Shkenca kunder Fese

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Shkenca dhe Feja praktikisht kane lindur qe me krijimin e njerezimit dhe shpesh here kane qene ne opozite me njera-tjetren.

Feja eshte sistem i gjere besimesh, vlerash etj qe ndiqen nga persona dhe grupe te vecante gati ne te gjitha shoqerite e Botes.

Ajo i ka mesuar dhe i meson njerezit te udhehiqen nga principe te forta morale duke i treguar se cfare eshte e drejte dhe cfare e gabuar, cfare duhet te bejne dhe cfare JO.

Shumica e njerezve ne kete Bote ne nje menyre apo ne nje tjeter jane Fetare, pavaresisht se ka shume te tjere qe nuk jane te tille por besojne ne Zot, ashtu sikurse ka dhe te tjere qe nuk besojne fare dhe ne Zot, pra jane Ateiste.

Megjithate, ka shume grupime ne fe apo sekte te ndryshme qe besojne ne Nje apo Shume Zote dhe qe ndjekin rituale te ndryshme. Ata kane menyrat e tyre per te shfaqur besimin dhe peruljen nga Zotit.

Si cdo gje ne kete Bote, dhe Feja nuk ka vetem anet Pozitive por dhe ato Negative te saj.

Per shkak te imponimit dhe persekutimit, i mesoi njerezit qe te jene teper konformiste dhe te pranojne gjithcka si te Vertete duke mos i dhene mundesi per te eksploruar dhe inovuar.

Ajo qe e ka pesuar direkt kete konformizem ka qene pikerisht Shkenca e cila gjate viteve te absolutizmit fetar evoloi shume pak.

Sot ne nje ore, behen me teper shpikje sesa jane bere ne nje Shekull dikur.

Shume shkencetare dikur i kane paguar teper shtrenjte zbulimet e tyre te cilat ne sot i marrin si te verteta pa piken me te vogel te dyshimit.

Psh, per shekuj e mijevjecare me rradhe, Toka eshte menduar qe ka qene e Rrafshet dhe Qendra e Universit.

Sot, jo vetem qe shihet qe ajo eshte e rrumbullaket, por qe eshte nje Planet i Zakonshem si gjithe te tjeret, ne nje Sistem Diellor si gjithe te tjeret, ne nje Galaktike si gjithe te tjerat.


Kjo Teme titullohet Shkenca vs. Fese jo pa qellim.

Ne rast se keto jane ne opozite me njera-tjetren, si mendoni se kush po fiton e kush po humbet terren dhe a jane te lidhura keto ne menyre te pandashme me njera tjetren?

A mendoni se ne nje te ardhme Feja do ti lere rrugen shkences apo do te qendrojne te dyja bashkarisht?


Kini parasysh qe te Besosh ne Zot, nuk dmth qe duhet te jesh fetar patjeter.

Mund te shprehni mendimet tuaja.


PS. Ju lutem mos e kaloni temen ne debate Fetare pasi nuk eshte hapur per kete qellim.
 

ricky_ch

******
Pe: Shkenca kunder Fese

S'ikur të ishte titulli "Shkenca vs. Fetarët", do të isha dakord,
pasi që edhe vetë fetarët janë shpesh në kundërshtim me Fejën.
Feja është udhëzimi që vie nga Libri, ajo që praktikojnë varet nga
individët. Psh. nëse kthehemi ca qindra vite prapa dhe analizojmë
gjërat që fetarët kanë bërë në emër të fesë, dhe që ato në asnjë
Libër të Shenjtë nuk i gjen.
Nuk duhet edhe anashkaluar edhe faktin se ekzistojnë ca injorantë
(pseudoshkencëtarë e sharlatanë ) që flasin në emër të shkencës
pa fakte.

Kjo porosia në fund më duket s'ikur kur ia fut dikujt shuplakë
dhe i thua mos u hidhëro. Sidoqoftë, teksti më sipër përmban
shume pak fakte, disi shtjerpë! Pak më konkretisht ku ndeshet shkenca
me Fejën. Duhesh të i gjejsh ato të shkruara, e jo vetëm të bazohesh
ne veprat e njerëzbve, sepse sa ka njerëz aq edhe mendje!
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Shkenca kunder Fese

SHKENCETARTET VERTETOJNE SHENJAT E ZOTIT

Zbulimet shkencore mbi gjithë-sinë flasin për ekzistencën e Zotit. Shkenca na udhëheq në përfundimin se gjithësia ka një Krijues, i Cili është i përkryer në fuqi, urtësi e dituri. ثshtë feja ajo që na tregon rrugën për njohjen e Zotit. Për këtë arsye, është e mundur të thuhet se shkenca është një metodë që përdorim për të njohur dhe hulumtuar më mirë të vërtetat, për të cilat bën fjalë feja.

Megjithatë, në ditët e sotme, disa nga shkencëtarët që flasin në emër të shkencës mbajnë një qëndrim plotësisht të ndryshëm. Sipas pikëpamjes së tyre, zbulimet shkencore nuk e përfshijnë krijimin e Zotit. Përkundrazi, ata kanë formuar një konceptim ateist të shkencës, duke deklaruar se nuk është e mundur të arrihet tek Zoti nëpërmjet të dhënave shkencore. Shkurt, ata pretendojnë se feja dhe shkenca janë dy nocione në kundërshtim me njëra-tjetrën.

