• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Si lahen dhembet

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Mbaje furcen ne menyre te rehatshme ne dore
Furca e dhembeve mbahet ne nje kend prej 45 ° nga kendi i dhembeve.
Laji te gjithe dhembet nje e nga nje duke numeruar deri ne pese

Me pak force, shperndani pasten ne dhembe, dhe filloni te lani dhembet ngadale, duke patur kujdes qe furcen ta levizni sipas figures ne menyre qe dhembet tuaj te lahen deri tek qafa e dhembit.Pra levizjet e furces ne nofullen e siperme te jene gjysem rrethore,nga lart-poshte.
Kurse ne nofullen e poshteme keto levizje duhet te jene si ne nofullen e siperme por nga poshte-lart.
Kur lani dhembet duhet te keni parasysh ,qe t`i lani mire ne siperfaqen ku kafshohet. Cdokush nga ne duhet te zhvilloje nje teknike te veten, ne menyre qe te mos harroje asnje dhemb pa lare.
Tek dhembet frontale dhe ata te qenit, furca mbahet ne drejtim horizontal,sipas figures.
Edhe mbi fizura (gropezat e dhemballeve) duhet ta perdorni mire furcen ne menyre qe te hiqen te gjitha mbeturinat ushqimore
Larja e gojes tuaj ju ndimon te keni ere te fresket dhe heq bakteriet qe qendrojne ne gjuhe.
Pasi keni mbaruar se lari gojen tuaj, mund t`i kontrolloni dhembet tuaj me gjuhe nese jane lare mire apo jo.Pra duke kaluar gjuhen neper faqet e brendeshme dhe te jashteme te dhembeve,pasi gjuha eshte nje kontrolluese shume e mire e dhembev,sepse eshte shume e ndjeshme. Nje larje e mire me furce interdentale (midis dhembeve) dhe floss (fill per te pastruar dhembet) ben te mundur qe ju te pastroni mire hapesiren midis dhembeve, ne menyre qe te largoni ushqimet e mbetura,pasi ato fermentohen dhe eshte mundesia e prishjes se dhembit..
Flossing (fill i holl per pastrim midis dhembeve)
Ndodh qe mund te ngelen mbeturina ushqimore edhe midis dhembeve,dhe keto mbeturina pastrohen me floss interdental (fill midis dhembeve).
Floss (fill) eshte shume i mire per pastrimin midis dhembeve,pra ju duhet ta perdorni rregullisht, pavarsisht se ju merr shume kohe larja e dhembeve,pasi rreziku me i madh i prishjes se dhembeve eshte nga mbeturinat ushqimore qe ngelen ndermjet dhembeve.
Eshte detyre e mjekut stomatolog qe t’ju rekomandoj dhe t’ju mesoj perdorimin e fillit,dhe rolin e tij.
Perdorimi i fillit duhet te filloje qe ne moshen 12 vjec,pasi i jane zevendesuar dhembet e qumeshtit (te perkohshem) me dhembet e perhershem,(pasi femijet ne kete moshe u kane dale gjithe dhembet e perhereshem,por nofullen e kane akoma te ngushte,pasi me kalimin e viteve nofulla zhvillohet dhe zgjerohet),dmth,ne nofullat e femijeve, dhembet jane me te ngjeshur,pra ekziston mundesia te prishen.Pra ata femije qe kane dhembe te ngjeshur duhet ta perdorin fillin.
Pra kujdes perdorni flossing (fill).
Perdoreni fillin nje here ne dite,ne darke do te ishte me mire.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Kujdesuni për dhëmbët tuaj

Për buzëqeshje të bukur duhet t’i keni dhëmbët e bukur, prandaj për ta ruajtur shëndetin e dhëmbëve dhe zgavrës së gojës, dhe për të lënë përshtypje para të tjerëve, është e domosdoshme që pas çdo ushqimi të lahen dhembët dhe hapësira e gojës.

Keni dëgjuar për dobitë e shumta që ka organizmi nga çaji i gjelbër, ndërsa krahas efekteve tjera dobiprurëse, çaji i gjelbër i mbron edhe dhëmbët- nga kariesi- njëri nga shkaktarët kryesorë të erës së keqe nga goja. Dhëmbët mund t’i fërkoni edhe me lëvoren e limonit, me ç’rast pastrohen mbishtresat e grimcave dhe zbardhohet sipërfaqja e dhëmbëve. Duhet pasur kujdes që të mos e teproni me këtë veprim, sepse mund të dëmtohet smalti i dhëmbëve nga acidi i tepërt limonik.

