• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?

kitrra 123

plak gjufurrak
Koheve te fundit ne Radio Televizionin e Kosoves po shfaqet nje emision qe kryesisht ka te beje me jeten e Shqiptareve ne Turqi. Jo zyrtarisht flitet se populli Shqiptar ne TURQI perfaqeson nje komunitet qe frymon rreth 6 milion banore. Ne kete emision zakonisht flitet vetem per jeten e tyre por nuk i behet nje analize e mirefillt se cfare i detyroi ata te shperngulen apo se cfare i parapriu shpernguljes? Dihet se shperngulja masive e Shqiptareve per Turqi kishte filluar ne funde te shekullit XVIII kohen kur keto vise ishin te pushtuar nga pushtimi turk. Pastaj shpengulja kishte vazhduar ne dy periudha e paraprire nga nje marreveshje e quajtur xhentelmenesh mes shteteve Jugosllavi (Serbi) dhe shtetit Turk. Kjo marreveshje ishte realizuar ne dy periudha. Para luftes se dyte boterore dhe pas luftes se dyte boterore (deri ne fillim vitet '60). Si pasoj e ketyre marreveshjeve kishim jo vetem masakra e dhune por edhe spastrim etnik te mijera kilometrave katrore te hapesirave Shqiptare. Nje eshte e sigurt. Keto marrveshje ishin tragjike per popullin Shqiptar.
Ajo qe me intereson mua eshte. Kush i parapriu kesaj marreveshje? Cilat ishin qellimet e kesaj marreveshje? Cili ishte roli i marrevshjes se paqes se Shen Stefanit (3 mars 1878), paqes mes Rusise dhe Turqise, dhe si ndikoi kjo marreveshje ne kete tragjedi Shqiptare? Cili ishte roli i Kongresit te Berlinit ( qershor 1878)? Kush i parapriu dhe cilat jane marreveshjet sekrete Turko - Serbe, mes dy lufterave te Boterore per spastrimin etnik te trojeve Shqiptare? Sa ndikuan ato marreveshje ne kete spastrim? Sa tragjedi na sollen keto marreveshje? Nga kush duhet kerkuar llogari dhe demshperblim per keto marreveshje ne kurriz te nje populli te pafajshem? Sa po punojme ne ndricimi e tyre? :shoqeri:

Diskutim pa ekuivoke ju lutem!
 

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Titulli: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?

Do mundohem te gjej material mbi kete teme kaq delikate qe ke kapur kitrra.

Une di vetem nje gje, qe sot ne Turqi ka mbi 5 milione shqiptare. Nje pjese e madhe e tyre jane shperngulur drejt Turqise pikerisht pas marreveshjes se Shen Stefanit, por gjithashtu levizje drejt Turqise ka patur perhere, duke qene se Turqia ishte nje gosti e madhe per te gjithe Ballkanin.
Shume lehte kuptohet qe ne ate marreveshje, Rusia per te ndihmuar motren e saj Servian, ben pak me Turqine per te spatruar sa me shume shqiptare nga trojet autoktone.

E njejta gje ka ndodhur edhe me camet, ku pjesa joortodokse e tyre u cilesua si turke dhe me ane te nje marreveshjeje u realizua edhe nje shperngulje tjeter e shqiptareve muslimane drejt Turqise.

Mos te mohojme ketu edhe presion qe Leka Zogu i beri Greqise, per te bere te njejten gje me minoritetin "grek" ne Shqiperi.

Edhe ne 1912, ishin po figurat fetare ortodokse dhe muslimane, qe kundershtuan me cdo menyre pavaresimin e Shqiperise.

Mbetet ende shume per te diskutuar.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?

Shperngulja( Tragjedia ) e madhe filloi me marrevshjen Ruso - Turke ne Shen Stefan.

Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë u nënshkrua në Shën-Stefan, më 3 mars 1878, Traktati i Paqes ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane.
Traktati i Shën-Stefanit i shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80 për qind të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik. Me shpresë se do të shmangte kundërshtimin e fuqive të tjera të mëdha, Rusia nuk mori për vete asgjë nga këto territore. Ajo u kufizua vetëm duke i shkëputur Rumanisë, të cilën e kishte aleate në luftën që fitoi, krahinën e Besarabisë në veri të lumit Pruth dhe duke aneksuar disa krahina që zotëronte Perandoria Osmane, në jug të Kaukazit (Kars, Ardahan, Bajazid e Batum). Synimet e saj hegjemoniste në Evropën Juglindore Rusia cariste do t’i siguronte kryesisht nëpërmjet Bullgarisë së madhe autonome që u krijua me Traktatin e Shën-Stefanit. Bullgaria do të ishte një principatë autonome me qeverinë e saj, tributare ndaj sulltanit. Formimi i saj ishte në vetvete një hap pozitiv, pasi e çlironte popullin bullgar nga zgjedha shekullore osmane. Por, Rusia krijoi një Bullgari të madhe, të cilën ajo do ta kishte si një satelite të saj me qëllim që të vendoste nëpërmjet saj zotërimin e vet në Gadishullin Ballkanik. Në kufijtë e saj do të përfshihej shumica dërrmuese e tokave që i shkëputeshin Perandorisë Osmane. Kjo do të shtrihej në lindje deri në Detin e Zi, në jug deri në detin Egje, në veri deri në Danub dhe në perëndim deri në malet e Voskopojës. Sado që Bullgaria e madhe do të mbetej nën sovranitetin e sulltanit turk, Porta e Lartë nuk do të kishte të drejtë të vendoste brenda kufijve të saj asnjë garnizon ushtarak osman. Pjesa tjetër e territoreve perandorake do t’i jepej Rumanisë, Serbisë dhe Malit të Zi, që ktheheshin nga principata autonome në shtete të pavarura. Greqia nuk përfitonte asgjë. Ajo do të mbetej ashtu siç ishte, një shtet i pavarur brenda kufijve të saj të paraluftës.

Traktati i Shën-Stefanit nuk e zinte fare në gojë Shqipërinë, e cila për Rusinë nuk ekzistonte si subjekt të drejtash politike. Sipas Traktatit të Shën-Stefanit, gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike. Bullgaria do të merrte, përveç të tjerave, krahinat shqiptare të Korçës, të Bilishtit, të Pogradecit, të Strugës, të Dibrës, të Kërçovës, të Gostivarit, të Tetovës, të Shkupit, të Kaçanikut etj. Serbia, e cila do të shtrihej kryesisht drejt jugperëndimit, do të aneksonte edhe viset veriore e verilindore të Kosovës, deri në afërsi të Mitrovicës. Mali i Zi, sipërfaqja e të cilit do të rritej më tepër se tri herë, do të përfshinte brenda kufijve të tij gjithashtu një varg krahinash shqiptare, si atë të Ulqinit, të Krajës, të Anamalit, të Hotit, të Grudës, të Tuzit, të Kelmendit, të Plavës, të Gucisë dhe të Rugovës. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të mbetej nën sundimin e Perandorisë Osmane. Si rrjedhim, me Traktatin e Shën-Stefanit trojet shqiptare do të copëtoheshin ndërmjet katër shteteve të huaja. Perandoria Ruse e gjymtonte kështu rëndë tërësinë tokësore të Shqipërisë dhe e vështirësonte në kulm luftën e popullit shqiptar për krijimin e shtetit kombëtar.

Zemërimin e thellë që shkaktoi në Shqipëri Traktati i Shën-Stefanit e rriti më tej terrori i ushtrive serbo-malazeze mbi shqiptarët e viseve të pushtuara prej tyre dhe shpërngulja me dhunë nga këto krahina e dhjetëra mijë familjeve shqiptare, të cilat vërshuan si muhaxhirë në krahinat e papushtuara nga ushtritë ballkanike. Vetëm në vilajetin e Kosovës endeshin rreth 100 mijë burra, gra e fëmijë, të shpërngulur nga zona e pushtimit serb. Gati 38 mijë veta të dëbuar nga ushtritë ruse e bullgare qenë shpërndarë, sipas konsullit anglez Blunt, në viset e vilajetit të Manastirit. Sipas të dhënave të konsullit austro-hungarez Lipih (Lipich), mbi 26 mijë shqiptarë, të dëbuar nga zona e pushtimit malazez, ishin vendosur në vilajetin e Shkodrës. Por numri i shqiptarëve të shpërngulur ishte më i madh, po të kemi parasysh se jo pak prej tyre mërguan në vilajetet e Selanikut, të Stambollit, të Izmirit, të Adanasë e të Sirisë.

Zemërimi kundër Traktatit të Shën-Stefanit përfshiu të gjitha shtresat e popullsisë shqiptare, që nga fshatarët e zejtarët e deri te qarqet çifligare e tregtare. Ky zemërim i shqiptarëve nuk drejtohej vetëm kundër Perandorisë Ruse dhe aleatëve të saj ballkanikë, por edhe kundër Perandorisë Osmane, e cila kishte nënshkruar një akt të tillë, që e dënonte me vdekje atdheun e tyre. Fakti se asnjë nga fuqitë e tjera të mëdha nuk e ngriti zërin për të drejtat kombëtare të Shqipërisë, i bindi përfundimisht shqiptarët se ata tashmë ishin krejtësisht vetëm.

Gjendja e re që u krijua nga vendimet e Shën-Stefanit dhe nga ngjarjet që rrodhën më pas, në mars-prill 1878, kur u duk qartë se Fuqitë e Mëdha perëndimore ishin të vendosura të mbronin me çdo kusht sundimin e Perandorisë Osmane në Ballkan dhe si rrjedhim nuk ishin të prirura të merrnin parasysh të drejtat kombëtare të shqiptarëve, Komiteti Qendror i Stambollit arriti në përfundimin se si kryengritja e armatosur kundërosmane, ashtu edhe kërkesa për pavarësinë e Shqipërisë nuk mund të qëndronin më si pika kryesore të programit të tij politik. Tani që copëtimi i trojeve shqiptare filloi të vihej në jetë dhe doli në plan të parë detyra e mbrojtjes së tërësisë tokësore të Shqipërisë, kryengritja e armatosur kundër Perandorisë Osmane jo vetëm që nuk e zgjidhte çështjen shqiptare, por e ndërlikonte edhe më keq atë e fatin e atdheut. Në rrethana të tilla ndërkombëtare, Komiteti Shqiptar i Stambollit adaptoi, për aq kohë sa do të vijonte kjo gjendje e ndërlikuar, një platformë të re politike, e cila kërkonte mobilizimin e mbarë vendit për plotësimin e dy detyrave kryesore: për të kundërshtuar me luftë të armatosur, në emër të kombësisë shqiptare, çdo vendim që do të merrnin Fuqitë e Mëdha, qoftë edhe me pëlqimin e Perandorisë Osmane, në dëm të tërësisë territoriale të Shqipërisë dhe, në të njëjtën kohë, për të arritur bashkimin e të gjitha trojeve të atdheut në një vilajet të vetëm shqiptar, të pajisur me disa të drejta autonomiste, që mund të realizoheshin pa hyrë në konflikt me Portën e Lartë.
Përmbushja e këtyre objektivave bënte të nevojshëm formimin e një fronti të vetëm politik mbarëshqiptar dhe pranimin nga ana e këtij fronti të platformës politike të përpunuar nga Komiteti Kombëtar i Stambollit.

