• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shqiptarët dhe diplomacia

Element

Anëtar i Respektuar
Pajtoheni se shqiptarët ende nuk kanë sens dhe afinitet diplomatikë , nëse po, ku mendoni se qëndrojnë arsyjet për këtë hendikep ?
 

DarkLord

Silence is Golden!
Titulli: Shqiptarët dhe diplomacia

Eshte e rendesishme qe elitat politike ne Shqiperi te kuptojne se politika e jashtme duhet lene diplomateve te karieres. Madje, eshte me se e nevojshme te krijohet nje tradite ku edhe Ministri i Jashtem te emerohet prej niveleve akademike apo sherbimit diplomatik. Ne kete menyre politika e jashtme nuk do te perdorej per qellime marketingu te brendshem. Si dhe interesi kombetar do te arrihet bazuar ne pragmatizem dhe konsistence. Pa dyshim, kjo do te mundesonte qe edhe pjeset tjera shqiptare ne ballkan te perfitojne prej kesaj.
 

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Titulli: Shqiptarët dhe diplomacia

ثshtë edhe diçka tjetër përveç atyre që ka thënë Hajduti me të cilat pajtohem plotësisht.Mendoj që është edhe më kryesorja,politikat e jashtme të një shteti asnjëherë nuk ndryshojnë në varësi të partisë në pushtet,ato janë diçka më e madhe se sa pushteti i brëndshëm dhe politikat e tij,si rrjedhojë në vendet e tjera kemi një stabilitet të përhershëm kur flitet për diplomacinë,qëndrimet janë gjithmonë të njëjta, me ndryshime të vogla.Tek ne, politikat ndryshojnë në bazë të ministrit të zgjedhur,ky është një gabim kolosal.Përveç përzgjedhjes jo të saktë dhe mbi parime të shëndetshme të diplomatëve është edhe një problem tjetër,ne nuk kemi një politikë të tillë e cila të ketë një platformë të qëndrueshme dhe ta zbatojë atë me përpikmëri.Nëse është një pozicion tek i cili parimi i ç'do shtetari duhet të jetë meritokracia kjo është diplomacia e jashtme.Për të kuptuar se si jemi ne me diplomacinë mjafton të shohim,Luiz Heilli, atashe kulturor në Francë,vëllai i Jozefinës, ambasador në Itali etj etj. Janë poste të cilat për asnjë lloj arsyeje nuk duhet të uzurpohen për qëllime të individëve të caktuar.Përkundrazi këtu duhet të këmbëngulet që ata të cilët janë diplomatë karriere të mbeten të tillë pa marrë parasysh se cila qeveri vjen në pushtet në Tiranë.
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Shqiptarët dhe diplomacia

Pajtoheni se shqiptarët ende nuk kanë sens dhe afinitet diplomatikë , nëse po, ku mendoni se qëndrojnë arsyjet për këtë hendikep ?
Pajtohem, dhe arsyet kryesore,

- Kemi po te njentet personazhe qe i perkasin te kaluares,
- Servilizmi , luan rol shume te madh, dhe them qe kjo eshte trasheguar po nga e kaluara
-Prb tjeter Goxha Shqetesues eshte INJORANCA, ne politiken Shqiptare nuk eshte nevoja te kesh kualifikime apo te njihesh ne fusha te caktuara, mjafton te luash lojen mire dhe ta pasosh topin gjithmone tek kapiteni ose interesat e tij,

Dhe prb tjeter por jo e fundit pasi kemi shume ne vazhdim eshte ,

- Fazat e tranzicionit te politikes,
 

Aver

VIP
Titulli: Shqiptarët dhe diplomacia

Pajtoheni se shqiptarët ende nuk kanë sens dhe afinitet diplomatikë , nëse po, ku mendoni se qëndrojnë arsyjet për këtë hendikep ?
Shqiptaret ne radhe te pare duhet te dijne te mbajne qendrim dhe te kene dinjitet personal. Ka qarkulluar nje barcolete ne mes te diplomateve amerikan te cilet, pas takimeve qe i kane pasur me shqiptaret, e kane pyetur njeri tjetrin: he, si e ke shpinen? Duke perqeshur shqiptaret per servilizmin e tyre, se si ja rrafin shpinen secilit te huaj qe e dergon puna ketej.

Te tjerat vijne me pervoje.
 
Top