Pasi larjes, dhëmbët mund t’i fërkoni edhe me gjethet e sagës, për aromë të freskët. Prej gjetheve, janë të mira edhe gjethet e freskëta të majdanozit. Rekomandohet brejtja e gjetheve të majdanozit, sepse ka ndikim pozitiv në smaltin dhëmbëve, dhe përveç kësaj largon erën e qepës dhe hudhrës. Për zbardhimin e dhëmbëve janë shumë efikase edhe dredhëzat. Fërkoni dhëmbët me pjesën e brendshme të dredhëzës dhe në këtë mënyrë do t’i zbardhni dhëmbët dhe do ta freskoni aromën e gojës. Keni dëgjuar edhe për sodën e bukës, me të mund t’i zbardhoni dhëmbët, por kujdes sepse mund ta dëmtoni smaltin e dhëmbëve nëse i lani dhëmbët shumë shpesh me sodë buke.


ikubinfo*
 

Hostel

Anëtar i Nderuar
Si lahen dhembet?

Si lahen dhembet?
Armik i perbashket i dhembit dhe gingivave eshte pllak. Pllak eshte shtrese ngjitese,pa ngjyre e cila formohet ne siperfaqen e dhembit. Eshte shtrese ideale per zhvillimin e bakterjeve te cilat me toksinat e tyre veprojne ne dhembe dhe ne gingive,duke shkaktuar karijesin, inflamacion te gingivave dhe paradontopati.
Si lahen dhembet?
Armik i përbashkët i dhëmbit dhe gingivave është "pllaka". Pllaka është shtresë ngjitëse, pa ngjyrë e cila formohet ne sipërfaqen e dhëmbit. ثshtë shtresë ideale për zhvillimin e baktereve të cilat me toksinat e tyre veprojnë në dhëmbë dhe në gingive, duke shkaktuar karjesin, inflamacion te gingivave dhe paradontopati ( funskione te alteruara te gojes te cilat mund te kthehen ne patologji).
Larja e rregullt e dhëmbëve me furçe largon “pllak”-un dhe mbeturinat e ushqimit nga ana e brendshme dhe jashtme e sipërfaqës së dhëmbit. Fijet e furçës duhet të drejtohen nën këndin 45 shkallë në mishrat e dhëmbëve dhe të bëhen pak lëvizje rrotulluese duke mbajtur pak a shumë në një vend, e cila mundëson në mënyre të gjatë fijet e jashtme të largojnë “pllak“ brenda gingivës dhe ndërmjet dhëmbëve. Në secilin dhëmb të mbahet rreth 10 sekonda.



Me përdorimin e furçës pastrohen vetëm 3 anët e dhëmbit nga 5 qe janë.Për atë arsye dy anët (ndërmjet dhëmbëve) kërkojnë kujdes të veçant që të eliminohet grumbullimi I “pllak”- ës dhe I ushqimit. Duke u bazuar se kariesi dhe sëmundjet e gingivës fillojnë në këto vende,filli dentar duhet të përdoret çdo ditë.
Solucionet për shplarje është gjeja ideale si shtesë e furçës dhe fillit dentar.Ka rol të dyfisht - ngadalson zhillimin e ”pllak”-es dhe ndihmon për parandalimin e karijesit.Eshte e keshillueshme qe cdo 6 muaj te shkojme tek dentisti per nje kontroll dhe pastrim te dhembeve.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Si lahen dhembet?

Si t'i trajtoni dhëmbët, pa shkuar te dentisti?
smile-white-teeth-1024x732.jpg
Shumica nga ne dështojmë t'u japim dhëmbëve vëmendjen e merituar. Në këtë mënyrë i dëmtojmë edhe më shumë.
Dr. Okoye, nga grupi "London Smiling Dental", jep rekomandimet e tij, mbi atë se si duhet të silleni që të keni dhëmbë sa më të shëndetshëm. E posacërisht dhëmbë sa më të bardhë.

Po fillojmë nga mënyra tradicionale e larjes së dhëmbëve me brushë, në stilin lart-poshtë. E keni gabim. Kjo metodë vetëm ndihmon në zhvendosjën e bakterieve prej një pozicioni në një pozicion tjetër.

Dr.Okoye, për të gjithë ata që kanë brushë të zakonshme për pastrimin e dhëmbëve, preferon që larjen e dhëmbëve ta bëjnë në formë rrethi. Kjo metodë e ruan edhe mishin e dhëmbëve.

Kujdes të vecantë, në ruajtjen e dhëmbëve, duhet të kemi edhe gjatë përtypjes së çamçakëzit. Dr. Okoye të gjithë adhuruesve të camcakezëve iu bene thirrje që mos ta përtypin atë më shumë së 10 minuta. Përtypja për një kohë më të gjatë mund të shkaktojë shumë probleme dhëmbit, sepse dhëmbi është krijuar për të ndarë ushqimin, kurse camcakezi është shumë i butë për të dhe mund të shkaktojë komplikime, transmeton nga DailyMail, Gazeta Express.

