• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Si po e ndryshon teknologjia, mënyrën se si shkruhet sot historia

Nga Alexis C.Madrigal



Historia si disiplinë, prodhohet nga arkivat. Arkiva nuk është bibliotekë, por diçka tjetër. Bibliotekat përhapin njohuri, që janë stivosur nëpër libra dhe botime të tjera. Arkivat ruhen në koleksione dokumentesh. Zakonisht, një arkiv përmban materiale nga njerëzit dhe institucionet pranë tij.

Ndërsa bibliotekat janë bërë protagoniste në digjitalizimin e njohurive, arkivat në përgjithësi i kanë rezistuar kësaj prirjeje. Ato janë ende thuajse shumica në letër. Tradicionalisht, ju duhet të shkoni në një arkivë, dhe të uleni atje ditë pas dite, duke “shfletuar çdo faqe”, sikurse shprehet biografi i njohur Robert Karo.

Ju mund të kaloni javë, muaj, ose si Karo edhe vite, duke punuar me të gjitha arkivat e gjetura mbi një çështje të caktuar, duke marrë shumë shënime, dhe duke bërë disa fotokopje. Por njerëzit kanë sot gjithnjë më pak kohë apo durim për ta bërë këtë gjë. Sot mjafton të përdorësh një smartfon, për të bërë shumë foto të një dokumenti autentik.

Në vend se të lexojnë dokumente në një arkiv, historianët mund të marrin sot fotot e dokumenteve, dhe t’i shqyrtojnë ato më vonë. Jan Miligan, historian në Universitetin e Vaterlosë, e vuri re këtë prirje tek kolegët e tij kur anketoi 250 historianë.

Ndërsa disa prej tyre (rreth 23 përqind), morën më pak se 200 foto, shumica (rreth 40 përqind), bënin zakonisht më shumë se 2.000 foto për “projektin e tyre të fundit të rëndësishëm”. Dhe motivimi këtu është mëse i thjeshtë. Fotot dixhitale e ulin koston e hulumtimit arkivor.

Ato i japin mundësinë një individi të mbledhë shumë më tepër dokumente në një 1 orë punë. Kësisoj, sot një vizitë në arkiva, është një proces i seleksionimit dhe fotografimit sa më të shpejtë të dokumentave të ndryshëm. Disa studiues i ralizojnë fotoi me iPhone-in e tyre personal, të tjerë përdorin kamera të veçanta dixhitale, dhe një metodë të standardizuar.

Në punën time, unë përdor aplikacionin Dropbox, që më vlen për t’i ruajtur fotot në formastin PDF. Këto praktika janë për Miligan një “riformulim dramatik i mënyrës së shkrimit të historisë”.

Dhe prej tyre do të shkruhen histori të ndryshme, pasi po ndryshojnë mjetet e disiplinës së shkrimit. Unë kam shpenzuar shumë kohë nëpër arkiva. Këto të fundit, më bëjnë të ndjehem si pelegrini i një feje tejet të paqartë, dhe procesi i hulumtimit i ngjan udhëtimeve nëpër një seri vendesh të shenjta.

Ky hyni brenda një arkive, ju i vendosni gjërat tuaja personale në një dollap me një kyç të veçantë. Me vete keni vetëm laptopin, telefonin dhe një laps. Në hyrje, kontrolloheni nëse jeni i pastër, teksa ju përmenden një seri të drejtash dhe detyrash. Dhomat janë të bukura. Aty askush nuk flet. Të gjithë janë në një mision të fshehtë, ashtu si ju.

Ndonjëherë ju jepen të përdorni dorezat e bardha. Ato nuk mbajnë aromën e librave të vjetër. Në dalje duhet të dëshmoni se nuk keni vjedhur asgjë nga dokumentet e ruajtura në kutitë e veçanta. Por kjo lloj “mistike e arkivave”, është më shumë romantike sesa faktik.

Për historianët që kanë nevojë për financime për kërkime, dhe për kujdes për fëmijët e tyre, apo mbështetje nga familjet dhe partnerët e tyre, idealja “e të qenit një historian, që gjesh arkivin e duhur”, por kjo mund të jetë diçka e paarritshme. Udhëtimet më të shkurtra nënkuptojnë udhëtime më të lira, dhe kjo parashikon Miligan, do ta bëjë më të arritshme punën arkivore.

