• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shqipëri-Serbi, masa të forta sigurie

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL


Në Shqipëri policia ka marrë masa të rrepta për të garantuar sigurinë e ndeshjes së futbollit që do të zhvillohet të enjten në mbrëmje në Elbasan mes përfaqësueses shqiptare dhe asaj serbe. Duke filluar nga dita e nesërme kur pritet të mbërrijë kombëtarja serbe, disa nga akset rrugore do të jenë të bllokuara, duke nisur që nga ajo që lidh aeroportin Nënë Tereza me qendrën e Tiranës, gjatë momentit të kalimit të autobusëve dhe mjeteve të lojtarëve dhe delegacionit serbë. Po ashtu e gjithë zona dhe rrugët që cojnë drejt hotelit ku do të qëndrojë kombëtarja serbe do të jenë të bllokuara, jo vetëm për trafikun por edhe për këmbësorët.

Ditën e ndeshjes, duke nisur nga mesdita, rruga kryesore që lidh kryeqytetin me Elbasanin do të jetë po ashtu e bllokuar, duke mbetur në dispozicion vetëm të transportit të palës serbe. Në qytetin e Elbasanit, akset qëndrore rrugore që lidhen me stadiumin do të jenë të ndaluara për automjetet. Edhe për tifozët do të ketë kontrolle të rrepta. Biletat janë elektronike dhe mbajnë dhe emrin e blerësit, që do të konfirmohet detyrimisht dhe nga paraqitja e kartës së identitetit. Mbi 1500 forca policore do të angazhohen për sigurinë.

Kjo është ndeshja e kthimit e vlefshme për eliminatoret e Europianit "Francë 2016", dhe për Shqipërinë një fitore do të ishte një biletë e sigurtë për kualifikim, për herë të parë në histori. Ndeshja e parë e zhvilluar në Beograd, tetorin e kaluar, u ndërpre në fund të pjesës së parë për shkak të fizhekzjarreve dhe sendeve të forta që u hodhën në fushë. Shfaqja në po ato momente e një droni me hartën e së ashtuquajturës Shqipëri e Madhe coi në acarimin e situatës. Tifozë serbë hynë në fushë duke dhunuar lojtarët e kombëtares shqiptare. Ngjarja u pasua dhe nga një tensionim politik, që coi në shkëmbime deklaratash të forta mes Tiranës dhe Beogradit. Korrikun e kaluar Gjykata e Arbitrazhit sportiv në Lozanë të Zvicrës i njohu Shqipërisë fitoren në tavolinë.

Ndonëse ekipi serb nuk ka asnjë shans për kualifikim, synimi, sic kanë deklaruar lojtarët dhe drejtuesit e skuadrës, është të marrë një fitore në Elbasan. Për të dyja palët, përvec se një ndeshje futbolli, kjo është dhe një sfidë me një sfond nacionalist, edhe për shkak të së kaluarës së afërt mes shqiptarëve dhe serbëve.

Autoritetet e Tiranës po përsërisin vazhdimisht thirrjet që ndeshja e së enjtes të jetë vetëm një lojë që luhet në fushën e futbollit. Sot kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook theksonte: “Le të nderojmë traditën shqiptare dhe ambicien europiane, duke dhënë një provë bindëse se ky është vendi i të ardhmes jo fushëbeteja e të shkuarës”. Sipas kryeministrit “fitorja na çon direkt në Francë 2016. Barazimi është një tjetër hap drejt Europianit. Humbja lë gjithçka të hapur. Por mbi të gjitha, duhet të fitojë imazhi i Shqipërisë mikpritëse, dinjitoze, europiane, në një ndeshje futbolli ku e tërë bota perveç nesh, nuk do të shohë rezultatin e ndeshjes po mbarëvajtjen e takimit të kthimit në Shqipëri, një vit pas shpërthimit të dhunshëm në fushën e Beogradit”.

