Shqipëria nën ‘pushtetin’ e ujit, ministrat darkë me fleta ari

DY MOMENTET! Shqipëria nën ‘pushtetin’ e ujit, ministrat darkë me fleta ari, si u përsërit ‘gabimi’ i Fatos Nanos për tragjedinë e 9 janarit (S’I PRANOI KURRË).​

fhgfh.jpg
Ministat Arben Ahmetaj e Belinda Balluku janë filmuar duke drekuar në restorantin e Nusr-etit, bashkë më biznesmenin Samir Mane. Ndërkohë që ministrja Balluku dhe Ahmetaj duhet të jenë të parët në vijën e 'luftës' për shkak të situatës me të cilën po përballet vendi. Por mesa duket ka marrëveshje dhe argëtim më të rëndësishme.

Shqipëria prej 5 ditësh është ‘pushtuar’ nga moti i keq që ka shkaktuar probleme të mëdha në vend dhe përmbytje. Disa ditë më parë, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, i cili paguhet me taksat e qytetarëve, lajmëroi për ditë me radhë marrjen e masave pasi Shqipëria do të përballej nga mot i keq dhe reshje të dendura shiu që do të rrezikonin daljen nga shtrati të lumenjëve në vend.

Edhe pse alarmi u dha disa ditë rresht, asnjë masë nuk u mor nga ana e qeverisë, teksa kryeministri bashkë me ministrat ishte nisur për në Turqi, ku e priste një “tur” dy ditor me mikun e tij, presidentin Recep Tajip Erdogan.

Ndërsa më pas, nga Turqia u largua për në Greqi për të biseduar lidhur me rajonin dhe çështje “të rëndësishme”, jo si përmbytjet në Shqipëri. Edhe personi që la pas për ta zëvëndësuar, Erion Braçe nuk e ‘ndriti’ me deklaratën e tij, pasi u shpreh se përmbytje nuk kishte sepse ishin pastruar kanalizimet.

Me të parë “meme-t” që krijoi në rrjet deklarata e zëvendësit të tij, Rama u kthye me urgjencë për në Shqipëri, në mënyrë që të merrte vetë situatën nën kontroll, por kanë kaluar 5 ditë dhe vendi është ende nën ujë, dhjetra rrugë e ura janë prishur duke izoluar jetën e familjeve të tëra. E gjitha vetëm sepse nuk merreshin dot masa për të përballuar situatën, ndërkohë që Rama kishte dalë nga vendi për pak ‘turizëm.’

Por nuk mbaron këtu, ministrat e tij, Arben Ahmetaj e Belinda Balluku janë filmuar duke drekuar në restorantin e Nusr-etit, bashkë më biznesmenin Samir Mane. Ndërkohë që ministrja Balluku dhe Ahmetaj duhet të jenë të parët në vijën e ‘luftës’ për shkak të situatës me të cilën po përballet vendi. Por mesa duket ka marrëveshje dhe argëtim më të rëndësishme.

Kjo ngjarje kthen pas 17 vite, në kohën kur ish-kryeministri Fatos Nano, ishte larguar njësoj si pasardhësi i tij për pushime në Turqi, ndërkohë që në media dhe publikisht nuk e pranoi kurrë se çfarë kishte ndodhur. Teksa vendi përballej me tragjedinë e 9 janarit, ku 28 shqiptarë u mbytën në ujrat e detit Jon duke tentuar që të largoheshin për në Itali.

I pyetur në një konferencë për mediat, Nano nuk e pranoi kurrë por u justifikua se ishte në spital, duke luajtur edhe ‘blofin’ për pasaportën.

“Kam qënë në spital, në Stamboll. Doni të dini edhe diagnozën?,”-u përgjigj Nano.

Ndërsa dje, ministrat kanë hedhur pak kripë mbi mishin e mbuluar me ar…Të prekurit e tërmetit le të presin ende në çadra, me shpresën se do të dalë dielli.

(k.m/dosja.al)
 
Minimumi qe mund te bente kabineti qeveritar eshte te shperndahej ne gjithe Shqiperine per te vene ne levizje e organizuar ato pak mjete e forca qe kemi per te lehtesuar qarkullimin dhe perditshmerine e shqiptareve.
Kjo eshte arrogance dhe moskokeçarje shume irrituese
 
Irrituese?.. me cudit fakti qe akoma irritoheni me moskokcarjen e tyre lol
 
Eshte prania e Manes problem ne ate tavoline sepse eshte deshmi e marredhenies preferenciale qeveri-Samir Mane. Se cfare materiali jane poshtersirat e tjera ne ate tavoline te gjithe e dime.
 
