Shqipëria nën ‘pushtetin’ e ujit, ministrat darkë me fleta ari

DY MOMENTET! Shqipëria nën ‘pushtetin’ e ujit, ministrat darkë me fleta ari, si u përsërit ‘gabimi’ i Fatos Nanos për tragjedinë e 9 janarit (S’I PRANOI KURRË).​


fhgfh.jpg
Ministat Arben Ahmetaj e Belinda Balluku janë filmuar duke drekuar në restorantin e Nusr-etit, bashkë më biznesmenin Samir Mane. Ndërkohë që ministrja Balluku dhe Ahmetaj duhet të jenë të parët në vijën e 'luftës' për shkak të situatës me të cilën po përballet vendi. Por mesa duket ka marrëveshje dhe argëtim më të rëndësishme.


Shqipëria prej 5 ditësh është ‘pushtuar’ nga moti i keq që ka shkaktuar probleme të mëdha në vend dhe përmbytje. Disa ditë më parë, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, i cili paguhet me taksat e qytetarëve, lajmëroi për ditë me radhë marrjen e masave pasi Shqipëria do të përballej nga mot i keq dhe reshje të dendura shiu që do të rrezikonin daljen nga shtrati të lumenjëve në vend.

Edhe pse alarmi u dha disa ditë rresht, asnjë masë nuk u mor nga ana e qeverisë, teksa kryeministri bashkë me ministrat ishte nisur për në Turqi, ku e priste një “tur” dy ditor me mikun e tij, presidentin Recep Tajip Erdogan.

Ndërsa më pas, nga Turqia u largua për në Greqi për të biseduar lidhur me rajonin dhe çështje “të rëndësishme”, jo si përmbytjet në Shqipëri. Edhe personi që la pas për ta zëvëndësuar, Erion Braçe nuk e ‘ndriti’ me deklaratën e tij, pasi u shpreh se përmbytje nuk kishte sepse ishin pastruar kanalizimet.

Me të parë “meme-t” që krijoi në rrjet deklarata e zëvendësit të tij, Rama u kthye me urgjencë për në Shqipëri, në mënyrë që të merrte vetë situatën nën kontroll, por kanë kaluar 5 ditë dhe vendi është ende nën ujë, dhjetra rrugë e ura janë prishur duke izoluar jetën e familjeve të tëra. E gjitha vetëm sepse nuk merreshin dot masa për të përballuar situatën, ndërkohë që Rama kishte dalë nga vendi për pak ‘turizëm.’

Por nuk mbaron këtu, ministrat e tij, Arben Ahmetaj e Belinda Balluku janë filmuar duke drekuar në restorantin e Nusr-etit, bashkë më biznesmenin Samir Mane. Ndërkohë që ministrja Balluku dhe Ahmetaj duhet të jenë të parët në vijën e ‘luftës’ për shkak të situatës me të cilën po përballet vendi. Por mesa duket ka marrëveshje dhe argëtim më të rëndësishme.


Kjo ngjarje kthen pas 17 vite, në kohën kur ish-kryeministri Fatos Nano, ishte larguar njësoj si pasardhësi i tij për pushime në Turqi, ndërkohë që në media dhe publikisht nuk e pranoi kurrë se çfarë kishte ndodhur. Teksa vendi përballej me tragjedinë e 9 janarit, ku 28 shqiptarë u mbytën në ujrat e detit Jon duke tentuar që të largoheshin për në Itali.

I pyetur në një konferencë për mediat, Nano nuk e pranoi kurrë por u justifikua se ishte në spital, duke luajtur edhe ‘blofin’ për pasaportën.

“Kam qënë në spital, në Stamboll. Doni të dini edhe diagnozën?,”-u përgjigj Nano.

Ndërsa dje, ministrat kanë hedhur pak kripë mbi mishin e mbuluar me ar…Të prekurit e tërmetit le të presin ende në çadra, me shpresën se do të dalë dielli.

(k.m/dosja.al)
 
Cdo vit e njejeta situat.
Ok,kur ka reshje te vazhdueshme,kuptohet te kete probleme,por jo te permbytet i gjithe vendi.
Pa darkat e drekat me biznesmenet qe ju kane mbushur xhepat me bakshishe per t`ju kthyer nderet e ndonje tenderi.eh normale kjo gje.
 

Shkumbini del nga shtrati, Braçe thirrje: Banorët e zonave buzë lumit të largohen menjëherë!​


1610290257180.png

Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati në Papër, duke bërë që disa toka bujqësore të pushtohen nga uji.
Ndërkohë, zv/ kryeministri Erion Braçe ka paralajmëruar se Shkumbini po sjell rrezik. Në një postim në Facebook, Braçe shkruan se prej mëngjesit të sotëm prurjet janë shtuar me shumëfish deri në 800 metër kub ujë në sekondë.
SHKUMBINI PO SJELL RREZIK!
PRURJET E LUMIT SHKUMBIN PREJ MENGJESIT TE SOTEM JANE RRITUR ME SHUMEFISH DERI NE 800 METER KUB UJE NE SEKONDE!
CDO BANOR I TERBUFIT NGA CERMA E SIPERME NE PROSHKE, PASHA, SHKUMBIN, SULZOTAJ, TE LARGOHET VETE E TE LARGOJE BAGETI, MJETE E CKA TJETER NGA TOKAT NGA BUZA E LUMIT NE ARGJINATURE!
TANI!
I NJEJTI LAJMERIM VLEN PER TE GJITHE BANORET E FSHATRAVE BUZE SHKUMBINIT NGA PAPRI NE PEQIN, RROGOZHINE!
EDHE NJE HERE;
HIQNI CDO GJE NGA TOKA BUZE LUMIT DERI NE ARGJINATURE TANI!
 

Shkumbini del nga shtrati, Braçe thirrje: Banorët e zonave buzë lumit të largohen menjëherë!​


Shiko fotografinë 1771281

Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati në Papër, duke bërë që disa toka bujqësore të pushtohen nga uji.
Ndërkohë, zv/ kryeministri Erion Braçe ka paralajmëruar se Shkumbini po sjell rrezik. Në një postim në Facebook, Braçe shkruan se prej mëngjesit të sotëm prurjet janë shtuar me shumëfish deri në 800 metër kub ujë në sekondë.
SHKUMBINI PO SJELL RREZIK!
PRURJET E LUMIT SHKUMBIN PREJ MENGJESIT TE SOTEM JANE RRITUR ME SHUMEFISH DERI NE 800 METER KUB UJE NE SEKONDE!
CDO BANOR I TERBUFIT NGA CERMA E SIPERME NE PROSHKE, PASHA, SHKUMBIN, SULZOTAJ, TE LARGOHET VETE E TE LARGOJE BAGETI, MJETE E CKA TJETER NGA TOKAT NGA BUZA E LUMIT NE ARGJINATURE!
TANI!
I NJEJTI LAJMERIM VLEN PER TE GJITHE BANORET E FSHATRAVE BUZE SHKUMBINIT NGA PAPRI NE PEQIN, RROGOZHINE!
EDHE NJE HERE;
HIQNI CDO GJE NGA TOKA BUZE LUMIT DERI NE ARGJINATURE TANI!
Po ça te heqin ata te shkretet mor mi kanalesh, me shume se veten dhe nje valixhe me rroba nuk marrin dot.
Bej argjinaturen kur duhej bere se sot e neser me shume se thase me rërë nuk ve dot edhe po te duash.
Une kam shoke e miq andej e me thane qe kishin lene shtepite😔
 
Top