• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shqiptarët, jetikë për Presidentin e ri të SHBA, po cili na vlen më shumë Trump apo Biden?!

Shqiptarët, jetikë për Presidentin e ri të SHBA, po cili na vlen më shumë Trump apo Biden?!​

1604493441935.png

Duket tashmë e qartë se beteja e Presidentit të SHBA-së do të zgjidhet në një nga 3 shtetet kyçe të Midwest-it, ku njëri nga të cilët është Michigan-i. Shtet ku jetojnë rreth 50 mijë votues të regjistruar shqiptarë, e për të cilin Shqip ka bërë të ditur që prej kohësh që i ka dhënë një rëndësi të madhe votës së Shqiptarëve.
Aktualisht Trump është 110 mijë vota përpara, ndërkohë që ende nuk janë numëruar votat me postë të Detroitit, qytet me numrin më të madh të banorëve.

Nëse gara do të zgjidhet në Michigan, atëherë votat e shqiptarëve do të jenë jetike, nëse gara do të zgjidhet në Wisconsin-i, atëherë votat e serbëve do të jenë të rëndësishme, nëse votat do të zgjidhen në Pennsylvania, ku ka një komunitet të madh rus, ata do të jenë gjithashtu shumë të rëndësishme.
Por realisht cila është diferenca për Shqiptarët nëse fiton Donald Trump e Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë. Me “letra” pra me angazhim politik i bie që Biden, i cili ka 46 vjet në politikë ka një eksperiencë dhe kontribut më shumë për çështjen shqiptare, pasi ka qenë në kohën e luftës së Kosovës kryetar i Komitetit të Senatit Amerikan për Krimet e Luftës në Kosovë.

Por Biden ishte zv.president 8 vjet në kohën e Presidentit Barack Obama, ku axhenda e tij nuk se prevaloi tek shefi i tij, por ndoqi një linjë zyrtare.
Në kohën e Obamës, Kosova pati dy probleme: shtimin e fusnotës, pra shënimit që është një shtet që nuk njihet nga OKB në dokumentet ndërkombëtare, si dhe u themelua Gjykata Speciale kundër UÇK-së.

Ndërkaq, kur ishte Presidenti Donald Trump, në mandatin e parë ndodhi takimi i bujshëm i krerëve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë që firmosën paktin për bashkëpunimin ekonomik dhe minishengenin ballkanik. Pakt që është më shumë ujë sesa materie.

Në Shqipëri, në kohën e administratës Obama, ku Biden ishte Zv.President dhe priti në zyrën e tij Edi Ramën e Saimir Tahirin, u firmos marrëveshja me FBI për krijimin e BKH-së dhe mbështetjen për reformën në drejtësi. Marrëveshje që e mbajti në fuqi me po të njëjtin intensitet edhe administrata Trump.

Por ka një detaj jo të vogël që pse Trump ka një aset më të çmuar në Shqipëri sesa Biden. Bëhet fjalë për 3 mijë opozitarët e Iranit apo “muxhahidinët e popullit”. Njerëzit e persekutuar nga regjimi i Ajtollahëve që ndodhen në kampin e Manzës ka ditë që janë në ankth të madh. Ata thonë se po fitoj Biden, rikthehet marrëveshja me Iranin dhe bie presioni apo ambjenti i sanksioneve kundër Teheranit.

Prej muxhahidinëve, Shqipëria ka humbur pjesërisht mbështetje nga disa shtete Europiane që kanë marrëveshje tregtare me Iranin por ka lidhur relacion të afërt me SHBA. Madje edhe Rama e Trump u bënë miq, kur kryeministri shqiptar dëboi ambasadorin iranian, edhe pse në 2016 doli në CNN e foli kundër Trump.

(Richard Grenell në takim me komunitetin shqiptar të Michigan)

Politika më shumë se emocion është interes, e në këtë aspekt Shqipëria nuk se ka ndonjë piketë te preferuar tek Biden, edhe pse shumë njerëz e simpatizojnë falë aksionit të tij në të shkuarën.

Biden ka vizutuar dy herë Serbinë kur ishte Zv.president dhe deklaroi atëherë se SHBA nuk vë kusht për Beogradin njohjen e Kosovës. Por ka një kleçkë: SHBA ka qenë më e dobishme për shqiptarët pikërisht atëherë kur nuk është e impenjuar në fronte apo luftra të tjera.

Në 1919, Presidenti Willson luftoi për pavarësinë e mos copëtimin e Shqipërisë në Luftën e Kombeve kur SHBA ishte e pahyrë apo sapo hyri në Luftën e Parë Botërore. Në 1999, Presidenti Clinton nuk ishte i përfshirë në asnjë konflikt ndërkombëtar dhe ndërhyri në çlirimin e Kosovës. Pavarësia e Kosovës u shty nga Presidenti Bush nga përfshirja e Afganistan e Irak.

Presidenti trump jo vetëm që nuk është në luftë por e ka si parim të mos e bëjë këtë. E në këtë atmosferë firmosi marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.
g,shqip
 
Private conversations
Help Users
    Top