• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shqiptaret, pijedashes

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shqiptaret, pijedashes
Nje pjese e mire e shqiptareve jane pijedashes, nderkohe qe nje perqindje, relativisht e larte, eshte me shume se sa kaq. Te dhenat e fundit te Ministrise se Shendetesise japin shifra te cilat jane ne rritje vit pas viti.Te rinj, adoleshente, mosha e dyte apo mosha e trete, ne total rreth 7 per qind e shqiptareve konsumojne alkool duke e kaluar masen normale. Me te gjitha impaktet negative serioze sociale dhe shendetesore, konsumi i alkoolit vazhdon te ndjeke nje kurbe ne rritje.

Te dhenat e rendisin alkoolin etilik ne substancen psikoaktive me te konsumueshme ne vendin tone. Nderkohe qe rreth 60 mije qytetare kane shqetesime serioze te shendetit, si pasoje e konsumit te tepruar te alkoolit ne kohe. Konkretisht, studimet dhe anketimet e fundit te Institutit te Shendetit Publik dhe institucioneve shendetesore, japin shifra veçanerisht alarmante te abuzimit te alkoolit dhe rrjedhojave te ketij abuzimi. Teper domethenese, nder te tjera, Ministria e Shendetesise konsideron shifrat vijuese: rreth 7 per qind e popullsise i perket kontingjentit te konsumatoreve eksesive, tejkalues te alkoolit dhe rreth 2 per qind e saj vuan varesine etilike.

“Nje situate tille, duke perbere padyshim nje shqetesim te natyrshem, rrjedhojat e se ciles disbalancojne ndjeshem substraktin social ne teresi dhe shendetin publik ne veçanti, sjell nevojen e marrjes se masave parandaluese dhe trajtuese te ketij kontingjenti. Ne kete kuader u prezantua edhe projekti i pare ne fushen e alkoologjise klinike”, sqaron zyrtarisht ministrja e Shendetesise.

Sherbimi i alkoologjise

Sherbimi i alkoologjise, i cili do te prese pacientet e alkoolizuar dhe do te japi asistence mjekesore e sociale, do te çelet brenda muajit qershor. Lajmi eshte konfirmuar nga Ministria e Shendetesise. Alkoologjia klinike eshte nje projekt i dizajnuar nga Shkolla Evropiane e Alkoologjise dhe Psikiatrise Ekologjike dhe Karitasit Dioçezan te Udines (Itali), i cili parashikon ngritjen e nje sherbimi alkoologjik ne Shqiperi. Mbas nje bashkepunimi te institucioneve italiane me Ministrine e Shendetesise, konfirmohet se deri ne fund te muajit do te inaugurohet klinika trajtuese e varesise alkoolike.

Sherbimi ndodhet prane klinikes psikiatrike ne QSUT dhe ka nje kapacitet 10-12 shtreter. Perzgjedhja e pacienteve me varesi alkoolike, per te cilet gjykohet i nevojshem trajtimi ne kushte spitalore, perben momentin e pare te nderhyrjes trajtuese spitalore dhe qe realizohet permes anamnezes, ekzaminimit fizik dhe atij laboratorik. TCH
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Alkooli ndikon brenda 6 minutash
Alkoolit i mjaftojnë vetëm 6 minuta për të filluar të ndikonte në trurin e njeriut, konstatuan shkencëtarët. Shkencëtarët për herë të parë vërtetuan ndryshimet e shpejta që i krijon alkooli në qelizat e trurit të njeriut, marrë parasysh se testet e mëparshme u kryen ekskluzivisht me kafshë.Dëshmuan se alkoolit i mjaftojnë fiks 6 minuta për të arritur deri tek truri. Pikërisht kaq gjatë pasi që konsumatori i piu dy gota verë apo tri birrë që është baras me 0,5 promilë alkool në gjak, fillojnë të ndodhin ndryshimet në trurin e tij. Deri tek ky përfundim erdhën shkencëtarët nga Klinika Universitare në Heidelberg, raporton Telegraph, duke testuar tetë burra dhe shtatë gra që kanë pirë sasi të caktuar të alkoolit duke qëndruar në MRI skanerin e trurit.

Qëllimi ishte që sasia e alkoolit në gjak të arri në 0,5 promilë gjë është kufiri mbi të cilin njeriu nuk do të duhej të ulej afër timonit, megjithatë nuk është seriozisht i dehur. Me ndihmën e skanerit shkencëtarët kanë mundur të vëzhgojnë edhe ndryshimet e imëta në tru që pasuan pikërisht pas 6 minutash. Interesant se këto ndryshime ndodhën njëkohësisht edhe tek burrat edhe tek gratë.
 

Ivani

Anëtar i ri
po cte bejn shqiptaret e shkrete,papunesija i ka fajet per mendimin tim,edhe po te shikosh te gjithe pijet alkoliket e forta ne shqiperi jane shume here me te lira se produktet e tjera,gje qe i ben kryesisht te rinjte te biene ne kurthin e alkolit
 

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
po cte bejn shqiptaret e shkrete,papunesija i ka fajet per mendimin tim,edhe po te shikosh te gjithe pijet alkoliket e forta ne shqiperi jane shume here me te lira se produktet e tjera,gje qe i ben kryesisht te rinjte te biene ne kurthin e alkolit
te ka ngelur mendja pune, pune,,

rri or ti se te ishte e mire puna punonte dhe mbreti!

lol
 

agrodolce

Anëtar i Respektuar
Po ca t ebejn te shkretet , alkoli dhe politika i ka ngel , se mos shqetesohet shteti me i gjet pune apo tjeter , shteti shqetesohet vetem per karriken e vet ...
Vend koti ..
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Skane faj... i drejtohen asaj per qetesi. Stresi, stresi.

Ishallah ndihmon ky sherbim.

Afer qendres psikiatrike e paskan cuar kete sherbimin? :uffa:
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
ncccnncnnc u prish rinija kan hashashin e lazaratit qe eshte i mrekullueshem shkojne epin alkol gabim . alkoli seshte gje e mire por duhet se ka lezet .
 

Lauri

Anunnak
Te titullohej " Shqiptaret pijaneca" do ishte me mire.
Kafe me raki, konjak, ferrnet ne mengjez heret vetem shqipet pine :D
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Te titullohej " Shqiptaret pijaneca" do ishte me mire.
Kafe me raki, konjak, ferrnet ne mengjez heret vetem shqipet pine :D
ne itali ne 5 te mengjesit njerezit pijne capuccino dhe brioch ne al i shikon duke mbajtur radhen per 1 teke raki jemi me te vertet pijedashes
 

agrodolce

Anëtar i Respektuar
Te titullohej " Shqiptaret pijaneca" do ishte me mire.
Kafe me raki, konjak, ferrnet ne mengjez heret vetem shqipet pine :D

Sipas studimeve , vetem ruset na e kalofshin ne kete LOL LOL se edhe ato , nga statistikat qe degjova nje dite ne radio me habiten fare , mbi 50 % e popullsis ishte alkolist, por te pakten ato justifikohen se e pine nga i ftoheti i madh qe bon , por shqipet qe jan ne mesdhe ca arsyje duhet te ken valle LOL
 
Top