Shqiptar! Mos u friko nga dashuria!

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Pse shqiptarët turpërohen nga vetja atëherë kur dashurojnë? Pse shqiptarët janë të ngurrtë dhe më të lehtë e kanë ta nisin një luftë se sa që tërë
ndjenjat t’ia shprehin njeriut që e dashurojnë? Pse shqiptarët tërë kohën
vuajnë për dashuri, ndërsa në të njëjtën kohë dashurinë e trajtojnë si diçka
që, te burrat e zvogëlon burrërinë, te gratë sikur i bënë të duken budallaqe?

Shumë PSE?
Pse pafund?
Nuk kam përgjigje!
E di vetëm atë se ne, edhe pse tërë
kohën jemi të etur për dashuri, në të
njëjtën kohë, sikur turpërohemi nga
vetja dhe për dashurinë flasim si për
një dehje kalimtare dhe një shpërthim
adoleshent. Dhe duke e bërë këtë e
nënvlerësojmë detajin më të rëndë-
sishëm të njerëzores brenda nesh. Sikur harrojmë se është mu dashuria ajo
që na bënë njerëz, sepse përndryshe
do të ishim qenie të robotizuara ose
kushedi çka tjetër.
E di se gjithnjë do të ketë shumë nga
ju të cilët do ta sfidojnë mendimin
se dashuria duhet të shprehet në të
gjithë madhështinë e vet. Me të drejtë do të merrni shumë shembuj nga
jeta e përditshme. Të gjitha ato janë të
vërteta, sepse të guximshmit, ata që
insistojnë në nevojën që të shprehet
dashuria, rrezikojnë të trajtohen si joserioz.
E tillë është shoqëria jonë. Më të lehtë
e ka të të përqesh se sa që të përpiqet
ta kuptojë pikëvështrimin tënd.
Oh Zot! Deri kur serioziteti do të kuptohet vetëm si fytyrë me mrrola dhe
shikim akull!
A nuk kemi mjaft fytyra të mrrolura?
Nuk do mend se në këto rrethana
e krijojmë një situatë ku dalin disa
“ekspert” të cilët përpiqen ta na bindin se dashuria është diçka tepër e
komplikuar për thjeshtësinë tonë!
اfarë budallallëku?
Këta ekspert e bëjnë këtë sepse, duke
jetuar tërë kohën në maska, kanë harruar se si është të jesh vetja. Njeriu që
refuzon të jetë vetja, është i paaftë që
ta përjetojë dashurinë prandaj edhe e
trajtojnë atë si diçka të paarritshme.

Lëri frazat e kota!
Shiko brenda në vete dhe do ta kuptosh!
Dashuria nuk është anije kozmike ku
të duhet trajnim special për ta pilotuar.
Dashuria është e thjeshtë dhe që të gjithë njëlloj e përjetojnë.
Dashuria i nënshtron të gjithë! Të pasur, të vobektë, të rinj e të moshuar,
aristokratë dhe të rëndomtë, që të
gjithë njëjtë dashurojnë.
Në përralla rëndom flitet për dashurinë e një princi dhe një princeshe, jo se
dashuria është për princa dhe princesha, por vetëm që të na përkujtojë se,
atë çast kur e përjeton dashurinë, secili
prej nesh është princ dhe princeshë.
Disa njerëz thjeshtë kanë lindur për
njëri-tjetrin.
Këtë e ndien atëherë:
-kur ulesh dhe fillon t'ia shkruan një
SMS më të thjeshtin,
-kur e thirr me emër përkëdhelës që
vetëm ju të dy e dini,
-edhe pse jeni me kilometra larg, fytyrën ia sheh çdo ditë sepse e ke të
ngulitur në çdo pjesë të kujtesës që
tani e jeton si të tashme,
E ndien edhe atëherë kur grindeni për
gjërat më të kota!
Sikur edhe e tërë bota të futet në mes,
asgjë nuk mund të ju shuajë dashurinë.
ثshtë një ligj në natyrë i cili vlen kudo
dhe atë ti nuk duhet ta injorosh.
Edhe pse ju keni lindur për njëri-tjetrin,
dhe i tëri universi renditet në mënyrë
që të qëndiset ajo që është e paracaktuar, gjithnjë është një kundërforcë
(mu sikur test i vendosmërisë tënde) e
cila kundërvihet për ta pamundësuar
atë.
Veprim dhe kundërveprim!
Kjo krijon fërkim,
... shkëndija të përziera në gaz, lot,
lumturi dhe dhimbje!
Por vetëm në këtë fërkim merr kuptim dashuria, si energji që i lëkund
themelet e vet krijimit, sepse edhe
pse gjithçka është e paracaktuar,
njeriu është dalluar nga të gjitha qeniet tjera.

