• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shqiptarët dhe gjuha e huaj: Vendi që di më pak anglishten në rajon

Në botën e sotme, gjuha angleze demonstron një efekt të fortë të rrjetit: sa më shumë njerëz ta përdorin atë, aq më i dobishëm bëhet. Më shumë se një miliardë njerëz flasin anglisht si gjuhë e parë ose e dytë, dhe qindra milion më shumë si një e treta ose e katërta. Për zgjerimin e bizneseve, të diplomuarve të rinj, shkencëtarët dhe studiuesit dhe turistët ndërkombëtarë, aftësia angleze zgjeron horizontet, ul pengesat dhe shpejton shkëmbimin e informacionit.

Duke marrë në konsideratë këtë, raporti më i ri i mësimit të gjuhës angleze, kryer nga “EF Education First”, thekson se cilat shtete e kanë mësuar anglishten si gjuhë e dytë, më mirë se të tjerat. Për të tretin vit radhazi, Holanda kryeson listën.

Shqipëria renditet në vendin e 50-të, apo ndër vendet që e dinë më pak gjuhën angleze në Evropë. Sa i përket pjesës tjetër të rajonit, Serbia renditet në pozita më të mira, duke u grupuar në grupin e shteteve që e dinë mirë, Maqedonia në grupin e Shqipërisë, ndërsa Kosova nuk figuron në listë.

Vendet nordike përsëri dominuan në renditjen e gjuhës angleze: Holanda u rendit e para, pasuar nga Suedia, Norvegjia dhe Danimarka. Zvicra mbetet në grupin e vendeve me aftësi “të larta” në gjuhën angleze, por EF vërejti një rënie të vogël në të gjitha rajonet e gjuhës gjermane. Ndërkohë, vendet e mëdha, si Spanja dhe Italia, janë renditur edhe më poshtë, 35, përkatësisht 36. Arabia Saudite, Kirgistani dhe Libia zunë pjesën e poshtme të renditjes.

Stimujt për të mësuar anglisht nuk kanë qenë kurrë më të mëdha se sa në ditët tona globale, thekson raporti. Dhe akoma, kërkesa për aftësi angleze tejkalon furnizimin. Sistemet e arsimit të themeluara si përgjigje të revolucionit të parë industrial ende nuk janë përshtatur me kërkesat e katërt.

Shpesh e shohim aftësinë angleze të paraqitur si një avantazh konkurrues, por një raport i fundit sugjeron që është po aq e rëndësishme për lidhjet që mundëson. Këto lidhje mund të ndihmojnë individët të gjejnë punë më të mira ose të fillojnë bizneset e tyre.

Monitor
 
Top