Pra lloje të ndryshme njerëzish, do të jenë në gjendje të shkruajnë histori. Dixhitalizimi i madh i materialeve arkivore, mund t’i lejojë të shkruajnë histori dhe njerëzve që nuk e kanë profesionin e tyre bazë.

Tim Hiçkok, historian në Universitetin e Saseksit në Britani, e vendos këtë argument në një kontekst ndërkombëtar. “Digjitalizimi e ka demokratizuar kërkimin historik, duke krijuar një hapësirë ku njerëzit shqyrtojnë historitë e bashkësive të tyre”- thotë ai.

Njerëz të ndryshëm që punojnë me të njëjtat materiale historike, me siguri që do të ndryshojnë mënyrën e shkrimit të historisë. Megjithatë, edhe i njëjti person mund të shkruajë ndryshe, nëse ndryshon procesi i tij hulumtues. Miriam Pavel, autore e disa librave të mbështetura në materiale arkivore, bleu një ekran të madh LED, që e ndihmon të qëmtojë më mirë dokumentet arkivore të dixhitalizuara.

Ajo ribotoi pak kohë më parë një libër biografik mbi ish-guvernatorët e Kalifornisë Pat dhe Xherri Braun, dhe thotë se këtë herë libri kishte një pasqyrim më të mirë të materialit arkivor. Ka disa precedentë se si historia është ndryshuar me rritjen e qasjes dixhitale në arkiva.

Patrik Mekrej, historian në Universitetin Santa Barbara në Kaliforni, vlerësoi sasinë në rritje të dokumenteve që ai ka marrë me kalimin e kohës. Dosja e materialeve për librin tim “Teleskopi gjigant” e vitit 2004 është 9.7 megabajt. Libri im i “Vëzhguesi i hënës”, ka 2 gigabajt material arkivore, libri “Viozionarët” (2012) është 10 gigabajt, ndërsa libri i tij më i fundit arrin deri tani në 77 gigabajt material arkivore.

Në një ese të vitit 2016, historiania e Universitetit të Pitsburgut, Lara Putnam, shkruan se vizitat në arkiv, përdoren më shumë për të gjetur informacione lokale. Por rritja e kërkimit dixhital në përgjithësi, “deshifron të dhënat nga një vend”. Tanimë pritet që ju të dini se çfarë mund të qëndrojë jashtë kornizës së argumentit tuaj.

Pra nëse po shkruani mbi Gjermaninë, pse të mos merrni disa të dhëna në Zvicër, ose nëse jeni duke punuar në Brazil, pse të mos kërkoni në Angola ose Meksikë? Por ju mund të humbni një lloj tjetër të “vizionit periferik”, atë çfarë është duke ndodhur në vendin e arkivit që po vizitoni. “Kur studiuesit e huaj zhyten në arkiva ditë pas dite, ata mund të detyrohen të përballen me vlerën e ekspertizës së prodhuar në vend”- shkruan Putnam.

Por kjo qasje ka probleme të tjera. Kur dixhitalizoni sa më shumë materiale arkivore, mund të tundoheni të besoni se sasia e informacionit që mblodhët është e plotë, edhe pse historianët e dinë se vetëm disa gjëra mund të gjenden në një sasi të caktuar provash dokumentare. Ndaj ekziston rreziku që ju mund të mbivlerësoni njohuritë tuaja, dhe t’ju duket sikur keni gjithçka.

“The Atlantic” – Bota.al
 

Comments

Citim; Në punën time, unë përdor aplikacionin Dropbox, që më vlen për t’i ruajtur fotot në formastin PDF. Këto praktika janë për Miligan një “riformulim dramatik i mënyrës së shkrimit të historisë”.

Dhe prej tyre do të shkruhen histori të ndryshme, pasi po ndryshojnë mjetet e disiplinës së shkrimit.



Po tani si c`do gje tjeter,nese puna e historjanve ,eshte me e lehte ne kete forme,natyrisht do e preferojne.
Mendoj qe ndryshimi i ngjarjeve historike,ose kendveshtrimi i ndryshimit,behet si ne rastin e arshivimit te informacionit me foto, po aq edhe ne rastin e leximit te materialit me kerkim oresh, ditesh,muajish ne arkiva, pataj shenimet e rendesishme.
Kete e shikoj me shume si pergjegjsi e nje historiani te denje ose jo, per te qene sa me afer historise se vertet te ngjarjeve pasqyruese.
 
Top