Shfarosni shqiptarët! Ja platformat e fqinjëve...

Endrra

VIP
E gjitha ska te bej fare qe "aleati" yne pra Gjermania..eshte pak sa fare, historikisht e lidhur me rusine..edhe pse kjo e fundit e dogji ne Luften e II boterore.
Edhe pse Gjermania u rimekemb nga aleatet amerikan, sot ajo gazin dhe naften e merr nga Rusia. Pra eshte dhe ngelet nje politik e neoskllavizimit te vendeve postkomuniste, ato te pafuqishmet e kam fjalen.
 
Barnaba

Antarë i Respektuar
Greqia
Nga viti 1913-1922, kohë në të cilën Shqipëria përjetoi shumë peripeci, Greqia vazhdoi të bënte sistematikisht pastrimin etnik të shqiptareve. Greqia përzuri nga trojet shqiptare mbi 80 mijë shqiptarë, ku një pjesë i dërgoi në Turqi, e të tjerët i shpërndau nëpër ishujt e vdekjes.

Nuk eshte e vertet! Spastrim kolosal ka bere Serbia, por jo Greqia. Ata shperngulen disa mijera shqiptar ne vitet 1920, gjate shkembimit te popullsise, ndoshta 10'000-20'000 (shumica e tyre nga Thesalia nese s'gaboj). Sic dihet, edhe disa mijera te tjere u debuan nga fashistet e Zerves ne fund te LB2. Por shumica derrmuese e Epirit te Jugut (Cameri/Janine), madje edhe krahina e Akarnanise, jane me origjine shqiptare.
 
Redaktimi i fundit:

Barnaba

Antarë i Respektuar
Mos e mesoni historin nga portalet ne internet! Nese ju intereson historia, ka libra nga autor te besueshem. Bazohuni te tekstet e akademikeve, si prof. Kristo Frasheri, etj.
 
jana80

Super Moderator
Mua me pelqen shume gjeografia dhe nese e veshtron mire meson shume prej asaj, Shqiperia ka nje pozite gjeografike qe per Europen nuk vlen aspak sepse rruget e Europes kalojne nga Rusia, deti i zi, Beograd-Stamboll dhe deti Mesdhe...
Pra, Shqiperia nuk perfillet aspak!
Te vetmen pike strategjike qe ka Shqiperia eshte ngushtica e Otrantos ne favor te Gjermanise, por qe Gjermania mjaftohet vetem me qenjen e nje shteti shqiptar me apo pa vlera te rendesishme!
Ne rast lufte, Shqiperine e shikojne si nje porte hyrese ne Ballkan...

Pra si te ecesh me hapat e aleateve kur ata te lene ne balte dhe te kujtojne vetem kur u digjet b*tha?!
Ka rruge ajrore e mbi te gjitha kur te ka dhene borxh te urdheron si ti doje qefi se je i pakecyr.....
Me pak fjale jemi loderbne tater kukullash... as kjo jo se kohe digjitale tashme...pra i bie qe sjemi askushi e asgje e nese duhet te jemi dicka duhet te behemi vete pa prit nga qielli e nga komshiu...
 
Barnaba

Antarë i Respektuar
Mos e vrisni fare mendjen per te ardhmen e kombit! Hapsira gjeografike Mitrovice-Kumanov-Konispol nuk ka qene kurre kaq e sigurt sa sot! Shqiperia i zgjidh problemet me nje telefonat! Kosova eshte e pavarur. Maqedonia e Veriut eshte shtet me sistem politik qe s'mund te funksionoj pa pelqimin e faktorit shqiptar. Madje keta te fundit u bashkuan dhe rrezuan Gruevskin! :)

NATO eshte aleanca ushtarake me a fuqishme ne histori, dhe Tirana zyrtare ka krijuar lidhje te fuqishme si me Uashingtonin ashtu edhe me Berlinin. Te dyja keto superfuqi jane sponsorizues dhe mbikqyres se reformes ne drejtesi - themelit te modernizimit te shtetit shqiptar! Gjerat do permiresohen ndjeshem ne 10-20 vitet e ardhshme.
 
Redaktimi i fundit:

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
Ka rruge ajrore e mbi te gjitha kur te ka dhene borxh te urdheron si ti doje qefi se je i pakecyr.....
Me pak fjale jemi loderbne tater kukullash... as kjo jo se kohe digjitale tashme...pra i bie qe sjemi askushi e asgje e nese duhet te jemi dicka duhet te behemi vete pa prit nga qielli e nga komshiu...

Ai qielli dhe komshiu na copetoi se boll kryengritje bene shqipteret por askush s'ja fershelleu...

Pra, Shqiperise i mungon aleati i vertete.
 
Desa

“The truth can be a bad choice for a wise man”
Mos e mesoni historin nga portalet ne internet! Nese ju intereson historia, ka libra nga autor te besueshem. Bazohuni te tekstet e akademikeve, si prof. Kristo Frasheri, etj.
Ndjesë që të citoj Barnaba 🙂
Kam respekt të mirëfilltë për njohuritë e tua të nivelit akademik. Gjithësesi qëllimi im në postimet e deritanishme ka qenë të nisemi nga vetja.
Sa për shkrojtësit e historisë e di si i thuan? Secili mbret vë flamurin e vet.
Jam më se dakord në postimin tënd më lartë, sepse të paktë kanë qenë të huajt që kanë qenë historikisht dhe politikisht korekt në informatat e tyre mbi popullin shqiptar. Mund të veçoj vetëm një: Peter Dalhoff-Nielsen.
 
