• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shqiperia ne Lojrat olimpike"Pekini2008"

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Ketu ju lutem te postoni gjithcka qe ka te beje me perfaqesimin e Shqiperise dhe olimpisteve shqiptare ne lojrat olimpike verore "PEKINI 2008".
Ju urojme fat olimpisteve tane dhe kthim ne atdhe me sa me shume medalje!


Shqipëria numëron 6 pjesëmarrje në Lojërat Olimpike, përkatësisht: 1972 (1 sportist), “Barcelona 1992” (1 sportistë: notari Frank Leskaj) , “Atlanta 1996” (2 sportistë) 2000 (4 sportistë), “Athinë 2004” (7 sportistë) dhe tani në “Pekin 2008” (11 sportistë).

“Munih 1972”

Edhe pse Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)është krijuar në vitin 1958 dhe është njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në vitin 1959, Shqipëria ka marrë pjesë për herë të parë në Olimpiadën e Munihut, të zhvilluar në vitin 1972, të cilat ishin edhe Lojërat e 20-ta Olimpike Verore. Ato u zhvilluan nga 26 gushti deri në 11 shtator 1972.

Rekordmeni Pampuri

Në Lojërat Olimpike të Munihut, Shqipëria pati edhe të parin e të vetmin rekordmen dhe kampion olimpik. Më 29 gusht 1972, peshëngritësi i “17 Nëntorit”, Ymer Pampuri, (atëherë në moshën 27 vjeç) theu në Gjermani rekordin olimpik të Yoshinobu Miyake të Japonisë në stilin e forcës. Gara u zhvillua më 29 gusht 1972 dhe Ymer Pampuri arriti të ngrinte 127,5 kilogramë.

20 vjet izolim

Shqipëria pas pjesëmarrjes në Munih 1972 u zhduk nga katër olimpiadat pasardhëse: 1976, 1980, 1984, 1988, për t’u rikthyer në vitin 1992 e për të qenë gjithmonë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike. Njëmbëdhjetë sportistë do të marrin pjesë në “Pekin 2008”.

Suli, i pesti

Peshëngritësi i talentuar Ilirjan Suli ka arritur edhe rezultatin e dytë më të mirë të Shqipërisë në Lojërat Olimpike. Në “Sidnej 2000”, Suli, i cili garoi në peshën 77 kg (sot në këtë peshë garon Erkand Qerimaj) zuri vendin e pestë, duke ngritur 355 kg në total.


Albania-sport​

____________________________________________
11 sportistët shqiptarë në “Pekin 2008”

Shqipëria, e cila ka marrë më parë edhe në Olimpiadat e viteve 1972, 1992, 1996, 2000, 2004 përfaqësohet në “Pekin 2008” me delegacionin më të madh sportiv të parë ndonjëherë: 11 sportistë, 7 prej tyre me normë të kualifikuar dhe 4 me ftesa të veçanta, për shkak të rezultateve të larta. Një numër i lartë, po ta krahasojmë me pjesëmarrjen e sportistëve me “Athinë 2004”, ku morrën pjesë shtatë sportistë të cilët garuan në katër disiplina. Në “Athinë 2004”, Shqipëria u përfaqësua me hedhësin e çekiçit Dorian اollaku, atleten Klodiana Shala, mundësin Sait Prizreni notarët Kreshinik Gjata e Rovena Marku, peshëngritësit Gerti Trasha e Theodhori Trasha.


Me normë

1. Lindita Kodra (46 vjeç), qitje-pistoletë

2. Said Prizreni (25 vjeç), mundje e lirë – pesha 60 kg

3. Elis Guri (25 vjeç), mundje klasike – pesha 96 kg

4. Dorian اollaku (31 vjeç), atletikë- hedhje çekiçi

5. Erkand Qerimaj (21 vjeç, peshëngritje- pesha 77 kg

6. Gerti Trasha (22 vjeç), peshëngritje- pesha 69 kg

7. Romela Begaj (21 vjeç), peshëngritje- pesha 58 kg


Me ftesë

1.Klodiana Shala (28 vjeçe), atletikë -400 m

2.Rovena Marku (21 vjeç), not-stil i lirë

3.Sidni Hoxha (16 vjeç), not-stil i lirë

4.Edmond Topalli (28 vjeç), xhudo
 

Attachments

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Po veje fotot e sportisteve tane qe marrin pjese ne olimpiaden Pekini 2008,e bashke me to edhe disa statistika te shkurtera per secilin