Në të vërtetë, kjo mënyrë e të kuptuarit të fesë është tejet e re. Deri pak shekuj më parë, shkenca dhe feja nuk mendoheshin kurrë të përplaseshin me njëra-tjetrën dhe shkenca pranohej si një metodë për të provuar ekzistencën e Zotit. I ashtuquajturi konceptim ateist i shkencës lulëzoi vetëm pasi filozofitë materialiste dhe pozitiviste u shtrinë në botën e shkencës në shekujt e 18-të dhe 19-të.

Pasi اarls Darvin prezantoi Teorinë e Evolucionit më 1859, qarqe që bartnin një pikëpamje materialiste për botën nisën ta mbrojnë ideologjikisht këtë teori, të cilën e panë si një alternativë në vend të fesë. Teoria e evolucionit pretendon se gjithësia nuk është krijuar nga një krijues, por ka ardhur në ekzistencë rastësisht. Për pasojë, u shpall se feja është në kundërshtim me shkencën. Shkencëtarët britanikë Maikëll Baigent, Riçard Lei dhe Henri Linkoln u shprehën kështu mbi këtë çështje:

Për Isak Njutonin, një shekull e gjysmë përpara Darvinit, shkenca nuk ishte e ndarë nga feja. Përkundrazi, ajo ishte një aspekt i fesë dhe në fund të fundit i shërbente e i nënshtrohej asaj... por shkenca e kohës së Darvinit mori formën e saj duke u ndarë nga konteksti, në të cilin kishte ekzistuar më parë dhe duke u shndërruar në kundërshtare absolute dhe në një depozitë alternative mendimi. Si pasojë, feja dhe shkenca pushuan së punuari në harmoni dhe iu kundërvunë njëra-tjetrës, ndërsa njerëzimi u shtrëngua gjithmonë e më tepër të zgjedhë mes të dyjave.

Sikurse thamë më parë, e ashtuquajtura çarje mes shkencës dhe fesë ishte tërësisht ideologjike. Disa shkencëtarë që besonin me zell në materializëm, e kushtëzuan vetveten të argumentojnë se gjithësia nuk ka një krijues dhe trilluan teori të ndryshme për këtë qëllim. Teoria e evolucionit ishte më e njohura dhe më e rëndësishmja ndërmjet tyre. Edhe në fushën e astronomisë, gjithashtu, u zhvilluan ide si "teoria e gjendjes statike" apo "teoria e kaosit". Sidoqoftë, të gjitha këto teori që mohonin krijimin u rrëzuan nga vetë shkenca.

Sot, shkencëtarët që ende mbahen pas këtyre teorive dhe këmbëngulin në të mohuarit e gjithçkaje fetare, janë dogmatikë dhe fanatikë, të vetëkushtëzuar për të mos besuar në Zot. Zoologu i famshëm dhe evolucionisti anglez Watson e pranon këtë dogmatizëm ndërsa sqaron se përse ai dhe kolegët e tij e pranojnë teorinë e evolucionit:

Teoria e Evolucionit është një teori e pranuar universalisht, jo për arsye se mund të provohet si e vërtetë përmes argumentimit të arsyeshëm e koherent, por sepse alternativa e vetme: krijimi i veçantë, është krejtësisht i pabesueshëm.

Ajo që Watson kupton me "krijim të veçantë" është krijimi hyjnor. Sikurse pohon, ky shkencëtar e sheh atë si të "papranueshëm". Po për ç'arsye? Për arsye se kështu imponon shkenca? Në të vërtetë, shkenca nuk imponon diçka të tillë. Përkundrazi, shkenca provon të vërtetën e krijimit. E vetmja arsye, për të cilën Watson e sheh këtë të vërtetë si të papranueshme është se ai e ka kushtëzuar vetveten për ta mohuar ekzistencën e Zotit. Të gjithë evolucionistët e tjerë i përkasin këtij qëndrimi.

Evolucionistët nuk mbështeten në shkencë, por në filozofinë materialiste. Ata e shtrembërojnë shkencën që të përputhet me këtë filozofi. Një gjenetist dhe evolucionist i njohur i universitetit të Harvardit, Richard Levontin, e pranon këtë të vërtetë:

Nuk është puna se metodat apo institucionet e shkencës, në ndonjë mënyrë, na shtrëngojnë të pranojmë një shpjegim material të botës së dukurive, por përkundrazi, ne jemi të detyruar për shkak të pranimit tonë "a priori" të shkaqeve materiale për të krijuar një aparat hulumtimi dhe një grupim konceptesh që prodhojnë shpjegime materiale, pavarësisht se sa kundër intuitës mund të jenë, pavarësisht se sa mistifikues mund të ngjajnë. Për më tepër, materializmi është absolut, kështuqë ne nuk mund të lejojmë Këmbën Hyjnore të shkelë në prag.

Nga ana tjetër, sot, njëlloj si në historinë e shkuar, ka shkencëtarë që, si kundërshtarë të këtij grupi materialist dogmatik, pohojnë ekzistencën e Zotit dhe e shohin shkencën si një mënyrë për ta njohur Atë. Disa prirje të zhvilluara në SHBA si "Kreacionizmi" apo "Projektimi Inteligjent" argumentojnë nëpërmjet provave se të gjitha qeniet e gjalla janë krijuar nga Zoti.