Njeriu është i pajisur me vullnet të lirë!
Vullnet të ndjek ëndrrat e veta.
E ku ka ëndërr më të madhe se dashuria!

Albatros Rexhaj ( filozofi urbane)
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Shqiptar! Mos u friko nga dashuria!

Vetem Shqiptaret kane frike kshu .....hajt pra Shqipetar mos u frikeso , beje zemren gur :p

Ps... Nuk e dija qe kemi turp ga Dashuria :S
 
Titulli: Shqiptar! Mos u friko nga dashuria!

Edhe dashuria ka filluar te matrealizohet , per ate, shqiptaret po kane frike te dashurojne sepse dashuria po kushton me leke ! E ne ''shqiptaret'' te ngrat , s'jemi prej atyre qe posedojm leke .
 
sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Shqiptar! Mos u friko nga dashuria!

Pse shqiptarët turpërohen nga vetja atëherë kur dashurojnë? Pse shqiptarët janë të ngurrtë dhe më të lehtë e kanë ta nisin një luftë se sa që tërë
ndjenjat t’ia shprehin njeriut që e dashurojnë? Pse shqiptarët tërë kohën
vuajnë për dashuri, ndërsa në të njëjtën kohë dashurinë e trajtojnë si diçka
që, te burrat e zvogëlon burrërinë, te gratë sikur i bënë të duken budallaqe?

Per pak po i qajme hallin shqiptareve, pse kane turp:p
Nuk besoj qe behet fjala per turp, e sidomos per nje turp qe kap tere kombin.
Mbase natyra e shqiptarit eshte me e eger, dhe nuk e shpreh dashurine me lule e cokollatina sic e ben francezi :p, por kjo sdo te thot qe nuk kane menyra qe e shprehin.
Cdo njeri qe ka ndjenja gjen nje menyre per ti shprehur.
 
xhebrail

Mangup me Licenc
Titulli: Shqiptar! Mos u friko nga dashuria!

kush ka mer frike nga dashuria njof shqiptare qe mbajne gruan edhe nga 5 dashnore e sju be syri terrt
 
GLOOM

Catch me if you can...
Titulli: Shqiptar! Mos u friko nga dashuria!

kush ka mer frike nga dashuria njof shqiptare qe mbajne gruan edhe nga 5 dashnore e sju be syri terrt

Nuk behet fjale per trimeri e zotesi e per listen e gjate me sa femra,me sa nr etj etj...Behet fjale per shprehje,shfaqje te ndjenjave...

Meshkujt shqiptare kane turp,ndoshta I duket se I merret per dobesi,ndoshta kane nje krenari te zhvilluar me shume sec duhet,edhe pse me njeriun qe do ska pse ekziston krenaria...Ama mos te leme edhe pa permend,edhe ne shoqeri ndodh kur shohin ndonje cun qe ben shume ose e shfaq dashurine ndaj nje femre,fillojne edhe shoket ta vene ne loje : Ben burri keshtu per nje femer,aman se u shkrive pas saj etj etj...Keshtu qe duke ditur qe egoja mashkullore eshte me e forte se ajo e femres,mashkulli duket qe preket ne keta rrethana,ndaj dhe nuk shfaqet shume...Femra si natyre eshte shume me teper emotive e shfaq ca ndjen,e perjeton dhe mbi te gjitha e vlereson...
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Shqiptar! Mos u friko nga dashuria!

Edhe une mendoje se burrat shqiptar edhe jane te turpshem edhe duan ta ruajne kinse ate burrerine edhe pse kjo burreria e tyre mjafte shpeshe perfundon me mustaqe te lagura ose me deshiren per ti lagur mustaqet :yep:
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Shqiptar! Mos u friko nga dashuria!

Meshkujt shqiptare kane turp,ndoshta I duket se I merret per dobesi,ndoshta kane nje krenari te zhvilluar me shume sec duhet,edhe pse me njeriun qe do ska pse ekziston krenaria......

me duket se po krahason me mashkullin e kohes se Gurit :)

Kjo nuk eshte aspak e vertet perkundrazi .... ( mbase per 1 pjese te vogel por jo ne pergjithesi )
 
Redaktimi i fundit:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Shqiptar! Mos u friko nga dashuria!

