Shteti merr veriun - Aksioni minutë pas minute

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
07: 18 Kryeministri Hashim Thaçi i ka thënë Komandantit të KFOR-it se qeveria është e përkushtuar të shtrijë pushtetin në krejt territorin e vendit, raporton RTK



07:07 Pas një tërheqjes disa orëshe, serbët me të zbardhur drita kanë bllokuar sërish rrugën duke mos lejuar marrjen e kontrollit të Pikës 1



06:41 Kryeministri Thaçi bashkë me ministrin e Brendshëm Rexhepi në veri, në konsultime të shumta





06:21 Sipas RTK-së, kryeministri Hashim Thaçi gjendet që nga orët e mëngjesit në veri, ku po përcjell nga afër zhvillimet atje



05:34 Bogdanovic serbëve: Hapeni rrugën për KFOR-in, por në asnjë mënyrë për ROSU-n. Nëse ata provojnë të hyjnë sërish, unë do të jem i pari që do të dalë në barrikadë





05:12 Bogdanovic dhe Stefanovic u kanë thënë përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës se e vetmja mënyrë që serbët ta zhbllokojnë rrugën është që Policia e Kosovës të tërhiqet nga Pikat 1 dhe 31. Komandanti i KFOR-it, Buhler thuhet se po e diskuton opsionin me kryeministrin Hashim Thaçi



05:08 Përfundojnë bisedimet ndërmjet EULEX-it dhe përfaqësuesëve të Serbisë. Priten vendime për tërheqjen ose jo të barrikadës



04:49 Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi konfirmon për KTV se një polic është plagosur me granatë dore në këmbë. Zëdhënësi Brahim Sadria thotë se ai është jashtë rrezikut për jetën



04:23 AP e Reuters raportojnë për përpjekjet e Prishtinës për të marrë nën kontroll pjesën e saj veriore të kontestuar



04:15 Ivica Dacic: “Përpjekje e integrimit me dhunë të serbëve të veriut”



04:01 Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler ka nisur një takim me shefin e ekipit negociator serb, Borko Stefanovic



03:49 KIM Radio raporton se Njësia Speciale po çarmatos policët serbë të Policisë së Kosovës



03: 43 Bogdanovic dhe Stefanovic që kanë mbërritur në veri janë në bisedime me përfaqësues të EULEX-it



03: 39 Një helikopter i KFOR-it vazhdon të fluturojë në pjesën veriore të vendit



03: 31 Portali Indeksonline mëson se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka tentuar sërish zhbllokimin e rrugës dhe marrjen nën kontroll të Pikës 1, por nuk ia ka dalur



03:24 Serbia ka "alarmuar" BE-në, NATO-n dhe OKB-në për aksionin e Policisë në veri të Kosovës

03:21 Komandanti i KFOR-it, Buhler është kthyer afër pikës 1, mëson Indeksonline. Serbët po e bllokojnë rrugën edhe me zhavor

03:07 Rreth 200 serbë vazhdojnë të jenë të mbledhur tek pika 31, duke kërkuar largimin e forcave të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

02: 49 EULEX: Hapat e njëanshëm janë të dëmshëm - Komunikata e plotë

"ثshtë e rëndësishme që situata aktuale të zgjidhet në mënyrë të qetë dhe paqësore. EULEX po bashkëpunon ngushtë me KFOR-in për ta bërë këtë dhe për ta ruajtur sigurinë. EULEX nuk ka qenë në asnjë formë i përfshirë në aksionin e ndërmarrë nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës. EULEX-i dhe Bashkimi Evropian në Bruksel e kanë bërë të qartë se çështja e vulave doganore duhet të zgjifhet nëpërmjet dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Veprimet e njëanshme nga cilado palë nuk ndihmojnë aspak. Problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore”


02: 41 Karabinierët italianë janë ende në përkrahje të Policisë së Kosovës, në Rudare tek Pika 1, dhe pritet të ndihmojë marrjen nën kontroll edhe të kësaj pike



02: 31 Komandanti i KFOR-it, Buhler dhe trupat e tij janë tërhequr nga Rudarja, duke u thënë serbëve që të shkojnë të flenë. Aty kanë mbetur forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Republikës. Ato kanë marrë urdhër nga lart që të mos largohen, pa e marrë nën kontroll Pikën 1.

02:07 Policia e Kosovës ka arrestuar 4 serbë në Brnjak, tek pika 1, pas një përleshje me serbët lokalë



01 : 43 Një polic i Njësisë Speciale është lënduar lehtë gjatë aksionit në veri, dhe është evakuuar nga atje, raporton ARTA.

01: 26 Ka shkuar në 1500 numri i serbëve të mbledhur afër pikës kufitare 1, që janë të vendosur të mos lejojnë kalimin e Njësisë speciale për të marrë kontrollin e kësaj pike. KFOR-i po vazhdon negociatat me ta.