Kjo na tregon se si shkenca dhe feja nuk janë burime të kundërta informacioni, por, përkundrazi, shkenca është metoda që pohon të vërtetat absolute të siguruara nga feja. Përplasja mes fesë dhe shkencës mund të jetë e vërtetë për disa besime që mishërojnë shumë elementë bestytnish krahas burimeve hyjnore. Sidoqoftë, kjo është jashtë diskutimit për Islamin që mbështetet vetëm në shpalljen e pastër të Zotit. Për më tepër, Islami mbështet kërkimet shkencore dhe shpall se hulumtimi i gjithësisë është një mënyrë për të njohur krijimin e Zotit. Vargu i mëposhtëm nga Kurani trajton një çështje të tillë:

A nuk e kanë parë qiellin mbi ta, si e kemi ndërtuar e zbukuruar? Në të nuk mund të gjesh asnjë të çarë! Tokën e kemi shtrirë dhe kemi vendosur në të male të qëndrueshme dhe kemi bërë që ajo të nxjerrë bimë të mrekullueshme në çift. Nga qielli zbritëm ujë të bekuar, me të cilin rrisim kopshte e drithë për t'u korrur dhe pemë të larta hurmash, me vile të vendosura njëra mbi tjetrën. (Sure Kaf, 6-7, 9-10)

Sikurse lënë të kuptohet vargjet e mësimpërme, Kurani i nxit gjithmonë njerëzit të mendojnë, të arsyetojnë dhe të hulumtojnë gjithçka në botën ku jetojnë. Për arsye se shkenca mbështet fenë, ajo e shpëton individin nga padituria dhe e bën atë të mendojë në mënyrë më të ndërgjegjshme.

Ajo e hap botën e mendimit të njeriut dhe e ndihmon të prekë shenjat e dukshme të krijimit të Zotit në natyrë. Fizikanti gjerman Maks Plank shkruan:

"Kushdo që është marrë seriozisht me punë shkencore të çdo lloji e kupton se në hyrjen e portave të tempullit të shkencës janë shkruar fjalët: Duhet të kesh besim! Kjo është një cilësi, pa të cilën shkencëtari nuk mund t'ia dalë mbanë."

Ekzistenca e gjithësisë dhe e qenieve të gjalla nuk mund të shpjegohet përmes rastësive. Shumë shkencëtarë që kanë lënë gjurmë në botën e shkencës e kanë pohuar dhe e pohojnë këtë të vërtetë të madhe.

Sa më shumë që njerëzit mësojnë për gjithësinë, aq më i madh bëhet admirimi i tyre për sistemin e saj të përkryer. اdo hollësi e re e zbuluar mbështet krijimin në mënyrë të padiskutueshme.

Shumica dërrmuese e fizikantëve bashkëkohorë pranojnë të vërtetën e krijimit, ndërsa kemi hyrë në shekullin e 21-të. David Darling, gjithashtu, pohon se as koha, as lënda, as energjia, as edhe një njollë a vrimë nuk ka ekzituar në fillim. Një lëvizje e shpejtë dhe e lehtë, një dridhje dhe një fluks i thjeshtë. Darling përfundon duke thënë se kur kapaku i kësaj kutie kozmike u hap, fijet e mrekullisë së krijimit u shfaqën mes saj.

Përveç kësaj, dihet tashmë se thuajse të gjithë themeluesit e degëve të ndryshme të shkencës besonin në Zotin dhe në librat e Tij hyjnorë.
Fizikantët më të mëdhenj në histori, Njutoni, Faradei, Kelvini e Maksuelli janë vetëm disa nga shembujt. Në kohën e fizikantit të madh, Isak Njutonit, shkencëtarët besonin se lëvizjet e trupave qiellorë dhe planetëve mund të shpjegoheshin përmes ligjesh të ndryshme. Njutoni, megjithatë, besonte se krijuesi i tokës dhe i hapësirës ishte i njëjtë, prandaj dhe, sipas tij, lëvizjet e tyre duheshin shpjeguar përmes ligjeve të njëjtë. Ai thoshte:

Ky sistem kaq i bukur i diellit, planeteve e kometave mund të ruajë vazhdimësinë vetëm nën urdhërat dhe zotërimin e një Qenieje të ditur e të fuqishme. Kjo Qenie qeveris gjithçka, jo si shpirt i botës, por si Zot mbi gjithçka, për llogari të pushtetit të Vet. Ai e meriton të quhet Zoti, Sunduesi i Gjithësisë.

Siç dihet, mijëra shkencëtarë që kanë bërë kërkime në fushat e fizikës, matematikës dhe astronomisë që nga Mesjeta, janë në një mendje me idenë se gjithësia është krijuar nga një Krijues i vetëm dhe gjithmonë përqendrohen në të njëjtën pikë. Themeluesi i astronomisë fizike, Kepler, deklaroi besimin e tij të fuqishëm në Zot në një nga libart e tij, ku shkruan:

Përderisa ne, astronomët, jemi priftë-rinjtë e më të lartit Zot në lidhje me librin e natyrës, na takon të mendojmë jo për lavdinë e mendjeve tona, por, mbi të gjitha, për lavdinë e Zotit. (Dan Graves, Scientists of Faith, 51)

Fizikanti i madh, Uilliam Tomson (Lord Kelvin), që themeloi termodinamikën në një bazë formale shkencore, gjithashtu e besonte Zotin. Ai i ishte kundërvënë fuqishëm teorisë së evolucionit të Darvinit dhe e kishte mohuar plotësisht atë. Në vitin 1903, pak kohë para vdekjes, ai deklaroi në mënyrë të palëkundur se "në lidhje me prejardhjen e jetës, shkenca... pohon pozitivisht fuqinë krijuese."

