• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Si ndiheni sot?

Marla

....
As long as I breathe I hope. As long as I breathe I shall fight for the future, that radiant future, in which man, strong and beautiful, will become master of the drifting stream of his history and will direct it towards the boundless horizons of beauty, joy and happiness!
#On Optimism and Pessimism

Feeling like Trocky... same as covid ...
 

Marla

....
Fabulisto- perrallore ndihem.. ..



Hardhuca në kërkim të bishtit Një hardhucë jetonte diku në një fshat me pula e gurë, me male e shkëmbinj. Si çdo hardhucë, asaj i pëlqente të rrinte shtrirë e të shëllehej në diell. Një ditë i qe ngrohur aq shumë kurrizi saqë nga rehati e kishte zënë gjumi. Ca fëmijë çamarrokë e kishin parë, e kishin kapur dhe hardhuca e tmerruar mezi kishte shpëtuar prej duarve të tyre. Por çe do që bishti i ishte këputur. E mërzitur dhe e frikësuar, ajo dëgjonte të qeshurat e fëmijëve që luanin me bishtin e saj që ende tundej aty nëpër gurë. Pasi u argëtuan, fëmijët e hodhën tutje bishtin e hardhucës. Sapo ata u larguan, hardhuca u zvarrit me shpejtësi nëpër gurë duke kërkuar bishtin që t’ia ngjiste trupit. Bishti nuk ishte as tek gurët ku bëhej banjo dielli, as tek shkurret ku ajo varte kostumin e banjës t’i thahej, as në fushën ku luante. Gjëkundi nuk po dukej asnjë shenjë e bishtit. Hardhuca e vendosur për ta gjetur hoqi dorë prej gjithçkaje që bënte më parë dhe vazhdonte kërkimin e bishtit. Ajo harroi familjen, miqtë, gjërat. Ditët kalonin, hardhuca pyeste njerëzit rrugës se mos e kishin parë bishtin e saj gjëkundi. Një ditë, dikush e pyeti; Po për çfarë të duhen dy bishta? Hardhuca ktheu kryet mbrapa dhe pa që në fund të shpinës së saj ishte një bisht. Pas kaq kohe kërkimi asaj i ishte rritur një bisht i gjatë dhe i fortë, më i mirë se i pari. Në këtë çast, hardhuca kuptoi se sa budallaqe ishte treguar duke harxhuar kohë të zgjidhte një problem që nuk kishte zgjidhje. Ajo u nis të kthehej drejt shtëpisë së saj. Por, e gjeni dot se çfarë ndodhi? Ajo gjeti bishtin e vjetër në anë të rrugës. Ai ishte tharë e bërë pis. Prapëseprapë hardhuca e mori e lumtur që e kishte gjetur. Ec e ec, rrugës takoi një bretkosë, e cila e pyeti e çuditur. “Për çfarë të duhet ai bisht i shëmtuar dhe i tharë? Ngaqë harxhova kohë duke kërkuar atë – u përgjigj hardhuca. Vërtet- i tha Bretkosa, për këtë gjënë e shëmtuar humbe kohën tënde? Epo, -tha hardhuca, më parë nuk ishte kaq keq… Ju hardhucat jeni të çuditshme. Nuk ju kam kuptuar kurrë - tha bretkosa para se të hidhej në pellg. Duke parë bishtin e vjetër dhe të tharë në dorë, hardhuca vendosi ta hidhte atë, duke hedhur pas gjithë shqetësimet e kaluara. Ajo vazhdoi rrugën e lumtur, duke marrë me vete vetëm mendimet pozitive për të ardhmen.
 
Top