• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shkrirja e akullit, alarm për rruzullin

WxP

Grupi
Një studim satelitor i sipërfaqes së akullit në Groenlandë tregon se akulli po shkrihet më shpejt se sa e kishin parashikuar shkencëtarët. Sasia e akullit që po përfundon në det është pothuajse dyfish më shumë sa ishte përpara pesë vjetësh. Dhe rritja e nivelit të deteve dhe ndryshimi i klimës mund të ishin dramatike. Këtë e ka deklaruar Jim Hansen, shkencëtar i NASA dhe njëkohësisht drejtori i Institutit për Studime Hapësinore të NASA-s në Nju Jork. Ai tregon se sapo një shtresë akulli të fillojë të shpërbëhet mund të arrijë një pikë pas të cilës të shkërmoqet krejtësisht në mënyrë tmerrësisht të shpejtë. اështja është se afër kësaj pike jemi ne. Vera e vitit 2005 i theu të gjitha rekordet për të shkrirjen e akullit në Groenlandë. Parashikimet aktuale në lidhje me rritjen e nivelit të detit përdorin modele klimaterike të shtresave të akullit që supozojnë se këto shtresa mund të shpërbëhen në një afat kohor prej një mijë vjetësh apo më shumë. Por tani ne mund të shohim se këto modele janë thuajse të pavlefshme. Ato i trajtojnë shtresat e akullit si një bllok i vetëm akulli që do të shkrihet ngadalë. Por ajo që po ndodh tani është shumë më dinamike. Sapo akulli fillon të shkrihet ai formon liqene që shkaktojnë çarje të thella në fund të akullit. Kështu krijohen liqene nën akull. Dhe akulli rrëshqet drejt oqeanit. Shkencëtarët e NASA-s i kanë kryer këto matje në Groenlandë. Dhe menjëherë sapo këto rryma uji prej akullit të shkrirë të fillojnë të lëvizin, ndikimi i tyre shtrihet menjëherë në brendësi të shtresës së akullit. Ndërtimi i një shtrese akulli do një kohë shumë të gjatë për shkak se është i limituar nga reshjet e dëborës. Ndërsa shkatërrimi i tyre mund të jetë shumë i shpejtë. Jim Hansen gjithashtu thekson se ne duhet të veprojmë me mjetet që kemi në dispozicion. Këtë dekadë fokusimi duhet drejtuar në efikasitetin e energjisë dhe burimeve të rinovuara të energjisë që nuk djegin karbon.
 
Top