• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shpërthimi që tronditi Bejrutin, raportohen 100 të vdekur dhe mbi 4000 të lënduar.

N0

"H.A.T.V.N" S2. Suksese!
Bejruti1-1-592x450.png



Zxz 14


Skuadrat e Shpëtimit në Bejrut vazhdojnë që të kërkojnë në rrënoja për trupa të vdekur dhe njerëz të gjallë, nga shpërthimi i depove i ndodhur mbrëmë në portin e kryeqytetit të Libanit.
Deri tani, mediat e huaja, raportojnë se janë 100 persona që kanë humbur jetën nga dy shpërthime të fuqishme, që pasuan njëri-tjetrin. Ndërsa, mbi 4000 është numri i të lënduarve në këtë tragjedi.
Këto janë shifrat e deritanishme, ndërsa Reuters citon zyrtarët vendorë, që thonë se ka gjasa që numri të rritet. Shpërthimi ishte ndër më të fuqishmit që ka ndodhur ndonjëherë në Bejrut dhe kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e mbarë rruzullit.

Presidenti Michel Aoun tha se 2 750 ton nitrat amoniumi, të përdorur në plehra dhe bomba, ishin ruajtur për gjashtë vjet në port pa masa sigurie, Aoun kërkoi një mbledhje qeverie urgjente gjatë ditës së sotme.
Ende nuk dihet saktësisht se cfarë e ka shkaktuar shpërthimin, por dyshohet se mund të kenë qenë punimet e saldimit në një nga vrimat e depove.

“Ajo që ne po dëshmojmë është një katastrofë e madhe”, tha kreu i Kryqit të Kuq të Libanit George Kettani për transmetuesin Mayadeen. “Ka viktima e të plagosur kudo”, shtoi ai.
Shpërthimi i parë ndodhi mbrëmë rreth orës 18.00, ndërsa një zjarr i dytë i fuqishëm tronditi akoma më shumë zonën historike të kryeqytetit të Libanit. Pas kësaj, ambulanca dhe zjarrfikëse shkuan në vendngjarje.
Shpërthimi rigjallëroi kujtimet e një lufte civile të viteve 1975-90 dhe pasojave të saj, kur libanezët duruan sulme të rënda, bomba të makinave dhe sulme ajrore izraelite. Disa banorë menduan se kishte ndodhur ndonjë tërmet.
Bejruti3.png
Bejruti4.png

Ministri i shëndetësisë libaneze Hamad Hasan ka këshilluar qytetarët që kush mundet të largohet nga Bejruti.
Hasan ka cituar për mediat lokale që materialet e rrezikshme të shpërndara në ajër mund të kenë një efekt mortal afatgjatë.

Balkanweb.com
 
Redaktimi i fundit:

N0

"H.A.T.V.N" S2. Suksese!
2750 ton Nitrat amoni, mire qe ka qene i paperpunuar se flitet qe mund te kishte fshire gjithe qytetin.
Vit per tu fshire nga kalendari.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Shum e frikshme! Gjynaf gjith ata te pafajshem! U prehshin ne paqe! 😢
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Prej pasojave të shpërthimit në Bejrut:

• 300.000 libanez mbetën pa kulm mbi kokë;
• 3 deri në 5 miliard dollarë dëme materiale;
• 90% e hoteleve nuk munden më të shfrytëzohen;
• Mbi 100 të vdekur dhe mbi 4000 të lënduar.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Ahh cfar trishtimi e dhimbje per gjith ata njerz te pafajshem😢Zot letsoja dhimbjen familjarve .
Humbje e madhe.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Sipas zbulimeve të deritanishme që po bëhen rreth shpërthimit tragjik në Bejrut, po del se neglishenca, korrupcioni dhe parregullsi tjera të zyrtarëve libanezë sollën këtë tragjedi. Doganat e Bejrutit kanë bërë me dije disa herë Prokurorinë e Shtetit dhe Qeverinë, se Nitrati i deponuar në port, nëse nuk largohet nga aty, një ditë mund të shpërthej dhe do ta shkatërrojë tërë Bejrutin. Qeveria nuk e merr për serioze vërejtjen e doganave, ndërsa Prokuroria e hesht çështjen. Arsyet e heshtjes ende nuk dihen.
Në anën tjetër, kapiteni i anijes që ka sjellë atë sasi nitrati, në momentin kur anija vjen në port, ai vetë ikë nga Bejruti, shkon në Qipro, jeton si zotini, duke lënë ekipin e anijes dhe mallin në duart e fatit.
Në vitin 2018, Telavivi zyrtar e bënë me dije botën se në portet e Bejrutit ka të deponuar mareriale të rrezikshme që po shpërthyen, do të bëjnë shkatërrime të mëdha. Çuditërisht, as këtë lajmërim të Benjamin Netanjahut nuk e marrin për serioz.
Në hulmtim duken gjurmë të Rusisë dhe Gjorgjisë, sepse malli është rus, anija që është në pronësi të një rusi, ishte nisur me mall plotë nga një port gjorgjian ku destinacion ka pasur Mozambikun. Arsyet pse malli zbritet në Bejrut ende janë të panjohura.
Thjeshtë, për sa duket nga ajo që po lexojmë, në lojë janë njerëz të korruptuar dhe duar tjera të zgjatura brenda shtetit të Libanit.