Zakonisht njeriu ne kete rast mund t'flas vetem per njerezit t'cilet i njeh, i ka dashuruar, apo ka ndegjuar nga shoqet/familjaret. Perndryshe, per pjesen tjeter mos t'me flet askush, ngase qiriun askujt nuk ua kemi mbajtur. :cool:
 
GLOOM

Catch me if you can...
Titulli: Shqiptar! Mos u friko nga dashuria!

me duket se po krahason me mashkullin e kohes se Gurit :)

Kjo nuk eshte aspak e vertet perkundrazi .... ( mbase per 1 pjese te vogel por jo ne pergjithesi )

Ne jetojme akoma ne nje shoqeri patriarkale,jetojme akoma ne martesat kunder deshires e ti me thua akoma krahasimi kot?O Zana kur I thua mashkull ti cfare nenkupton??Jo per gje por une nuk quaj mashkull keta femijacat 19-20 vjec qe bejne dhurata Shen Valentini,tullumbace etj etj...Mashkull eshte nje person I pjekur,me thuaj ti sa I thote babi mamit tend te dua?Sa preken e puthen ne syte e femijeve prinderit?Tani do flasim realitetin apo do flasin hajt per te shkruar dicka?...

Meshkujt shqiptare kane turp te shprehen,jo se nuk dashurojne,jo se skane ndjenja por e kane me te veshtire se femra ti shprehi ato...Nese femra e shpreh dashurine me cdo gje,me puthje veprime etj etj...Mashkulli jo edhe e di kush e shpreh?Vec ata qe kane shume shume vite emigrim...Tani jane 10 jane 100 vallahi sjam marr me kete studim,por rendesi ka qe ekzistojne...
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Shqiptar! Mos u friko nga dashuria!

Mashkulli jo edhe e di kush e shpreh?Vec ata qe kane shume shume vite emigrim...T

I provove ti tgjithe meshkujt qe s'jane ne emigrim ?

Sa preken e puthen ne syte e femijeve prinderit?

Dhe sipas teje kjo do t'thote se nuk dine te shprehen, nqfs nuk preken e puthen ne syte e femijeve loool. Jep Zot mend ku s'ka, AMIN :cool:

p.s. BURRE eshte ai i cili prane femijeve nuk ben gjeste te tilla. Mund te ndodhe qe ne vetmi t'i shprehet gruas, sidomos ne dhomen e tyre :plazh:
 
MasteR

I'm offline
Titulli: Shqiptar! Mos u friko nga dashuria!

Kush e tha kete gje....
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои

xhebrail

Mangup me Licenc
Titulli: Shqiptar! Mos u friko nga dashuria!

kush ka frike ore ...
Po flisni per katundet e shqiperise ne kosove eshte normale te puthesh gruan para fmijve puuthje te lehte jo puthje *****grafike qe ta din edhe femija se sa shume duhen prinderit e tyre.
Secili fmij ka nevoje te dije se ka dashuri mes prinderve
 
GLOOM

Catch me if you can...
Titulli: Shqiptar! Mos u friko nga dashuria!

I provove ti tgjithe meshkujt qe s'jane ne emigrim ?

Dhe sipas teje kjo do t'thote se nuk dine te shprehen, nqfs nuk preken e puthen ne syte e femijeve loool. Jep Zot mend ku s'ka, AMIN :cool:

p.s. BURRE eshte ai i cili prane femijeve nuk ben gjeste te tilla. Mund te ndodhe qe ne vetmi t'i shprehet gruas, sidomos ne dhomen e tyre :plazh:

I provove ti tgjithe meshkujt qe s'jane ne emigrim ?
Ti a the
Zakonisht njeriu ne kete rast mund t'flas vetem per njerezit t'cilet i njeh, i ka dashuruar, apo ka ndegjuar nga shoqet/familjaret. Perndryshe, per pjesen tjeter mos t'me flet askush, ngase qiriun askujt nuk ua kemi mbajtur.
Tani cfare ka?Kesaj tendes ju permbajta une ;)...
Dhe sipas teje kjo do t'thote se nuk dine te shprehen, nqfs nuk preken e puthen ne syte e femijeve loool. Jep Zot mend ku s'ka, AMIN
Dashuria shfaqet kur e ndjen I nderuar e jo me grafik e me orar,ec presim darken qe jemi vetem qe ti them partnerit te dua,qe ta puth qe ta perqafoj...Nuk te thote njeri ti hidhesh siper partnerit,por veprimet e vogla,puthjet e vogla se jepen gjate dites apo dhe ne sy te femijeve nuk eshte dicka tabu edhe e ndaluar,perkundrazi keta shfaqjet te mbushin diten me shume,edhe femija ndihet me mire kur sheh kete dashuri mes prinderve...
Rendesi ka qe ti ke mend,po per ne tjeret mos na qaj hallin,aleluja:)
p.s. BURRE eshte ai i cili prane femijeve nuk ben gjeste te tilla. Mund te ndodhe qe ne vetmi t'i shprehet gruas, sidomos ne dhomen e tyre
Burre eshte ai qe ska komplekse ne cift e ne familje,qe nuk mundohet te mbaje autoritetin sikur eshte ne zyre me bossin,por tregon dashurine ndaj partners me spontanitet e jo me frike...Une u kenaqja kur babi ja hidhte doren ne qafe mamit tim,kenaqesha kur u afronin,edhe shume here edhe e ngacmonim : He o ba puthe pak mamin puthe...Keta jane gjerat e vogla ne familje qe prinderi ndjen kenaqesi po ashtu edhe ne si femije...E nuk besoj se babi im ishte me pak BURRE se keta meshkujt me mustaqe qe mbajne autoritet mes mureve te shpise...
 
bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: Shqiptar! Mos u friko nga dashuria!

Ne fakt vet mentaliteti yn i mbyllyr e aq me shum patriarkal ne max ben te mundur qe kompelsiteti te jet edhe me i thelle. Meshkujt shqiptar kam pershtypjen se duke qen popull mesdhetar jemi shperthyes e njekohesisht edhe teper te rezervuar :)

Por te pasigurte ndoshta edhe ne vetveten e tyre persa i perket javes se tyre te brendshme sentimentale. Ne jetojm ne nje shoqeri disi siperfaqesore, injorojm, jemi edhe egoiste e tani po behemi nga nevoja edhe paksa materialiste. E kjo gjendje ndryshimi dhe perzjerja e kulturave si dhe njohja me nje bote komplet tjeter nga ajo ne ckishim jetuar si ne mentalitet, zhvillim ekonomik, civilizim dhe ai social, kuptueshem ne hym ne nje kaos ndjenjash, konfizitet. Mendje moderrne, shoqeri te hapura perendimore qe rinia jon e sidomos brezi me i vjeter yni u perplas beri te mundur qe keta te fundit te mbylleshin ne guasken e tyre sepse ishte nje bote qe nuk e kuptonin dhe rinia jon e ndezur dhe e deshiruar per te qen vetvetja, per te pare, per te vepruar dhe per te cliruar emocionet e ndrydhyra, pasionet e lena menjane...e sigurisht qe nje nga keto ishte edhe shprehja e dashuris, dashuria e lire dhe e pakufizuar.

Kultura jon edhe ajo mitike apo historike flet per bashkshort azgan trima dhe bashkshorte burrnesha :D...keshtu qe edhe ndjenjat tona jan te tilla...ndoshta te ndrojtura apo te fshehura e te pashprehura...por jan te forta mendoj un :)

E sigurisht qe sot ne jemi pak te pasigurte...meshkujt tane jan me komplekse ndjenjash, e jetojn dashurin ndoshta me frike se mos lendohen....por do i hedhin pertoke kur do dashurojn vertet.
Por duhet te mendojm se ne jete ka gjera me te keqia. Dashuria, te duash eshte gjeja me e bukur ne kete jete :)
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Shqiptar! Mos u friko nga dashuria!

Ne jetojme akoma ne nje shoqeri patriarkale,jetojme akoma ne martesat kunder deshires e ti me thua akoma krahasimi kot?O Zana kur I thua mashkull ti cfare nenkupton??
Tani do flasim realitetin apo do flasin hajt per te shkruar dicka?...

...

Me ne mos do te thuash ti ? :)

E pra nqs I jep komentet duke u bazuar tek te tjeret , varet se ne c'fare kendveshtrimi I shikon/analizon ti dhe nga kush rrethohesh.....

