Shqipëria vazhdon të kënaqet vetëm me pjesëmarrje në Lojërat Olimpike

Love

βeℓℓe â๓e
اerekfinalja është niveli më i lartë që kanë prekur sportistët shqiptarë në lojërat olimpike “Londra 2012″.
Por çerekfinalja ishte e arritshme vetëm për shqiptarët që garuan për ngjyrat e shteteve të tjera.
Sportistët e Shqipërisë ishin larg çerekfinales, me përjashtim të Majlinda Kelmendit, që nga ky rang kishte vetëm një fitore larg.

f1_shqipet-sp-jpg1344583886-300x175.jpg


Shqipëria është në pritje të medaljes së parë olimpike dhe për të fituar një të tillë duhet të presë së paku edhe katër vjet.
Medalja për “kuqezinjtë” do të mbetet vetëm ëndërr nëse ndërkohë gjërat nuk ndryshojnë në organizimin e sportit të Shqipërisë.
Kështu të paktën vlerësojnë analistë të sportit shqiptar që paraqitjen e Shqipërisë në “Londra 2012″ e cilësojnë si dështim total.

Në të vërtetë, aventura e Shqipërisë në Lojëra Olimpike nisi shumë keq. Me të nisur garat, peshëngritësi Hysen Pulaku u suspendua për shkak se doli pozitiv në testin antidoping.
Pulaku ishte sportisti i parë me doping në “Londra 2012″.

Shqipëria për në Londër nisi një delegacion prej 11 sportistëve, që në start, me suspendimin e Pulakut u reduktua në dhjetë.

Shpresat më të mëdha për medalje Shqipëria i kishte te xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi e peshëngritësja Romela Begaj. Kelmendi nisi mirë paraqitjen në kategorinë deri 52 kg, duke fituar pa probleme të mëdha luftën e parë. Por, në luftën e dytë sportistja më e mirë kosovare u befasua nga autsajderja Christianne Legentil e Mauritiusit që e mposhti me “Ippon”.
Humbja e Kelmendit ndodhi në një të tetën e finales. Kelmendi humbjen e arsyetoi me presionin e madh që ka pasur dhe dëshirën e madhe për sukses.
Vetë xhudistja pejane para udhëtimit kishte thënë se në Londër synon të fitojë medalje.
Burimi: tema
 
Titulli: Shqipëria vazhdon të kënaqet vetëm me pjesëmarrje në Lojërat Olimpike

E rendesishme eshte qe kane marrur pjes ne oliimpiad per sportistet shqiptare !
Neve kosovareve kete te drejte spo na mundesojn , keshtu qe sukes eshte siq thojn vetem pjesmarrja .
 

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Titulli: Shqipëria vazhdon të kënaqet vetëm me pjesëmarrje në Lojërat Olimpike

Tashme shprehja '' Rendesi ka pjesemarrja'' eshte bere boze!
Pse mos te jemi dhe ne nder shtetet fitimtare,cfare na mungon?Shqiperia ka vite qe merr pjese neper olimpiada,mungon thjesht vullneti durimi dhe mbeshtetja nga ana e shteti.Lexova per sportistet qe kishin rezultuar me doping e te gjithe komentuam turp turp turp per shqiperine,por ne te vertet neve nuk na perfaqesojne 5 6 atlete qe te quhemi popull i droguar ka sh sportiste te tjere ndoshta e me te mire nga ata qe dergohen neper kompeticione por nepamundesi te ndryshme u eshte dashur te lene sportin,e shume te tjere garojne per vende te tjera rasti konkret i shqiptarit qe luan per ShBA
 
Top