Për krijimin e frontit të bashkuar politik, që do të kishte formën e një lidhjeje kombëtare shqiptare, kishte tashmë në Shqipëri një truall deri diku të përgatitur edhe nga pikëpamja organizative. Qysh në dhjetor të vitit 1877, në krahinat periferike të Shqipërisë, kur ato filluan të kërcënoheshin nga pushtimi serb e malazez, ishin organizuar besëlidhje shqiptare krahinore ose, siç quheshin në disa vise, komisione lokale të vetëmbrojtjes, të cilat u përpoqën të mobilizonin shqiptarët për të hyrë në veprim sapo të lëshohej kushtrimi. Traktati i Shën-Stefanit i dha një nxitje të fuqishme krijimit të besëlidhjeve të reja. Por me evolucionin ekonomik, shoqëror, politik e kulturor që kishte pësuar Shqipëria, gjatë dekadave të fundit, ndryshe nga periudhat e mëparshme, ndërgjegjja e bashkësisë krahinore ishte tejkaluar tanimë te shqiptarët. اdo krahinë kishte filluar ta ndiente veten si gjymtyrë e një trupi të vetëm, si pjesë e një atdheu të përbashkët. Ky evolucion në ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve ishte një faktor i favorshëm për veprimtarinë e Komitetit Kombëtar të Stambollit, të cilit tani i takonte detyra t’i bashkonte besëlidhjet krahinore në një trup të vetëm organizativ dhe me një platformë të vetme politike.

Derisa të shkriheshin në një organizatë kombëtare, përballë besëlidhjeve krahinore qëndronin tri detyra themelore: të mobilizonin shtresat e gjera popullore në lëvizjen e madhe të protestës kundër vendimeve të padrejta të Traktatit të Shën-Stefanit; të përgatiteshin ushtarakisht për të kundërshtuar me armë copëtimin e trojeve shqiptare, në rast se vendimet e Traktatit do të mbeteshin në fuqi; të kujdeseshin për të ndihmuar dhe për të sistemuar rreth 150 mijë muhaxhirët shqiptarë, të grumbulluar në vilajetet e Kosovës, të Shkodrës e të Manastirit, të cilët kishin mbetur pa bukë e pa strehë.

Ndërkaq, në prill të vitit 1878, opinioni publik shqiptar u informua nga shtypi ndërkombëtar për kundërshtimin që kishte gjetur Traktati i Shën-Stefanit në fuqitë e tjera të mëdha. Në të vërtetë, kundërshtimin më të rreptë ai e pati nga Anglia dhe nga Austro-Hungaria, të cilat u shqetësuan së tepërmi nga rritja e shpejtë e ndikimit të Rusisë në Gadishullin Ballkanik nëpërmjet Bullgarisë së Madhe. Për këtë arsye, me këmbënguljen e tyre, u vendos që kushtet e përcaktuara në Traktatin e Shën-Stefanit të rishikoheshin nga një kongres i posaçëm i Fuqive të Mëdha, i cili, sipas vendimit që u mor më vonë, do të mblidhej në Berlin më 13 qershor 1878.

Shqiptarët ishin të bindur se Fuqitë e Mëdha, ndonëse e kundërshtuan Traktatin e Shën-Stefanit, përsëri nuk ishin të prirura që t’i merrnin parasysh interesat kombëtarë të Shqipërisë. Megjithatë, pezullimi i tij deri në thirrjen e kongresit të Berlinit u jepte në dorë patriotëve shqiptarë një kohë të çmueshme për ta organizuar më mirë qëndresën politike e ushtarake. Por, nga ana tjetër, leja që kishte kërkuar Komiteti i Stambollit për të formuar një lidhje shqiptare, ndeshi më në fund në kundërshtimin e Portës së Lartë. Në parim qeveria osmane nuk e shihte me sy të keq lëvizjen e protestës së popullsive të saj kundër Traktatit të Shën-Stefanit, por ajo nuk e pranonte në asnjë mënyrë që kjo lëvizje të zhvillohej e të organizohej ashtu siç e kuptonte Komiteti i Stambollit, si një lëvizje kombëtare shqiptare. Porta e Lartë kërkonte që shqiptarët të protestonin kundër Traktatit të Shën-Stefanit si nënshtetas myslimanë, që nuk donin të shkëputeshin nga Perandoria Osmane dhe nga sulltani i saj halif. Patriotët shqiptarë, të cilët nuk mund të pajtoheshin me këto kushte, vendosën që ta formonin lidhjen shqiptare duke u mbështetur në lëvizjen popullore dhe në besëlidhjet lokale
.
 
Last edited by a moderator:

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?

SPASTRIMET ETNIKE SERBE NDAJ SHQIPTAREVE TE SANGJAKUT TE NISHIT

KUJTIM BYTYQI, Diplomatic Academy of London

Studimin tim mbi spastrimet etnike të shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit dhe rretheve e kame koncentruar kryesisht në fillim të shek. XIX e sidomos pas Krizës lindore të viteve 1875. Por spastrimet etnike më të mëdha ndodhen pas Kongresit të Berlinit 1878 e deri te Pavarësia e Shqipërisë e viti 1912 kur pjesa më e madhe e popullatës shqiptare të Sanxhakut të Nishit ishte shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre stërgjyshore. Punimi i ndarë në disa nëntituj që flasin për spastrime masive e përcjellë me argumente dhe burime të sigurta qe e vërtetojnë ketë fenomen serb të vjetër por edhe te ri për ne. Gjithashtu në një kapitull të veçantë kamë futur edhe të gjitha emrat e fshatrave shqiptare të Sanxhakut të Nishit dhe rretheve të cilat I kame siguruar nga literatura dhe të dhënat arkivore të cilat flasin për mizoritë serbe të një shekulli më pare.

"Nga Rashka, serbët filluan të depërtonin në shek. XI - XII, drejt Fushë Kosovës, rrjedhës së epërme të Moravës dhe të Vardarit. Zhupani i Madh ka djegur Lypianin, dhe ka shkretëruar viset tjera ( 1091 ). I biri i Stevan Nemanjës me emrin Stevan dhe mbiemrin Pervovenqanin, shkruan më 1190: Nemanja ka okupuar përveq Luginën e Strumes, edhe Prizrenin, Shkupin dhe Leshtakun e Pollogut.

Këto qytete i rrënoi me themel... (Dr. Fatmir Fehmiu: Gjenocidi i regjimeve serbe në hapësirat shqiptare )". Pastaj e dhëna tjetër: "Në bazë të burimeve arkivore historike e të tjera në trevat e Sanxhakut të Nishit që nga Antika e deri në mes të shekullit XIX ekzistonte në kontinuitet popullsia shqiptare[1] . Procesin e kolonizimit të trojeve shqiptare me elementin sllav, shpopullimin e etnitetit shqiptar, serbizimin gjatë periudhave më të fundit Beogradi e ka zbatuar në mënyrë të veçantë gjatë "Krizës Lindore" ( 1875 ).[2]

Në Luginën e Nishit kësaj periudhe, u vranë e masakruan 35.000 shqiptarë. Në një lagje të Nishit të banuar me shqiptarë ( dokumentete osmane e vërtetojnë prezencën e banorëve shqiptarë në qytetin e Nishit ), u plaqkitën e dogjën 300 shtëpi. "Disa familje shqiptare iknin dhe tërhiqeshin luginës së Moravës Jugore nëpër të ftohtit e madh, nëpër grykën e Gërdelicës, deri te Vranja e Kumanova... ( Stefan L. Popoviq, "Putovanje po novoj Serbiji", Beograd, 1950, fq. 345 )". Shkrimtari serb Jovan Haxhivasilev, duke shtjelluar politikën shfarosëse serbe ndaj elementit shqiptar, shkruan: "Dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllim që Serbia të bëhej shtet i pastër nacional dhe, të krijohet mundësia që aksioni i mëtejm të drejtohet kah Kosova. Duke u bazuar në elaborate të ndryshme shpopulluese - naciste, siç është edhe "Naçertania" ( 1844 ) e Ilia Grashaninit një ish zyrtar serb, segmenti si ky, kolonizimi serb në trojet shqiptare, ka këtë fytyrë: "Midis Dy Luftërave Botërore qeveria e krajlit në emër të Reformes Agrare nacionalizoi 129.212. 94 hektar tokë në Kosovë. Gjatë kësaj kohe, në Kosovë janë vendosur 13. 482 familje me rreth 67. 410 anëtarë në 594 vendbanime. ( AJ B. MAR,96 - 21 - 69, Regjistri i kolonive: datë 8. 4. 1940 ).

Pushtuesit zbatuan spastrim e etnocid me strategji të tokës së djegur për spastrimin etnik shqiptar të tokave të aneksuara me përkrahje morale, politike, diplomatike e ushtarake të Rusisë e të Evropës. Princi i Serbisë, Milan Obrenoviq urdhëroi ushtarakët dhe paramilitarët çetnikë: “Merita më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb do t’i ketë ai, i cili do të arrijë të zhdukë e të shpërngulë më shumë shqiptarë!“.Në kushte të një dimri me borë që nuk mbahet mend, nxori nga shtëpitë rreth 300.000 shqiptarë të Toplicës, Kosaonicës, Pustarekës etj., që banonin në rreth 700 lokalitete, prej të cilave rreth 640 plotësisht shqiptare e më shumicë shqiptare islame nga fundi i shek. XVI-fillimi i shek XVII. Rreth 350.000 shqiptarë kryesisht myslimanë larguan nga trojet stërgjyshore ushtritë greke e malazeze. Burimet flasinë për rreth 70.000 shqiptarë të therë, të vrarë e të pjekur në zjarrin e shtëpive në rreth 600 fshatra shqiptare të rrafshuara me zjarrë vetëm më 1877/8. Asnjë hap të Fuqive të Medha për të parandaluar gjenocidin me shumë tipare të kanibalizmit të shfaqur veçanërisht nga serbët mbi shqiptarët e shqiptarësinë e Sanxhakut të Nishit!?!

اlirimi i viseve të pashallëkut të Beogradit dhe 6 nahijet tjera gjatë viteve 1800 e deri ne vitet 1875 ishte e drejt legjitime serbe..Mirëpo,ne anën tjeter, ajo largoi popullaten joserbe nga ato treva. Kështu sipas një shënimi historiografik nga periudha 1800 e deri ne vitin 1875 cek se qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga viset e lartepermendura dhe nga Lugina e Moraves,siq thot aty,rreth 150.000 banor shqiptare. Regjimet e dinastisë se Obrenoviqeve (1817-1903) vazhduan politiken teroriste shtetërore ndaj shqiptareve e boshnjakeve, gjatë viteve’30 te shekullit XIX, me qellim te spastrimit etnik. Ne frymen e kesaj politike,qeveria e Principates se Serbisë urdheroi me 1832 qe çdo shqiptari dhe boshnjaku, qe kapet ne territorin e Serbisë,ti meshohen nga 25 te rena me shkop,ndersa me 1834 urdheroi qe te perdoret ushtria per t’iu djegur fshatrat. Pushteti serb me 1856, me marveshjen e Paqes se Parisit kishte fituar njefar te drejte qe ti largoj te gjithë shqiptaret nga qytetet e Shumadise,si dhe nga Hercegovina.Me 2 Mars 1865 Knjaz Mihaili kishte nxjerr ligjin per kolonizimin e te huajve. Me atë ligj territoret te cilet i posedonin shqiptaret,sidomos nga Sanxhaku i Nishit dhe i Pirotit u serbizuan(jane kolonizuar menjeherë pas Kongresit te Berlinit,sepse këtu Serbia pranohet si shtet. Duhet theksuar se shqiptaret deri kah fundi i shekullit XIX qene te vendosur ne shumicen e qyteteve dhe qytezave,fshatrave te Sanxhakut të Nishit e me gjerë.Pjesa derrmuese e familjeve shqiptare ishin perqendruar ne qarkun e Toplices (Rethi i Prokuples, Dobriqit, Kosanices dhe pjes te Jabllanices e te Pustarekes me Kurshumli), Qarkun e Vranjes(pjesë e rethit te Pustarekes dhe Jabllanices, rrethi i Leskocit, Polanica, Gerdelica, Masurica, Pqinja, Inogosht etj.), si dhe ne qarkun e Nishit e disa edhe ne at te Pirotit.Banore shqiptar kishe edhe ne vendet tjera, e sidomos ne qytete, si për shembull në Qupri, Paraqin, Uzhic, Krushec, Aleksinc, Karanovc (Kraleve) e deri te Beogradi.

