• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shuhet në moshën 69-vjeçare kantautori italian Lucio Dalla

ReNdEx

Interist Forever

Bota e muzikës tronditet sërish. Ndërron jetë kantautori italian Lucio Dalla, si pasojë e një infarkti gjatë turit të tij në Zvicër. Kantautori i njohur do të mbushte 69 vjeç në 4 mars.

Mësohet se ngjarja e hidhur ndodhi në Montreux të Zvicrës, ku ai ishte ndalur për të zhvilluar koncertin e radhës, në kuadër të një turi të nisur pak ditë më parë.

Të afërmit dhe miqtë e tij nuk arrijnë ta besojnë lajmin e hidhur pasi sipas tyre, Dalla ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Mbrëmjen e kaluar ai kishte realizuar me sukses koncertin e planifikuar dhe nuk kishte shfaqur asnjë shenjë që mund të paralajmëronte fundin e hidhur.

Kantautori Lucio Dalla mori pjesë pak ditë më parë edhe në festivalin e Sanremos në Itali, me këngën Nanى në bashkëpunim me këngëtarin e ri Pierdavide Carone.

BIOGRAFIA
Lucio Dalla lindi në 4 mars 1943 në Bologna të Italisë. Në vitin 1964 debutoi në muzikë, falë interesimit dhe ndihmës së Gino Paolit, i cili synonte ta bënte Dallën këngëtarin e parë të muzikës suol në Itali.
Karriera e tij mund të ndahet në katër periudha: Fillimi 1964-1972 me grupin muzikor "Gli Idoli”, periudha Roversi (1974-1977), maturimi artistik (1977-1993) dhe përafrimi me muziKën pop gjatë viteve të fundit.

Pasioni i tij për muzikën u nda në dy pjesë, në këndimin dhe krijimin e saj. Në vitin 1970 arriti suksesin e parë si kompozitor, me këngën “Occhi di ragazza” të kënduar nga Gianni Morandi. Viti 1971 mund të konsiderohet si fillimi i karrierës së tij brilante e cila do të shënonte vetëm rritje. Ndër këngët më të njohura të Dallës janë: “4/3/1943”, “Gesù Bambino”, “Piazza Grande”, “Il gigante e la bambina”, “Itaca”, "Caruso".

Prej vitit 1974 deri në 1977 bashkëpunoi ngushtë me poetin bolonjez Roberto Roversi, duke realizuar albume mjaft të suksesshme si: “Il giorno aveva cinque teste”, “Anidride solforosa” dhe “Automobili”.

Në vitin 1977, me publikimin e albumit “Come è profondo il mare”, Dalla debuton edhe si autor tekstesh. Më pas arriti të thyente rekorde me këngët, albumet dhe turet e tij të suskesshme që e bënë të njohur në të gjithë botën.

(er.nu/BalkanWeb)
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Shuhet në moshën 69-vjeçare kantautori italian Lucio Dalla

Ngushellime...Vertet muzika italiane ka humbur nje nga yjet e saj...
 
Top