Shqiptari bie në hall me gruan, i lutet policisë italiane: Më arrestoni, më është bërë jeta ferr

Shqiptari bie në hall me gruan, i lutet policisë italiane: Më arrestoni, më është bërë jeta ferr​

-640-0-61756a2b201d9.jpg


ITALI - Një shqiptar i dënuar me arrest shtëpie në Itali, është paraqitur sërish në komisariat dhe ka kërkuar të arrestohet, me argumentimin se nuk duronte nusen në shtëpi.


30-vjeçari që banonte pranë Romës, ka thënë se nuk duronte dot bashkëjetesën me gruan.

Pas një konflikti me të, ai ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar në komisariat, duke kërkuar që të arrestohej sërish.


“Jeta ime familjare është bërë ferr, nuk mundem më, dua të shkoj në burg”, mësohet të ketë thënë burri.

I riu është arrestuar nga policia, por jo për kërkesën e tij, po për faktin se ka thyer arrestin në shtëpi.

b.g.shqip
 
Kur lexoj keto artikujt me dhune dhe zhurma familjare!
Gjithmone them nje gje: -Zot flm qe me ke kujdesur ne kete pjese!
Por nje gje ama,as 24 ore me dikend qe zihem,grihem dhe nuk kaloj qetesisht ditet e mia s`do qendroja!
 
Ja si shkoje historia.


GRUAJA- merhum, nuk sjell asnje lek ne shtepi, shiko shoket e tu dalin punojne, ti sdel as nga shtepija.
BURRI- po nuk mundem, te dal jam me arrest shtepije.
GRUAJA- te hengert mortja, as dy lek per grosh nuk sjell.
BURRI- degjon ca po them, sdal dot.
GRUAJA- pse une di bej te gjitha, te dal te punoje, te bej gjellen, te laj enet, te fshi shtepin.
BURRI- sdal dot moj se me arrestojne.
GRUAJA- te te arrestojne per ca te dua si hu ketu, te te laj te te shplaj e ti te besh grope divanin?
BURRI- ika te thash po boll.
GRUAJ- ik thyej qafen, mu hiq sysh
BURRI- *mbyll deren*
 
Top