 

kitrra 123

plak gjufurrak
SHPثRNGULJA E SHQIPTARثVE PREJ SaNXHAKUt Tث NISHIT Mث 1878-1912 (XIX)


Shkrimtari i njohur serb Jovan Haxhi Vasiljeviq, në librin “Albanska liga” (Boegrad 1909) thekson: “Shqiptarët kanë mbetur në Serbi (lexo në Sanxhakun e Nishit) deri në Gusht” të vitit 1878, përderisa qeveria serbe pas nënshkrimit të Kongresit të Berlinit i shpërnguli përtej kufirit të Serbisë në Kosovë”. Ne të njëjtin publikim lexuesi do të gjejë edhe këto argumente: “Motivi kryesor për të cilën qeveria serbe i shpërnguli shqiptarët prej territoreve të posaçliruara (lexo: Sanxhaku i Nishit), ku kryesisht tani shihet se synimet ishin: që prej Serbisë të krijohet shtet i pastër nacional[3]: që pas vendimeve të Kongresit e të Berlinit t’i kthehen të gjitha territoret në të cilat jetojnë shqiptarët; që aksioni i Serbisë të orientohet në të ardhmen kah Kosova dhe në përgjithësi atje të sigurohet paqja dhe rendi i vendosur nga autoritet serbe. Me atë rast, shpërngulja e shqiptarëve nga qarqet ushtarake pasi tashmë është sqaruar se oficerët serb nuk dëshirojnë të kenë në Serbi Kaukazin e vet”. Në lidhje me këtë dukuri, duhet theksuar edhe: Me shpërnguljen e shqiptarëve disa vende në ato territore të Sanxhakut të Nishit kanë mbetur të shkreta, ashtu siç ka pasur fshatra ku edhe emrat nuk u njiheshin më, po edhe pushteti nuk mund t’i njinte emrat e atyre lokaliteteve, sepse nuk ka patur kush t’ua tregojë. Tani ka qenë e nevojshme që ato territore të shkretuara të kolonizohen dhe popullizohen. Në atë drejtim është bërë gabim dhe për çdo ditë po shihet faji i Serbisë. Në të njëjtën kohë, me urdhëresat për shpërguljen e shqiptarëve përtej kufirit, janë dërguar kërkesa që serbët nga ajo anë e kufirit të kthehen këndej në Serbi. Përpjekja që serbët nga ajo anë e kufirit, të transferohen në anën tonë dhe kush të vijë t’i jipet tokë, ka qenë orientim I përditshëm. Me vonë pushteti serb do ta vërejë se nuk ka qenë e nevojshme për të ndjekë shqiptarët dhe kuptohet se do të bëjë përpjekje për t’i përfituar. Në një kontakt të tillë, më 4 Gusht 1879, në një bisedë në mes të përfaqësuesve shqiptarë dhe serb, përfaqësuesi shqiptar tha: “Mirë është, zotni, por ajo nuk do të bëhet. Ju serbët nuk keni besë e fe. As mbreti juaj nuk ka besë e fe. Ai na e dërgoi Proklamatën në kohën e luftës që ta presim dhe ta pranojmë ushtrinë e tij dhe na premtoi se përderisa ne do të jemi qytetarë të qetë dhe të ndershëm, do të na lejohet të qëndrojme në vatrat tona. Ne e dëgjuam ushtrinë dhe pushtetit ju nënshtruam. Por më pastaj pushtetmbajtësit e tij, në kohën më të vështirë, na shpërngulën me fëmijë për tri ditë sikur të ishim egërsira. Dhe tani t’ju besojmë Po të mos i besonim fjalës së tij, ai kurrë nuk do të hynte me ushtrinë e tij në Arnautllëkun tonë”. Këto argumente tregojnë se pas Kongresit të Berlinit 620 fshatra shqiptare kishin mbetur të shkreta. Në lidhje me këtë dëshmojnë dokumentet angleze të botuara në librin e BILALL SHIMSHIRIT; Rumeliden Geqlrei I. II Istambull 1979. Në ato materiale dëshmohet se asokohe në Vilajetin e Kosovës dhe të Manastirit prej Sanxhakut të Nishit, prej Plavës dhe Gucisë, prej territorit të Jeni Pazarit, janë shpërngulur 350 mijë banorë, prej të cilëve shumica absolute të Kosovës në Sanxhakun e Nishit, deri në vitin 1892 janë shpërngulur 5600 serb. Të dhëna të ngjashme japin edhe statistikat turke. Në realitet, statistika turke shënon shifrën për 450 serb më pas se sa shifrat serbe. Sipas dokumenteve serbe dhe turke, të gjithë shqiptarët prej Sanxhakut të Nishit do të vendosen në territorin e Kosovës. Në atë kohë (1868-1878) Sanxhaku i Nishit ishte pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës. Prandaj prej shumicës dërmuese të popullsisë, edhe Sanxhaku i Nishit quhej Shqipëri. Në pyetjet që u bëheshin të shpërgulurve prej Sanxhakut të Nishit në territorin e Kosovës shqiptarët përgjigjeshin: “Jam shqiptar. Jam shpërgulur prej Shqipërie,Sanxhaku i Nishit, territore i Prekupës, katundi Vllasë, katundi Mehanë, katundi Maqastenë, katundi Gjakë, katundi Kertok”, e fshatra të tjera që e konsideronin veten pjesë integrale etnike e Shqipërisë. Më vonë pas vitit 1912 këto të dhëna historiografia serbe i falsifikoi dhe i propagandoi nëpër Evropë kinse atëbotë (1878) shqiptarët e Kosovës kishin bërë shpërgulje prej Shqipërisë, gjë nuk i përgjigjet aspak së vërtetës. Në realitet, askund në botë, në asnjë arkivë apo bibliotekë, nuk gjindet ndonjë dokument apo e dhënë se gjatë shekullit, 19-të, prej asaj pjese të Shqipërisë që u formua më 1913, do të këtë qenë i shpërngulur në Kosovë qoftë edhe një familje.


HARESA HISTORIKE: VENDBANIMET SHQIPTARE Tث SANXHAKUT Tث NISHIT DHE RRETHE Tث TJERA

Popullsia shqiptare ne trevat e Sanxhankut te Nishit, ishte e vendosur kryesisht në këto vendbanime:

