• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shqiptarët e Maqedonisë s’janë të barabartë as në bibliotekë

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг


Studentët shqiptarë që janë anëtarë të bibliotekës ‘Shën Klimenti i Ohrit’ në Maqedoni, janë ankuar se nuk trajtohen si të barabartë me studentët e tjerë maqedonas të abonuar në këtë bibliotekë, bën të ditur ‘Bota Sot’.


Studentët janë ankuar se jo vetëm ka kushte të këqija higjienike, por edhe për shkak të anashkalimit të kërkesave të studentëve shqiptarë që përbëjnë shumicën e lexuesve të kësaj biblioteke. Një nga studentët që ankohet thotë se as gjuha shqipe nuk figuron gjëkundi, as festat e shqiptarëve nuk njihen dhe as punonjës shqiptarë nuk gjenden në këtë bibliotekë.


Rreth 180 studentë kanë firmosur një peticion për largimin e drejtorit të kësaj biblioteke, Mile Bosheski, si dhe për plotësimin e kushteve që i bëjnë ata të ndihen të barabartë me studentët maqedonas. Peticionin ia kanë dërguar Ministrisë së Kulturës, që nga ana e vet nuk iu ka kthyer asnjë përgjigje.









​shekulli.com.al
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Shqiptarët e Maqedonisë s’janë të barabartë as në bibliotekë

Kujt ti ankohen se ? mos eshte hera e par kjo se ju behet diskriminim atyre! ja shiko vendet ku jetojn psh, ke lagjet e tyre cfar dallim ka me ate ku jan ne shumice shqiptar, ne shqiptaret u mesum keshtu te te ndihemi te huaj ne shpin ton.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Shqiptarët e Maqedonisë s’janë të barabartë as në bibliotekë



Studentët shqiptarë që janë anëtarë të bibliotekës ‘Shën Klimenti i Ohrit’ në Maqedoni, janë ankuar se nuk trajtohen si të barabartë me studentët e tjerë maqedonas të abonuar në këtë bibliotekë, bën të ditur ‘Bota Sot’.


Studentët janë ankuar se jo vetëm ka kushte të këqija higjienike, por edhe për shkak të anashkalimit të kërkesave të studentëve shqiptarë që përbëjnë shumicën e lexuesve të kësaj biblioteke.
Kushtet higjenike sjane te njejtat dhe per shqiptaret dhe per maqedonsat? Apo kur shikon shqiptar i thone "ti kalo tek dhoma me plehra!"....Bibloteka nje eshte, kushtet jane te njejtat.


Një nga studentët që ankohet thotë se as gjuha shqipe nuk figuron gjëkundi, as festat e shqiptarëve nuk njihen dhe as punonjës shqiptarë nuk gjenden në këtë bibliotekë.
Si nuk figuron gjuha shqipe? Qe skane libra ne gjuhen shqipe? Nuk mund te detyrosh bibloteken te mbaj libra ne gjuhe tjeter pervec gjuhes nacionale, varet nga bibloteka dhe fondet qe ka. Bibloteka mund te mbaj disa libra ne gjuhe me kalim internacional, dhe mqs jane afer Shqiperise, mund te kishte dhe libra Shqip, por kjo nuk eshte me detyrim.

Festat shqiptare nuk njihen? Po Shqiperia feston gje festat e Maqedonise? I njeh ato?!
Aq kohe sa je ne toke te huaj, ske si te pretendosh te jesh i trajtuar sikur te ishe ne shtepine tende ( ne Shqiperi).

Nuk ka punojes shqiptar- mbase nuk kane pasur aftesi per te zen nje vend pune atje, mbase ska qene njeri i disponueshem per ato vende pune, ose nuk kane dashur te punesojne shqiptar. Jane te gjitha mundesite, jo vetem e fundit.


Rreth 180 studentë kanë firmosur një peticion për largimin e drejtorit të kësaj biblioteke, Mile Bosheski, si dhe për plotësimin e kushteve që i bëjnë ata të
ndihen të barabartë me studentët maqedonas. Peticionin ia kanë dërguar Ministrisë së Kulturës, që nga ana e vet nuk iu ka kthyer asnjë përgjigje.
Studentat shqiptar, nuk mesojne ne gjuhen maqedonse atje? Librat nuk duhen ne maqedonse?

Me duket disi pa baze kjo kerkese, nuk mund te kerkojne nje bibloteke komplete ne gjuhen shqipe, ne toke te huaj.
Nqs e financon shteti shqiptar (dhe me tej e miremban - paguan rogat per biblotekaret, paguan libra, etj), dakord, por shteti maqedon ska asnje detyrim.
 

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
Titulli: Shqiptarët e Maqedonisë s’janë të barabartë as në bibliotekë

Me kujton te njejten situat si ne SHBA dekada me par...
SHQIPERI ETNIKE! (me mir)
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Shqiptarët e Maqedonisë s’janë të barabartë as në bibliotekë

Vertet kjo nuk eshte mir, sepse padrejtesia vret dhe kur ajo vret, tani hapen konfliktet. Pra, pse te jene deri ne kete shkall te padrejt, kur numri i shqiptareve eshte me i madh ne ate vend sesa i maqedoneve, sepaku te punojn drejt.

Vertet drejtesia eshte pune e te sinqerteve dhe ate nuk mund ta posedoj cdokush. //
 

AppleCrisp

Anëtar i ri
Titulli: Shqiptarët e Maqedonisë s’janë të barabartë as në bibliotekë

O te mjeret ne Shqiptaret :(
 

Deuid

Anëtar i Nderuar
Titulli: Shqiptarët e Maqedonisë s’janë të barabartë as në bibliotekë

Zgjedheja me e mira eshte , qe te bashkohemi ne nje shtete te madhe Shqiptare . Rrahjet e femijeve-nxenseve ne ditet e fundit tregojn me se miri padrejtesin , diskriminimin e shqiptareve ne kete shtete sllavo-ortodoks .
 
Top