Një nga profesorët e fizikës në universitetin e Oksfordit, Robert Mateus, deklaron të njëjtin fakt në librin e tij, botuar në vitin 1992, ku sqaron se molekulat e ADN-së janë krijuar nga Zoti. Mateus thotë se të gjithë stadet vijojnë në harmoni të përkryer nga një qelizë e vetme deri te një foshnje e gjallë, më pas te një fëmijë i vogël dhe së fundi te një adoleshent. Të gjitha këto ngjarje mund të shpjegohen vetëm përmes një mrekullie, sikurse në të gjitha stadet e tjera të biologjisë. Ai shtron pyetjen se si mundet një organizëm kaq i përkryer e i ndërlikuar të lindë nga një qelizë e thjeshtë dhe e vetme dhe se si mund të krijohet një NJERI madhështor nga një qelizë më e vogël se pika e një i-je.

Ai arrin në përfundimin se kjo nuk është asgjë më pak se një mrekulli.

Disa shkencëtarë të tjerë që pranojnë se gjithësia është krijuar nga një Zot dhe që janë të njohur e vlerësuar për zbulimet apo punimet e tyre janë:

Robert Boil
(babai i kimisë bashkëkohore)

Iona Uilliam Peti
(i njohur për studimet e tij mbi statistikat dhe ekonominë bashkëkohore)

Maikëll Faradei
(një nga fizikantët më të mëdhenj të të gjitha kohërave)

Gregori Mendel
(babai i gjenetikës; ai zhvlerësoi Darvinizmin me zbulimet e tij në shkencën e gjenetikës)

Lui Paster
(emri më i madh në bakteriologji; ai i shpalli luftë Darvinizmit)

Xhon Dalton
(babai i teorisë atomike)

Paskali
(një nga matematikanët më të spikatur)

Xhon Rei
(emri më i rëndësishëm në historinë natyrore britanike)

Nikolaus Steno
(stratigraf i famshëm që hulumtoi shtresat e tokës)

Karolus Lineus
(babai i klasifikimit biologjik)

Xhorxh Kuvier
(babai i anatomisë krahasuese)

Mathju Mauri
(babai i oqeanografisë)

Tomas Anderson
(një nga pionierët në fushën e kimisë organike).


Harun Yahja
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Shkenca kunder Fese

Feja, dhe ketu nuk e kam fjalen per c'do fe qe ka egzistuar ne histori, por vecanarisht per fete semitike te islamit, kristjanizmit, dhe judeizmit, eshte shume e varfer ne njohurine e natyres. Kjo duket qarte nga idete themelore qe i bashkojne shkrimet e te gjitha ketyre feve. E para eshte ideja e krijimit te botes brenda 6 ditesh. Ne Kuran flitet per nje dite ne jeten e Allahut te barabarte me 1000 vjet ne jeten e njeriut dhe duke u bazuar ne keto "fakte", mosha e planetit na del se eshte rreth 8000 vjet. U deshen miljarda vjet sipas shkences qe te formohet planeti dhe te arrije formen e tij sot. Si Bibla ashtu edhe Kurani pranojne Adamin si njeriun e pare. Bibla rreshton te gjitha gjeneratat e njerzimit qe nga Adami gjer tek Jezusi dhe te del qe njeriu ka egzistuar mbi bote rreth 4 mije vjet. Shkenca te tregon fosile milion-vjecare, arkeologjia te tregon struktura te ndertuara nga dora e njeriut rreth 6000 b.c. Feja te tregon per permbytjen e botes brenda 40 diteve te shiut, ligjet e fizikes nuk lejojne nje fenomen te tille. Feja te tregon se na u ndertua nje arke ku te gjitha llojet u futen brenda saj per ti shpetuar permbytjes se madhe, shkenca zbulon eshtrat e dinozaureve qe jane pothuajse sa vete arka e noahut. Feja islame te thote qe hena eshte me larg sesa yjet, tashme edhe lopa ka aq inteligjence sa ta dije te kunderten. Profeti i islamit te tregon se muslimani perdor vetem nje zorre per tu ushqyer, ndersa te tjeret perdorin shtate zorre. Edhe anatomia te ndryshon po u bere musliman. Shkenca, apo edhe llogjika e femijes se klases se pare nuk e pranon nje gje te tille. Profeti i islamit te thote se dielli rrotullohet rreth tokes, madje qe ai do te lind nga perendimi etj., por tashme shkenca e ka te qarte se e kunderta eshte e vertete.

Duhet te kuptohet qe shkenca dhe feja kane synime te ndryshme. Njena kerkon kontrollimin e plote te njeriut, tjetra clirimin e tij duke i dhene drite, duke hapur para tij librin e vertete te zotit ne te cilin njohuria e jetes dhe e universit jane te verteta dhe jo disa perralla absurde nacionaliste. Feja ka si qellim mbrojtjen e interesave te nje kombi, apo te nje rrace, shkenca ka si qellim mbrojtjen e interesave te mbare njerzimit.

Po lexove mesiper, shikon se sa larg shkon feja ne kontrollimin e njeriut, dhe se si ajo gjithashtu shperndan varferine mendore nepermjet monopolit mbi te verteten. Eshte me e lehte te thuhet dhe te pranohet sqarimi i egzistences se hekurit me ato fjale te kuranit sesa me studimin e plote te kimise se hekurit me anen e se ciles behet i mundur krijimi i celikut etj.

Ne c'do dite te jetes sone, funksjonojme me shume me ndihmen e shkences. Qe nga momenti kur del nga shtepia, gjer ne momentin kur shkon qe te flesh, shkenca dhe hapat e saj jane gjithnje prane nesh. Edhe ketu kur shkruajme ne kete forum, kur lexojme ne kete forum, kjo eshte e mundur vetem nepermjet shkences. Nuk ka asnje dituri ne veprat fetare semitike qe ndihmuan ne zbulimin e elektricitetit.

