• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Si ndikon në shëndet dushi me uji të ftohtë.

PiNkY

Anëtar i Nderuar


Dushi me ujë të ftohtë është një lloj hidroterapie, që në të kaluarën ka qenë e njohur si trajtim mjekësor. Përdorimi i lehtë i ujit të ngrotë dhe medikamentet kontribuan që dushi i ftohtë të harrohet edhe pse ai ka disa përparësi shëndetësore.

Rritja e imunitetit – Dushi i ftohtë rrit prodhimin e rruazave te bardha të gjakut dhe në këtë mënyrë rrit imunitetin. Për këtë ka më pak mundësi që të sëmuremi nga ftohja apo gripi, madje edhe nga ndonjë lloj tumori.

Përmirësimi i qarkullimit – Qarkullimi i mirë është kryesor për shëndetin në përgjithësi. Ndryshimet e herëpashershme të ujit të ngrohtë dhe të ftohtë gjatë dushit e përmirësojnë qarkullimin, sepse vjen deri në ngushtimin dhe zgjerimin e enëve të gjakut. Kjo mund të pengojë edhe hipertensionin, dukuri e zgjerimit të venave dhe të ndihmojë që të ndjeheni dhe dukeni më mirë.

Rregullimi i temperaturës së trupit – Nëse keni në mënyrë kronike duar dhe këmbë të ftohta apo konsideroni se djersiteni shumë, atëherë provoni një dush të ftohtë.

Nxit dobësimin – E përshpejton metabolizmin dhe e aktivizon djegien e qelizave dhjamore. Do të vereni se dobësoheni më lehtë dhe se është më e mirë rritja dhe rikuperimi i indeve muskulore.

Ul depresionin – Uji i ftohtë stimulon pikën blu të trurit dhe nxit prodhimin e niradrenalinës, e cila e ul depresionin.

Flokë dhe lëkurë më të shëndetshëm – Uji i ngrohtë e than lëkurën, ndërsa ai i ftohtë e tendos atë dhe poret dhe i jep shkëlqim flokut. Dushi i ftohtë është i dobishëm edhe për pengimin e problemeve me lëkurën siç janë aknet ndërsa ndihmon edhe për detoksifikim.
/ikub.al/
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Si ndikon në shëndet dushi me uji të ftohtë.

Pahh edhe sikur te behem 200 vjece se bej me uje te ftohte dushin.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Si ndikon në shëndet dushi me uji të ftohtë.

Po ke ****i ka ndonje ndikim qe te ngrejme ndonje biznes me copa akulli :eek:kidoki:
 
Top