Alikinci, Alabana, Arbanashka, Arbanashci, Araqa, Hasanovci; -Balltiqi, Barllova, Bajshtica e Eperme, Bajshtica Poshtme, Balinovci, Baca, Banjska, Bajqiqi, Bajqinca, Buci, Borova, Banja e Repanjes, Bajqinovci, Bardyzi, Banja, Babviqevci, Babatica, Babishevci, Banjabara, Bajra, Batushica, Barlova, Berila, Bedila, Bellanica, Belibregu, Bellotini, Bellobregu, Bellanovci, Berxhika, Beselica, Berbatofci, Bellpola, Belegu, Bubavci, Berjana, Beashtica e Poshtme, Binovci, Bllaca, Boka, Borovci, Borinci, Bojniku, Bunovci, Bogujevci, bujanovci, Bugujevci(ne rrethin e Jabllanices), Buzhurana, Breznica, Bresternavi, Brallova, Brajshori, Branina, bresi, Brezniqiqi, Breznica, Bullatovci, Buqinca, Bublica, Bufca, Burevica, Burinci, Bud eci, Bumbereku, Bullaini, Bukollrami, Bukozhani, Bukovagllava, bushtrani, Buqinca, Byqmeti i Eperm, Byqmeti i Poshtem, Byqmeti i Mesem, Bugunuvci; -Cervaneku, Cernoverni, Cerrcavci i Eperm, Cerrcavci i Poshtem, Cerrnatova; اestelina, اiftliku, اokoti, 9nje ne qarkun e Nishit e nje ne Jabllanic), اukovci; -Dankoviqi, Devotini, Dedinca, Devqa e Eperme, degermeni, Dediqi, Dekutina, Deshullovci, Dedishka, Dikovci, Dllugojnica, Dobratiqi, Debrejance, Dobrasheva, dobridolli, Dragideli, Dragusha e Eperma, dragusha e Poshtme, Dranica, Dragobuzhda, draganci, drevina, Drenova, Drenci, Drenovci, Dubrava, Dubranja, Dubnica, Durnjaci, Dubova, Dugidelli, Dugolluka, Dublica, dukati, Druga levci, Dubulevi; -Gazdara, Gajtani, Gabinca, Graica, Granica, Gesolica, Gegla, Gerguri(ne Jabllanic), Gerguri(ne rrethin te Prokuples), Gojnofci, Gopnja, Gollaku, Govori, Grabofci, Gragoqevci, Grabovica, Gerbafci, Grebolica, Gllasoviku, Gllasnoviqi, Gradni, Gunjaraku, gurivica, Gubetini, gurgurofci, gurgurova, Gurgora; -Gjemnica, Gjelekari, Gjelekara, Gjaka e Eperme, Gjaka e Poshtme, Gjukella, gjorgjefci, Gjushica, Gjingjusha, Gjurkofci, Gjurefci, Gjikolli, Gjurgjefci; -Hergaja, Huruglica e Eperme, Huruglica e Poshtme; -Igrishta(e Vranjes), Igrishta (e Pusta Rekes), Ivankulla, Ivanja, Izumna; -Jabuqa, Jakofci, Jashanica e Eperme, Jashanica e Poshtme, Jellashinca; -Kamenica, Katundmorina(rrethi i Nishit), Komotena, Kumareva, Kallabofci, Katuni, Kacabaqi, Katiqi, Kapiti, Klaiqi, Klisurica, Konjufci, Koprani, Konxheli, Korbevci, Kodra, Konjuva, Konjuhi, Kojqiqi, Koqane, Kremenata, Kertoku, Krivaqa, Krushevica, kerqmara e Eperme, Kerqmara e Poshtme, Kovanlloku, Kutllovci i eperm, Kutllovci I Poshtem, Kuqi, krushevica, Kutllova, Kutllat, Kozmaqi, Koznica, Kordinci i Poshtem, Kordinci i Eperm, Kastrati, Kallabovci, Kalimanca, Koshareva, Konjina; -Legatica, Lebofci, Levqa e Eperme, Lebana, leci, Leskovabara, Lepanja, Leboshtica, Letovnishte, Leturna, Lumeqi, Lepenica, lipovica, Lusha;Llallinca, Llazalla, Llapashtica, Llozana, Llozna, Llopetinca, Llugiqi, Llumnica, Llukova, Llugari; Manistirishta, Masurica, Magashi, Mazareqi, Maleivci, Makovci, Magova, Magarenja, Marovci, Maqedonci, Maqestena, Magjera, Maqina, Maqkovci, Matarova, Matajevci i Madh, Matajevci I Vogel, merqezi, Megja, Maqkovci, Mekishi, Merofci, Mesgraja, Megjuana, mehanja, Mealica, Mernica, Medveci, (Merqa, Mellova, Merveshi, Mekishi, Meshica, Merkonja, Merlak u, Merkoviqi), te gjith keta emra ne kllapa jan me (e paza pas M), Megjurova, Milina, Miroqica, Mikullofci, Mikulani, Mirovci, Miroshevci, Milivojci, Miskiqi, Mirosllavi, Mirinca, Mihalica, Molla e Kuqe, Momqilli, Mugosha, Muzaqa, Muqena, Muleviqi; -Novosella, Neredovci i Eperm, Neredovci i Poshtem, Negosavla, Novosella( nje ne qarkune e Toplices e nje ne at te vranjes), Neveda, Nelaku, Nesushta; -Orlishte, Orana, orlana, Oraqi, Obertinca, Obllaqina, Ostrogllava, Obarda, Orashci; -Paqarada, Parada, Pasjaqa, Pasjaqa(Nish), Pavllovci, Pallata, Pashici, Petrovci, pevatica, Perunika, Pestishi, pestini, Petrila, Pertata, Peqenci, Pokofci, Pervetica , Peroshtica, Pllana e Madhe, Pllana e Vogel, Plakova, Plloqniku, perkatesishtPllashniku i Eperm, Pllashniku i Poshtem, Poterzhani, Popofci, Popova, Poturqoi, Pareqi, Pollomi, Pollomi(nje ne qarkun ee Vranjes e tjetri te Prokuples), Prebeza e Eperme, Prebeza e Poshtme, Prekoqna, Pretreshnja, Prekodelli, Prekedini, Prevallci, Preboji, Preseka, Prekopqellnika, Prekopuca, Prekorogja, Prekashtica, Preobrazhenja, Preopollci, P iskala, Pishteva, Pustoshillova, Pustovojllovci, Pukovci, Pupovica; -Qyqalla, Qunglla; Radeci, Radovci, Rabovci, Rafuna, Rakovica, rashka, Rashica, Rastelica, raqa, rasuhaqa, Ramabaja, Ramnishta, Ravnishori, Ravnareka, Rashevci, Rataji, rastavica, Ruman ovci, Raputofci, Rastavica, Rasturrula, ragjenovci, Radinovci, Ramadeni, Relinci, Reqica e Eperme, Reqica e Poshtme(ne Toplic), Teqica e Leskovcit, Retkoceri i Eperm, Retkoceri i Poshtem, Resinci, Ribinci, Rudari, rukofci, Runjiku, Rubofci; -Samakova, Sellova, Seoce, Sekicolli, seqinica, Selishta, Sekiraqa, Sllavnica, Sllamniku, Sllabniku, Sllatina, Siarina, Slishani, Slivnica, Slivova, Simnica, Sinanova , Sodarca, Skobari, Skoverqa, Statovci, Stublla, Stashillova, Starasella, Starobanja, Surdulica, Suvidolli, Suvojnica, Suvamorava, Sudimla, Svinjisishte, Sfirca, Svin jarina, Sfarqa e eperme, Sfarqa Poshtme, Sagonjeva, Samarinci, Sagorjeva, Studenci, Spanca, Smrdani, Stropska, Smiloviqi, Stullca; -Sharprinci, shahiqi, Shqrrlinci, Shahinovci, shatra e Eperme, Shatra e Poshtme, Sharci, Shanalluka, Shuliqi, perkatesisht Shylyshi, Shillova, Shipovci, Shishmanovci, Shirokonjeva, Shulemaja, Shushnjaku, Shtullca; -Talirofci, Terstena, (Ternava e Poshtme, Ternave e Eperme, Ternava(Nish), terpeza, Terrha, Termkolli, Terbunja e Eperme, Terbunja e Poshtme, Ternavillazi) te gjithë keta emra ne kllapa janë me e-paza pas T, Tena, Tihofci, Toqani, Toverlani, Toshi, topllaci, Topanica, Togaqevci, Treqaku, Trebinja, Tullari, (Jabllanic), Tullari(Prokuple), Tmava, Turjana, Tupalla, Tupalla (Nish), Turqica, Tubuzhde; -Umi, Uzllok, Ushi; -Vardeniku, Vardini, Vasiqevci, (Verbica, Verbova, Verbovci, Vertopi) keta emra ne kllapa jan me e-paza pas V, Vrella, Vagermeni, Veqa, Vllasa e Eperme, Vuqaku, Vishesella, Vitosha, Vllahinja, Vllasa(e Prokuples), Vllasa(e qarkut te Vranjes), Vllahova, vova, Vojllovci i Eperm, Vodica, Vojiznova, Verbovci i Eperm, Vrezhina ePoshtme, Visoka, Vershefci, Vranovci, Vuqjaku, Vukojefci, Vuqa, Vujanova, Vujiznova (Nish); -Zagragja, Zaravinja, Zllatokoni, Zakishenje, Zuqa, Zllata, Zubuvci, Zebica; Zhapska, Zhegrova, Zhdelova, Zhinipoyoku, Zhitorogja, Zhuqa, Zhuqi. Qytetet: Kushumlia, Leskoci, Vranja, Nishi, SharqojSheherqoj(Piroti), Bellapallanka, Tërni. Gjithsej:551 vendbanime. Mirëpo ekzistojnë edhe vendbanime te tjera numri i te cilave sillet rreth 700 vendbanime.



Nje foto e dhimbshme e kohes
 

Attachments

Last edited by a moderator:

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?

Gjat viteve 1913/1915 per ne anadoll dhe pjeserisht ne Shqiperi u shpernguen mbi 120 000 shqiptar.

Shpernguja e shqiptareve ne keto dy vende ishte dukuri edhe ne mes te dy luftrave boterore. Pikerisht me 1919 pushteti SKS nuk i pranonte shqiptaret si nacionalitet perkunder kerkesave qe beri Organizata Xhemijeti, si dhe perkunder peticioneve dhe protestave drejtuar Fuqive te medha dhe Lidhjes se Kombeve ne gjeneve nga Komiteti i Kosoves. Shperngulja edhe gjate kesaj periudhe ishte e dhunshme. Ajo behej jo pse shqiptaret kishin simpati ndaj turqis por pjesetaret e keti nacionaliteti nuk mund te i duronin torturat dhe vuajtjet qe u shkaktonin gjandarmeria, poicia dhe ushtria. Ne kete

drejtim per te shkaktuar psikoz, ishte angazhuar ushtria, policia xhandarmeria, nepunesit e shumte, pylltaret, mesuesit, kolonistet dhe qdo sllav qe ishte i aft per te i sherbyer programit pansllavist te oborrit mbreteror. Mjerimi kishte mbuluar te gjitha fshatrat e Kosoves. Sidomos me terror ndaj popullsis shquhej xhandarmeria, e ndihmuar nga njesite
ushtarake me artileri. Ne nje burim te Komitetit te Kosoves theksohet me te drejte se deri ne vitin 1921 ishin vrar 12,371 shqiptar, ishin burgosur 22.110 persona, ishin djegur mbi 6000 shtepi, kurse 10 526 shtepi plaqkitur. Perkunder tere ketij presioni, deri ne vitin 1933 shperngulja, sidomos ne Turqi (edhe pse kishte arritur shifren 100 000) behej ne menyre perfide nga ana e policise ne forme turizmi.Qeshte e verteta, shpernguja e tille ishte mjafte efikase sepse kunder nje dukurie te tille ishin vetem shqiptaret. Per jeten e tyre, per asgjesimin e plote te tyre, qofte me ane te asimilimit ne Jugoslavi qofte me shpernguje ne shkretirat e Anadollit nuk donte askush te qaj koken. Bile edhe Kemajl Ataturku ishte i vetedijshem per pasojat tragjike qe kishte popullsia e Kosoves edhe gjate shpernguljes edhe me rastin e vendosjes se tyre ne Anadoll. Megjithate ne asnje rast me perjashtim te vitit 1924, ai nuk intervenoi edhepse e dinte fare mire se shqiptaret dhe turqit nuk kane asgje te perbashket ne pikpamje nacionale. Keshtu per shqiptaret Pashiqi kishte sajuar porosin: per shqiptaret e shquar revolja, per fshataret mitrolozi dhe topi.

Per hir te politikes diplomacia e Republikes se re Turke sakrifikonte nje popullate, e cia kurre kurre nuk kishte enderruar se do te shkrihej dhe asgjesohej ne Anadoll. Ne realitet, kjo popullat e shperngulur per shkaqe politike, ne menyre iluzore mendonte se do te vendosej ne qytete te Turqise. Kete iluzion kishin arritur te ua ngulitnin ne koke agjentet e shumte ne te gjitha viset ku ata banonin ne Mbreterine SKS. Interesat Turke ne fakte ishin qe shqiptaret te vendoseshin ne pjesen lindore te Turqise dhe se ata duhej te sherbenin si mburoj prej sumeve te fiseve Kurde.
 
Last edited by a moderator:

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?

Ne dekade e katert te shek. XX rrethanat politike ne jugosllavi po ndryshonin ne favor te raporteve shoqerore opozitare ndaj pushtetit. Duke verejtur te shqiptaret kete dukuri te rezistences aktive (sepse ne radhet e tyre me nuk kishte element te luhatshem) Oborri Mbreteror i hyri aranzhmaneve politike haptas per shpernguljen e shqiptareve. Pikerishte me 1933 (28 shkurt) Ruzhdi Arasi, minister i puneve te jashtme i Turqis me sugjerimin e Kemajl Ataturkut, viziton Beogradin. Ne suiten e Ruzhdi Arasit ishte edhe e bija e tij Emel Ruzhdi (hanem). Pasi qe priten nga autoritetet me te larta, me 28 shkurt ora 16, fillojne bisedimet me Bogolub Jevtiqin per shpernguljen eventuale te shqiptareve ne

Anadoll. Megjitheqe ne bisedime ishte i pranishem edhe Hajdar Beu, perfaqesues zyrtar i Turqis ne Beograd, ne pranin e tij nuk u zu ne goje ~qeshtja shqiptare~. Pas keti takimi ministri i puneve te jashtme te Mbreterise Jugosave i dergone telegram sekret perfaqesise ne Stamboll se qdo shqiptar qe ka autoritet ne Kosove e qe e viziton Turqin ne form turizmi duhet te i behet e pamundur kthimi ne vendlindje. Shenja per te i njohur njerezit e tille vihej ne pasaport. Kohezgjatja i shenohej me germa edhe me numer.

