• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Shqiptarët punojnë më shumë se qytetarët europianë

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Shqiptarët punojnë më shumë se qytetarët europianë



Sipas një sondazhi të Komisionit Europian shqiptarët qëndrojnë në punë më shumë se sa qytetarët e tjerë të Europës, 40 orë është mesatarja e javës së punës në shtetet europiane, ndërsa në Shqipëri punohet 48 orë në javë.

Serbët dhe turqit ndjekin shqiptarët me 47 orë punë në javë. Kurse në vendet e zhvilluar si Holanda, Gjermania, apo Britania java e punës zbret poshtë 40 orëshit. Sipas Kolë Nikollës, kryetar i Konfederatës së Shqipërisë ka një lidhje mes produktivitetit, orareve të punës dhe pagës.

“Në Shqipëri punohet më tepër se vendet e tjera, produktiviteti i punës është më i ulët se sa vende të tjera, Sigurisht dhe pagat janë më të ulëta, tani është një qark i mbyllur, nëse ti nuk do të rrisë pagat nuk do t’i motivosh punëtorët të punosh shumë për kualifikimin dhe formimin e tyre profesional sigurisht që produktiviteti do të jetë i ulët duke qenë produktiviteti i ulët prapë kthehesh te paga që nuk ke mundësi , prapë kthehesh te paga që nuk ke mundësi për ta rritur”, tha Kolë Nikolla.
Sipas Nikollës, organet shtetërore që duhet të kontrollojnë tregun e punës, si Inspektoriati i Punës apo Tatimet nuk e ushtrojnë detyrën e tyre, ndërkohë që nuk ka një ligj për aktivitetin e sindikatave.

“Kush quhet sindikatë ndërmarrjeje, kush quhet sindikatë profesioni, kush quhet sindikatë në shkallë kombëtare sa anëtarësi duhet të kesh, sa shtrirje gjeografike duhet të kesh, sa profesione duhet të përfshish, si regjistrohesh në gjykatë, si kontrollohesh nga strukturat e brendshme apo të tjera, atëherë këtu është një situatë kaotike”, thotë Nikolla.

Dhe në këtë pikë punëtorët janë të papërfaqësuar në të gjithë aspektet që parashikon Kodi i Punës.

“Nuk kemi as ligj për kontraktimin kolektiv i i cili është themelore për të rregulluar këto problemet e orarit të punës të pagësh shpërblimit, produktivitet të cilësisë së punës dhe të cilësisë sëe jetesës”, vijon ai.

Ndërkohë sipas INSTAT, në shqipëri një qytetar punon mesatarisht 409 orë në vit më shumë se sa qyetaret e vendeve të zhvilluara europiane.

(gazeta-Shqip.com)
 
Top