Lindita Kodra

Datëlindja 11.05,1962

Vendlindja Kukës

Sporti qitje (25m pistoletë sportive dhe 10m pistoletë ajri)

Gjatësia 160cm

Pesha 80kg

Rezultatet: 2006 - Kampionati Botëror Koraci/ 376 pikë vendi 27 të

2007 - Kupa e Botës Gjermani/ 579 pikë vendi i 7 të

2007 - Kampionati Europian Spanjë/ 583 pikë kampione e Europës

2008 - Kupa e Botës në Pekin, Kinë/782 pikë vendi i 4-t

Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me kualifikim individual si kampione e Europës Granda Spanjë 2007

Objektivi në "Pekin 2008": Në pistoletë sportive grumbullimi i 580-583 pikë dhe klasifikimi në 8-10 vendet e para. Në pistoletë ajri grumbullimi i 382 pikëve dhe klasifikimi nga vendi 15-20.

____________________________________________________________

2.Sahit Prizreni

Datëlindja 23.02.1983

Vendlindja Kukës

Sporti Mundje (stil i lirë)

Gjatësia 165 cm

Pesha 62kg

Rezultatet: Pjesëmarrës në Lojërat Olimpike "Athina 2004".

2005 - Medalje në turneu ndërkombëtar "Dave Schultz", SHBA

2006 - Medalje bronzi Arizona SHBA

2007 - Medalje ari në turneun "Dave Schultz" Kolorado SHBA

2007 - Medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Mundjes Baku Azerbajxhan

Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me kualifikim i 3-ti në Kampionatin Botëror Baku Azerbajxhan

Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikim në 5-shen më të mirë të peshës 60kg në olimpiadë


________________________________________________-
3.Elis Guri

Datëlindja 6.07.1983

Vendlindja Shkodër

Sporti Mundje (stil klasik)

Gjatësia 188cm

Pesha 96kg

Rezultatet: 2005 Lojërat Mesdhetare "Almeria 2005" /vendi 7 të

2006 - Turneu botëror Trofeu "Milone", Italia/ medalje argjendi

2007 - Kampionati Botëror Baku Azerbajxhan/ vendi 7 të

2008 - Kampionati Europian Tempere Finlandë/ medalje bronzi

Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me kualifikim i 7-ti në Kampionatin Botëror Baku Azerbajxhan

Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikimi në 5-shen më të mirë të peshës 96 kg në olimpiadë

________________________________________-
4.Klodiana Shala

Datëlindja 22.08.1979

Vendlindja Tiranë

Sporti Atletikë (400m)

Gjatësia 163cm

Pesha 51kg

Rezultatet: Pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike "Sidnei 2000", "Athina 2004"

2006 - Kampionati Europian i Atletikës Goteborg (gjysmëfinale) 52"86, Kampionati Europiani Sallave 54"21

Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me ftesë si sportistja më e mirë femër

Objektivi në "Pekin 2008": Kalim i turit të parë kualifikues, përmirësim të rezultatit personal

_____________________________________________-
5.Dorian اollaku

Datëlindja 02.06.1977

Vendlindja Tiranë

Sporti Atletikë (hedhje çekiçi)

Gjatësia 184cm

Pesha 115kg

Rezultatet: Pjesëmarrës në Lojërat Olimpike "Athina 2004"

2008 - Në Espoo të Finlandës rezultati 76.96m

2007 - Espoo Finlandë 75.20m, Kampionati Botëror Osaka 68.30m

Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me kualifikim të kategorisë B me rezultatin 75.20m

Objektivi në "Pekin 2008": Objektivi të shkojë në shifrat e rekordit kombëtar 76.96m
 

Attachments

fcbesia

Anëtar i Respektuar
6.Romela Begaj

Datëlindja 2.11.1986

Vendlindja Tiranë

Sporti Peshëngritje

Gjatësia 163cm

Pesha 58kg

Rezultatet: 2005 - Kampionati Europian për të rinj/medalje argjendi

2006 - Kampionati Botëror përtë rinj Kinë/ medalje bronzi

2007 - Kampionati Europian të rritur Strasburg Francë/medalje argjendi

2008 - Kampionati Europian të rritur Itali/ ari, bronzi, argjend

Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me kualifikim individual si Kampione Europe në shkëputje dhe nënkampionë ne dygarësh Kampionati Europian Itali 2008

Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikimi në 8-shen më të mirë të peshës 58 kg


____________________________________
7.Erkand Qerimaj

Datëlindja 10.08.1988

Vendlindja Shkodër

Sporti Peshëngritje

Gjatësia 165cm

Pesha 77kg

Rëezultatet: 2005 - Kampionati Europian U17 Bullgari/ nënkampion, medalje argjendi

2006 - Kampionati Europian të rinj Sllovaki/ medalje argjendi

2007 - Kampionati Botëror të rinj Ceki/ medalje argjendi

2008 - Kampionati europian të rritur Itali

Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me kualifikim ekipor nga Kampionati Europian Itali 2008

Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikimi në 8-shen më të mirë të peshës 77 kg


_____________________________________________-
8.Gerti Trasha

Datëlindja 31.01.1988

Vendlidnja: Elbasan

Sporti Peshëngritje

Gjatësia 165cm

Pesha 69kg

Rezultatet: Pjesëmarrës në Lojërat Olimpike "Athina 2004".

2006 - Kampionati Botëror të rinj Kinë/ medalje argjendi

2007 - Kampionati Botëror të rinj Pragë/ medalje bronzi,

2008 - Kampionati Europian të rritur Italia

Pjesëmarrja në Pekin 2008": Më kualifikim ekipor nga Kampionati Europian Itali 2008

Objektivi në "Pekin 2008": Klasifikimi në 8-shen më të mirë të peshës 69 kg

_________________________________________________
9.Rovena Marku

Datëlindja 21.05.1987

Vendlindja Shkodër

Sporti not (50m stil i lirë)

Gjatësia 172cm

Pesha 58kg

Rezultatet: Pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike "Athina 2004"

Pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare "Almeria 2005".

Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me ftesë si sportistja më e mirë femër

Objektivi në "Pekin 2008": Përmirësimi i kohës me 28"70

____________________________________________________-
10.Sidni Hoxha

Datëlindja 6.01.1992

Vendlindja Shkodër

Sporti Not (stil i lirë)

Gjatësia 188cm

Pesha 63kg

Rezultatet: 2008 Kampionati Botëror i Notit Mançester/ rekord kombetar me 24"86

Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me ftesë si sportisti më i mirë mashkull

Objektivi në "Pekin 2008": Përmirësimi i kohës 25"70

___________________________________________--
11.Edmond Topalli

Datëlindja 22.01.1980

Vendlindja Shkodër

Sporti Xhudo

Gjatësia 175cm

Pesha 81kg

Rezultatet: 2005-2006 pjesëmarrës në Kampionatin Ballkanik në Turqi dhe Maqedoni

2006 2007: Pjesëmarrës në kampionatin europian Finlandë, Serbi

2007 2008: Pjesëmarrës në Kampionatin Botëror Angli dhe Gjermani

Pjesëmarrja në "Pekin 2008": Me ftesë si sportisti më i mirë

Objektivi: Pjesëmarrje dinjitoze me arritjen e fitimit të ndonjë takimi.


(pa Foto)


Albania-Sport
 

Attachments

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Datat e garave të olimpistëve shqiptarë

ATLETIKA:

Klodiana Shala, 400 m: 16 gusht (12:00-13:00)

Dorian اollaku, çekiç: 16 gusht, (10:40-11:40)

Trajnerë: Taulant Stërmasi, Vaso Selenica

NOT:

Rovena Marku, 50m/stil i lirë: 15 gusht (18:30-18:53)

Sidni Hoxha, 50m/stil i lirë: 14 gusht (18:30-18:58)

Trajner: Dashamir Bregu

MUNDJE:

Said Prizreni, M.e lirë, 65 kg: 13 gusht (09:30-10:30)

Elis Guri. M.klasike, 96 kg: 14 gusht (09:30-10:30)

Trajnerë: Sulejman Hoxha, Besnik Shehu

QITJE:

Lindita Kodra

25 m pistoletë me zjarr: 13 gusht (09:00-14:00)

10 m pistoletë me ajër: 10 gusht (09:00-10:15)

Trajner: Diana Mata

PESHثNGRITJE:

Erkand Qerimaj, 77 kg: 13 gusht (19:00-20:40)

Gerti Trasha, 69 kg: 12 gusht (10:00-12:00/19:00-20:40))

Romela Begaj, 58 kg: 11 gusht (12:30-14:00/15:30-17:00)

Trajnerë: Genc Barkiçi, Hektor Shaqiri

XHUDO:

Edmond Topalli, 81 kg: 12 gusht (12:00-16:30)

Trajner: Labo Capo


A.S.

