• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shqipëria, ndër 20 destinacionet më të mira për 2015-ën

Shqipëria renditet si një ndër 20 destinacionet më të mira në botë për t’u vizituar gjatë vitit 2015.
Me plazh të bukur, histori interesante dhe kureshtje nga vizitorët, Shqipëria duhet eksploruar gjatë 2015, shkruan Caroline Shearing.

Në një artikull të “Telegraph”, Shqipëria këshillohet të vizitohet për turistë nga të gjithë anët e botës.

Pse?

Si vend ish-komunist i izoluar në pjesën më të madhe të shekullit të 20-të, Shqipëria cilësohet si një vend kurioz për turistët dhe ndër më pak të zbuluarit dhe që disa e cilësojnë si një ndër shtetet më të keqkuptuar në Ballkan. Më tej thuhet se ndonëse kanë kaluar 20 vjet nga rënia e regjimit komunist të vendit, turizmi ka ende një cilësi të ulët, ndërsa shumica e vizitorëve të huaj janë fqinjët italianë dhe grekë.





Fshatrat buzë detit cilësohen si peisazhe përrallore, ndërsa vlerësohen thesaret arkeologjike, kafshët e egra të bollshme dhe në zonat rurale një mënyrë bujqësore në dukje e pandryshuar për shekuj me radhë.

Shearing shkruan se në një vizitë të fundit të saj në Sarandë mbeti e befasuar se si një komb kaq krenar, ndodhet në udhëkryq sa i takon turizmit. Në vijim thuhet se ka një oreks të pangopur për ndërtim, gjë që në 20 vitet e fundit ka bërë që Saranda nga një qytet i vogël bregdetar me shtëpi prej guri, të mbushet me pallate të shumta dhe hotele.

Duke pasur parasysh vendndodhjen e lakmueshme të Shqipërisë mes Greqisë dhe Malit të Zi, vlerësohet fakti se bregdeti i vendit është i paprishur, ndaj gjatë vitit 2015, nuk duhet lënë pa vizituar.

Vlerësohet mikpritja e ngrohtë dhe mënyrën se si kamarierët flasin anglisht, duke i trajtuar turistët si VIP.

Caroline Shearing në shkrimin e saj, kujton edhe gratë që ecin në rrugët me pluhur dhe që mbajnë në kokat e tyre shami me ngjyra dhe që buzëqeshin me ëmbëlsi, teksa përshëndesin. Më tej përshkruhet se si një grua e moshuar kujdesej për perimet në kophjtin e saj, duke i shërbyer të mbjellave me përkushtim.
Për një turne gjashtë ditor Shearing thotë se për të qendruar në hotele në Sarandë, Berat, Tiranë apo Vlorë, kushton rreth 1478 paund për person.

Në këtë çmim përfshihet mëngjesi, dreka dhe guidat private./a.y/noa.al






 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Shqipëria, ndër 20 destinacionet më të mira për 2015-ën

Ore si shume po na permendin, ketu ka magji te zeze!
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Shqipëria, ndër 20 destinacionet më të mira për 2015-ën

Cudi e madhe ! Duhet te jemi tek 3 destinacionet me te mira jo tek 20 me te mirat
 

Endrra

VIP
Titulli: Shqipëria, ndër 20 destinacionet më të mira për 2015-ën

mua me flasin gjithmone shqip :eek:
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
Titulli: Shqipëria, ndër 20 destinacionet më të mira për 2015-ën

P*rdhe me rigon :D
 

Aver

VIP
Titulli: Shqipëria, ndër 20 destinacionet më të mira për 2015-ën

Shqipria i ka te gjitha, por jeni dembela. Sidomos meshkujt.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Shqipëria, ndër 20 destinacionet më të mira për 2015-ën

Shqipria i ka te gjitha, por jeni dembela. Sidomos meshkujt.
veq wc publike nuk ka ne plazhin e durrsit:qan:
 

Aver

VIP
Titulli: Shqipëria, ndër 20 destinacionet më të mira për 2015-ën

veq wc publike nuk ka ne plazhin e durrsit:qan:
Kanalizimi eshte me wireless nga hoteli direkt ne det.
Aty nuk lahem edhe po me dhuruan Grida Dumen bakshish.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Shqipëria, ndër 20 destinacionet më të mira për 2015-ën

Kanalizimi eshte me wireless nga hoteli direkt ne det.
Aty nuk lahem edhe po me dhuruan Grida Dumen bakshish.
Shengjini edhe pse me i vogel , higjena eshte ne nivel shum te lart..Durresi katastrofffff
ja te lutem nuk ben ti kthesh dhuratat::cokt:
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Shqipëria, ndër 20 destinacionet më të mira për 2015-ën

A shum mir pra u pa puna per shqipni kto pushime :p
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Shqipëria, ndër 20 destinacionet më të mira për 2015-ën

A shum mir pra u pa puna per shqipni kto pushime :p
pse deri tani ku i ke kalu? ve bast se me bretkoca aty ne keneta ne shkoder:aku:
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Shqipëria, ndër 20 destinacionet më të mira për 2015-ën

pse deri tani ku i ke kalu? ve bast se me bretkoca aty ne keneta ne shkoder:aku:
si puna jote ;)
 

Aver

VIP
Titulli: Shqipëria, ndër 20 destinacionet më të mira për 2015-ën

Shengjini edhe pse me i vogel , higjena eshte ne nivel shum te lart..Durresi katastrofffff
ja te lutem nuk ben ti kthesh dhuratat::cokt:
Isha nja dy dite ne Shengjin ne fillim te ketij muaji. Me mire se qe e mendoja.

Do i postoj nja dy foto me vone. Kur i pa nje shok fotot me yeti ku i kam bere. I thash ne Saint Gin.
Nuk ja kapte per Shengjinin. Lol

p.s. Megjithate ne jug eshte shume me mire.
 
Top