë dhe luftës në Kosovë është interpretuar shumë qartë nga vetë kryeministri, i cili deklaroi se ky popull ka sakrifikuar bijtë dhe bijat e tij më të mirë për ruajtjen dhe forcimin e vlerave kombëtare.

Ndërsa, duke ndarë mendjen me vlerësimet e kryeministrit Berisha, se integrimi dhe lëvizja e lirë duhet të jetë në qendër të veprimit politik në mandatin e dytë, qytetarët e Kosovës besojnë fuqishëm se kjo gjë do të bëhet realitet si rrjedhojë e punës dhe përkushtimit të sinqertë të liderit me përmasa kombëtare Sali Berisha. Këtë bindje të tyre ata e mbështesin në njërin nga projektet integruese më të rëndësishme për shqiptarët e që padyshim është anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

Dhe kur fushata elektorale është drejt kulmit të saj, qytetarët e Kosovës presin me padurim prerjen e shiritit të autostradës ndërshqiptare më 26 qershor, duke vlerësuar se kjo rrugë do ju lehtësojë atyre udhëtimin, që si cak ka adresën e kryeministrit për t'i uruar edhe një mandat të ri.
 
Top