• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shkodra e njerëzve t’mir’, e shpirtjeve t’kalluna

PERSIATJE
Shkodër, mall pata e shpirtje kam për kyt zjarm, diellin e dritimit të tan dëshirave puth m’ndezin

FB_IMG_1580240903690.jpg


Fjalë, n’se shkon me dritën n’vendlindjen teme, ma ndez nji diell atje ku dita beh e tamëlt n’syt e mallit, n’vezillimin e njatyne syve puth koha ka strukun thellë. N’se merr krahë zogjsh e pend resh, mi shpalo ato kthjellime puth derdhen rrjedhjeva puth i’a njomin buzën e vërshimeve puth ia nezin shpirtjen e dehjes e bukurimit. N’se shkon me mallin merrmë edhe mue, edhe kujtimin e atyne pragjeve e parmakëve, mëtimin e atyne andjeve. Shko e gjej n’çdo pritje sy t’përlotun e buzë t’kafshueme, prehna t’shterrun e gjokse puth nepen gjimue.
Shko, se po vi edhe unë, edhe ti, ti puth t’mundon e t’sëmbon nji shtërngim në shpirt e nji mall t’i ven zjarmin e dëshirimit gjithçkaje puth t’sheh, tançkaje puth n’ty prushet andjeve.
Thueaje me za e me heshtje: Shkodër m’ke mungu bash fort. Ndoshta ma shum’ se ti, ajo vetvedi puth më mban t’lidhun me ty nëpërmjet njatyne fijeve malli, puth tue u tendos lëshojnë tinguj e më mëkojnë amëlcime, t’cillat veç prej dors tande i kam provu. Ti nuk je fort larg, e un nuk mbes pa ardh e me t’pa, por m’bahet se diçka prej talëmcimit tand më mungon gjithmonë, edhe atëherë kur m’rrok me dashnimin tand.
Gjini jot Rozafë ma njom buzën e eshkun mungimeve e vetmimit, mi turit puthjet puth m’dhembin e m’ligshton shpirtin puth dorzan, i lshohet nji ndijimi puth vendlindja ta mylmen me mall dhe me plagë. Un’ e njiherash me mu, tankush e ndin vedin t’epun prej taftit të amësimit, e ndijmë se si largimi puth na mban t’robnumm e përpush n’gjithçka, puth na thërret në ndijim; prehnin e nanës, ledhën e pragut, vështrimin e vjedhun t’hanës e vashës.
Sod puth jeta rreket me na i zhba tana idilet, tue na lan picak n’dimnin e acartë të përmallimeve e dashminimit të kujtimeve, provojmë se si kjo zbrazje na dhemb ma shumë se çdo tjetër varrë, që hap ikja puth na thirri me braktis djepin tue lyp nëpër botë dërrasat e qivurit. Se mos patëm tjetër shteg puth mujttte me na nxjerr n’udhë.
Gjithsi koha mundet me pru turlilloj gjanash, por mallin për vendlindjen veç ta ndez ma keq. E ti s’din se për ç’ka t’ka marrë malli ma fort, për fmininë, kujtimet, trazimet, gazmimet apo dhimbjet, n’vorbën e t’cillave u mbrue njaj shpirt, puth t’ban me vuejt ngase asnji lumtnim nuk ka fajde diku njeti, vendit ku mbeti e skalitun e kjamja dhe e qeshuna e parë, rrëzimi dhe idhnimi fillues, dashtunimi e zemërthyemja sëmbuse.
Tana ndijimet puth t’mbajn t’lidhun me ç’ka t’ban me përjetu, i kanë rranjët dhe degët njatje ku ke mallin, sythat e gjethet i pret e përcjell stinëve të dhenave t’marruna borxh.
Ti, un, e tankush, lumnue i përcjell këro rallë tamëlëcimi vendlindjeje, provon me e ndi zanin e mbetun diku në heshtjen, puth koha ka kredhun n’harrim. Ti, un’ edhe e gzuemja zemër puth t’mbush me kyt zjarm ndijimi. Snipse nuk mundet me ravijëzu trajtat e gjendjes s’përmallshme, ku melankolia të këndon ninulla t’largta. Por mundesh me pa n’syt e ma t’shtrenjtve tuej, se si harbon fluturimesh qielli i njasaj hareje që t’vërshon në gjak ende.
Shkodër, t’paça zemër e gazmimeve e mirësimit, nadje kur lan ftyrën në Drin, e mbramejeve puth mbështet kryet n’Liqen, ku s’kuqet qielli e njiherash me te, mollëzat e vashave puth xehen gafil, tue pa, ku kqyr zemra e tyne e prushun dashnimit.
T’pata e t’kam mall dhe dhimbje, Shkodra jeme, Shkodra e njerëzve t’mir’, e shpirtjeve t’kalluna n’dehjen e nji mylmimi, puth vet Zoti t’ka mëkue. Ishe, ç’ka deshte ma fort se ç’ka mujte. Pate zemër për çdo flakë e zjarr. Prehën ju bane çdo andje e andrre. Buza t’puthi e t’prushi ku gjaku t’nezi e loti t’nguci. M’deshte, pa drasht se s’kam me pas dashni me t’dhan, e... t’duem për gjithçka puth ishe, je e ke me ken, ngase e meriton, ti e çdo vendlindje. Imend, ngase n’zemra e ndijm dhe e përpushim, në nji diell t’gjallë, atë puth bjen dritën n’çdo ditë, puth zbardh, tue m’mbush me kujtime e lëndumun n’mall.
Mall pata e shpitje kam për kyt zjarm, diellin e dritimit të tan dëshirave puth m’ndezin, sod e sa sy e qiell t’kem me pa e me fluturu.
A.Vataj
 
Shkodra eshte vend I bukuri traditave I karnavalit por me pelqen shume Lagja arra e madhe ...eshte nje nga lagjet e rruga me e vjeter ato shtepite tradicionale
 
Sa me ka marre malli per shkodren
Po numeroj ditet kur do jem ne qytetin tem ne rruget e tij ku te gjithe pershendesim njeri tjetrin
Me ka marre malli per rrumujen e nades per xhirot ne shirok Ma i bukri vend ne ket dhe eshte shkodra jeme
 
Shkodër m’ke mungu bash fort. Ndoshta ma shum’ se ti, ajo vetvedi puth më mban t’lidhun me ty nëpërmjet njatyne fijeve malli, puth tue u tendos lëshojnë tinguj e më mëkojnë amëlcime, t’cillat veç prej dors tande i kam provu. Ti nuk je fort larg, e un nuk mbes pa ardh e me t’pa, por m’bahet se diçka prej talëmcimit tand më mungon gjithmonë, edhe atëherë kur m’rrok me dashnimin tand.
Ahhh sa mire e ka thane ❤️❤️❤️❤️ Je shkodra jeme
 
Hahahahaha
Shaka thote lauri
Nuk guxon robi me dhene mendime te çiltra !
Ku e ka bukurin Shkodra se late nam !
Hartin themelet e qytetit Shkodres jane nga me te vjetrat ne Europe. Duhet te jetë nje teme ne fv për këtë.
Tjeter zhvillimi modern.:)
 
Ka nje gje te mire qe nuk ja mohoj dot .
I vetmi vend ne bote qe ka te gjithe popullaten e zgjuar .
Mos kerko te gjesh nje budalla ne Shkoder se nuk ka asnje.
 
Private conversations
Help Users
    Top