Konflikti ne mes fese dhe shkences ka qene dhe eshte i ashper. Ne nje kohe kur kisha katolike kishte monopol mbi te verteten ne Evrope, djegja e njeriut per shkak te zbulimeve shkencore ishte normale ne emer te teorive absurde. Toka na ishte e rrafshet dhe ate se luante as topi. Martin Luther e rrezoi kishen katolike nga evropa veriore e perendimore, dhe kjo beri te mundur renjen e kristjanizmit nga pushteti. Sot, nuk njoh asnje shtet ne perendim ku kishtaret jane pjese e parlamentit apo senatit. Madje ne USA eshte jashte ligjit qe te kete ndonje ndikim feja ne shkollat publike. Kjo behet me qellimin e ngritjes se gjeneratave te reja edukata e te cilave eshte plotsisht e bazuar tek shkenca dhe e pa njollosur nga idete absurde fetare. Rezultati eshte mese i dukshem nga zhvillimi ekonomik e industrial i perendimit ne krahasim me prapambetjen e plote te lindjes.

Kur po flasim per shkence dhe fene, po flasim per guximin dhe friken. Shkenca eshte guximi i njeriut per te kerkuar rrugen, per te kuptuar mjedisin, per te perballuar injorancen. Feja eshte rezultati i injorances, rezultati i frikes, rezultati i dembelizmit mendor dhe fizik ku eshte me mire qe nje parajse te imagjinohet sesa te ndertohet. Faktet qe vertetojne egzistencen e zotave arabe dhe cifute jane zero. Faktet qe vertetojne ngjarjet themelore biblike e kuranike jane zero. Vetem faktet qe vertetojne te kunderten dalin nga shkenca.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Shkenca kunder Fese

Shkenca gjithmone, heret apo vone, pajtohet me fene !
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Shkenca kunder Fese

Se si kemi lindur eshte akoma Mister, dhe nuk besoj qe ky mister do zgjidhet , sa do te lodhet shkenca,

Sa per ne lidhje me fene per mendimin tim eshte frut shpirteror une pshm besoj ne nenen natyre , kurse persa i perket librave ato i ka shkruar vete dora e njeriut, Shkenca thjeshte bie ne kundershtim me dicka qe eshte shkruar mijera vjet me pare qe do te thote qe thjeshte i bie rreth e rrotull kot nuk kane thene qe " Bota eshte e Rrumbullaket" dhe k'te e kane thene shume kohe me pare,

Shkenca, ( etja e korrupsionit, gjaku / leku ) dhe feja jane 2 faktoret kryesore qe po shkaterrojne njerezimin dhe planetin Toke,
 
Redaktimi i fundit:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Shkenca kunder Fese

kurse persa i perket librave ato i ka shkruar vete dora e njeriu

I ke lexuar ndonjehere ?
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Shkenca kunder Fese

Sigurisht

Si ka mundesi nje analfabet t'shkruaj gjera t'cilat jane vertetuar ne shekullin e 20-te ? Ndonje sqarim nga ana juaj?
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Shkenca kunder Fese

Si ka mundesi nje analfabet t'shkruaj gjera t'cilat jane vertetuar ne shekullin e 20-te ? Ndonje sqarim nga ana juaj?


Jane thjeshte Riperseritje, mendimi im ky sigurisht, sic permenda me lart une besoj ne natyre, me frymezon dhe eshte reale.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Shkenca kunder Fese

Padyshim qe qenka mendimi juaj, por edhe mendimi duhet bazuar ne logjike/argumente, e jo ne hamendje.
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Shkenca kunder Fese

e sipas teje k'to te dyja ku i kane more k'to fakte qe bazohen ? :S :S
dhe kush jane k'to ne te vertete? kush eshte pas tyre? :S
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Shkenca kunder Fese

Zana, librat hyjnore, s'jane pjelle e mendjes se njeriut, por shpallje hyjnore. Nje person i cili beson ne nje Fuqi mbynatyrore, Zot, Krijues, quaje si te duash, nuk e ka te veshtire te besoje se ajo FUQI, mund edhe te dergoje lajmetare,pergezues,qortues dhe mesazhe hyjnore.
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Shkenca kunder Fese

vertet?

Atehere pse c'do vit kemi libra te rinj fetare ne treg ? dhe kemi aq shume ? :S
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Shkenca kunder Fese

Zana, duhet ta bejsh dallimin ne mes te librave hyjnore, qe konsiderohen si baza per parimet fetare, dhe librave te thjeshte, fletushka te ndryshme etj.