Rama: Lekët i kanë paguar të tjerët​

Rama i ka kthyer përgjigje një prej komentuesëve të tij, duke i shpjeguar se ministrat e tij nuk kishin paguar asgjë, pasi fatura ishte marrë nga pala mikpritëse. Për ta bërë edhe më të besueshme, Rama ka përmendur edhe faktin që bëhet fjalë për investitiorin Mohamed Alabbar, që njihet edhe si pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”.

”Informohu që të mos flasësh mbrapsht, sepse as nuk kanë shkuar për qejf, pasi nuk kanë shpenzuar asgjë nga taksat e tua në këtë rast pasi të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga pala mikpritëse që është një ndër grupet më të mëdha të botës, i interesuar për të investuar në Shqipëri”,-shkruan Rama.
 
Epo mire , gjende e sqaroi
Edhe?
Lulushi mori vila vetem per te dezertuar e shkaterruar pd...
 
Qe kur u bo mania armik i sales mer aman lool
Pls, mire keto te tjeret, ti perse e lidh emrin tim ne çdo gje me Doktorin. Jo se e kam problem, por nuk jam ne lartesine e tij.
Per mua Mania eshte armik i vendit, sikurse jane te gjithe Oligarket e tjere.
 
Qe kur u bo mania armik i sales mer aman lool
Armik e ka, armik per koke.
Do thuash ti-Samir Mane lulezoi dhe u fuqizua ne kohen kur qeveriste Sala.
Ishte thjeshte rastesi.

Prape ti-TEG-u e ngrit ne kohen dhe u perurua nga sala dora vete.

Prape rastesi.

Mjaft tani mos fol me😝
 
Pas 2013 Berisha nuk eshte me kryeminister dhe as kryetar i PD, por social-komunistet nuk e harrojne zakonin e vjeter. Ata perseri tregojne me gisht nga femijet e ish-kryeministrit si ato ... e liga.

Spakun..., FBI..., Spartak Ngjelen i keni, keputeni ne burg!
 
Turpi me i madh ne kete vend si Shqiperia, ( e ka thene gelbaza ne fakt): Banalizimi i Skandalit!
E kam veshtire por me duhet te pranoj qe ka te drejte mero gelbaza!
 
Nuk ka per tu bere ndonjehere ky vend per aq kohe sa lufta behet vetem per karrigen dhe jo per popullin ...Mjere ne per keta qe kemi dhe ata qe do vijn sepse nje shit jane i kemi pare sa e kan ndrritur Shqiperin.Nese ka nevoj per ndryshim ne vendin tone ajo duhet filluar nga keta politikanet e vjeter(kokat e medhaja 😂) qe duhet te dalin ne pension dhe te shkepusin cdo lidhje me politiken ,politikanet e pa arsimuar , politikanet artista (pika ketyre thuaj) se eshte bere politika si Perputhen lol qe shkojn aty per te marr famë dhe te shesin mend se asgje nuk po qullosin,jan bere te gjithe politikan nuk merret vesh .
Per sa i perket temes no coment ...
 
Pas 2013 Berisha nuk eshte me kryeminister dhe as kryetar i PD, por social-komunistet nuk e harrojne zakonin e vjeter. Ata perseri tregojne me gisht nga femijet e ish-kryeministrit si ato ... e liga.

Spakun..., FBI..., Spartak Ngjelen i keni, keputeni ne burg!
Zamiri eshte oligark qe me heret :)
Asnje nuk eshte me qeverine se sjemi qorra, por boll na shpife veremin e ti me opoziten sepse jane nje prerje!
 
Ketej Shqiperia mbyt nen uje keta thone cdo gje nen kontrroll. Edhe me e bukura prap shqiptaret do i votojne.
 
Ketej Shqiperia mbyt nen uje keta thone cdo gje nen kontrroll. Edhe me e bukura prap shqiptaret do i votojne.
Voton vetem Administrata , ata qe u preken nga termeti , edhe te varfrit + budallenjte qe i cojne me zor ,normal do fitoj 🙂
 
Top