Dr.Mustafe Bajrami
 

Xhelozi

😎😎😎
E gjerave materiale qofshin po ctu besh ktyne qe humben jeten . Nga pakujdesia apo e qellimshme kte sdo e marim vesh asiher por u prefshin n'paqe .!
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Than skenari i njejte me te djeshmen...!

 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Sipas zbulimeve të deritanishme që po bëhen rreth shpërthimit tragjik në Bejrut, po del se neglishenca, korrupcioni dhe parregullsi tjera të zyrtarëve libanezë sollën këtë tragjedi. Doganat e Bejrutit kanë bërë me dije disa herë Prokurorinë e Shtetit dhe Qeverinë, se Nitrati i deponuar në port, nëse nuk largohet nga aty, një ditë mund të shpërthej dhe do ta shkatërrojë tërë Bejrutin. Qeveria nuk e merr për serioze vërejtjen e doganave, ndërsa Prokuroria e hesht çështjen. Arsyet e heshtjes ende nuk dihen.
Në anën tjetër, kapiteni i anijes që ka sjellë atë sasi nitrati, në momentin kur anija vjen në port, ai vetë ikë nga Bejruti, shkon në Qipro, jeton si zotini, duke lënë ekipin e anijes dhe mallin në duart e fatit.
Në vitin 2018, Telavivi zyrtar e bënë me dije botën se në portet e Bejrutit ka të deponuar mareriale të rrezikshme që po shpërthyen, do të bëjnë shkatërrime të mëdha. Çuditërisht, as këtë lajmërim të Benjamin Netanjahut nuk e marrin për serioz.
Në hulmtim duken gjurmë të Rusisë dhe Gjorgjisë, sepse malli është rus, anija që është në pronësi të një rusi, ishte nisur me mall plotë nga një port gjorgjian ku destinacion ka pasur Mozambikun. Arsyet pse malli zbritet në Bejrut ende janë të panjohura.
Thjeshtë, për sa duket nga ajo që po lexojmë, në lojë janë njerëz të korruptuar dhe duar tjera të zgjatura brenda shtetit të Libanit.

Dr.Mustafe Bajrami
E pra ni dreq i madh
Duhet te jet ktu..se gjith kjo neglizhenc se qenka bere!kjo len per te kuptu se dikun eshte nje fajtor.
 

Vajza

💕Breskvica💞
Staf në FV.AL
Çfare do te ket qen, eshte dora e njeriut qe shkaterroj gjysmen e botes :(
#pray4libanon#
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Rregull i vendeve te varfera. Ne mes qyteteve dhe vendbanimeve gjera te rrezikshme, shume te rrezikshme.

Gjithe ato jete te humbura. :confused:
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
70% të të hyrave dhe daljeve tregtare dhe ekonomike të Libanit janë bërë nëpërmes portit që u bë pluhur e hi. Për 70% Libani u kthye pas për dekada. Për 70% Libani është më i dobët se çka qenë deri pak para shpërthimit.
Se çka mund të bëjë një pakujdesi totale e përgjegjësve të shtetit, shihet më së miri me rastin e Bejrutit. Qytet ky që konisderoheej Parisi i Lindjes së Mesme dhe Diamanti i Mediteranit. Qytet ky i cili në vitin 2018 ishte zgjedhur ndër 15 qytetet më të bukura të botës.

(Huazuar)
 

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Allahu i meshiroft tragjedi e madhe spo kuptoj qa po ndodh, sot ka pas shperthime ne dubai edhe ne arabi saudite Zoti e daft me hajr.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
 
Top