• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shkenca e FRIKËS. Pse ky emocion i lashtë, është kyç për mbijetesën tonë

Në shtëpi kur ndodheni vetëm natën, ju dëgjoni një përplasje të zhurmshme. Në çast zemra fillon të rrahë fort, muskujt tensionohen dhe frymëmarrja shpeshtohet. Ju bëheni menjëherë vigjilentë, të gatshëm për të luftuar ose për t’ia mbathur nga burimi i zhurmës, që rezulton të jetë një grumbull librash që bien nga rafti, të cilin kishit menduar se e kishit rregulluar. Sidoqoftë, në atë moment truri dhe trupi juaj reaguan instinktivisht sikur të ishit në rrezik vdekjeprurës.
1580303450746.png


Frika është një nga emocionet tona më të forta dhe parësore. Eshtë një botë e madhe dhe e keqe atje përjashtë, dhe të kesh frikë nga disa gjëra të mbron nga rreziku i mundshëm. Disa frika evolucionare janë të ndërlikuara në trurin tonë, por ne gjithashtu mund të zhvillojmë frikëra të reja gjatë gjithë jetës sonë. Që fëmijë ne marrim parasysh atë që i bën prindërit tanë të kenë ankth, dhe mund të mësojmë gjithashtu të kemi frikë nga disa gjëra pas përvojave negative. Përkundër kësaj, shumica prej nesh janë në gjendje të injorojnë frikën kur është e qartë se nuk jemi në ndonjë rrezik të menjëhershëm. Ne mund të shijojmë pamjen nga maja e një rrokaqielli, në vend se të shqetësohemi se mos biem, ose t’i fikim dritat me sigurinë që një grabitqar nuk do të na gllabërojë gjatë natës.

Sidoqoftë, njerëzit me fobi kanë një reagim të tepruar ndaj frikës, që shkakton shqetësime fizike dhe psikologjike.

Këto frikëra ekstreme ndahen në tre grupe të ndryshme: agorafobia, fobia sociale dhe fobia specifike. Agorafobia përgjithësisht përmendet si frika nga mjedise të hapura, por vlen për frikën e çdo situate nga e cila është e vështirë të shpëtosh ose ku ndihma nuk do të ishte e disponueshme nëse diçka do të shkonte keq. Fobia sociale është frika e fortë nga bashkëveprimi me njerëzit ose performancat, ndërsa fobitë specifike janë frikëra në një situat, aktivitet apo nga një lloj sendi të veçantë.

Këto frikëra iracionale mund të shkaktojnë probleme të mëdha në jetën e përditshme; dikush me akrofobi (një frikë ekstreme nga lartësitë) mund të përjetojë një sulm paniku thjesht duke u përpjekur të shëtisë nëpër një urë. Në varësi të shkaktarëve të fobisë së tyre, personat që vuajnë shpesh bëjnë të pamundurën për të shmangur situatat që mund të ndikojnë tek ata.

Shkaku i fobisë nuk është gjithmonë i qartë, por shumë raste lidhen me përjetimin të qënit dëshmitarë të një ngjarje traumatike. Për shembull, dikush mund të zhvillojë cynofobi (frika e qenve) pasi të jetë kafshuar. Por pavarësisht nëse shkaktari është racional ose irracional, sapo truri regjistron një stimul të frikshëm aktivizon reagimin lufto ose mbathja, duke e përgatitur kështu trupin për veprim. / bota.al
 
Last edited by a moderator:
Që fëmijë ne marrim parasysh atë që i bën prindërit tanë të kenë ankth, dhe mund të mësojmë gjithashtu të kemi frikë nga disa gjëra pas përvojave negative
Eh kot nuk thone pediatirt,qe kujdes me ankthin e stresin tuaj sepse ua kaloni automatikisht femijve.
Nuk eshte e lehte te jemi prinder.

Sa per frikrat ate qe perfshine nga lartesite,le qe se njof,por kur hyp ne avion zakonisht,se c`ndjej nje lehtsim, shkeputem nga toka,dhe peshoj sa nje pupel. ahahahahahahah.
 
Mpelqeu pjesa qe frika te ben te gatcem per t'luftuar ose tja mbathesh. Shume e vertete.
 
une e vertetoj sa here bie termet :p

Fobia ime me e madhe, ama edhe kur e di qe skam shprese prape vrapoj bej dicka per te shpetuar edhe pse e di qe ska shpetim.