Une kam me qindra argumente se librat hyjnore s'jane pjelle e mendjes se njeriut, me konkretisht, flas per Kur'anin, pasiqe e njoh me mire. Tani nese jeni ne grupin e atyre qe flasin me argumente dhe bejne debat sic duhet, vazhdojme. Nqfs jo, une respektoj mendimin e kundert, cdo njeri eshte i lire te besoje apo jo:)
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Shkenca kunder Fese

Ok, gojedhenat gjithmone do te percillen,dhe s'kane fakte prandaj quhen te atilla,

Argumenti im eshte ky, qe feja eshte ceshtje e gjendjes shpirterore dhe skllav i ideve mendore. Jam kurioze te di se kur ke filluar ta ushtrosh fene dhe cila ishte arsyeja? ( asgje personale qe mos te keqkuptohemi)

Une sic thashe besoj ne natyre,
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Shkenca kunder Fese

Kam filluar qe ne moshen 6 vjecare t'lexoje per Islam. Me ra ne dore nje liber qe edhe sot e mbaj ne mend, si dhe historia e Profeteve (Paqja qofte mbi ta). As nena, e as babai, s'kane qene fetar, e as motrat. Vet lexova, vet krijova bindjen, i vetem isha deri vone, tani mbare familja e praktikojne fene. Arsyeja ishte sepse cdo gje qe me rrethonte, cdo gje qe eshte krijuar, padyshim qe ka nje qellim, njashtu edhe njeriu, nuk eshte krijuar kot t'sillet verdalle. Njeriu pa fe, eshte si mali pa dru.
Ti mund ti kesh lexuar librat fetare, Kur'anin dhe Biblen bie fjala, por i ke lexuar ne forme te romanit sigurisht, sepse ne te kunderten, nje njeri me logjike te shendoshe, kur e sheh se Kur'ani flet per kodrat, per detin, qe Profeti Muhammed a.s. nuk e ka pare kurre detin me sy, e qe shume gjera tjera jane vertetuar pas 14 shekujve, me te vertete ne fund nuk thote se jane perralla, apo veper e njeriut.
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Shkenca kunder Fese

Dmth , lexove 1 liber qe te dha frymezim dhe bindje te besosh ne ate c'fare lexove, dhe ne mendim e lart vendose te besosh ne k'te fe, neser mund te dali 1 liber me i forte qe te te bej te besosh ne 1 fe tjeter, apo te ndryshosh mendje,
Nderkohe une shoh 1 lule para meje qe rritet, cel lule, i bien gjethet dhe rifillon perseri. Qe pas shiut , kemi diell dhe gjithashtu edhe bore, Nderkohe 1 peme qe cel lule , jep frut dhe rifillon procesin perseri, etj etj k'to jane fakte per mua qe ndodhin para syve te mia dhe i percjell.


Kuranin dhe Biblen i kam lexuar thjeshte per te shuar kureshtjen dhe te arrij ne konkluzion pse dhe cila eshte arsyeja pse k'to 2 libra se mbajme mend kundershtojne njera tjeren dhe sjellin prb shqetesuese ne jete, mes njerezimit.

Sikur feja te kishte 1 ide dhe qellim per te gjithe dhe ti qendronte asaj do isha shume dakort, per k'te arsye jam mese e bindur qe feja dhe shkenca jane arsyeja kryesore e prb qe ndodhin sot me njerezimin neper bote,

Dhe kot nuk te thashe qe eshte Riperseritje, po k'to ide dhe debate do kemi edhe pas shume vitesh apo shekujsh ,
 
Redaktimi i fundit:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Shkenca kunder Fese

neser mund te dali 1 liber me i forte qe te te bej te besosh ne 1 fe tjeter, apo te ndryshosh mendje,

U nise nga vetvetja apo...? Une jam thelle i bindur ne ate qe besoj, pasiqe bindja ime perputhet me logjiken e shendoshe.

Sikur feja te kishte 1 ide dhe qellim per te gjithe dhe ti qendronte asaj do isha shume dakort, per k'te arsye jam mese e bindur qe feja dhe shkenca jane arsyeja kryesore e prb qe ndodhin sot me njerezimin neper bote,

Ti kete bindje e ke fituar duke pare pasuesit e feve cfare bejne, duke mos studijuar parimet thelbesore te tyre. Kjo bindje e juaj, perputhet me ate person i cili nuk shkon sipas udhezimeve te mjekut, dhe kur nuk sherohet, fajeson mjekun, e kupton?

Nderkohe une shoh 1 lule para meje qe rritet, cel lule, i bien gjethet dhe rifillon perseri. Qe pas shiut , kemi diell dhe gjithashtu edhe bore, Nderkohe 1 peme qe cel lule , jep frut dhe rifillon procesin perseri, etj etj k'to jane fakte per mua qe ndodhin para syve te mia dhe i percjell.

Si rritet kjo lule, kush e rrit ?Po diellin, natyra e urdheron te dale ne kohe te caktuar, ne menyre precize ?
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Shkenca kunder Fese

U nise nga vetvetja apo...? Une jam thelle i bindur ne ate qe besoj, pasiqe bindja ime perputhet me logjiken e shendoshe.





Ti kete bindje e ke fituar duke pare pasuesit e feve cfare bejne, duke mos studijuar parimet thelbesore te tyre. Kjo bindje e juaj, perputhet me ate person i cili nuk shkon sipas udhezimeve te mjekut, dhe kur nuk sherohet, fajeson mjekun, e kupton?




Si rritet kjo lule, kush e rrit ?Po diellin, natyra e urdheron te dale ne kohe te caktuar, ne menyre precize ?

-Jo dhe nuk ishte paragjykim, ti je i bindur tani per tani por perderisa je frymezuar nga libri edhe mund te nderrosh mendje dhe ide sic thashe feja eshte gjendje shpirterore dhe skllav i mendimeve.

-K'te bindje e kam fituar duke stjudjuar qe te dy librat dhe nderkohesisht duke ndjekur ato qe e percjellin dhe perfaqesojne k'to ide bindjesh. Parimet thelbesore k'to perfaqesues asnje nuk i ndjek ashtu sic pershkruhen, se te ishte ashtu s'do kishim luftera dhe do ishte 1 parim per te gjithe. Dhe le mos te ngaterrojme teme ne lidhje me mjekesine se ne rast te tille kemi baza, pra studiojme trupin , dhe mendjen,

-K'to jane mistere, dhe do ngelen mistere dhe sado te lodhet Shkenca dhe feja bashke po Mistere do ngelen, kot nuk thashe i bien rreth e rrotull, Bota eshte e rrumbullaket, kundershtojne njera tjetren pa lidhje.