E për të gjithë ata që duan të kenë dhëmbë të bardhë si bora, pa pasur nevojë të shkojnë te dentisti, preferohet që rezultatet e dëshiruara t'i arrijnë me përdorimin e metodava natyrale, si dredhëzat dhe soda bikarone.

Perdorimi i 8 dredhezave në ditë, sipas Dr. Okoey, është shumë i efektshëm në zbardhjen graduale të dhëmbit. Po ashtu, edhe përdorimi i sodës bikarbone, në vend të pastave të zakonshme, duke mbuluar kështu vetëm gjysmën e brushës me këtë përbërës. Dhëmbët tuaj do të jenë dukshëm më të bardhë brenda vetëm pak ditësh.

Soda Bikarbone është jep rezulatet që ju i dëshironi, sidomos në heqjen e shenjave që i mbesin dhëmbit nga konsumimi i kafës, cajit,dhe duhanit.

Gabimi i radhës që shumica e njerëzve bëjnë në mirëmbajtjen e dhëmbëve është edhe pastrimi i tyre në kohë të gabuar - duke menduar që koha më e përshtshme është pas ngrënjës.

Dr. Okoey prefron që dhëmbët të pastrohen fill pasi të zgjohemi, ende pa ngrënë mëngjes. Kjo sepse shumica e njerëzve për mengjes preferojnë të konsumojnë ushqim acidik, si fruta të ndryshme, dhe në rast se dhëmbët janë të pa larë, ky acid shkakton zbutjen e dhëmbit.

Kohë tjetër e përshtatshme për larjën e dhëmbëve është para se të flini.

Prandaj, Dr. Okoey thotë se larja e dhëmbëve duhet të jetë gjëja e fundit që duhet të bëni para se të flini, pasi nëse dhëmbi nuk pastrohet, bakterjet e mbetura në dhëmb mund të shkaktojnë dëme të shumta.

Bashkë më larjen e dhëmbëve Dr. Okoey sugjeron të lahet edhe gjuha, e cila është celësi i një frymarrje të freskët dhe të pastër.

Si në dhëmbë, pas konsumimit të ushqimeve të ndryshme, bakterjet ngecin edhe ne gjuhë. E vetmja formë për largimin e bakterjeve nga gjuha është larja e saj. Pastrimi i gjuhës mund të bëhët shumë lëhtë, njësoj si i dhëmbëve me brushë .

Pastrimi dhe mirëmbajtja e dhëmbëve varet edhe nga brusha që e përdorni, e që në të gjitha rastet brusha elektrike është më funksionale se ajo e zakonshmja.

ثshtë njësoj si larja e rrobave.

Të gjithë e dini se rrobat lahen më mirë me makinë se më dorë. Kështu Dr, Okoey preferon që larja e dhëmbëvë të bëhët me brushë elektrike, pasi është më efikase dhe ma e lehtë për përdorim.

Dhe në fund, asnjëherë mos harroni të mbani me vete perin për pastrimin e mbëtjeve ndërmjet dhëmbëve.

Përdorimi i perit eliminon mbetjet dhe bakterjet që ngecin mes dhëmbëve në mënyrë shumë të shpejtë dhe shumë të lehtë, vetëm duke e lëvizur atë brenda hapësirave që ndajnë dhëmbët./DailyMail/
 

Desa

Libera a Me de Ignem
Ajo që nuk është cekur më lartë dhe që është mjaft me rëndësi, është se larja e dhëmbëve/përdorimi i furcës duhet të fillojë kur beba është disa muajshe (ende pa i dalë dhëmbët e parë). Kjo është vendimtare për mirëmbajtjen e dhëmbëve në të ardhmen.
 

Xhelozi

Antarë i Respektuar
Ajo që nuk është cekur më lartë dhe që është mjaft me rëndësi, është se larja e dhëmbëve/përdorimi i furcës duhet të fillojë kur beba është disa muajshe (ende pa i dalë dhëmbët e parë). Kjo është vendimtare për mirëmbajtjen e dhëmbëve në të ardhmen.
Po bebit si kan dal kicat hala 😆
 

Xhelozi

Antarë i Respektuar
Qëllim është që beba të mësojë të ketë furcë në gojë dhe mishrave u bëhet masazhë.
Kjo është mënyra më efikase fillestare, së paku këtu në DK ;)
Un e di qe bebet kerkojn dicka te forte qe ti ferkojn mishrat e dhembve sepse u kruhen shum dhe po ashtu forcojn mishrat
Plus qe di qe disa bebe nese pijne beberon dhe mbajn ato beberonat artificial mbas disa vitesh kan disa probleme me dhembet
Kaq di un 😊
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
brush brush brush your teeth brush your dirty teeth,
brush brush brush brush
brush brush brush brush
brush your dirty teeth,

aaaaa aaaaaa aaaaa '
lol
 
Top