P.S.Mua edhe besoj te gjithe shqiptareve sna mbetet tjeter vecse te bejme tifo per keta sportista,me shprese qe do na kthen me sa me shume medalje.

Suksese e shume suksese,na nderoni flamurin!
 

Vvetoni

Veton Siriusi, ma i miri
Said Prizreni njeriu kryesor i Shqiperis ai do te kete medalje
 
Last edited:

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Sahit Prizreni njeriu kryesor i Shqiperise ai do te kete medalje
Said Prizreni e jo Sahit...nejse une ne fillim kur morra vesh se ai do ishte flamurtari..u emocionova ,jo se e njohe ate,por nga vet mbiemri i tij qe per mua do thote se do perfaqeson Shqiptaret ne te gjitha trevat e saj e jo vetem ata te "Shqiperise Londineze"

Suksese Shqiperi!
 

SuRiAnA

Anëtar i Nderuar
Wowwwwwwwww njerz cfar emocion kur hyni Shqiperiaaaaaa...
Me pelqeu shum si e mbante flamurin Saidi...me shum shum krenari..bravoo

P.S kisha pas qef te kishin dhe ata bare 1kostum tradicional :(

Suxeseeeee.. dhe sa me shum medalje :D
 
Last edited:

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Shqiperia e 105.shikojeni krenarine shqiptare kur mban flamurin kuq e zi:

[ame]www.youtube.com/watch?v=lWyMmESGDUc[/ame]
 
Last edited by a moderator:

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Zhgenjen Kodra, e 40-ta ne premiere!

Aventura e Lojërave Olimpike “Pekin 2008” ka filluar zyrtarisht dje për 11 kuqezinjtë e mundjes, peshëngritjes, atletikës, xhudos, notit dhe qitjes. Ka qenë pikërisht kjo e fundit që ka ngritur siparin e kësaj olimpiade. E para atlete shqiptare në këto lojëra, medalistja e artë në Evropianin e Granadës, Lindita Kodra, u rendit e 40-të mes 44 pjesëmarrëseve në garën e qitjes me pistoletë ajri, në largësi 10m. Qitësja shqiptare dhe njëkohësisht kampionia e Evropës nuk arriti të kualifikohet për në finale, pasi mori vetëm 370 pikë. Në katër seritë e konkurrimit, Kodra grumbulloi përkatësisht 92, 93, 93, 92 pikë. Me të njëjtin total pikësh sa qitësja jonë e mbyllën konkurrimin e djeshëm në qitje me pistoletë ajri, në largësi 10 metra, edhe kanadezja Aviana Kao dhe amerikani Rebeka Snajder. Ndërsa Kao u rendit e 39-ta, Snajder u pozicionua e 41-ta. Medaljen e arit në këtë disiplinë e mori kinezja Uenjun Guo, e cila në total grumbulloi 492.3 pikë, që do të thotë edhe rekord i ri olimpik. Në vend të dytë u ngjit qitësja ruse Natalia Paderina me 489.1 pikë. Ndërsa medaljen e bronztë e mori gjeorgjiania Nino Salukvadze, e cila grumbulloi 487.4 pikë.Rezultati i qitëses shqiptare pritet të përmirësohet në datën 13 gusht, kur ajo do të konkurrojë në ushtrimin 25 metra, gara e saj e preferuar, me të cilën u shpall kampione e Evropës.Shefi i delegacionit të ekipit kombëtar në Pekin, Fidel Ylli, sqaron për “Panorama Sport” se gara e saj e vërtetë, ku shpresohet më shumë, është ajo e mesjavës në 25 m pistoletë sportive. “Sot (dje) Lindita Kodra konkurroi në garën e qitjes me pistoletë ajri në largësi 10 m. Ajo u rendit e 40-ta nga 44 pjesëmarrëse, duke marrë 370 pikë në total. Megjithatë duhet theksuar se kjo nuk është gara e saj e preferuar, por për arsye të procedurës së kualifikimit në këto lojëra, ajo është e detyruar të konkurrojë në dy disiplina. Disiplina, në të cilën është shpallur vitin e kaluar edhe kampione Evrope dhe vendi i katërt në turneun botëror të Pekinit, është gara e pistoletës sportive në largësi 25 metra. Siç e dimë, Kodra do të garojë në datë 13 gusht, rreth orës 09:00, sipas orës së Pekinit”, u shpreh për gazetën shefi i delegacionit, Ylli. 46-vjeçarja Lindita Kodra e nis garën e para ndër 11 sportistët shqiptarë që përfaqësojnë Shqipërinë në këtë ngjarje botërore, e çelur tri ditë më parë përmes një ceremonie madhështore në kryeqytetin kinez, me pjesëmarrjen edhe të 101 liderëve botërorë, mes të cilëve dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