Une termetin se kam aq fobi, e perballoj me shume qetesi mundesisht pa leviz fare nga vendi 😋.

Fobia ime jane udhetimet ne det te hapur. Ndersa udhetimet ne ajer si kam problem.

Jam si i ndjeri steve irwin qe thoshte nese do vdes do jete ne det sepse aty jam i pa sigurte dhe ashu ndodhi, ndersa ne toke gjithcka mund te luftohet dhe shanset per mbijetese jane me te medha 🤪.
 
Une termetin se kam aq fobi, e perballoj me shume qetesi mundesisht pa leviz fare nga vendi 😋.

Fobia ime jane udhetimet ne det te hapur. Ndersa udhetimet ne ajer si kam problem.

Jam si i ndjeri steve irwin qe thoshte nese do vdes do jete ne det sepse aty jam i pa sigurte dhe ashu ndodhi, ndersa ne toke gjithcka mund te luftohet dhe shanset per mbijetese jane me te medha 🤪.
dmth sipas ketij irwin nga ajo qe kemi frike nga ajo do vdesim, e shkreta une nga ca llahtari do vdes nga termeti LOL
 
dmth sipas ketij irwin nga ajo qe kemi frike nga ajo do vdesim, e shkreta une nga ca llahtari do vdes nga termeti LOL

Next 6.4 shkalla rihter parashikohet te bie mbas 40-50 vitesh sipas ekspertve te midhjes dhe peshkut. Ne at moshe do e kerkosh me qiri vdekjen 😋😂
 
ket jeni secilin e njof, ne 1 bisede me thote qe nje sismiolog i ka thene qe shqiperia ka hyre ne nje periudhe sismike me aktivitet te larte per nje periudhe 12-20 vjecare. fakti qe cdo 2 muaj ka nga 1 termet mbi 5 balle me ben te dyshoj
 
Them se nuk duhet te perziejme fobit, panikun dge friken.
Tani frika si frike si fenomen apo si dicka qe e perjetojme them se egziston ne momente te caktuara te te gjithe njerezit varesisht nga rasti dhe munde ta ndjejme per disa momente por thjeshte nese ke hapesire me ndrydhe trurin shumicen e ketyre rasteve i tejkalon lehte.
Te frika varet edhe ke ke afer. Nese ke ndonje frikacak atehere egziston rreziku shume lehte qe te kaloje ne panike te rrezikshme.
Ne nje moment ne jeten time u gjenda ne krisma armesh te shumta dhe te panderprera. Them te drejten ajo situate me krijoi nje ndjenje qe po te po te mos e kontrolloja veten dhe pak edhe munde te kapitulloja psiqikisht.
Permbledha veten dhe e pashe qe vrasja ime munde te ishte thjeshte nje ceshtje qe ne njefar menyre edhe varej nga kujdesi im. E kuptova qe jo gjithe plumbat ishin destinuar per mu. Pra fillova e mora me qetesi dhe shume shpejt kaloi. Dikur u krijua perditshmeri. Nuk po them se pastaj nuk kisha asnje frike. Por e kuptova qe kur e menaxhon friken e ke shume me te lehte dhe nuk te shkakton krize.
Perndryshe nga frika njeriu munde te kete pasoja te rrezikshme dhe te paparashikuara.
 
Pata me shum frik ate nate qe po kaloja permes nje parku (ishte e vetmja rrug qe njihja per te shkuar tek njoni) se sa kur kuptova qe dyqani posht shtepis time kishte marr flak dhe dhoma ku po fleja ishte plot tym. Hec e merre vesh trurin.
 
Frike une pata heren e pare qe udhetova me traget. Dhe kur dola siper te kuverta pashe veten e rrethuar vetem nga uji.
Dmth une isha vetem aty..dhe kisha vetem uje infinit. Truri beri aq shume perllogaritje se ne rast se anija fundosej sa do ti rezistoja..te ftohtit..notimit..nese do prekja breg..dhe keshtu kur arrin ne konkluzion se nese si person si kontrollon gjerar e ke pisk punen.
 
Private conversations
Help Users
    Top