Ne vazhdim te ketij aktiviteti ne prill te vitit 1934 Bogolub Jevtiqi i bene vizit Turqis dhe me ate rast dy ore zhvillon bisedime me Kemajl Ataturkun (ora 5 deri 7) ndersa prej ores 11-13,30 minuta me Ismet Pashen. Bisedimet zhvillohen edhe me Ruzhdi Arasin, kryesishte per shpernguljen e shqiptarve permes lehtesimeve shteterore, kurse parashihej qe pastaj i tere "pazari" te materjalizohej ne nje konvente.
Lidhur me kete vizite shkruanin hollesishte "Hrvatski list" dhe "Vardar" (19-20.IV.1934).

Ne fund te vitit 1934 i tere "pazarlleku" per shpernguljen e shqiptarve bie ne plan te dyte pasi qe deputeti i popullit Hoxhe Visoka (atehere i vetmi shqiptar ne parlament) me ndihmen e shume kolegve arrin te kuptoj tendencen e Qeveris dhe gojarisht proteston te kryeministri kunder shperngujes se shqiptarve me keto fjale "Une dhe populli im nuk jemi Turq. Ne ne pazar nuk ka mund te na qese as Evropa e lere me Bogolub Jevtiqi".
Me formimin e Qeverise se Millan Stojadinoviqit, ne Ministrin e puneve te Jashtme te Mreterise Jugosllave fillojne konsultimet intensive lidhur me shpernguljen e shqiptarve ne Turqi.Qeshte e verteta prane Ministrise se Punve te Jashtme ilegalisht ishte formuar nje Komitet i ngushte (korrik1935) i cili krahas diskutimeve qe duhej te bente ne ‘’srpski kulturni klub’’, duhej te pergatiste edhe nje maket-projekt per shpernguljen e shqiptarve. Gjate muajit gusht dhe shtator maket-projekti ishte i gatshem qe te filloj diskutimi per te ne suaza te ministrive te iteresuara.Me 24 shtator 1935 Komiteti i ngusht kishte analizuar projektin e bazuar ne ligjin mbi Shtetesin (neni 55) dhe ate ia dergon forumit te themeluar nga keshilli i ministrave. Konferenca nderministrore mbahet me 1 tetor te vitit 1935 ne Beograd nen kryesin e perfaqesuesit te Ministrise se Jashtme Ilia Mikiqit. Ne Konference me cilesine e delegatit ishin Vojisllav Magovqeviq, nga Ministria e Bujqesis, Dushan Trajkoviq nga Shtabi Kryesor, Dushan Tadiqi nga Ministria e Puneve te Brendshme(ne munges). Konferenca filloj ne ora 16 dhe mbaroi ne ora 19 e 30 minuta. Konferenca mori vendim qe popullsia shqiptare te qitej ne "pazar". Gjate bisedimeve pati aso kundertheniesh sa qe kryesuesi i konferences

nderministrore thekson edhe kete: "shperngulja me dhune e shqiptarve nuk vjen ne konsiderim, sepse edhe pse ne nuk e njohim kete popullate (per qka na garanton Konventa e sen-zhermenit) megjithate disa here kemi qene te detyruar te i japim sqarime Lidhjes se Kombeve lidhur me te ashtuquajturin genocid ne Kosove".

Ne fund te konferences u perpilua nje konkluze prej pes pikash, ne te cilen theksohet se qeshtja e shpernguljes se shqiptareve (perkatesisht asimilimi i tyre) duhet rreguluar ne dy menyra:

1.Shperngulja ne mas ne Turqi duhej bere ne baze te nje konvente ndershteterore.

2.Pjesa e popullsise qe mbetej parashihej te shperngulej ne brendi te vendit(jugosllavis)dhe atje ne saje te dominimit te elementit sllav parashihej me kohe te asimilohej. Keto mendime ishin kontradiktore edhe ne klubin kultural serb.Shpernguljen me dhune me metoda brutale e perkrahte Vasa Qubrilloviqi ndera Gjoka Perina, Orestije Krstiqi e ideoog te tjere borgjeze mendonin se per shpernguljen dhe asimilimin e shqiptarve duhet perdorur qdo metode. Konferenca gjithashtu mori vendim qe te u urdherohet te gjitha sherbimeve shteterore ta luftojne propaganden shqiptare kunder shperngujes. Konkluza thelbesore e Konferences ishte ajo se vetem me metoda te presionit mund te arrihet qellimi. Konkluzat duhet te i zbatonte nje komitet i perkohshem.
 
Last edited by a moderator:

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?

Shperngulja e shqiptarve ne Turqi u organizu dhe u kry jasht vullnetit te te gjithe shqiptarve, Gazeta Hak e asaj kohe qe ishte organ i "Bashkimit", 1920-1924, per qdo numer sillte nga nje veshtrim duke i thirr shqiptaret qe te mos shperngulen, sepse nuk kan asgje te perbashket me turqit. "Vreme" e dates 28.02 1933, shkruan Ruzhdi Bej dhe Bogolub Jevtiqi nenshkruajn paktin per "mos sulmim dhe miqesi", "Politika"me 27 shkurt shkruante se kinse mbreteria SKS e perkrahu Turqin (1919-1923) me qene ose mos me qene. Ne raport renditen fjalet lavderuese per te joshur Ruzhdi Arasin qe te pranoj per te hyr ne pazar, ky pazarllek kishte filuar ne filim te vitit 1933 prandaj, R. A. vinte ne Beograd neper athine natyrisht per te siguruar tranzitin e "turisteve"shqiptar neper selanik, fakt ky qe do ta vertetoj Konventa. Ruzhdi A. ne athine kishte biseduar me kryetarin e qeveris greke Calldorison dhe ministrin e jashtem Maksimosin. Arasi i kishte bindur koleget e vet se qeshtja shqiptare ne Kosove do te marr fund, andaj ajo lidhej edhe me shqiptaret ne اameri. Fakt ky qe synonte te arrihej pelqimi per kalimin e 1 milion shqiptarve neper Selanik. Edhe Greqia ne kete pazar kishte llogarit e veta ekonomike, politike dhe strategjike.

Ne zgjedhjet e 5 Majit 1935 Hoxhe Visoka vuri kandidaturen per deputet. Ai pat humbur ne zgjedhje sepse drejtperdrejt Bogolub J. intervenon qe ai te mos zgjidhet. Perkunder kercenimeve qe i beheshin Hoxhe Visoka ne pranin e shum kryeparve nga regjioni i Llapit, Mitrovices Drenices, ne shtepin e tij arriti qe te perpiloj nje peticion-ankes drejtuar opinionit boteror kunder shperngujes se shqipetarve, ne peticion sulmohej politika jugosllavo-turke ndaj shqiptarve. Ketu po e ceki edhe nje here shkrimin e Fan S Nolit te "Liria Kometare" 10 prill 1929 qe duke u ber thirrje shqiptarve qe te mos shperngulen, thot se kjo eshte nje tragjedi ne tri akte, shpasurim, shperngulje, shfarosje.Serbi ka ba gjithnji presion ndaj shqiptarve. Gjithnji eshte mundu me dhune me na largu nga trojet tona.

Ne fund te vitit 1936 M. Stojadinoviq i beri vizit turqis dhe me ate rast i zgjeroi edhe me teJ "kanalet per pastrimin e Kosoves nga shumica apsolute shqiptare", Derisa bisedat Ataturk-Stojadinoviq ishin ende aktuale sherbimi informativ i mbreteris jugosllave i dergonte informat sekrete ministris se punve te jashtme ne beograd per gjendjen ekonomike ne turqi. Raportet theksojn se administrata jugosllave gjat veres duhet
te kaloj ne sulme te hapta kunder shqiptarve. Dhuna arsyetohej me faktin se Turqia ishte e "nxehte" qe krahas emigrantev te tjere, te pranoj edhe shqiptare per te cilet me kohe ishte pregatitur terreni ne krahinen shkretinore te Anadollit, te quajtur Vana. Por perfaqesia jugosllave ne Ankara frikohej nga fakti se emigrantet shqiptar ne vendet ku po vendoseshin do te mbeten ne meshiren e shkretetires. E njejta poerfaqesi thekson metej se shqiptareve ne Kosov po u jepeshin shum premtime nga agjentet e ndryshem

por me te vendosur te tyre ne Anadoll ata po e shihnin qellimin e pushtetit. Shqiptaret po e shihnin per nje kohe te shkurter perspektiven e tyre prandaj shkruante me tej raportuesi qellimi yne do te realizohet me veshtiresi.

Derisa me 1935 ne disa tubime, nderministrore ishte marre vendimi qe ndaj shqiptareve te perdoren te gjitha metodat e presionit shteterore me 1936 nje qendrim i tille filloi te zbatohet ne praktike. Megjithkete qysh ne prill pushteti u detyrua u detyrua ta ndaloj tere aksionin per shkak te rezistenes shqiptare.
 
Last edited by a moderator:

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?

Qarqet ne pushtet ne kete drejtim (me 1936) nxituan ta "rregullojne qeshtjen e shqiptarve ne Kosove me moto se ata kinse qenkan element nacional". Shkaqet e kesaj ngutje duhet kerkuar ne faktin se shperngulja e dhunshme nga jugoslavia duhej te mbulohej me shpernguljent qe beheshin nga Rumania Greqia dhe Bullgaria ne Turqi.
Ne fillim te vitit 1938 M. S. viziton Turqin. Vizita kishte rendesi per te dy palet. Prandaj Stojadinoviqin e kishte prit ne vizit te ndar edhe Kemajl Ataturku te cilit shenjat e semundjes serioze ja kishin lendu te folurit. Me 26 shkurt 1938 ne pranin e Metakses perfaqsues Grek, Ruzhdi Arasit perfaqsues Turk dhe komnenit, Millan Stojadinoviqi e hudh posht propozimin e diplomais greke ne menyre qe te mos njihej Shqiperia me vendimet e Ankaras, kinse Shqiperia nuk ishte aktuale. Diplomati jugosllav e
kishte te njohur prapavin dhe pazarlleqet qe i kishte filluar me fashizmin italian per ndarje te plot te Shqiperis prandaj edhe greqia ne propozimin e saj nuk ishte kembengulese, sepse shpresonte te fitoje diqka ne ate drejtim.
Pas bisedimeve te bera ne Ankara, qeveria e Stojadinoviqit, me shifren sekrete i jep urdher te gjitha ministrive te saja per te bere studime te hollesishme lidhur me shpernguljen e shqiptarve nga Jugosllavia.
Pas marreveshjes ballkanike ne Beograd, filluan te mbahen mbledhje nderministrore. Mledhje te tilla u mbajten ne Ministrin e Punve te Jashtme (8. III. 13. IV, 30. V, 15. VI, dhe 16. VI, 1938). Ne te gjitha tubimet nderministrore ishte potencuar se shperngulja me dhune e shqiptarve duhet te perfshije vetem elementin fshatar ne menyre qe te arrihet deri te pronat e lira tokesore. Te gjithe diskutuesit pajtohen se numri i popullsise shqiptare qe duhej shperngulur duhet te sillej prej 200.000 deri ne 2 milion. U vendos qe Turqis per qdo familje te shperngulur te i paguhej nje shume prej 15000 dinaresh, por te insistohej qe numri i antarve ne familje te jete sa me i madhe. Madje u shfrytezua edhe fakti se lagje te tera shqiptare u gjeten qe mbanin te njejtin mbiemer, argument ky qe duhej te sherbente kinse ata jane te nje familje. Mbiemri ne kete raste duhej te sherbente per "pergatitjen e nje familje " qofshin ata edhe qindra kilometra larg njera-tjetres apo edhe pa kurrfar afrije gjaku. Duke verejtur kete tendence, diplomacia Turke insistoi
qe pagesa te behej per person. Keto kontradikta kuptohet shkonin ne favor te rezistences shqiptare per mosshperngulje. Ne mbledhjet nderministrore nga shuma e cekur Jugosllavia pretendonte qe 20% te paguaje ne deviza, kurse pjesen tjeter 80% te depononte ne banken popullore ne llogari te shtetit Turk, i cili pastaj me keto para kishte mundesi per te blere mall vetem ne Jugosllavi. Diplomacia jugosllave nuk
ishte dakord qe proporcioni i pageses ashtu siq insistonte Turqia, te jete me i madh ne deviza. Pas shume bisedimeve u arrit pelqimi qe jugosllavia, shumen e cekur per shpernguljen e shqiptarve ta paguaj 30% ne deviza ndersa 70% ne monete jugosllave. Per trasimin e metejme te rruges per te i shperngulur shqiptaret nga jugosllavia, diplomacia e Beogradit arrin te binde Xhelal Bajarin te vizitoj Jugosllavine.
 

