• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shqipëria shkon në Europian, Kuqezinjtë: Paris na prit...

cent

...Lontano
fotoja1-620x620.jpg
ثshtë zyrtare. Nuk mund të na e ndryshojë dot askush. Shqipëria është në Europian. Shqipëria fluturon në Francë. Verdikti u mor. Më 11 tetor 2015. Dhe të gjithë duhet ta “skalisin” diku këtë datë të madhe. Kjo është data historike për futbollin shqiptar. Kombëtarja fiton 0-3 në Armeni dhe siguron një biletë për “Euro 2016”. Skuadra kuqezi do të jetë në Francë për të luajtur Europianin. Kuqezinjtë ia dalin edhe pse drithërimat kanë qenë të mëdha në dy ndeshjet me Portugalinë dhe Serbinë. Jo vetëm në histori, por tani historia do të shkruhet edhe më tej tek kuqezinjtë. Shqipëria ia del mbrëmë në Jerevan që të fitojë me Armeninë dhe të marrë tri pikët e të shkojë në evropian. Thyen tabunë 85 vjeçare dhe shkon një kompeticion të madh. Por thyen edhe tabunë e dytë, duke grumbulluar 14 pikë si asnjëherë tjetër. Meritë së pari e FSHF-së. Duke filluar nga presidenti Armand Duka që ka bërë të pamundurën dhe stafi mbështetës, duke vazhduar me trajnerin Xhani De Biazi dhe stafin kuqezi, e duke mbaruar me lojtarët. Me Canën në krye, me Etrit Berishën e vazhduar me të gjithë lojtarët e tjerë të ekipit kombëtar, pa harruar emrat e shënuesve të golave kuqezi, dhe heronjtë e mbrëmjes së Beogradit. Shkurt, ne e meritojmë këtë kualifikim. Jemi në Francë dhe kjo është mëse e merituar në çdo sekondë në fushën lojës këto 730 minuta në këto eliminatore.

Ndeshja - Triumf më se i merituar për kuqezinjtë në Jerevan, duke marrë një rezultat të pastër ndaj vendasve, të cilët luftuan, por ishin të pafuqishëm ndaj lojtarëve tanë që në këtë 90 minutësh dhanë gjithçka. Një nisje mjaft e mirë e lojtarëve tanë, të cilët e gjetën golin e parë që në minutën e 9-të. Pas një dalje të bukur në sulm ishte Basha që goditi, por reagoi portieri mik, i cili nuk arriti ta zotëronte topin. Më pas, në tentativë për të larguar topin, mbrojtësi i vendasve Hovhannisyan e dërgon në portën e tij. Edhe pas shënimit të golit të parë, lojtarët e drejtuar nga De Biazi ishin të rrezikshëm dhe në minutën e 23-të, Xhimshiti dyfishoi shifrat, duke shënuar pas një krosimi nga Memushaj. Në minutat e mbetura të pjesës së parë, lojtarët tanë luajtën më të tërhequr, ndërsa armenët kontrollonin topin, por pa qenë të rrezikshëm në zonën tonë. Në 45 minutat e dyta, Armenia u hodh në përpara në kërkim të golit, por pa e arritur atë, ndërsa Shqipëria shfrytëzoi hapësirat e lënë mbrapa nga vendasit, duke shënuar edhe golin e tretë. Armando Sadiku vulosi gjithçka, duke shënuar në minutën e 76 pas topit të marrë nga Roshi. Minutat e mbetura fluturuan pak a shumë si një udhëtim drejt Francës, ku këtë vit do të ketë dhe një kombëtare me “plis për Paris”. Përfundimisht një fitore mëse e merituar për Shqipërinë e cila tashmë është një prej ekipeve që do të shkojnë në Francë një vit më pas, në finalet e Europianit të futbollit. Fluturimi ka nisur...
albania-620x311.jpg
Armeni – Shqipëri 0-3

Golat: K. Hovhannisyan (aut) 9′, Gjimshiti 23′, Sadiku 76′

Formacionet zyrtare

Armenia: Kasparov; Andonian, Haroyan, Arzumanyan, K.Hovannisyan, Mkrtchyan, Pizzelli, Ghazaryan, Yusbashyan. Mkhitaryn, Movisisyan.