Gjithsesi ke ti ndonje pergjigje konkrete, se si rritet kjo lule, dhe kush e urdheron diellin ?
 
Redaktimi i fundit:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Shkenca kunder Fese

Jo dhe nuk ishte paragjykim, ti je i bindur tani per tani por perderisa je frymezuar nga libri edhe mund te nderrosh mendje dhe ide

Nuk eshte paragjykim nga ana ime perderisa ti perseri me thua se mund te nderrosh mendje & ide.

Gjithsesi ke ti ndonje pergjigje konkrete, se si rritet kjo lule, dhe kush e urdheron diellin ?

Po pra, une te pyeta ty, pasi beson ne Nenen Natyre ?
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Shkenca kunder Fese

Une tu pergjigja qarte me lart, tani pres nga ti ?

Dhe jo nuk eshte paragjykim, eshte mundesi,
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Shkenca kunder Fese

Ca thot shkeca e mbeshtet feja ca thot feja e mbeshtet shkenca me qellim interesi mes tyre lool

Bejen sa bejen debate e ne fund po prap ne te njeten pik dalin te dyja si shkenca e feja ....
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Shkenca kunder Fese

Dhe jo nuk eshte paragjykim, eshte mundesi,

Mund t'ekzistoje tek ti ndoshta mundesia, por kjo s'do t'thote se ekziston edhe tek te tjeret, ndaj bie poshte edhe Mundesia per mua.

Une tu pergjigja qarte me lart, tani pres nga ti ?

Ne fakt nuk u pergjigje, por vetem tregove nje proces qe dihet ! Sidoqofte, e shoh se je e gatshme vetem t'citosh, por asgje me shume, llaf pa pare, por jo i dobishem per mua, kur nuk shoh fakte.
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Shkenca kunder Fese

Bindja qendron tek ajo qe shohim dhe vertetojme, dhe te gjithe duhen te frymezohemi dhe te besojme tek ky parim , pikerisht ky ishte argumenti im, jo perralla shkence dhe feje qe flasin dicka pa prove dhe thjeshte hapin shqetesime serioze mes njerezve, duket sheshit qellimi i tyre , per dike qe arrin ti shohi gjerat nga larg por ti analizoje nga afer,

Gjithsesi, me pelqen kjo fjale e vjeter qe percillet " Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria" jo pa qellim e kane thene k'te fjale te paret tane, duhet t'jua veme veshin dhe ti zbatojme :)
 

seyfert

Antar Aktiv
Titulli: Shkenca kunder Fese

Sheknca kunder fese. Nuk mendoj se jane kundra njera tjetres. Feja sikurse dhe shkenca jane ne dobi te njerzimit. Nese beson ne njeren prej tyre ska gje te keqe.
Une jam ateist, por nuk kam prirje te bind ato persona qe jane fetare, ashtu sikurse dhe ata qe besojne nuk me bindin dot te besoj ne fe.
Mendoni pak cdo te ndodhte "sikur te vertetohej qe nuk ka zot". Sa kombesi do vuanin nga kjo? Si do e perballonte njerzimi kete?
Ceshtja e fese daton qe ne fillimet e njerzimit, ku njeriu ishte akoma ne hapat e para te tij. Natyrisht i gjendur vetem, pa dije, pa ushqim, i friksuar, do fillonte te besonte ne dicka te mbinatyrshme per te mbushur boshllekun e tij si njeri. Parimisht nuk jam kundra kesaj, te besosh nuk te ben nje njeri te keq perkundrazi, po kjo nuk do te thote qe ata qe nuk besojne jane te destinuar te kene nje fat te keq pertej jetes etj.
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Shkenca kunder Fese

Besimi eshte bindje, siguri e padyshimte per nje te vertete. Kuptoj me ane te shqisave nje gje. E shikoj me sy, E prek me gishterinj, E hetoj nga të gjitha anët. Dhe drejt'persedrejti, vetem me ane te dritave te mendjes time, fitoj mbi ekzistencen dhe pergjithesisht mbi formimin e saj. dije te plote e te sigurt. Pra, prej vete'kuptimit dhe prej veprimit të drejt'perdrejt te fuqive te mia mendore, fitova nje Bindje dhe nje siguri për te. Per sa i perket pra, k'saj gjeje, nuk besoj me, por di,

Nga k'to gjith'secili kupton se besimi ne misterin s'eshte kunder logjikes sone. Fakti qe s'jemi në gjendje te kuptojme te vertetat misterioze, ne shume raste mund të provohet si pa ndonje rendesi. Per arsyen e thjeshte se njeriu edhe vete gjerat e k'saj bote, edhe vete të vertetat qe i perkasin botes, s'eshte ne gjendje t'i kuptoje krejtesisht,

Dhe me te vertete. Ekziston gje me e shkëlqyeshme dhe me e dukshme se drita? Shkelqimi i saj na verbon shume here syte, te cilet s'jane ne gjendje të shikojne drejt'persedrejti, dhe nxehtesia e se ciles ngjall organizmin tone dhe behet e ndijshme ne tere trupin tone. Drita na ben qe te shohim me syte tane panoramen e çuditshme te natyres, dhe me ane te rrezeve te saj mundemi te studiojme dhe te ekzaminojme natyren, ne mes te se ciles rrojme. Me gjithe keto, erresire e madhe mbulon qenien e saj dhe natyren e saj.

