Shitblerja e votës/ Rama: Monika në ferr, Metën e pamë që bleu mandat në Lezhë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Shitblerja e votës/ Rama: Monika në ferr, Metën e pamë që bleu mandat në Lezhë


ilir_meta_linda_rama_monika_kryemadhi_edi_rama.jpg
Në një dalje për mediat disa orë pas protestës së opozitës, kryeministri Edi Rama shtriu dorën për dialog, duke theksuar se procesi duhet të bazohet në disa argumente që i shërbejnë demokracisë.

“Kemi qenë dhe do të jemi gati të dialogojmë, për gjithçka që i shërben demokracisë në vend. Fatkeqësisht ata e dinë se humbjet në zgjedhjet vendore. Sovrani nuk është ai që del në rrugë, por ai që gjykon. Kjo logjikë nuk e pranon bota demokratike. Nuk do lejoj që vendi i fëmijëve të tyre të behët një territor i pa qeverisur”, tha Rama.

Por shefi i qeverisë nuk kurseu sulmin ndaj opozitës teksa foli për kërkesën kryesore të tyre që është zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme pasi në 2017 u blenë votat.

Rama shigjetoi Presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi duke thënë se shqiptarët e dinë se ata të dy janë ata që kanë blerë mandate.

“Sa për blerjen e votave nuk e fsheh dot, që kur shoh Monikën që i thërret zotit që të mbrojnë nga blerësit e votave them se i plotfuqishmi nuk merret me zgjedhjet, sepse Monika do të ishte e para që do të shkonte në ferr për shitblerjen e votave”, theksoi kryeministri.

Sipas Ramës, edhe Ilir Metën e kemi parë me zë dhe figurë të blejë mandatin e LSI në Lezhë, duke iu referuar rastit të ish-kryebashkiakut të këtij qyteti Viktor Tusha.

“E panë të tërë si u dha një zarf për mandate në Lezhë, kur presidenti i Shqipërisë nisi turin për të mbrojtur zgjedhjet, me thirrjen për të ngritur armët. Me shpjegimin zyrtar të partisë së Monës se andej nga ajo zonë është traditë dhënia e zarfit”, deklaroi Rama.
 

Monique

With or Without u
Kush e ndertoi kete mekanizem shit-blerje votash?
kush e ndertoi apo mbolli faren e korrupsionit, vjedhjes,vrasjes e plot gjerave negative qe ky komb sot i vuan pasojat.
Vetem 1 njeri..i cili per te mbajtur veten mbi piedestal ,ka vrare, perdhosur, shuar , vjedhur, shkaterruar kete komb....Sali Berisha!
Shpirti kurre mos i befte drite!
 

Drejtori

Karikaturistikarikaturonnjekarikaturkarakteristike
Ky eshte ne La La Land per zotin... Edo mos pi mall bej palester... lol lol lol
 
Top