Shqipëria: Berisha; Hysaj, Cana, Gjimshiti, Aliji, Memushaj, Basha, Xhaka; Roshi, Gashi, Cikalleshi.

Arbitër kryesor: Simon Marciniak (POL)

Duka: Realizuam një ëndërr

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka qenë i ekzaltuar pas ndeshjes së djeshme dhe kualifikimit në Europian. “Ky është një kualifikim historik, këta djem meritojnë të quhen shqiptarë. Sot duhet të festojmë të gjithë së bashku, edhe ata që nuk besuan te Kombëtarja. Jam shumë i lumtur për këtë rezultat historik. Jam shumë i lumtur për këtë sukses dhe dua ta ndaj me të gjithë ata që kanë kontribuar për kombëtaren e Shqipërisë, pasi realisht është fryti i një pune të nisur prej vitesh, aq më shumë e këtij ekipi që besoi deri në fund. Realisht kemi vuajtur shumë, sidomos në tre muajt e fundit duke nisur nga ndeshja me Danimarkën, për të vijuar me Portugalinë dhe Serbinë. Por, më në fund, falë djersës, mundit dhe besimit, ja dolëm. Uroj që të kemi vazhdimësi. Kemi rrëshqitur pak në ato dy ndeshje, pikërisht në ato minuta të mallkuara ndaj Portugalisë dhe Serbisë, por në përgjithësi kemi bërë një edicion të shkëlqyer dhe mendoj se e meritojmë. Madje meritojmë që të shkojmë edhe më tej. Realizuam një ëndërr, “step by step”, pse të mos shkojmë edhe më tej”, deklaroi Duka.
endrra1-565x620.jpg
De Biazi: Kualifikimi për të gjithë shqiptarët

Trajneri i kombëtares, Xhani De Biazi nuk është përmbajtur në fund të ndeshjes teksa ka falënderuar të gjithë pas këtij kualifikimi. Italiani ka pohuar se tani qëllimi i skuadrës është paraqitja sa më mirë tetë muaj më pas në Europian. “Jam shumë i lumtur, nuk e përshkruaj dot, por dua t’ua kujtojë të gjithëve se që në ndeshjen e parë e kemi e kemi menduar këtë pikë. Disa në besuan dhe disa jo, por kjo tani nuk ka rëndësi. Asgjë nuk ishte e lehtë, pasi erdhëm nga një humbje e vështirë. Para ndeshjes i qetësova djelmoshat, pasi do të ishte e pa tolerueshme të humbim në ndeshjen e fundit. Ishte një ndeshje e vështirë, kurse tani duhet të shikojmë në të ardhmen dhe të përmirësohemi. Ky është një shembull për të gjithë, pasi treguam se si një shtet i vogël mund të arrijë gjithçka me punë. Këtë fitore ua dedikojë të gjithë shqiptarëve që na kanë ndjekur me dashuri dhe zemër dhe familjes time. ثshtë një lumturi shumë e madhe dhe e papërshkrueshme. Këtu kemi arritur dalë nga dalë dhe nuk ka qenë shumë e thjeshtë, por i kujtoj të gjithëve letrën e parë të shkruar pas ndeshjes me Gjeorgjinë, kur shumë prej njerëzve nuk i besonin. U thosha futbollistëve se ky ishte një projekt shumë i madh dhe nëse ne do të qëndronim të gjithë të bashkuar dhe do të punonim fort, atëherë do t’ia dilnim. Jam i bindur se ata që qeshnin me atë qëndrim, sot buzëqeshin më pak, ndërsa e jemi të shumë të lumtur. ثshtë një rezultat shumë i madh dhe unë jam shumë i lumtur. Realisht fillimi i ndeshjes ishte momenti më delikat. Para fillimit të takimit, disa nga lojtarët dukshëm ishin më të tensionuar, ndaj dhe i thashë të gjithë futbollistëve se kjo që kemi bërë ishte një rrugë shumë e gjatë dhe që paraqiste shumë tension, por që duhej përballuar nga ana jonë. I thashë lojtarëve se nuk do të ishin ato dy ndeshje të humbura në minutat shtesë që do të na largonin nga ëndrra jonë. Kemi mbërritur deri këtu dhe do të tentojmë gjithçka, u thashë. Ky ekip ka akoma shumë mundësi dhe nevojë për t’u përmirësuar. Duhet të vijojë puna në mënyrë që të mos mbetemi këtu, por që të vijojmë më tutje dhe të përmirësohemi gjithmonë. Shumë e rëndësishme është se objektivi i parë u realizua dhe u dëshmuam të gjithëve se edhe një komb i vogël, nëse i bën gjërat me një vijimësi dhe pa shumë oshilacione, atëherë mund të arrijë objektivat e caktuara. Duhej të mundnim Serbinë në Elbasan, por tashmë ajo është e shkuar. Kishim një presion mbi kurriz në fillim të lojës, bëmë gol dhe e dyfishuam më pas rezultatin, djemtë luajtën shumë mirë, jam super i lumtur, është një fitore që ja dedikoj familjes time fillimisht, gjithë shqiptarëve, djemve, u uroj çdo lumturi të mundshme. Gjithashtu uroj që vendi të rritet duke marrë këta lojtarë si shembull. Dua të tregoj diçka. U kam thënë djemve, nëse besoni në një mundësi, ne do ta arrijmë. Dikush ka qeshur, por ai vjen e gëzon tani me ne. ثshtë puna e të gjithë stafit, lojtarëve, Bulkut, Bogdanit, Lalës, të gjithë kemi kontribuar për të arritur këtu. ثshtë një sukses i madh! Kjo është lumturia ime më e madhe”, është shprehur trajneri i kuqezinjve.
debiazi-620x465.jpg
2 mln premio