Barnaba

Antarë i Respektuar
Kush e ka shkruar kete ...

Nuk e di se kush. Por ishte kunderpergjigje per kenget qe kendonin forcat komando greke gjate stervitjes, ku fyenin dhe kercenonin kombin tone.

Ah sikur mos te ishte banale ne ca fragmente do ishte perl e vertete

Ne vij te pergjithshme ke te drejt. Madje kjo eshte vec nje pjese e vogel e atyre qe mund te themi ne raport me nacionalizmin grek antishqiptar.

Gjithsesi, ne kontekstin e forumit eshte mese i justifikuar postimi i kenges me gjithe vargjet banale sepse hiena ne fjale me ka shar disa here nga familja.

P.s. sulmet banale u drejtohen vetem plehrave antishqiptare. Nuk u drejtohet grekeve te kulturuar dhe miqesor. Nuk jam ne favor te urrejtjes ndaj nje kombi te tere.
 
Redaktimi i fundit:

Barnaba

Antarë i Respektuar
qëllimi im në postimet e deritanishme ka qenë të nisemi nga vetja.

Pajtohem. Kemi mjaft te meta si komb. Asnje komb nuk eshte i perkryer. Shiko aktualisht superfuqine boterore, SHBA-te, qe udhehiqen nga nje idiot me vlera te shpifura. Por duhen qartesuar gjerat dhe duhen vendosur kufij ne kritik. Duhet raport i sakte me te verteten dhe as nuk duhet harruar konteksti. Bje fjala, fakti qe kemi mbajtur mbi supe disa politikan vagabond nuk mund te shkeputet nga kushtet kaotike qe ata kane shfrytezuar, dhe dominimi i tyre nuk pasqyron ne menyre te sakte vlerat e kombit.

Une e kam bere edhe kritiken ndaj fraksioneve te caktuara shqiptare deri sa kam marre ofendime nga me vulgaret, madje edhe kerrcenime.
 
Redaktimi i fundit:

kitrra 123

plak gjufurrak
Qenka bere ketej ore letrare hiatorie e gjeografie. Ore cuna e goca ne asnje moment num tha dikush ketej se populli shqiptar nuk kishte vuajtje. Ne fakt gjjthe kombet e botes kishi vuajtje deri ne krijimin e tyre.
Te gjitha historirat dhe gjeografirat qe keni tregu ktej jane ne rregull. Por cfare?
Cfare kemi ba ne nga 1912?
Cfare kemi ba ne nga 1945?
Cfare kemi ba ne ng 1990?
Po nga 1999?

Njerez ne kemi vetem nje problem. Problemin e kemi veten. Pike?
Pse na ka faj Evropa neve qe ne kemi krijuar nje sistem arsimor ku ceshtja e diplomimit tend varet nga kujdesi yt nese do te shkel ndonje veture apo jo.
Pse na ka faj Evropa neve ku me shume se 70 % e biznesit ne vendin tone eshte informal?
Pse na ka faj bota neve ku mesuesi e polici kane rrogen 400 euro e ne pune shkojne me BMW X6?
Pse na ka faj bota ne qe ne vjedhim cdo fature te shtetit madje dhe faturen e ujit, rrymes e berllogut?
Cfare faji na ka bota neve kur ne jemi ca hajna te vegjel dhe kemi merak me i votu ca hajna te medhenje?

Hej njerez ne kemi problem me veten. Deri sa nuk permiresojme veten ne do jemi kshtu hic.
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Keshtu, apo se paku ngjashem me keshtu, kane perfunduar gjithe debatet brenda shqiptare se kush jemi e cfare dhe si do behemi. Me sa marre vesh kshu eshte qe afro 100 vite.
Nga jo gatishmeria, ne fakt nga jo guximi ngase ne jemi popull frikacak, per tu marre me realitetin e trishte dhe gjendjen mjerane ku jemi degdise, si shoqeri, ne fillojme e merremi jo me gjendjen reale ku gjendemi dhe gjetjen e rrugezgjidhjes por fillojme merremi me individin (sa kile ka ai; me sa femra del ai; ke ka grua ai; cfare ha ai;) pastaj merremi me thirrmoren, habitoren, shkronjen ç, ë, pikepyetjen e cfare tjeter jo.
Ka me shume se nje shekull qe kjo shoqeri ne vend qe te merret me fenomenin shiqeror dhe zhvillimin e saj socio kulturor vazhdon te merret me individin, me fqinjin apo me endrren qe kurre su be realitet se si SHBA, Gjermoni, Taljoni apo Evropa rruspi nje dite, pra nje mengjes te kthjellet, do na beje shtet si i ka hije dhe NE po ate mengjez do gdhihemi normal. Pra do biejme ne gjume jo normal e do gdhihemi normal. :(

Jo o njerez te mire. Harrojeni. Nese nuk merremi me veten askush s'ka per tu marre me neve. Nese nuk rregullojme veten askush s'ka per te na rregulluar. Gjeja me emergjente ne kete shiqeri eshte se duhet te harrojme individin dhe duhet te mbushim mendjen vetes per te ndryshuar dhe ta kemi te qarte se ku duam te shkojme. Pike????

Ps. Vetingu - reforma ne drejtesi 🤪:oops::rolleyes: ne nje vend ku qindra mijera njerez e prona nuk kane adrese :rolleyes:
 
Grensi

Dhe vjen nje dite..
une besoj( me fakte historike) se populli yne ka instiktin e mbijeteses ne graden me te larte
 
Shej

Themelues i Forumit

Kitra pash kryt e mija a e lexon veten cka po thu bre :p
 
Top