Besa

Antar Aktiv
Titulli: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?

Vertet eshte e dhimbshme ne e kemi perjetuar kete shprengulje te madhe,nuk deshiroj ta kujtoi kete histori te tmerrshme.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?

Negociatat lidhur me kete kryhen me nxitim, prandaj vizita ehet me 10 dhe 11 maj 1938 (pasi qe me 3 maj Bajari i kishte bere vizit Greqis). Gazetaret qe e percillnin Bajarin nuk u kthyen ne Turqi, sepse qeveria Greke e kenaqur se do te fitoj diq ne kete aventur i mbajti si musafir. Sipas marreveshjes Stojadinoviq - Aras bisedimet per shpernguljen e shqiptarve paten filluar ne Stamboll me 9, VI 1938 nen drejtimin e delegatit Hasan Saka. Ne mbledhje nga ana Jugosllave merrnin pjese M. Ristiqi, shef i seksionit Ballkanik pran ministris se punneve te jashtme si dhe J. Magovqeviqi inspektor i ministris se Bujqesise. Ne mbledhje ishin te pranishem edhe delegati rumun ne Turqi Telemak si dhe perfaqesuesi Grek ne Turqi, me cilesi observatori. Bisedimet per shpernguljen e shqiptarve mbaheshin me dyer te mbyllura. Tubimi zgjati deri me 13 VII 1938. Gjate kesaj kohe u mbajten 8 mbledhje. Megjithekete me 11 VII 1938 pas shum diskutimesh Konventa qe perpiluar. Ideja per zbatimin e Konventes ne praktik ishte perpiluar me kohe. Lidhur me kete ishin angazhuar keto organe: Komiteti per shperngulje, icili perbehej prej nje perfaqesuesi te MPB nje perfaqesuesi nga Ministria e financave, Ministria e ndertimtaris dhe nje perfaqsues nga Ministria e ushtris dhe Marines. Preferohej qe ne kete fushe politike per shperngujen e shqiptarve te angazhohej edhe nje perfaqsues nga Ministria e Komunikacionit. Komiteti parashihte te i mbante tubimet prane Ministrise se puneve te Brendshme ose prane Kryesise se Keshillit te Ministrave. Komiteti kishte sekretarin dhe nepunesit ndihmes. Kompetencat e Komitetit ishin: te beje organizimin si dhe te interesohet per zbatimin e Konventes, te i plotesoj te gjitha detyrat shteterore qe dain nga Konventa, te jape udhezime per pune lidhur me zbatimin e programit te shpernguljes, te beje inspeksion mbi Inspektoratin Suprem me qender ne Shkup si dhe ne Inspektoratet levizese. Inspektorati suprem perbehej prej perfaqsuesve te Ministris se puneve te brendshme, Ministris se Ushtris dhe Ministris se Bujqesis. Selia e Inspektoratit per shperngulje ishte ne Shkup. Ai kishte marre keto detyra: te organizoje shpernguljen sipas dispozitave te Konventes e ne baze te udhezimeve qe i jep Komiteti per shperngulje te jape urdheresa si dhe te jape keshilla inspektorateve levizese dhe te beje kontrolline ne punen e tyre, te beje planin vjetor te shpernguljes dhe ate te ia dergoi me kohe Komitetit.
Inspektoratet levizese ishin nen mbikqyrjen e Kryeinspektoratit, dhe kishin per detyre te caktonin territorin per Kolonizim me element Sllav, perkatesisht u jepnin urdhera per shperngulje shqiptarve.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?

JOSIP BROZ TITOS REALIZUES I „MARRثVESHJES XHENTثLMENE“PثR SHPثRNGULJEN E SHQIPTARثVE Nث TURQI…Nث VITIN 1953….!!!

-Regjimi komunist jugosllav përmes strukturave pushtetore e sidomos UDB-së,me qëllim të shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet stërgjyshore aplikojë format më diskriminuese ndaj tyre në Kosovë dhe viset tjera etnike shqiptare,duke i shfrytëzuar të gjitha kontaktet me shtetet tjera të Ballkanit,për realizimin e këtij qëllimi. Më 18 shkurt 1953 Jugosllavia,Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim reciprok... dhe në kuadër të një serie bisedimesh atë vit kryetari i Jugosllavisë JOSIP BROZ TITO dhe përfaqësuesi turk :FUAD KYPRILI në Split të Kroacisë nënshkruan një”marrëveshje xhentelmene”,me të cilën u ripërtri konventa shtetërore jugosllave-turke e vitit 1938,për shpërnguljen e shqiptarëve ...në Turqi!!!!!

SHTABI I TITOS PER REALIZIMIN E KESAJ MARREVESHJEJE...!!!

Për zbatimin me përpikëri të këtij operacioni kriminal, TITOJA ngarkoi vetë ALEKSANDثR RANKOVIQIN (ministër i brendshëm federativ) për formimin e SHTABIT OPERATIV me përbërje nga njerëzit më të sprovuar...,shovinist nga më të tërbuarit, kriminelë të regjur që prej vitesh i kishin lyer duart me gjakë të shqiptarëve.
Këtë shtab e përbënin,drejtues të strukturave pushtetore në nivelin federativ,republikanë dhe krahinorë si dhe drejtues të UDB-së,si:

1.ALEKSANDثR RANKOVIQ

2.KثRSTO CثRVENKOVSKI

3.SVETISLLAV STEFANOVIQ

4.MILLAN BARTOSH

5.LEO GRISHKOVIQ

6.VOJKAN LLUKIQ

7.MARKO VUCKOVIQ

8.PAVLE JOVIQEVIQ

9.PETAR STAMBOLIQ

10.SLLOBODAN PENEZIQ-KثRCUN

11.GJOKO PAJKOVIQ

12.GOJKO MEDENICA

13.اEDO MIJOVIQ

14.SثRBA SAVIQ

15.DUSHAN MUGOSHA


Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë... ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Rankoviçit (1966) duke mos u duruar një farë "barazie" me shqiptarët, shumica prej tyre udbash e kriminelë marrin ikën për Serbi . Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 per ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.Shperngulja është bërë me këtë dinamikë:



Sipas statistikave të publikuara del se vetëm në periudhën 1952-1965 per ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.

Shperngulja e shqiptarëve është bërë me këtë dinamikë:

Më 1952---------------------------- 37.000
Më 1953---------------------------- 19.300
Më 1954---------------------------- 17 500
Më 1955---------------------------- 51.000
Më 1956---------------------------- 54.000
Më 1957---------------------------- 57.710
Më 1958---------------------------- 41.300
Më 1959---------------------------- 32.000
Më 1960---------------------------- 27.980
Më 1961---------------------------- 31.600
Më 1962---------------------------- 15.910
Më 1963---------------------------- 25.720
Më 1964---------------------------- 21.530
Më 1965---------------------------- 19.821
 

mehi

Antarë i ri
Titulli: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?

Tung juve te gjithve
unë quhem Mehdi Podvorica i takoj nji familje te madhe Muhaxherësh te perndjekur nga rrethi i Toplices ne vitet 1878 nji pjes e familjes ton Podvorica u vendosen ne rreth te Podujeves e disa ne Vushtrri e ne Lipjan por nji numer i madh u drejtua per Turqi kam lexuar ne disa faqe interneti per shpernguljet ne Turqi e dij qe atje jetojn shum familje me mbiemrin Podvorica lus te gjith ata qe kan ndonji kontakt me kto familje ne Turqi te me shkruajn ne adresen time elektronike mehdi_podvorica@msn.com me qe sa vite jetoj ne Zvicer de e dij qka ësht te jesh larg familjes jam shum i interesuar te kontaktoj me kta familjar ne Turqi me nderime mehdi Podvorica nga Dumoshi Podujevë Kosovë me vendbanim te perkohshem ne Zvicer
 

Bilderberg

Anëtar i ri
Konventa jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve!

KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PثR SHPثRNGULJEN E SHQIPTARثVE[FONT=&quot]!

[/FONT] KONVENTA
Mbi rregullat e emigrimit të popullatës turke* nga regjioni i Serbisë së Jugut në Jugosllavi
(
*[FONT=&quot] Fjala është për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman)[/FONT]

Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së
Mbretit të Jugosllavisë konstatojnë:


-Emigrimin (shpërnguljen) e myslimanëve nga regjioni i Sërbisë së Jugut, dhe

-Njëherit vlerësojnë se kjo popullatë nga ana tjetër, në përgjithësi, i ka humbur të drejtat e regjimit të lirë në Jugosllavi, dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë, me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t'u bashkohen etnikëve të tyre natyral në Turqi.

Ata shfaqën dëshirën që të nënshkruajnë Konventën sipas së cilës caktohen mënyrat e shpërnguljes si dhe preimpotencat e tyre përkatëse të:

Madhërisë së tij, Mbretit të Jugosllavisë;
M.

Ekselenca e tij, Zoti Kryetar i Republikës së Turqisë.
M.

Ato do të komunikojnë dhe do t'i përmbushin dëshirat e tyre, sipas mënyrave të caktuara me dispozitat vijuese:

Neni 1.
Me këtë konventë identifikohen shtetasit jugosllavë me fé, kulturë dhe kombësi myslimane dhe që flasin gjuhën turqishte.
Ndërsa, me këtë Konventë nuk identifikohen, personat për të cilët hyrja në Turqi është ndaluar sipas ligjeve dhe rregullave të Turqisë, të cilat janë në fuqi, edhe atë: popullata nomade dhe ajo jevge.

