• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shuhet ëndrra europiane, Tirana zhgënjen në play-off, bardheblutë dorëzohen 3-0 ndaj Young Boys

N0

Lost.
IMG-20201001-WA0135-675x450.jpg


Ëndrra europiane e Tiranës shuhet në play-off. Kampionët e Shqipërisë dorëzohen pa kushte në transfertën e Young Boys, duke dalë nga fusha me humbjen 3-0.

Pas emocioneve të minutave të para ku rrezikoi seriozisht të pësonte, Tirana merr veten dhe mundohet të vendosë ritmin e saj në ndeshje. Të besuarit e Egbo provojnë të shtyjnë përpara dhe në minutën e nëntë kanë rastin e parë të vërtetë të ndeshjes, duke iu afruar golit me Kale. Braziliani jep dy sinjale të forta, por pa arritur të dërgojë topin në rrjetë. Të zotët e shtëpisë kalojnë këtë moment të vështirë dhe pas shumë përpjekjesh arrijnë të kalojnë në epërsi në fundin e pjesës së parë. Rezistenca e kampionëve të Superligës ra në minutën e 42-të, kur I pashqetesuar Fashnaht kaloi Young Boys në epërsi.

Në fraksionin e dytë, bardheblutë shuhen plotësisht, teksa zvicerianët dyfishojnë shpejt rezultatin me Nsame në minutën e 53-të.

Sulmuesi ia merr dorën dhe në të 64-ën vret sfidën me golin e dytë personal dhe të tretin për vendasit.

Mbrëmja e Tiranës bëhet më e errët me kartonin e kuq të Torrasës në minutën e 67-të.

Në pjesën e mbetur të ndeshjes bardheblutë vetëm sa nuk lejojnë që humbja të bëhet më e thellë. Misioni I vetëm I realizuar në një sfidë për t’u harruar që I jep fund aventurës së Tiranës në këtë edicion në Kupat e Europës.

Balkanweb.com
 

AnaVie

I Miss you so much my dad
Se mos e kemi hère te pare te zhdepemi. Cudi do ishte të fitonin😌
 

Tomka

Anëtar i ri
Tirona dobet fizikisht. Nga min 60 u doli llapa jashte.
Young boys vraponin si te cmen, fizikisht shume lart.

Edhe ajo mbrojtja duhet rregullu, cjane ato mbrojtsa 1.70 t'gjate, cdo kros i YB ishte rast per gol.
 
Private conversations
Help Users
    Top