• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shtatzënë dhe e papunë, 17 vite më parë nisi biznesin që sot vlen 1 miliardë dollarë (FOTO)

Shtatzënë dhe e papunë, 17 vite më parë nisi biznesin që sot vlen 1 miliardë dollarë (FOTO)


Shtatzënë dhe me burrin pa punë, Kendra Scott duhej të gjente një mënyrë për të bërë para. Teksa rrinte shtrirë në shtëpinë e saj, në Austin, Teksas, duke pritur të afronte dita për lindjen e fëmijës së parë, Kendra nisi të vizatojë modele stolish.
Kjo ndodhi në vitin 2002, kur ajo ishte 28 vjeçe dhe kishte vetëm 500 dollarë mënjanë, me të cilat duhej të provonte të hapte një biznes.

Pas lindjes, ajo vendosi të dalë bashkë me djalin dyqan më dyqan, për të shitur vathë e stoli të tjera.

“Pasi krijova koleksionin e parë, lidha djalin pas vetes me mbajtëse trupi dhe i futa shembujt e stolive në një kuti çaji”, thotë Scott, tani 44 vjeçe.
“Shkuam dyqan më dyqan, nëpër butikët e Austinit, për të shitur stolitë. I shita të gjitha që ditën e parë. Aty u bëra me biznes”, thotë ajo.
Kompania e znjsh. Scott sot vlen 1 miliard dollarë, dhe pasuria e saj është rreth 500 milionë.
Në listën e grave më të pasura në Amerikë, për vitin 2017, ajo ishte në vendin e 36-të, më lart se këngëtare si Taylor Swift apo Beyonce./TCH



















Copyright Gazeta SHQIP
 

Comments

Top