Neni 2.
Regjionet, të cilat i nënshtrohen emigrimit sipas kësaj Konvente, janë si vijon:

1. Rajoni i Banovinës së Vardarit:
Rajoni i MalitSharr (Prizreni); Gora (Dragashi); Podgora (Suha-Reka); Nerodimja (Ferizaj); Donji Pollog-Pollogu i Ulët (Tetova); Gornji Pollog-Polloga i Sipërm (Gostivari); Galica (Rostusha); Dibra (Dibër); Struga (Strugë); Graçanica (Prishtinë); Kaçaniku (Kaçanik); Gjilani (Gjilan); Presheva (Preshevë); Prespa (Resnja); Poreçi (Juzhni Brod-Makedonski Brod); Prilepi (Prilep); Bitoli (Manastiri); Kavadarci (Kavadari); Marihovo (Manastiri-Marihovë); Negotin Na Vardaru (Negotini i Vardarit); Skopje (Shkupi), Kumanova (Kumanovë); Velesi (Velesi); Ovçe Pole (Ovçe Pole); Radovishte (Radovishte); Strumica (Strumicë); Dojrani (Valandova); Gjevgjelija (Gjevgjelija); Kriva Pallanka (Kriva Pallanka); Kratovo (Kratova); Carevo Sello (Carevo Sello); Malesi (Berovo).

2. Rajoni i Banovinës së Zetës, përfshin:
Pejën (Pejë); Istokun (Istog); Mitrovicën e Kosovës (Mitrovicë e Kosovës); Gjakovën (Gjakovë); Podrimjen (Rahovec).

3. Rajoni i Banovinës së Moravës përfshin;
Llapin (Podujevë); Vuçiternën (Vuçitërnë); Drenicën (Sërbicë).

Qeveria jugosllave do të caktonte se nga cili regjion do të fillonte emigrimi (shpërngulja).


Neni 3. [FONT=&quot]
Numri i familjeve, për të cilat Qeveria turke merr obligimin që t'i pranojë nga regjionet e përmendura në Nenin 2, sipas kushteve të kësaj Konvente, përbëhet prej
40.000 familjesh.

Këtu përfshihen familjet e përbashkëta dhe anëtarët e tyre (personat) dhe fëmijët e një gjaku, të cilët në momentin e nënshkrimit të kësaj Konvente, jetojnë në një bashkësi familjare të pandarë dhe nën një kulm të përbashkët.

Neni 4.
Riatdhesimi i këtyre 40.000 familjeve do të realizohet për gjashtë (6) vjet, sipas këtyre proporcioneve:

1.
Në vitin 1939 4.000 familje [FONT=&quot]
2. Në vitin 1940 6.000 familje
3. Në vitin 1941 7.000 familje
4. Në vitin 1942 7.000 familje
5. Në vitin 1943 8.000 familje
6. Në vitin 1944 8.000 familje [/FONT]
[/FONT][FONT=&quot]

Nëse ky numër i familjeve nuk mund të realizohet sipas viteve të parapara për shkak të pengesave-vështirësive eventuale, dy palët kontraktuese, do të bëjnë marrëveshje sipas dispozitave përkatëse ligjore mbi numrin e të emigruarve (të shpërngulurve), të cilët do të evakuohen nga njëra anë, dhe do të pranohen nga pala tjetër, tre muaj para fillimit të emigrimit. Por, kuptohet se këto ndryshime eventuale të numrit të të emigruarve (të shpërngulurve) në vit, nuk mund të zgjatet më tepër se një vit gjatë gjashtë (6) viteve të caktuara -të fiksuara për emigrim (për shpërngulje).
Koha e emigrimit (shpëmguljes) për çdo vit do të zgjasë (do të fillojë) prej muajit maj deri më 15 tetor, pos kontingjentit të vitit të parë, i cili do të fillojë në fillim të muajit korrik të vitit 1939.

[/FONT].



Kosovarë të dëbuar (»muhaxhirë«) nga trojet e tyre prej pushtuesve serbë me 1912.

[FONT=&quot] [/FONT]
 

Attachments

Bilderberg

Anëtar i ri
Neni 5.
Kjo Konventë do të zbatohet vetëm për emigrimin (shpërnguljen) e popullsisë, siç u përmend më sipër.

Myslimanët (turqit e shqiptarët) të cilët jetojnë në qytete, në regjionet e lartpërmendura, anëtarët dhe begatitë e tyre nuk përfshihen në stimulim (në marrëveshjen e caktuar me kontratë) sipas kësaj Konvente.

Nëse dëshirojnë të emigrojnë në Turqi, ata do të munden të emigrojnë (të shpërngulen) si të lirë, në pajtim (konform) me Ligjin mbi emigrimin e tyre në Turqi.

Me këtë rast, ata lirisht mund t'i likuidojnë begatitë (mallrat) e veta në fshat dhe në qytet. Qeveria jugosllave, sa i përket transferimit (shpërnguljes) në Turqi, cakton sasinë dhe shumën e likuidimit të mallrave të tyre (të pasurisë së tyre), ndërsa sa i përket vizës për hyrjen e tyre definitive në Turqi, Qeveria Turke do t'i ofrojë të gjitha lehtësimet e nevojshme.


Neni 6. [FONT=&quot]
Në bazë të kësaj Konvente, e gjithë pasuria e patundshme në fshat, e cila u takon të shpërngulurve, do të mbetet pronë e Qeverisë jugosllave, në çastin kur Qeveria jugosllave do t'ua pareqcsë përfaqësuesve të Turqisë në Jugosllavdistën vjetore të të shpërngulurve.

Sa i përket pasurisë së patundshme në qytet, ajo do t'u mbetet në disponim të lirë pronarëve të tyre.
Kuptohet, se Qeveria jugosllave nuk merr obligim për pasurinë e patundshme në fshat, në çastin kur njerëzit që do të shpërnguleshin (tanimë të caktuar në listë) e kanë braktisur vendbanimin e tyre nga vendzbarkimi i caktuar. Deri në marrjen e pasurisë nga Qeveria jugosllave, shfrytëzimi i asaj pasurie, siç është e garantuar me këtë Konventë, do të bëbet nga pronarët e saj.

Pronësimin e kësaj pasurie, Qeveria jugosllave do ta realizojë lirisht në pajtim me dispozitat e Ligjit mbi kolonizimin e regjioneve të Serbisë së Jugut, i cili është në fuqi.

.



Fshati Aliaj i Kastratit i djegur nga ushtria jugosllaue më 1920.
[/FONT]
 

Attachments

Bilderberg

Anëtar i ri
Neni 7.
Qeveria jugosllave duhet t'i paguajë Qeverisë turke shumën prej 500 lirash turke për një familje, ndërsa shuma e tërësishme do të jetë 20.000.000 lira turke për
40.000 familje, në bazë të së cilës shumë, këto familje do të merren në konsiderim.

Përkundër kësaj pagese globale, të gjitha pasuritë e patundshme fshatare që u përkasin të shpërngulurve, në pajtim me Nenin 6, mbeten pronë e Qeverisë Jugosllave.

Sa i përkat pasurisë së tundshme dhe të patundshme fshatare, e cila i takon kombësisë myslimane ose Evkafit (Vakafit), kuptohet se kjo Konventë nuk i dëmton dispozitat e Ligjit ekistues, i cili i regullon ato.

Neni 8.
Qeveria jugosllave më 1. prill dhe më 1. tetor të çdo viti do të kryejë

(bëjë) pagesën periodike (semestrale), e cila do të jetë në proporcion me familjet që shpërngulen, të cilat do të evakuohen gjatë vitit, e që mund të zvogëlohet ose të rritet në proporcion me numrin e tyre. Pagesa, shuma e së cilës është caktuar me nenin e mëparshëm (Neni 7) do të bëhet në 12 kiste e ndarë për gjashtë (6) vjet.


Neni 9. [FONT=&quot]
Qeveria jugosllave, secilën pagesë do ta bëjë në këtë mënyrë:

30% në deviza, të cilat duhet t'ia lejojë në dispozicion Qeverisë së Republikës së Turqisë përmes Bankës Popullore të Jugosllavisë;

70% në dinarë, duke i deponuar në Bankën Popullore të Jugosllavisë, në dobi të xhirollogarisë -në favor të QevErisë së Republikës së Turqisë.

Banka Popullore e Jugosllavisë, për secilën pagesë do ta njoftojë menjëherë Legatën e Turqisë në Beograd, se depozita është bërë në xhirollogarinë e tyre.

.



Fshati Koplik i djegur nga ushtria jugosllave më 1920.

Neni 10.
Përshndërrimin e dinarëve në lira turke, Banka Popullore e Jugosllavisë dhe Banka Qendrore e Republikës së Turqisë do të realizojnë, në marrëveshje të përbashkët, sipas kursit të ndërrimit në lira turke, i cili vlen ditën e ndërrimit, përkatësisht në ditën e secilës pagesë.

Neni 11.
Shumat (fondet) e deponuara në Bankën Popullore të Jugosllavisë do të shfrytëzohen nga ana e Qeverisë së Republikës së Turqisë, qoftë në të gjitha format ose pagesat dhe shpenzimet, të cilat do të bëhen në Jugosllavi, qoftë përblerje në tregun jugosllav, përveç mallrave, eksportimi i të cilave është i ndaluar dhe i kushtëzuar me pagesat e tyre në deviza (siç janë): bakri, leshi, prodhimet nga lëkura, prodhimet nga druri i arrës, frutet e vajrave, ullinjtë, gruri dhe misri.

Blerja e të gjitha këtyre mallrave do të realizohet, duke ia destinuar ato Turqisë.

Këto mallra do të lirohen nga çdo tatim, taksë ose nga çdo ngarkim tjetër i eksportimit.

Kuptohet se, për eksportim nuk do të zbatohen dispozitat e parashikuara në bazë të marrëveshjeve komerciale (tregtare) të lidhura ose që do të lidhen, por ajo do të bëhet në pajtim me dispozitat e kësaj Konvente.

Neni 12.
Pcrsonat që do të evakuohen gjatë periudhës së shpërnguljes, të cilët do të shpërngulen sipas listës vjetore, duhet të japin (paraqesin) deklaratë me shkrim para autoriteteve jugosllave në bazë të nenit 53 të Ligjit mbi shtetasit jugosllavë që është në fuqi, se heqin dorë nga shtetësia Jugosllave me dëshirë. Këta persona do t'i kenë cilësitë dhe do t'i gëzojnë të drejtat e të shpërngulurve sipas ligjeve turke, që nga momenti kur përfaqësusit e Turqisë, të cilët do të emërohen për këtë çështje, do t'i nënshkruajnë listat vjetore të emigrimit në Turqi.
[/FONT]
 

Attachments

Bilderberg

Anëtar i ri
Neni 13.
Të shpërngulurit, në përgjithësi, do të jenë të lirë t'i likuidojnë ose t'i bartin me vete të gjitha mallrat (e pasurinë) e veta të tundshme të të gjitha llojeve, me të cilat posedojnë (si pronë personale), pastaj shtazët e shpezët nga fermat e tyre, instrumentet, makinat etj. të cilat përdoren në punë bujqësore ose industriale ose për ushtrimin e zejeve e profesioneve të tjera.

Megjithatë, për transportin e mallrave dhe të pasurisë së tyre të tundshme, veglave bujqësore, pastaj nga 4 kafshë të trasha dhe nga 10 kafshë të vogla, duke mos i llogaritur të vegjëlit e tyre, vjetat etj.; Qeveria Jugosllave merr përsipër që ato t'i transportojë gratis deri në limanin e zbarkimit të tyre në Selanik.

Për transportin e mallrave, të shpërngulurit gëzojnë zvogëlimin e taksave sipas tarifës në fuqi. Megjithatë, nuk gëzojnë zvogëlimin e taksave për kafshë, si p.sh. gjashtë kafshë të trasha dhe 20 kafshë të imëta (të vogla) duke mos i llogaritur të vegjëlit e tyre, për secilën familje që shpërngulet.

