• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shtepia e shqiptarit eshte e Zotit dhe e mikut, ja çfare shkruante diplomati ne mbres

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, ja çfarë shkruante diplomati në mbresat e tij…

131-696x487-640x448.jpg

Sado të varfër të jenë malësorët, janë krenarë të presin miq. Sipas tyre, shtëpia është e Zotit dhe e mikut. – Aleksandër Degrand Jules

Aleksandër Degrand Jules (1844-1906) ishte historian, diplomat dhe konsull i Francës në Shkodër në vitet 1893-1899. Udhëtoi kryesisht në Shqipërinë e Veriut dhe na la mjaft fotografi nga qytetet, qëndrat arkeologjike dhe natyra e bukur e vendit tonë.

Fillimisht erdhi nga Ulqini në Shkodër, u habit nga gjelbërimi i saj, pemët e shumëllojshme, shtëpitë me kalldrëm, me /ardak, oxhak e frëngji.

Portat e mëdha të tyre si dhe kalaja e qytetit, që janë vepra arti. I tërhoqën vëmendjen mjediset e brendshme të shtëpive, të pajisura me orendi të shtrenjta, të ardhura nga Venediku e Gjenova.

Mbresa i lanë pazari i Shkodrës, argjendarët që vinin sipas tij pas atyre të Stambollit si dhe hanet e mëdha me plot zhurmë.

Përshtypje të ve/antë i bënë udhëtimet në Tivar, Drisht, kështjella e Danjës, fshati Mazrek, ku fikson në aparatin e tij portrete burrash, grash, vajzash e malësorë si dhe larmia e kostumeve dhe e grave të Mirditës, Shkrelit dhe Shllakut.

Ai u dashura pas shqiptatëëve dhe ndiente një simpati të thellë për ata. Pas largimit nga Shkodra botoi në Paris më 1901 librin “Souvenirs de la Hante Albanie” (Kujtime nga Shqipëria e Epërme).

Vizitoi disa qëndra arkelogjike dhe është i pari që bëri zbulime të këtij lloji në vendin tonë; bëri vëzhgime arkeologjike në Koman, Drisht, Lezhë, Durrës e tumat e varreve dhe u befasua nga inventari i pasur i gjetjeve arkeologjike të shumëllojshme në këto vende.

Ai bëri studime edhe në kishat mesjetare, ikonat e mbishkrimet e tyre. Gjatë udhëtimeve në Mirditëë e Orosh ai thekson se katolikët e Mirditës kishin mbrotjen e mbretit të Francës. Studimet e tij dhe sidomos materiali fotografik, janë një nga vlerat e ve/anta të historisë e të natyrës shqiptare.



Kishte pasion historinë, jetën dhe natyrën shqiptare. Bëri studime të ve/anta për zakonet, sidomos ato të martesës, duke u ndalur në ato të hakmarrjes. Kur një grua vritet, -thekson ai, burri duhet të marrë gjakun e saj, në të kundërt familja e gruas ka të drejtë të vrasë burrin e ve.

Vallë shqiptarët vërtetë janë pellazgë, nga ajo racë që Homeri e quan hyjnore, pra të jenë pellazgë të mbetur të pastër dhe të papërzier deri sot, duke ruajtur gjuhën dhe shumë nga zakonet e tyre, siç dëshmojnë edhe disa autorë edhe studiues të kësaj çështjeje?

Duke iu referuar autorëve të vjetër bizantinë, ai vë në dukje lashtësinë e trojeve shqiptare.

Për të arritur në këto përfundime e ndihmoi njohja e kulturës së hershme ballkanike dhe e antikitetit greko-romak deri në mesjetë.

Për bujarinë e shqiptarëve ai shkruan “Sado të varfër të jenë malësorët, janë krenarë të presin miq. Sipas tyre, shtëpia është e Zotit dhe e mikut.”


Foto e një Beu nga Shkodra



Shqiptarë nga Shkreli

Malësorë










dardaniasacra
 
Top