Si do të jenë qytetet dhe shtëpitë e vitit 2045

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Ian Pearson, një guru i specializuar për shkencat e së ardhmes, imagjinon qytetin e vitit 2045

1.png


1- “Eh shtëpi!” Ndizni ngrohësen, regjistroni një episod të ri të serisë suaj televizive të preferuar dhe mos harroni të ujitni lulet. Në një hark kohor prej 30 vjetësh çdo aspekt i jetës suaj shtëpiake do të bëhet automatik dhe do të mund të arrihet me komanda zanore. Një superkompjuter i aftër për të kontrolluar të gjitha funksionet jetësore të një grataçele të tërë.

2.jpg


2- Teknologji të reja për ndërtimin e ndërtesave akoma më të larta se ato të sotmet, ku mund të strehohen mijëra njerëz. “Qytetet vertikale” ku do të mund të jetohet, punohet, bëhet pazar e të shkohet në kinema. Ndërtesat e reja do të bëhen nëpërmjet një lënde, shkumë karboni, çimento transparente dhe të tjera material të lehta e rezistente.

32.jpg


3- Shtëpitë e brezit të ardhshëm mund të mos kenë dritare por ekrane me rezolucion të lartë, që do t’ju lejojnë të mahniteni me panoramat e ndryshme.

4.jpg


4- Ndërtesat e reja do të jenë të mjaftueshme përsa i përket anës energjitike.
Evoluimi i nanoteknologjisë do të lejojë krijimin e materialeve të reja, të cilat do të jenë të strukturuara në atë mënyrë sat ë përdorin erën dhe burimet e tjera natyrore.

5.jpeg


5- Ndriçimi dhe klima shtëpiake do të jenë automatike.
Sistemi brenda shtëpisë, falë një rrjeti sensorësh do të dijë se ku ndodhet secili anëtar i familjes dhe do të rregullojë ditën dhe temperaturën e çdo dhome në bazë të preferencave personale.

6.jpg


6- Në 30 vitet e ardhshme ndërtesat do të pësojnë një revolucion të vërtetë teknologjik. Punëtorët në punët më të rënda do të ndihmohen nga pajisjet që shihen në foto. اdo punëtor që e përdor atë pajisje do të mund të ngrejë pa problem edhe ngarkesa mbi 80 kg. Gjithashtu do të krijohen pajisje që nuk janë të dëmshme për shëndetin fizik të njerëzve gjatë punës, si për shembull për shtyllën kurrizore në rastin e ngritjes së peshave.

7.jpg


7- Detyrat më të rrezikshme do të bëhen nga robotët që do të punojnë bashkë me njerëzit, gjithashtu dhe nga makinat tradicionale të ndërtimit, të tilla si vinça, ekskavatorë, shumica e të cilave do të jenë pjesërisht robotike.

8.jpg


8- Epoka e mureve me tulla mbaroi. Në një hark kohor prej 30 vjetësh, ndërtesat do të jenë stampuara në 3D nga makineri të veçanta që janë në gjendje të përfundojnë projekte ndërtesash e shtëpish në pak ditë, duke përdorur material konkrete dhe hiperteknologjike.

9.jpg


9- Vizionet e Pearson gjithashtu përfshijnë një pasqyrë të transportit për vitin 1945. Makina private do të jetë luks për disa, por askush nuk do t’ia ndjejë mungesën. Do të kemi makina që lëvizin pa shofer, sa herë që kemi nevojë për to. Makinat elektrike, që do të ushqehen direkt nga rruga, dhe trafiku do të menaxhohet nga kompjuterat që do të përdoren për shmangien e tij. Rrugët do të jenë më të sigurta dhe numri i biçikletave në qarkullim do të rritet në mënyrë dramatike. Problemi i parkimit do të jetë pjesë e së shkuarës.
b,t,observer
 
Titulli: Si do të jenë qytetet dhe shtëpitë e vitit 2045

Do te kete me shume te papunesuar se sot dmth pasi klasa punetore po zevendesohet nga shkenca!
 
Top