• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Shkodër: Mjeshtrit e drurit, tradita një shekullore e familjes Karini

Ditën e nis dhe e mbyll në punishten e tij të vjetër.

1579632900750.png

Zijaja është i fundit që vijon traditën, tashmë 1 shekullore, të familjes Karini në Shkodër, në përpunimin e drurit. Këtë zanat të trashëguar brez pas brezi, ai nisi ta mësonte që kur ishte 14-vjeç.

Në këto 65 vite punë, ai ka perfeksionuar shumë teknika të rralla dhe mbetet i vetmi në vendin tonë që zotëron tekniken e autoportretit në dru.

Sot ai është 79 vjeç por vazhdon me dëshirë dhe pasion të punojë çdo ditë. Për mjeshtrin do të ishte shumë kënaqësi nëse të rinjtë do të vazhdonin ketë traditë.

Ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetari ynë Klodian Zhivani.



Top Channel
 
Last edited:

Comments

Top