Shqiptar! Mos u friko nga dashuria!

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Me shume komente gocash per te treguar qe dine, meshkujt avdalla hesapi. E pastaj plas xhelozia pse ikin me te huaja LOL

ps e kam thene problemin e shqiptarve ne pergjithesi, spo e shkruaj prape se hapen fjalorat dhe ketej.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Kete ndjesi te perjeteshme njeriu e ka quajtur dashuri, dicka qe e do,qe s'ben dot pa te.Ndjesi qe burimin e ka nga bota shpirterore nga e cila rrjellim te gjith ne qeniet e gjalla.Ne ndryshim nga qeniet e gjallesat e tjera te cilat jetojne natyrshem me kete ndjenje universale,njeriu gjithmon eshte munduar ta bej kete ndjenje sa me te prekshme.Kesaj ndjenje sublime njeriu i ka thurur vargje poetike,drama empirike, filozofi , histori ,art e kultur.Si per te mbajtur ndezur kujtimin e se perjeteshmes, qe ne subkoshiencen e tij te pa eksploruar therret e cirret ne shterim.Jan dy bote diametralisht te kunderta shpirterorja dhe materialia!Mbrekullia ketu qendron, nje shpirt brenda nje trupi material te limituar qe mundohet te eksploroj brendesin e tij shpirterore me trupin e e tij relativ ne boten materiale.Dashuria (energjia e lartesuar perjetesia) tenton te ekspadohet ne dimensione me pak te evoluara (Materia) , per ti dhen jete cdo gjeje te ngurt e pa prespektiv.

Ku qendron njeriu ketu?
Dashuria eshte pra me njeriun pergjithmon, si nje energji e pa krijuar nga askush dhe e perjetshme.Ajo merr trajta ne materie duke i dhen frymen e jetes
relative ne universet materiale (te ngurta ,te prekshme,te krijueshme dhe relative per shkak te efektit distanc kohe). Pra, njeriu dhe cdo specie ne materie merr jete vetem nga kjo energji e pa shtershme e pa korruptueshme e perjeteshme.Quajeni si te doni Zot ,Allah,Dio etj etj..! Sipas kesaj logjike kuptohet fare leht se cdo qenie ne kete univers ka nje prejardhje ne universet ku perjetesohet dashuria.

C'fare po projekton njeriu ne kete planet?

Besoj se kjo eshte ajo qe na intereson te gjithve. Njeriu eshte i pa vetedishem se kush eshte,se pse eshte dhe cfare duhet te bej. Pse e them kete? Sepse kjo eshte pyetja fillestare qe njeriu i ben vetes fshehurazi te tjereve.Duke u fshehur ne masken e perzonazhit qe ka krijuar ne baze te edukatoreve te tij qe ne fillimet e jetes ( familja, kopeshti,shkolla fillore, mesmja ,gjimnazi, universiteti ,akademia,administrata,shteti, atdheu e ne fund zoti i te vdekshmeve, institucionet fetare. Imagjinoni se si mund te korruptohet nje qenie e sapo lindur me dokra e dogma te cilat edhe ata qe i shesin si te mirqena jan te korruptuar te njejte. Duke u ndalur tek individi e duke ju afruar temes kuptojme se nuk ka te bej as me rraca as me kombe as me kontinente,eshte injoranc e madhe te diskutohet per nje ndjenje kaq sublime rreth nje qarku te ngusht njerezish (shqiptaret).

Dashuria nuk i perket askujt, vecse ajo pershkon gjithkend cdo kohe e kudo. Njerezit kurr skan per ta kuptuar kete form dashurie perderisa zemrat e tyre nuk jan te hapura e ne sinkron me energjin e jetes.Si mund te doje nje njeri dike tjeter kur ndjehet i cunguar e i pa vetedishem per veten e tij ?! Per mua kjo eshte thembra e akilit,ndaj njerezit mundohen te gjejne dike qe ti doje.E per kete ata gjithmon largimin e kthejne ne traum ne disfatizem e per kete shkatrrojne veten e tyre ne melankolizem urrejtje xhelozi e vete flijime teorike dhe praktike. Jo te dashurit e mi kjo nuk eshte dashuri,kjo eshte frika per te egzistuar ne nje bote qe nuk e njeh e as te njeh. Jemi te gjith ne nje anije e do vazhdojme te jemi deri kur te iluminohemi.

Dashuroni gjithshka por mbi te gjitha veten tuaj!

Do ishte nje perseritje pjeserisht apo e gjitha ,po te shkruaja dicka me teper. :)
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Se di kam nje pershtypje kshu qe e derdellisim shume sa e bejme llume fare. Sidomos i kam zet ato maraket tona per t'i ndare dashurite tona me te tjeret.

Per mua eshte nivel i ulet, skajshmerisht i ulet, kur ti dashurine qe te ka dhene dikush, te ka fal trupin, aq me shume edhe shpirtin e ti del sokaqeve e e ndan me tjetrin. Them se ky baltim qe i behet dashurise ja humbe humbe cdo vlere dhe deliresine. :liber:
 
Top