Une personalisht, I bazoj komentet e mia gjithmone duke u bazuar tek vetja ime ne radhe te pare dhe realiteti , pasi ne te kundert morin 1 kendveshtrim tjeter ne 1 menyre apo tjeter....

Tani...... te them te drejten une vete personalisht kam 16 vjet qe jam larguar nga Shqiperia.... dhe te them te drejten k'tu ne forum me duket vetja shume e pa-emancipuar ne shume gjera , dhe kam filluar te ve veten time ne dyshim , per k'te arsye :D
Jam goxha serioze dhe private ne gjera te tilla dhe gjithmone me mendimin qe ky vendim I imi ....shkon ne favour qe mos te ofendoj te tjeret rreth e rrotull meje... pra s'me pelqen ti teproj gjerat jashte themeleve te mia, apo ti teproj kur kam njerez ne shpi ne fakt me pelqen ti le gjithmone te tjeret te dyshojne.... :)
Po marr 1 rast te fresket nga afer..... veren e kaluar vendosa ti kaloj pushimet me vellain dhe nusen e tij pasi s'kishim bere pushime bashke qe femije..... e di ti qe vertet me bezdisen me sjelljen e tyre.... pasi c'do min putheshin ne public, perdornin fjale te papershtatshme per ambientin sikur kishte konkurence.... dhe nderkohe kur shkonin ne shpi kapeshin duke u zene, pra jo gjithmone hapja ne public tregon te verteten aq me teper duhet te respektosh te tjeret rreth e rrotull teje,

Gjithsesi ajo c'fare me ben pershtypje tek ti eshte qe kur ti e jep komentin duke u bazuar tek te tjeret e pershkruan mashkullin si ne kohen e Gurit.... kur e afron afer teje pikerisht tek babai jot e pershkruan ate si BURRE normal Shqiptar ...... gje qe bie ne kundershtim me komentin tend me lart.....dhe per k'te arsye nuk ja kam idene se sa e qarte je ne lidhje me k'te problem :)

Ps..... c'do te thote mashkulli per mua ... ah do te thote shume por gjithmone ai mashkull me kritere dhe karakter mashkulli serioz, sipas shijes time :)

e vetmja veretje qe kam ndaj meshkujve Shqiptare ne pergjithesi eshte, te marrin vendime duke u bazuar tek vetja e tyre... jo opinioni apo familja.....
 
Redaktimi i fundit:

xhebrail

Mangup me Licenc
Titulli: Shqiptar! Mos u friko nga dashuria!

puthjet edhe banalitet kan dallim te madh shumee ,po kur nje qift me fmij puthin njeri tjetrin ne plazh pai futur gjuhen me duket normale per vete
 