01:21 I ashtuquajturi ministër për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic bashkë me shefin e ekipit negociator, Borko Stefanoviq kanë ardhur me urgjencë në veri të Kosovës

01:16 KFOR-i ka dërguar një komunikatë, ku shefi i tij, Erhard Buhler ka bërë thirrje që të mos ketë eskalim të dhunës, dhe që të tregohet maturi, sepse KFOR-i është i gatshëm të veprojë për të ndaluar dhunën

01:10 Serbët kanë nisur të mblidhen tek ura kryesore në Mitrovicë, ku ka forca të KFOR-it dhe tashmë edhe të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës



01:04 RTK pohon se ushtarët e KFOR-it janë sulmuar me gurë në pikën 1, teksa Buhler po provon të bindë serbët që të lirojnë rrugën



00:51 RTV 21 raporton se serbët e mbledhur tek Pika 1, nuk po lëshojnë pe, dhe me kamionë, traktorë e buldozerë kanë bllokuar rrugë. Komandanti i KFOR-it, Buhler po negocion me Policinë e Kosovës dhe me përfaqësuesit serbë për ta liruar rrugën



00:51 Kuçi në KTV : "Nuk duam që me këtë aksion të frikësojmë serbët tanë në këtë pjesë dhe ky është një aksion normal. U bëj thirrje qytetarëve për qetësi e maturi"



00:44 Po vazhdon operacioni në veri të vendit, dhe sipas KTV-së ka makina të thyera të Policisë. Operacioni po udhëhiqet nga ana e Shpend Maxhunit, zv/drejtor i Operativës



00:34 Raportohet se në drejtim të veriut është nisur edhe vetë Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler



00: 26 Dhjetëra serbë kanë filluar një marsh drejt pikës 31. RTK njofton se bëhet fjalë për rreth 100 serbë me makinë. Ndërkohë në anën tjetër, njësitë speciale të Policisë janë në gjendje gatishmërie.



00: 16 Rexhepi: “E kami marrë nën kontroll 31, por nuk do të provokojmë situatën, dhe për shkak të bllokadës nuk do të mund të marrim njëherë pikën 1. Po provojmë të ruajmë edhe qytetarët dhe policinë”



00:13: Rexhepi: “Nuk ka pasur fare koordinim me EULEX-in. Kemi tentuar, por ata nuk kanë pasur gatishmërinë për të ndihmuar aksionin”

00:04: Bajram Rexhepi: “Kemi forca shtesë në rast nevoje. Policia e Kosovës nuk tërhiqet”

23:51 Korrespodenti i Kohës Ditore në Mitrovicë raporton se serbët e tubuar kanë gjuajtur me armë në drejtim të Policisë së Kosovës, ndërkohë që MUP-i ka bërë thirrje për mobilizim të serbëve për të bllokuar rrugët.

23: 48: Drejtorit të Policisë nuk iu kërkua mendimi për aksionin në veri, dhe ky ishtë një vendim i ministrit Rexhepi. Ai tha në KTV se nuk u lajmërua fare për dorëheqjen. Ish-drejtori Maliqi tha se ai ishte i gatshëm që vetë të udhëheqë në veri aksionin për marrjen e dy pikave kufitare. “Nuk qëndron. Unë kam pasur gjithmonë gatishmërinë për të treguar përkushtimin për vendin”, ka thënë Maliqi.

23:46: Megjithëse pika 31 është vënë në kontrollin e Policisë së Kosovës, pika 1 ende nuk është në duar të Policisë. Banorë serbë lokalë raportohet se e kanë bllokuar rrugën për në pikën 1. Forca të mëdha të Policisë po tentojnë që të bisedojnë me banorët serbë për ta zhbllokuar rrugën, por ende nuk është gjetur asnjë zgjidhje.

23:34: Oliver Ivanoviq: “ثshtë vendim i pamenduar, që mund ta eskalojë situatën ndeshjëm në veri. Situata veç është e tensionuar"

23:29: Zv/kryeministrja Kusari – Lila – “ Duhet të kuptohet se Kosova është një njësi territorial dhe ligjet vlejnë në krejt territorin. Nuk mund të ketë dy zona doganore. Vendimi është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Kemi shkuar atje për ta implementuar në tërësi vendimin për reciprocitetin."

23:12 Pika 1 tashmë është marrë nën kontroll, njofton RTK. Policia e Kosovës e ka njoftuar EULEX-in se është aty me urdhër të Ministrit të Brendshë, dhe ka për detyrë të ndalojë kamionët që hyjnë nga Serbia. Situata është e qetë.

23:04 Disa serbë në fshatrat e Leposaviqit kanë tentuar të bllokojnë kalimin e Njësisë Speciale në pikat kufitarë në veri.

22: 54 Forca të shumta të Njësisë Speciale janë nisur me urgjencë për në veri të vendit, me urdhër të kryeministrit Thaçi. Transmetuesi publik, RTK, bën me dije se policia ka shkuar për të marrë nën kontroll total pikat 1 dhe 31 të kufirit me Serbinë. Aksioni i Thaçit vjen për të respektuar reciprocitetin me Serbinë, vendim i marrë para pak ditësh. Në këto momente, raportohet se kryeministri Thaçi është duke zhvilluar takime me ndërkombëtarët.

‪Blokirani put u Rudaru‬‏ - YouTube



//indeksonline
 
Top