• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shqipëria, shanset mes statistikave që na çojnë në Europian

cent

...Lontano
Shqipëria ka 49.09 për qind shanse për të qenë në “play-off “ të Euro 2016-ës dhe 39.82% për të qenë në Europian e kualifikuar me çdo rrugë. Janë staticienët që llogarisin shanset e kuqezinjve për të qenë në finalet e Europianit. ثshtë faqja e specializuar e statistikave “football-rankings.info” që bën një parashikim të tillë për kuqezinjtë tanë në rrugën drejt Europianit. Kështu, sipas llogaritjeve të tanishme dhe me logjikën e rezultateve deri në fund të eliminatoreve, kuqezinjtë kanë shanse të mëdha të udhëtojnë drejt Francës, direkt apo edhe indirekt. Me rezultatet që kanë tani, duke mos llogaritur edhe tre pikët hipotetike që mund të na i japë KAS Lozana, Shqipëria ka 49.09 për qind shanse për të qenë në “play-off “ të Euro 2016-ës.
goli-gashi-620x420.jpg
Skuadra është e pesta mes 9 ekipeve që luftojnë për vendin e tretë për të qenë në këtë pozicion. Fakt është se vendi i tretë dhe udhëtimi direkt si e treta më e mirë nuk është se favorizon kuqezinjtë. Grupi i që është edhe grupi ynë ka vetëm 4.2 përqind shanse për të nxjerrë ekipin e tretë më të mirë mes eliminatoreve. Në bazë të pikëve janë grupet me 6 skuadra që mund t’ia dalin. Rregulli i UEFA-s është pak i komplikuar për grupin ku jemi ne që ka vetëm 5 ekipe. Duhet të bëhet një krahasim mes pikëve që kanë ekipet e treta në grup në fund të eliminatoreve në grupet me 6 dhe 5 skuadra.

Pra, për të krahasuar renditjen mes grupeve kualifikuese dhe për të përcaktuar skuadrën më të mirë të tretë, u zbriten rezultatet e ekipeve që skuadrat e vendit të tretë kanë me ekipet e vendit të gjashtë. Aktualisht nuk jemi skuadra më e mirë e tretë e grupeve. Para nesh janë Skocia 10 pikë, por asaj i hiqen tre pikë, sepse ka fituar me Gjibraltarin skuadrën e vazos së fundit në grup. Ka golaverazh shumë të mirë 11-5. Në Grupin B për vendin e tretë është Izraeli që kalon Shqipërinë. Në grupin F, Hungarisë, së tretës me tetë pikë, i hiqet një pikë, sepse ka barazuar me Greqinë skuadrën e vazos së fundit në grup.

Golaverazhin e ka 4-3 dhe është para nesh. Në grupin G, Rusisë, së tretës së grupit i hiqet një pikë, sepse ka barazuar me Moldavinë skuadrën e vazos së fundit në grup dhe ajo është 7 pikë. Ka golaverazh më të mirë se në 9-3. Ne jemi me 7 pikë, si e treta e grupit, por golaverazhin e kemi 4-5, falë skandalit të UEFA-s që na humbi ndeshjen në tavolinë me Serbinë 3-0. Një vendim që na penalizon shumë kur vjen puna e pikëve dhe golaverazhit. Nëse marrim tri pikët nga KAS Lozanë, gjendja jonë është 10 pikë, jemi të parët në grup dhe golaverazhi, shkon në 7-2.

Më mirë se kaq nuk ka ku të shkojë dhe rruga për t’u kualifikuar si e treta më e mirë është e sigurt, por tani që flasim nuk është se ne jemi në krye të listës, për të mos thënë jemi të disavantazhuar. Në llogaritë e grupeve të kualifikueseve që shkojnë në Evropian, dy ekipet e çdo grupi kualifikohen direkt në fazën finale të Evropianit. Një ekip do të kualifikohet direkt si e treta më e mirë dhe tetë skuadrat e tjera të vendeve të dyta do të luajnë me njëra-tjetrën për të kualifikuar katër ekipet, që së bashku me Francën organizatoren e turneut dhe 19 skuadrat e kualifikuara bëhen 24 ekipe dhe shkojnë direkt në Francë.

Fakte

Vendi i 33 ishte pozicioni i Shqipërisë më 2 maj 2015 në renditjen e UEFA-s. Kujtojmë vendi i 38 ishte pozicioni i kuqezinjve para hedhjes së shortit të Euro 2016-ës në shkurt 2014.

Kualifikimi direkt në Francë, kalojmë edhe mbi të mëdhenjtë

Lëmë poshtë edhe ekipe të mëdha si Bosnjë, Turqi, Greqi, Bullgari apo Norvegji që kanë më pak shanse kualifikimi se ekipi ynë

Llogaritjet statistikore nuk janë ndalur vetëm tek “play-offi”. Specialistët kanë llogaritur në bazë të rezultateve 39.82% për të qenë në evropian të kualifikuar. Një arritje e madhe nëse ia dalim direkt. Ose më saktë në bazë të statistikave, ne kemi 39.82 % shanse për të qenë në Europian. Jemi skuadra e 25-të dhe lundrojmë mes vendeve që na çojnë në këtë kompeticion. Për të qenë të hapur ne kemi kaluar dhe janë më poshtë edhe ekipe të mëdha si Bosnjë, Turqi, Greqi, Bullgari apo Norvegji që kanë më pak shanse kualifikimi se ekipi ynë. Kualifikimi direkt nuk është evetmja llogaritje e bërë.

Në llogaritjet e tjera, del që nëse kualifikohemi kemi më shumë shanse për të qenë në vazon e katërt të shortit për Europian dhe shumë pak shanse për të qenë në vazon e tretë. Pra nëse kualifikohemi do të jemi në rangun e ekipeve të dobëta në shortin për Francë 2016. Kuqezinjtë edhe pse kanë luajtur 4 ndeshje, duke fituar dy e barazuar një dhe humbur në tavolinë një tjetër ndeshje atë me Serbinë janë sërish skuadra më e suksesshme. Madje, nëse arrijmë që të marrim nga KAS-i edhe tri pikërishin e Serbisë, atëherë kuqezinjtë janë pa dyshim ekipi që ka bërë progresionin më të madh në këto eliminatoreve.

39.82 % shanse për të qenë direkt në Europian kanë kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biazi në eliminatoret e Europianit

Olsi Avdiaj/Shekulli
 

ricky_ch

******
Pe: Shqipëria, shanset mes statistikave që na çojnë në Europian

Për mendimin tim mendoj se do t'i arrijmë të gjindemi
në fund si i I ose i II, por topi është i rrumbullakët
dhe gjithëçka ëhtë e mundur.
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Shqipëria, shanset mes statistikave që na çojnë në Europian

Po u kualifikuam per Europianin e Frances do i japim leksion atdhetarie gjith Europes,gjith shqiptaret do puthin flamurin si beri Isa Boletini ne Vlore :D
 
Top