Kur thash NE e kasha fjalen per mentalitetin shqiptar,shoqerine shqiptare...Me mire e me gjere e ka analizuar Bella,kete gje me lart :)...
Tani...... te them te drejten une vete personalisht kam 16 vjet qe jam larguar nga Shqiperia.... dhe te them te drejten k'tu ne forum me duket vetja shume e pa-emancipuar ne shume gjera , dhe kam filluar te ve veten time ne dyshim , per k'te arsye
Jam goxha serioze dhe private ne gjera te tilla dhe gjithmone me mendimin qe ky vendim I imi ....shkon ne favour qe mos te ofendoj te tjeret rreth e rrotull meje... pra s'me pelqen ti teproj gjerat jashte themeleve te mia, apo ti teproj kur kam njerez ne shpi ne fakt me pelqen ti le gjithmone te tjeret te dyshojne....
Kur ben citim mua,mesa di une me drejtohesh mua,se si jane ata TJERET,fol me tjeret...Gjithsesi secili e shfaq emancipimin e tij ne menyra te ndryshme,dikush me mendime te hapura,dikush me foto te zhveshura :D,dikush tjeter hesht,pra ka relativitet kjo gje...
Po marr 1 rast te fresket nga afer..... veren e kaluar vendosa ti kaloj pushimet me vellain dhe nusen e tij pasi s'kishim bere pushime bashke qe femije..... e di ti qe vertet me bezdisen me sjelljen e tyre.... pasi c'do min putheshin ne public, perdornin fjale te papershtatshme per ambientin sikur kishte konkurence.... dhe nderkohe kur shkonin ne shpi kapeshin duke u zene, pra jo gjithmone hapja ne public tregon te verteten aq me teper duhet te respektosh te tjeret rreth e rrotull teje,
E para Zana,dashuria partnerit nuk shprehet per sy e faqe,apo per ti bere reklame,shprehet se ashtu e ndjen ne ato momente,ashtu te vjen spontanisht...Mesa di une dashuria sdo shume plan e program,o te kap o ste kap,o te vjen o ste vjen...
E dyta ne rastin konkret qe thua ti,qe je ndjere e bezdisur askush nuk foli per teprime,askush nuk foli per ekzagjerime por duhet te kemi dicka parasysh,se cdokush e perjeton ndjenjen ne menyren e tij,qe dmth nese ty te duket dicka banale mua mund te me duket dicka normale...Nese ste pelqen mund te largohesh,mund te shmangesh,ama nuk ekziston nje MANUAL I sakte perdorimi per shprehjen e ndjenjave,secili e ben sic e ndjen...
Gjithsesi ajo c'fare me ben pershtypje tek ti eshte qe kur ti e jep komentin duke u bazuar tek te tjeret e pershkruan mashkullin si ne kohen e Gurit.... kur e afron afer teje pikerisht tek babai jot e pershkruan ate si BURRE normal Shqiptar ...... gje qe bie ne kundershtim me komentin tend me lart.....dhe per k'te arsye nuk ja kam idene se sa e qarte je ne lidhje me k'te problem
Une kur te fola per mentalitetin shqiptar te fola ne shumes,jo me raste tipike..Kur them shumes e kam fjalen per masen me te madhe,ti me thua dot qe ne sjemi shoqeri patriarkale?Me pohon dot qe femra dhe mashkulli kane te njejtat te drejta,vendosje ne familje?
Meqe ke lexuar postimin tim me lart besoj do e kesh vene re edhe ne fund kur kam shkruar :
Tani jane 10 jane 100 vallahi sjam marr me kete studim,por rendesi ka qe ekzistojne...
Pra fjala ime ishte Zana qe ka nje numer qe bejne edhe perjashtime te ketij mentaliteti,une fola per nje shoqeri qe eshte ne Shqiperi ama te solla edhe shembull se cfare ndodh me njerezit qe na rrethojne...
Ps..... c'do te thote mashkulli per mua ... ah do te thote shume por gjithmone ai mashkull me kritere dhe karakter mashkulli serioz, sipas shijes time

e vetmja veretje qe kam ndaj meshkujve Shqiptare ne pergjithesi eshte, te marrin vendime duke u bazuar tek vetja e tyre... jo opinioni apo familja.....
Ketu jam dakord me ty,dobesia ne vendime eshte karakteristike tipike e tyre,e hidhur por e vertete...Pa marr mendimin e gjithe fisit,madje edhe te maces edhe qenit ne shpi nuk vendosin gje...lol
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Shqiptar! Mos u friko nga dashuria!

Kur thash NE e kasha fjalen per mentalitetin shqiptar,shoqerine shqiptare...Me mire e me gjere e ka analizuar Bella,kete gje me lart :)...

Kur ben citim mua,mesa di une me drejtohesh mua,se si jane ata TJERET,fol me tjeret...Gjithsesi secili e shfaq emancipimin e tij ne menyra te ndryshme,dikush me mendime te hapura,dikush me foto te zhveshura :D,dikush tjeter hesht,pra ka relativitet kjo gje...
E para Zana,dashuria partnerit nuk shprehet per sy e faqe,apo per ti bere reklame,shprehet se ashtu e ndjen ne ato momente,ashtu te vjen spontanisht...Mesa di une dashuria sdo shume plan e program,o te kap o ste kap,o te vjen o ste vjen...
E dyta ne rastin konkret qe thua ti,qe je ndjere e bezdisur askush nuk foli per teprime,askush nuk foli per ekzagjerime por duhet te kemi dicka parasysh,se cdokush e perjeton ndjenjen ne menyren e tij,qe dmth nese ty te duket dicka banale mua mund te me duket dicka normale...Nese ste pelqen mund te largohesh,mund te shmangesh,ama nuk ekziston nje MANUAL I sakte perdorimi per shprehjen e ndjenjave,secili e ben sic e ndjen...