Për të ndjekur ndeshjen në stadium do të jetë vetëm një grup prej 70 të rinjsh serbë, si pjesë e projektit të përbashkët të rinisë që Tirana dhe Beogradi kanë ndërmarrë për të ushqyer miqësinë mes dy vendeve. Kryeministri Rama ka ftuar dhe homologun e tij serb Aleksandar Vucic, të jetë i pranishëm në stadium, por ky i fundit nuk ka konfirmuar ende praninë ose jo në Elbasan.
B.Zeri.amerikes
 
Titulli: Shqipëri-Serbi, masa të forta sigurie

Pasneser eshte ndeshja?

Ku mund ta shohim di njeri? Jo une por meshkujt e shtepise! :p
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Shqipëri-Serbi, masa të forta sigurie

Pasneser eshte ndeshja?

Ku mund ta shohim di njeri? Jo une por meshkujt e shtepise! :p
Tek RTSH-ja ose Digitalbi qe do e transmetoj falas ndeshjen ate dite me duket.
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Shqipëri-Serbi, masa të forta sigurie

Me pelqen c'fare ka shprehur Edi ... shpresoj qe vertete te dalim faqebardhe dhe mos te kete trazira... sigurisht sikur te fitonim lojen , do te shenohej ne historine e futbollit tone... por rendesi ka qe loja te ngelet ne fushe dhe te ju tregojme edhe nje here k'tyre qenerve serbe - Shqiptaret e vertete .

Good Luck, Albania. :fl:
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Titulli: Shqipëri-Serbi, masa të forta sigurie

me keto qe po bejme vete , me shenja te tilla dhune dhe nacionalizmi idiot dhe kjo mbeshtetje popullore qe i jepet fenomenit...me vjen keq por serbia e ka te fituar davane

shendet e jete dhe vazhdoni shqipetare nacionalist se patriotizmin kur ta mesoni sec eshte ...vereni ne funksion!
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Shqipëri-Serbi, masa të forta sigurie

Desheroj qe para sfides me Serbine te shpreh mendimin tim se si do te duhej te silleshim gjate 90 minutave te ndeshjes.
1. Duke e njohur mentalitetin serb, djelmoshat tane duhet te kene kujdes te mos bien ne provokimet e shumta qe serbet do ti bejne, ne menyre qe te mos ndeshkohen me kartona apo edhe te nxirren nga fusha e lojes. Cdo provokim qe do te vij nga ata duhet neglizhuar dhe sa me shume qe te kalojne minutat dhe nese arrijme te bejme nje gole, nervoza e tyre do te shkoj ne rritje dhe provokimet poashtu, mirepo nese djelmoshat qendrojne te vendosur per fitore, serbet do te reagojne edhe me keq, sa do te ndeshkohen me kartona te verdhe e uroj edhe te kuq nga referi.
2. Serbet me veprimet e tyre (duke e ditur se nuk kane shanse te shkojne ne France) do te provokojne dhe publikun me gjeste te ndryshme, ne menyre qe kombetarja jone te ndeshkohet me nderprerje te ndeshjes dhe keshtu te mos arrij te prek Francen. Prandaj, ju lutem shume te gjitheve, ruani gjakftohtesine gjate tere ndeshjes keshtuqe ne fund te festojme te gjithe dhe sebet ti percjellim me kengen Xhamadani Vija- Vija....por vetem pas perfundimit te ndeshjes.
3. Mos te biem ne nje nivel me publikun dhe kriminelet ne stadiumin e Beogradit, por te tregojme se kemi kulture dhe nuk jemi bisha nga Karpatet.

Dhe mos harroni: Qesh me embel kush qesh i fundit....le te jemi ne ata qe do te qeshin dhe gezohen.
 

Ylli-1

Etnoshqiptar

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Shqipëri-Serbi, masa të forta sigurie

Bravo lojtarve dhe shikusve. Loj e paster..
 
Top