ا'eshte drita? Shkenca s'mundi deri tani te na jape nje përgjigje të qarte dhe plot drite. Shume e kane radhitur nder te lengshmet. Te tjere na thane se transmetohet me anë të valeve te eterit. Mirepo, te gjithe u detyruan të rrefejne padijen e tyre. Sa e quajten te lengshme, deshmuan njekohesisht qe kjo e lengshme eshte e pakuptueshme, e pacaktuar, dhe e pahetuar. Sa folen per valet e eterit, deklaruan njekohesisht që eteri eshte nje diçka krejt e paditur, ne menyre qe valet e tij te jene per ne krejt misterioze
transmetohet me ane te valeve të eterit.

Ndersa bota lendore na paraqet kaq mistere, ku qendron çudia, ne qofte se edhe bota shpirterore na paraqet te sajat? Ku qendron çudia, ne qofte se edhe Kurani, Bibla Kurani hyjnore dhe qiellore na zbulon te verteta, që kapercejne logjiken tone, kur libri i botes lendore dhe te dukshme perfshin në çdo faqe të tij kaq mistere?

A! Jo, do te ishte me te vertete çudi dhe gje krejt e pashpjegueshme, në qofte se mesimi i hyjinspiruar i Shkrimit te Shenjte, qe ben fjale per Perendine, per qiellin, per boten e padukshme, qe ben fjale per çeshtje te larta dhe te m'binatyrshme, do paraqitej i zhveshur nga çdo mbulesë misterioze, duke mos kapercyer krejtesisht kuptimin dhe thellimin e njeriut. Do te ishte gje e çuditshme dhe e p'ashpjegueshme, sepse perderisa njeriu s'mund te kuptoje k'te bote te dukshme dhe te ndijshme ne gjirin e se ciles jeton, si do te ishte ne gjendje te kuptoje krejtesisht te vertetat e m'binatyrshme t botes së padukshme dhe qiellore? Sikurse mistere te tera na hap para nesh vetvetja jone, organizmi yne, shqisat tona, veprimet e mendimit tone etj., si do te ishte e mundur që Perendia e pafundme te mos mbulohet per ne me asnje mister?

Duhet ta zgjerosh dhe mbi fushen e dijes se gjerave të k'saj bote. Dhe atehere, do te ndodhesh i detyruar te dyshosh edhe per te verteta krejt te thjeshta, edhe per vete ekzistencen tende, e cila, siç pame, eshte e lidhur me aq mistere! Pergjithesisht, te tera parashikimet dhe te tera deshirat e natyres sone logjike dhe mendore qe na shtyjne ne nje bote te padukshme, te perjetshme, te lumtur, do te mbeteshin te ngaterruara, te verbera, te pacaktuara, te p'andriçuara. Lugina, ne te cilen jetojme, eshte e shkrete dhe e erret.

Por ja, Perendia na hedh nga qielli zinxhirin e tij te arte, driten e zbuleses hyjnore, misterin e se vertetes se Tij hyjnore.

K'to jane mistere dhe do te ngelen Mistere qe as Shkenca as Feja nuk mund ti japi shpjegim, Dy Koka te medhaja qe perfundojne ne dy konkluzione te kunderta. ا'tha njeri, e mohoi tjetri. Dhe megjithate, qe te dy kanë admiruesit dhe pasuesit e tyre.

Te besosh ne rruge te mistershme eshte Shprese, por qe te me bindesh dua fakte, dhe persa u perket mistereve duhet ti pranojme si mistere, Asnje nuk eshte i/e afte ti vertetoje, n'grene baza rreth tyre per arsye te ndryshme,
 
Redaktimi i fundit:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Shkenca kunder Fese

Bindja qendron tek ajo qe shohim dhe vertetojme, dhe te gjithe duhen te frymezohemi dhe te besojme tek ky parim , pikerisht ky ishte argumenti im, jo perralla shkence dhe feje qe flasin dicka pa prove dhe thjeshte hapin shqetesime serioze mes njerezve, duket sheshit qellimi i tyre , per dike qe arrin ti shohi gjerat nga larg por ti analizoje nga afer,

Ajnshtajne kishte thene:

"Shkenca pa fe, eshte e cale"

Lehte eshte t'i quajsh perralla punen e feve, por kur nuk ke argumente, e flet me hamendje, eshte muhabet tejet i kote dhe injorance e madhe :)

Kalofsh mire!
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Shkenca kunder Fese

Ajnshtajne kishte thene:

"Shkenca pa fe, eshte e cale"

Lehte eshte t'i quajsh perralla punen e feve, por kur nuk ke argumente, e flet me hamendje, eshte muhabet tejet i kote dhe injorance e madhe :)

Kalofsh mire!

me fal une po ta bej te qarte qe k'to jane mistere, dhe s'kemi si ti vertetojme, pra si verteton dot as shkenca as feja. Se ne c'fare beson ti eshte pune per ty, por asgje nuk mund te faktosh as ti qe te jemi te bindur , kshuqe edhe te besosh ne perralla injorance eshte ,

Gjithashtu kalofsh kendshem :)
 
Redaktimi i fundit:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Shkenca kunder Fese

por asgje nuk mund te faktosh as ti qe te jemi te bindur

Faktet jane per te zotet e mendjes
 
Top