Une kur te fola per mentalitetin shqiptar te fola ne shumes,jo me raste tipike..Kur them shumes e kam fjalen per masen me te madhe,ti me thua dot qe ne sjemi shoqeri patriarkale?Me pohon dot qe femra dhe mashkulli kane te njejtat te drejta,vendosje ne familje?
Meqe ke lexuar postimin tim me lart besoj do e kesh vene re edhe ne fund kur kam shkruar :
Pra fjala ime ishte Zana qe ka nje numer qe bejne edhe perjashtime te ketij mentaliteti,une fola per nje shoqeri qe eshte ne Shqiperi ama te solla edhe shembull se cfare ndodh me njerezit qe na rrethojne...
Ketu jam dakord me ty,dobesia ne vendime eshte karakteristike tipike e tyre,e hidhur por e vertete...Pa marr mendimin e gjithe fisit,madje edhe te maces edhe qenit ne shpi nuk vendosin gje...lol

Une te drejtohem ty, por gjithashtu pres qe ti te japesh 1 koment duke u bazuar tek shoqeria/familja jote ne radhe te pare, pastaj te kalosh ne pergjithesi, sepse sic ke thene edhe vete ajo qe ty te duket fanatike ndaj tjetrit, atij tjetrit mund ti duket shume normale.... ky eshte thelbi,

Ate desha te them qe ajo qe kam vene re ne pergjithesi ne Albania ose me qarte tek Shqiptaret gjithandej, eshte qe sjellja e tyre ndaj partnereve me duket e imponuar ne 1 fare menyre... sic duket ka te beje vendi apo njerezit qe i rrethojne, dhe per k'te arsye me duket goxha fake dhe kalon ne bezdisje... nqs ne jemi ne plazh apo ulemi per te ngrene nuk eshte nevoja ti teprosh gjerat me puthje , me fjale te papershtatshme s'po flas per banalitet ne k'te rast por teprim.... dhe prb nuk eshte te largohem apo mos te largohem une pasi jam e afte te permbaj veten time... ( 2 handle situations like this i mean... sorry 4my english i couldn't find the rite word maybe in Albanian 2 express it better) eshte thjeshte 1 cik mungese kulture ne ambiente jashte....

Te them te drejten kur iki ne Shqiperi ne pergjithesi me duket sikur femrat bejne ligjin ne ditet e sotme :D nuk i lene burrat te hapin zerin e gojes, apo te merren me prinderit , familjen e tyre .......ja fusin gjumit gjer vone, mi bejne xhirot lart e poshte, vishen sikur te jene duke ikur clubbin, dhe 70% i ke te papuna......kjo me ka rene ne sy shume , dhe sigurisht sillen kshu per arsye te gabuara mendojne qe jane apo po emancipohen ne 1 menyre apo tjeter.. nderkohe qe perjashtojne sjelljen pozitive, traditen dhe kulturen ...... ( dhe ne k'te rast s'po paragjykoj qe mos te keqkuptohemi, po shpreh shqetesimet qe kam vene re ) mbase ka a te beje edhe fakti qe kur je larg, gjera te tilla te bien ne sy per keq direkt....

Ja pra prandaj jam confused dhe kam dyshime.... pasi ne publik sillen si te emancipuar dhe kur te vije puna per vendime i pyesin te gjithe me rradhe :)

Ps... sa per fotot e zhveshura nuk tregojne aspak modernizim , qe mos te keqkuptohemi.... thjeshte eshte Art dhe transmenton 1 pjese Erotike sensuale timen pa modesti :p :p
 
Zana une se di per keta rastet qe thua ti edhe pse smund ta mohoj qe mund te kete,ama sic thua per ciftet qe duan te duken ne public keshtu mendoj dhe une per ata femra qe duan te duken e ndoshta ne shpi e hane drurin si mushka...Gjithsesi eshte tematike tjeter kjo...

Me ke flas dhe une,ty te paskan keputur kabllin e tensionit te larte tani e pashe une lol
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Shqiptar! Mos u friko nga dashuria!

Pse meshkujt Shqiptar dijn te dashurojn?

PO dine, por si cdo mushke qe duhet te dish tia ngarkosh drute , e njejta vlen e per meshkujt...
 
Devil

Anëtar i Nderuar
Titulli: Shqiptar! Mos u friko nga dashuria!

Un ne fakt nuk e lexova kte temen (se skam lujt menc akoma) por po mar shkas nga kto postimet per te then nje fjali...

"Kur flasin dhe kto femrat per meshkujt!!!"
 
Eugeneral

Anëtar i Respektuar
-S'kishin c'i benin Marikes edhe ja hodhen frikes!!!

