• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Si e festojnë shqiptarët Vitin e Ri

Pesë zakonet tona
albtrad (1).jpg


Nuk ka rëndësi cilit besim fetar i përkisni, nëse vazhdoni të besoni në magjinë e festave të fundvitit apo thjesht i konsideroni si ditë të zakonshme ku të gjithë vrapojmë pas konsumizmit, Viti i Ri vazhdon të mbetet i preferuari i shqiptarëve. Krahas festimeve, të cilat nisin që nga trokitja e gotave gjatë dollive të ndryshme e deri tek plasja e ‘’municionit’’ të kapsollave e fishekzjarrëve, shqiptarët kanë disa tradita që i dallojnë nga fqinjët e tyre.

1. Pastrimi i shtëpisë në çdo cep: Nëse menduat se do të mund të pushonit ditët e fundit të vitit gaboheni, pasi tradita e nënave dhe gjysheve nikoqire shqiptare kërkon që të pastroni çdo gjë në mënyrë që 2018-ta t’ju gjejë sa më mirë. Kështu që përgatituni të lani xhamat, tapetet dhe të gjithë perdet e shtëpisë.

2. Sallata ruse: E mbani mend herën e fundit kur keni ngrënë sallatë ruse? Mos u mendoni gjatë, ka qenë pikërisht gjatë darkës së fundvitit të 2016-ës. Eh pra, sallata ruse shfaqet dhe zhduket nga tryeza vetëm një herë në vit.

sallate-ruse.jpg


3. Mish dhe vetëm mish: Gjeli i detit është krenaria e tryezës, por nuk mjafton me kaq pasi krahas tij në tryezë ka vend edhe për qofte shtëpie, mish viçi, qengji dhe dhie. Për të mos harruar rostot klasike dhe biftekun. E dimë që nuk mund t’i hani të gjitha në një ditë, por ato duhet të jenë aty.

mish.jpg


4. Edhe një gotë, edhe një gotë: Në tryezë nuk mungon asnjë markë alkooli, pije me gaz, pa gaz apo energjike. Nuk ka rëndësi nëse do të pihen apo jo, e rëndësishme të jenë aty.

nje-gote-768x434.jpg


5. Leku në byrek: Një tjetër traditë e këndshme e tryezës festive të Vitit të Ri është leku i fshehur në byrek, kush do ta marrë dhe a do t’i sjellë fat vërtetë? Kureshtja arrin deri në atë pikë sa të prishni formën e rij vetëm për të gjetur ku fshihet monedha.



leku-te-byreku.jpg


Dita
 

Comments

Viti ri per shqiptaret kishte vlere dikur kur ishim te uritur :p. Mezi e prisnim, ndersa tani ska asnje vlere, edhe urimet jane trecereku fallso me mesazhe copy paste.
 
Ca diete dhe palestre kemi bere gjithe vitin vene dem se i hyjme ushqimit sikur do jete hera e fundit qe do hame.... lol lol
 
Ca diete dhe palestre kemi bere gjithe vitin vene dem se i hyjme ushqimit sikur do jete hera e fundit qe do hame.... lol lol
1500 kalori i merr vetem naten e nderrimit te viteve , 500 naten e dyte dhe nga 300 per cdo cope bakllava deri sa t'maroje tepsia lol
 
Top