Kualifikimi në finalet e Europianit i ka sjellë edhe një shpërblim të majmë për lojtarët e përfaqësueses. 2 milionë euro ka parashikuar Federata Shqiptare e Futbollit nëse arrihet qëllimi i vendosur në fillim të kësaj fushate. Një shumë e tillë vjen edhe për të ardhurat që do të ketë FSHF-ja nga UEFA, 12 milionë euro. Një bonus i jashtëzakonshëm që do të ndihmonte futbollin shqiptar të zhvillohej më shumë.

Masa të kombëtares

Masa të jashtëzakonshme sigurie kanë qenë në Yerevan, në prag të sfidës Armeni-Shqipëri. Autoritet vendase kanë angazhuar forca të shumta policore, për mbarëvajtjen e takimit, i cili mund të jetë historik për Kombëtaren Kuqezi, në rast fitoreje, duke siguruar direkt kualifikimin për në “Euro 2016″. Kurioz është fakti se si rrallëherë, presidenti i Armenisë ishte në stadium për ta ndjekur nga afër ndeshjen.
/Shekulli
fitorja-620x402.jpg
 

bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: Shqipëria shkon në Europian, Kuqezinjtë: Paris na prit...

Urime o njerez :)
 

Aguron

Anëtar Aktiv
Titulli: Shqipëria shkon në Europian, Kuqezinjtë: Paris na prit...

Mu ka shterr zoni tu piskat!
 

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: Shqipëria shkon në Europian, Kuqezinjtë: Paris na prit...

Urime dhe suksese ne Franc . Te mos pajtohemi me pjesmarrjen por te jemi ambicjoz dhe me tej .
Ta fitojme kampjonatin , si thoni !!
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Titulli: Shqipëria shkon në Europian, Kuqezinjtë: Paris na prit...

Edhe ulini kembet ne toke ....kete beni!
 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Shqipëria shkon në Europian, Kuqezinjtë: Paris na prit...

Edhe ulini kembet ne toke ....kete beni!
Se ju hy naj gjo jo per gjo :p

Gjithsesi e kishim planifiku 1 udhetim ne France :)
 

Aver

VIP
Titulli: Shqipëria shkon në Europian, Kuqezinjtë: Paris na prit...

Ne France dihet qe do te jete e veshtire, por nuk do te shkojme me moton "me rendesi pjesemarrja".

Do e veshim Francen kuq e zi kismet.
 

Darius

La vita è bella...
Titulli: Shqipëria shkon në Europian, Kuqezinjtë: Paris na prit...

Krenar per kete kombetare qe per here te pare do te ngreje flamurin tone ne kampionatin europian te futbollit,

Komplimenta dhe respekt per keta djem qe hyne ne histori.

Ec aty Shqiperia, do ta skuqim stadiumin ne France 2016.


hajduti
 
Top