...ndonje perralle tjeter po kaq te bukur a ka?!
 
KAON

Anëtar Aktiv
Kete ndjesi te perjeteshme njeriu e ka quajtur dashuri, dicka qe e do,qe s'ben dot pa te.Ndjesi qe burimin e ka nga bota shpirterore nga e cila rrjellim te gjith ne qeniet e gjalla.Ne ndryshim nga qeniet e gjallesat e tjera te cilat jetojne natyrshem me kete ndjenje universale,njeriu gjithmon eshte munduar ta bej kete ndjenje sa me te prekshme.Kesaj ndjenje sublime njeriu i ka thurur vargje poetike,drama empirike, filozofi , histori ,art e kultur.Si per te mbajtur ndezur kujtimin e se perjeteshmes, qe ne subkoshiencen e tij te pa eksploruar therret e cirret ne shterim.Jan dy bote diametralisht te kunderta shpirterorja dhe materialia!Mbrekullia ketu qendron, nje shpirt brenda nje trupi material te limituar qe mundohet te eksploroj brendesin e tij shpirterore me trupin e e tij relativ ne boten materiale.Dashuria (energjia e lartesuar perjetesia) tenton te ekspadohet ne dimensione me pak te evoluara (Materia) , per ti dhen jete cdo gjeje te ngurt e pa prespektiv.

Ku qendron njeriu ketu?
Dashuria eshte pra me njeriun pergjithmon, si nje energji e pa krijuar nga askush dhe e perjetshme.Ajo merr trajta ne materie duke i dhen frymen e jetes
relative ne universet materiale (te ngurta ,te prekshme,te krijueshme dhe relative per shkak te efektit distanc kohe). Pra, njeriu dhe cdo specie ne materie merr jete vetem nga kjo energji e pa shtershme e pa korruptueshme e perjeteshme.Quajeni si te doni Zot ,Allah,Dio etj etj..! Sipas kesaj logjike kuptohet fare leht se cdo qenie ne kete univers ka nje prejardhje ne universet ku perjetesohet dashuria.

C'fare po projekton njeriu ne kete planet?

Besoj se kjo eshte ajo qe na intereson te gjithve. Njeriu eshte i pa vetedishem se kush eshte,se pse eshte dhe cfare duhet te bej. Pse e them kete? Sepse kjo eshte pyetja fillestare qe njeriu i ben vetes fshehurazi te tjereve.Duke u fshehur ne masken e perzonazhit qe ka krijuar ne baze te edukatoreve te tij qe ne fillimet e jetes ( familja, kopeshti,shkolla fillore, mesmja ,gjimnazi, universiteti ,akademia,administrata,shteti, atdheu e ne fund zoti i te vdekshmeve, institucionet fetare. Imagjinoni se si mund te korruptohet nje qenie e sapo lindur me dokra e dogma te cilat edhe ata qe i shesin si te mirqena jan te korruptuar te njejte. Duke u ndalur tek individi e duke ju afruar temes kuptojme se nuk ka te bej as me rraca as me kombe as me kontinente,eshte injoranc e madhe te diskutohet per nje ndjenje kaq sublime rreth nje qarku te ngusht njerezish (shqiptaret).

Dashuria nuk i perket askujt, vecse ajo pershkon gjithkend cdo kohe e kudo. Njerezit kurr skan per ta kuptuar kete form dashurie perderisa zemrat e tyre nuk jan te hapura e ne sinkron me energjin e jetes.Si mund te doje nje njeri dike tjeter kur ndjehet i cunguar e i pa vetedishem per veten e tij ?! Per mua kjo eshte thembra e akilit,ndaj njerezit mundohen te gjejne dike qe ti doje.E per kete ata gjithmon largimin e kthejne ne traum ne disfatizem e per kete shkatrrojne veten e tyre ne melankolizem urrejtje xhelozi e vete flijime teorike dhe praktike. Jo te dashurit e mi kjo nuk eshte dashuri,kjo eshte frika per te egzistuar ne nje bote qe nuk e njeh e as te njeh. Jemi te gjith ne nje anije e do vazhdojme te jemi deri kur te iluminohemi.

Dashuroni gjithshka por mbi te gjitha veten tuaj!
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Dine dine ...kur i i kno shpirti ose kur duan te shtrijne tentakulat.

Per qellime te tija, djalli citon edhe biblen....thuhet!
 
Top