PanoramaSport
 

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Shkëlqen Romela Begaj, renditet e 6-ta

Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj bëri një parqitje të pëlqyeshme, duke zënë vendin e gjashtë në Lojërat Olimpike në peshën deri në 58 kg, çka është rezultati i parë i madh në peshëngritjen për femra, duke marrë në konsideratë dy rezultatete arritura më parë për shtangistët meshkuj: Ymer Pampurin, rekord olimpik në “Munih 1972” dhe Ilirjan Sulin, vendi i pestë në “Sidnej 2000”.
Begaj, një nga peshëngritëset më të talentuara dhe e para femër e kualifikuar direkt në “Pekin 2008” ngriti në total 216 kg: 98 kg në shkëputje dhe 118 në shtytje, duke lenë pas peshëngritëse polake, rumune e ekuadoriane. Në stilin e shkëputjes, Begaj arriti të njëjtin rezultat sa dhe vendi i dytë e i tretë, por pesha më e madhe trupore (57.56 kg), e ka renditur në vendin e katërt pas koreanoveriores O Jong, (57.15) dhe tajlandezes Uande Kameiam (57.25).

Begaj në stilin e shkëputjes kaloi fillimisht në provën e parë 95 kg, në të dytën bëri po mirë me 98 kg, por kur shtanga ishte 100 kg, muskujt e Romelës nuk e përballuan dot atë.
Në stilin e shtytjes, Begaj e nisi me 110 kg, duke e kalaur me lehtësi. Edhe në dy provat e tjera me 115 kg dhe 118 kg, ish-artistja e cirkut të Tiranës, e trajnuar nga Hektor Shaqiri nuk pati asnjë problem. Ky është dhe rezultati më i mirë i olimpistëve shqiptarë deri tani në “Pekin 2008”. Në këtë garë, Kina fitoi një tjetër medalje të artë në peshëngritje, kur kampionia Chen Yanqing, mbrojti titulin e sja në peshën 58 kg për femra duke ngritur në total 244 kg. Medaljen e argjendtë e fitoi rusia Marina Shainova (227 kg në total) dhe atë të bronzit e fitoi peshëngritësja nga Korea e Veriut, O Jong Ae me 226 kg në toltal. Shqipëria ka dhe dy peshëngritës të tjerë në garë: Erkand Qerimaj dhe Gerti Trashën.



Rezultatet e Romela Begaj

Pesha 58 kg

Në stilin e shkëputjes: 98 kg

Në stilin e shtytjes: 118 kg

Në total: 216 kg

Vendi në Olimpiadë: 6


A.S.

Foto Paraqitja e Romeles


 

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Dita e sotme ka qene zhgenjyese per pjesemarresit shqiptare

Edmond Topalli(xhudo)-eshte eliminuar ne raundin e pare ne xhudo.Ai ehste eliminuar nga nenkampioni i Europes,Neto Hoao,duke i dhene shume shpjet lamtumiren Olimpiades ne Pekin

Gerti Trasha(peshngritje)-nuk ka arritur te kaloj asnje nga provat ne peshen 136 kg,ne shkeputje,dhe ne kete menyre Trasha,e mbyll ketu graen duke mos patur mundesi te konkuroj per zonen e medaljeve.


T.CH.
 

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Erkand Qerimaj i 9-ti ne kategorine B

Erkand Qerimaj(peshengritje)eshte renditur i 9-ti ne pershngrtitje ne kategorine B ,77 kg,pasi ka ngritur ne dy garesh 341 kg.Ne shkeputje ai ka ngritur 154 kg dhe ne stilin e shtytjes ai ka ngritur 187 kg.Ne proven e fundit deshtori ne 193 kg.
Ky eshte nje rezultat qe vet sportisti shqiptar e kosideron pozitiv dhe si te suskseshem.

T.CH.
 
Top