Eksportimi i kafshëve bëhet sipas dispozitave të Konventës ekzistuese veterinare dhe në bazë të çertifikatës së veterinarit, të cilat do të sigurohen gratis për ata që shpërngulen.

Ata që shpërngulen janë të autorizuar, që në mënyrë të barabartë të importojnë: ekskluzivisht stolitë e tyre personale, pikërisht qaforet ose pjesët e tyre, gjerdanët nga ari, argjenti, të cilat i mbajnë në qafë femrat, si dhe secili nga ata nuk mund të importojnë më shumë se një sosh.

Përkundër kësaj, secili kujdestar i familjes është i autorizuar që lirisht të importojë, në të dalë nga Jugosllavia, shumën prej 2.000 dinarësh, si dhe shumën prej 4.000 dinarësh të shndërruar në kundërvlerë në deviza. brendshëm, pas likuidimit të pasurisë së tyre të tundshme dhe të patundshme në qytet e në fshat, mallrat, eksportimi i të cilave nuk është i kushtëzuar në deviza ose i ndaluar në Jugosllavi si dhe importimi i të cilave nuk është i ndaluar në Turqi.

Të gjitha këto mallra do t'i nënshtrohen taksave dhe ngarkesave të tjera të eksportimit dhe të importimit.

Neni 15.
Banka Popullore e Jugosllavisë do të hapë xhiro-llogarinë speciale në emër të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë, në të cilën secili i shpërngulur do të ketë mundësinë të deponojë të gjitha shumat që i takojnë dhe me të cilat disponon, në pikëpamje të garantimit të transferimit përmes blerjes së mallrave në Jugosllavi, Banka Popullore e Jugosllavisë do ta njoftojë Legatën e Turqisë në Beograd për secilën pagesë të bërë në efektiv, me udhëzim të detalizuar të deponuesit.

Këto shuma, kështu të transferuara në Turqi, përmes mallrave të blera në JugoslIavi, do t'u kthehen të interesuarve nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë.

Neni 16.
Fondet, mallrat, vlerat, mobiljet dhe të gjitha objektet e tjera, të cilat u përkasin të miturve dhe anëtarëve të tjerë të familjes, të cilëve ua ka besuar kujdestari i familjes dhe të besuara nga organet kompetente jugosllave, do t'i paguhen ose do t'i lejohen Qeverisë së Republikës së Turqisë, që në të ardhmen do t'i sigurojë administrata dhe mbrojtja e tyre, deri sa të rriten ata, ndërsa shpagimi i tyre do t'i bëhet kryetarit të familjes, i cili e gëzon këtë të drejtë në pajtim me ligjet e Turqisë.


Neni 17.
Të gjithë të rinjtë myslimanë, familjet e të cilëve janë regjistruar në listat vjetore të shpërnguljes, e të cilët ende gjenden në rradhët e armatës jugosllave, menjëherë do të lirohen nga shërbimi ushtarak i mëtejmë, dhe në të njejtën kohë do të shpërngulen së bashku me familjet e tyre.

Nën të njejtat kushte, nuk do të përfshihen, të rinjtë myslimanë turq që jetojnë në regjionet, popullsia e të cilave është caktuar të emigrohet gjatë vitit vijues.

Neni 18.
Nga ana e Qeverisë jugosllave do të emërohet një Komision special, i cili do të angazhohet për hartimin e listës vjetore për të shpërngulurit, duke e detalizuar me të gjitha shënimet e nevojshme mbi kushtet, profesionin dhe zejet e emigrantëve.
Listat duhet t'u prezentohen përfaqësuesve të Qeverisë turke, dhe njëherit duhet të zbatohen nga ana e tyre, ato do të shërbejnë si bazë për lejimin e dhënies së pasaportit turk, si dhe për llogaritjen e numrit të familjeve të të shpërngulurve.

Ky Komision jugosllav do të mbajë bashkëpunim të përhershëm me të deleguarit turq, dhe në kërkesë të tyre, duhet t'u ofrojë atyre të gjitha informatat për të cilat ata kanë nevojë.

Neni 19.
Nisja dhe ngarkimi i të shpërngulurve do të bëhet në bazë të pasaportave turke kolektive, të cilat do t'u lejohen atyre nga autoritetet konsullare të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Jugosllavi. Pasaportat kolektive turke si dhe të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme, të cilat vlejnë si dëshmi, përgatitja e listave vjetore dhe e vizave përkatëse në pasaporta për të dalë nga Jugosllavia, absolutisht do të bëhen gratis.

Neni 20.
Në zonën e lirë të Jugosllavisë, në Selanik, do të konstituohet një komision mikst turko-jugosllav i përbërë nga nënpunësit, të emëruar nga të dy qeveritë, i cili do të angazhohet, në marrëveshje të përbashkët, për të ndëmarrë të gjitha masat e domosdoshme, sipas rrethanave dhe kushteve të ngarkimit dhe të zbarkimit të të shpërngulurve.

Neni 21.
Kjo Konventë hyn në fuqi ditën e ratifikimit të saj nga ana e të dy qeverive.

Njëherit, nënshkruesit, këtë Konventë do ta vërtetojnë me vulat përkatëse.

E hartuar në gjuhën frënge në vitin 1938.

MR. - V.M H.S. - Dr. C.A.




[FONT=&quot]1 Dotation Carnegie pour la paix international, enquete dans les Balkans, raport, Presente auex directaurs de la-notation par les Mebres de la Comission d'enquete, Paris 1914; Freundlieh Leo, Albaniens Golgotha, Wien 1913; Edit Dyrhami, Njëzet vjet ngatërresa Ballkanike (për vitet 1912-1914)[/FONT][FONT=&quot]

2 Kosta Novakoviç, Nacionalizacija i srbizacija Kosova, «La Federation balkanique» 1931, «Kosova», Konstancë 1931-1932 (artikujt: Lotët e Dukagjinit, Kosova dhe Zogu (Shqipëria e rel.

Mëgjerësisht: Hak, organ i «Bashkimit» 1920-1924, Për çdo numër «Hak» sillte nga një vështrim duke i thirrë shqiptarët që të mos shpërngulen, sepse s'kanë asgje të përbashkët me turqit: F.S. Noli, Një tragjedi në 3 akte, Shpasurim, shpërngulje, shfarosje: «Liria kombëtarë» 10 prill 1929.

[/FONT] Marrë nga revista “Fitore” , viti i parë, nëntor 1990.
Revistë e cila mirëmbahej nga shoqëria “Skënderbeu” ,
Ljubljanë, Slloveni.

[FONT=&quot]
[/FONT]
 

Bilderberg

Anëtar i ri
Duke e studiuar mire kete dokument mund te verejme dhe nxjerrim perfundime sesi pasojat e ketij dokumenti kriminal jane ndjere me se shumti ne Kosoven Jugore ose ne Maqedonine Qendrore ku ka pase shumice derrmuese shqiptare.

[FONT=&quot]Le te bejme nje analize te shkurter. Vilajeti i Kosoves shtrihej qe nga Sanxhaku i Tregut te Ri dhe Sanxhakut te Nishit ne veri e gjer ne Shtib e Kratove (Fyromi i sotem verilindor e qendror). Shih harten e Vilajetit te Kosoves qe kish diku 30.000 km katrore:[/FONT][FONT=&quot]





Nga ky dokument pos te tjerash mesojme se shqiptare ka pasur edhe ne keto rajone:
[/FONT]
Poreçi (Juzhni Brod-Makedonski Brod); Prilepi (Prilep); Bitoli (Manastiri); Kavadarci (Kavadari); Marihovo (Manastiri-Marihovë); Negotin Na Vardaru (Negotini i Vardarit); Velesi (Velesi); Ovçe Pole (Ovçe Pole); Radovishte (Radovishte); Strumica (Strumicë); Dojrani (Valandova); Gjevgjelija (Gjevgjelija); Kriva Pallanka (Kriva Pallanka); Kratovo (Kratova); Carevo Sello (Carevo Sello); Malesi (Berovo).
Mirepo, ne disa nga rajonet e Maqedonise Qendrore vazhdon te ruhet ende shqiptaresia, ndonese e pakte ne numer. Ne Veles, sipas te dhenave te mia qe i kam qemtuar ne burime te ndryshme jane 10%shqiptare qe jetojne ne keto fshatra: [FONT=&quot]Jabollçishta e Epër, Slivniku, Buzllakova, Kukaveci etj.


[FONT=&quot]Ja se cfare gjendet ne revisten e shqiptareve te Cernalishtes (fshat me shqiptar ne Prilep) qe quhet 'Zeri i Pellagonise' dmth revista:[/FONT]
[FONT=&quot]"[/FONT]Në veriperëndim të Velesit, një rrugë malore plot kthesa dhe vende-vende gati e pakalueshme, të çon në fshatarët shqiptare të rajonit të Velesit, me të njëjtin emër: Jabollçisht i Poshtëm dhe Jabollçisht i Epërm. Këto dy vendbanime shqiptare, nga popullsia vendase njihen me mikrotoponimet: Katundi i Poshtër dhe Katundi i Epër. E meqë shekuj me radhë, kanë qenë vendbanimet e vetme shqiptare të mbetura në këtë anë, gjuha e të shprehurit të emrit të këtyre fshatrave, ka qenë edhe identiteti i tyre. Me zbrazjen e qytetit të Velesit ( Qypyrlisë ) nga shqiptarët, në shekullin XVII dhe XVIII, bërthama e shqiptarëve të rajonit të Velesit zhvendoset nga qyteti dhe kalon në dy vendbanimet e kombit tonë, të vetmet që u kanë bërë ballë stuhive nëpër shekuj, në ruajtjen e identitetit kombëtar, në Jabollçisht të Poshtëm dhe Jabollçisht të Epërm."
[/FONT]


[FONT=&quot]
[/FONT] Nga ky dokument mesojme se shqiptaret kane qene shumice ne keto rajone dhe se duke i indentifikuar si 'turq' ose 'muslimane' ata i kane shprengulur nga vatrat e tyre stergjyshore.
Plus kesaj lind pyetja: C'DONIN TURQIT ME SHQIPTARET? KUSH UA JIPTE TE DREJTEN TURQVE TE BENIN KONVENTA TE TILLA ME SERBIN PER SHPERNGULJEN E SHQIPTAREVE NGA TOJET E TYRE?

CFARE FITIMI KANE PASUR TURQIT NE KETE MES DHE CILAT ISHIN INTERESAT E TURQIS?
#


 

Bilderberg

Anëtar i ri
Me qellim qe te ndihet tema i cik me e plote them se do ishte mire te bashkangjitej me temen: Shperngulja e madhe - Enigme.

http://www.forumivirtual.com/historia-shqiptare-dhe-kosovare/10313-shperngulja-e-madhe-enigme.html

Nuk eshte me rendesi se si do jete emertimi i temes ama per rendesin e temes them se do ishte mire te bashkohen keto dy tema dhe te fshihej ky postim imi qe tash po beje.

Me respekt,

Plaku
Kitrra per mua ska prob prandaj moderatoret mund ta çojne tek tema tjeter! Do e kisha postuar une vet por nuk e dija qe egzistonte nje tem tjeter. :)
 
Top