Shfarosni shqiptarët! Ja platformat e fqinjëve...

Sot jemi fqinjë dhe në marrëdhënie të mira bilaterale, madje në angazhime të përbashkëta në forume ndërkombëtare, por s’duhet të harrojmë kurrë se në 200-vitet e fundit, na kanë vrarë, prerë, varur, e përdhunuar sistematikisht. Këta janë serbët dhe grekët fqinjë, por edhe italianët e turqit. E megjithatë, shqiptarët kanë mbijetuar dhe ky është shërbimi më i madh që fati i ka bërë këtij kombi të vogël me destin heroik...



Spastrimet dhe dëbimet e fqinjëve ballkanikë ndaj shqiptarëve datojnë prej 200-vitesh, por edhe më parë prej turqve dhe numërojnë si ideatorë të tyre deri mendimtarë me reputacion, shpesh politikanë, diplomatë, shkrimtarë, rëndom ushtarakë dhe të tjerë. Protagonistët më të mëdhenj të spastrimit ndaj shqiptarëve në 200-vitet e fundit janë serbët, malazezët dhe pa asnjë dyshim grekët. Sot, mund të jemi në marrëdhënie të mira dhe shpresojmë që këto të ruhen dhe në të ardhmen, por fëmijëve në shkolla, apo të rinjve të sotëm dhe shumë pseudove duhet t’ua kujtojmë historinë e dhimbshme. Kjo histori nuk bëhet, siç pretendohet sot në botën e globalizmit me fshirjen e teksteve në shkolla, por me shkrimin e sinqertë të gjërave që kanë ndodhur dhe që varen ende pezull sot mes nesh. Ndoshta kjo i bëri serbët, pak javë më parë, që të derdhin aq inat në stadium kundër një vendi që se kanë fare në kufi, apo që i bën grekët sot e kësaj dite të mos e njohin realitetin çam.
Janë një sërë platformash, idesh dhe memorandumesh, që kanë kryer ndër dekada funksionarë të lartë serbë, malazezë, grekë, përmes mbretërve të tyre, ushtarakëve, kryeministrave dhe ministrave, duke kërkuar që ta shfarosin krejt Shqipërinë. Të mendosh se në emrat e njohur janë deri në familjet e njohura dinastike ballkanike, por edhe shkrimtarë nobelistë, atëherë drithërohesh. Janë ideatorë të kombeve të tyre por duke menduar shfarosjen e kombi tonë që e quanin rëndom si të panevojshëm, apo që në një të ardhme mund të bënin deri ekspansion biologjik në gadishull, si referojnë rëndom për shqiptarët. Sot, historia është kthyer përmbys, por për fat në anën e mirë, pasi kosovarët populli më martir i Gadishullit, ka shtetin e vet dhe madje dhe një shtet amë në kufi, kurse grekët jo larg në kohë do të përballen realisht me problemin e اamërisë. Kurse serbët janë rrudhur deri në absurd. E Drejta mund të vonojë por nuk mund të harrojë kurrë. Koha e provoi këtë dhe Shqipëria është jo vetëm faktor në Ballkan, por edhe një nga elementët më të rëndësishëm të qetësisë dhe ekzistencës së këtij gadishulli. Po shpalosim disa nga këto momente, kur shqiptarët janë parë si elementë të denjë për t’i përzënë nga shtëpitë e tyre, thjesht për interesat e pastra hegjemoniste greke, serbe, malazeze etj.

“Naçertanija” e Ilija Grashaninit,
ministër dhe ideolog
Propozimin për këtë platformë, Ilia Grashaninit ia sugjeroi pansllavisti çek Frantishek A. Zach (1807-1892), prej Moravisë, atëkohë pjesë e Perandorisë Austriake. Zach përfaqësonte organizatën e emigrantëve polakë, të themeluar prej princit Adam Czartorysky. Qëllimi është i qartë, Zahu që e njeh mirë Beogradin u sugjeron autoriteteve serbe të qëndrojnë larg ndikimit rus. Ilia Grashanini ishte funksionar i Strukturave të Brendshme të Serbisë. Personazh i shekullit të XIX (1812-1874), ai u bë figurë kryesore e regjimit konstitucional si edhe ideatori i ithtarëve të zgjerimit të shtetit të Serbisë. Ai mbahet si themeluesi i bazave të politikës serbo-madhe të bashkimit. Garashanini, platformën e tij të sintetizuar e paraqiti në dokumentin sekret të cilin e quajti “Naçertanie” (1844) që përkthehet Projekt, d.m.th. Plan. Në fakt, besohet se projekti themelor ishte kryekreje memorandumi i Zahut, që e mendonte Serbinë e re si vazhduese të perandorisë mesjetare të Stefan Dushanit (1308-1355). Nostalgji e perandorisë së dikurshme të Nemanjëve, që në shekujt e Mesjetës e shkatërruan Turqit. Garashanin ishte personi i duhur dhe ai menjëherë argumentoi pse duhet “ta përqafojnë të gjithë popujt serbë që e rrethojnë atë”. Sach mendonte se Serbët duhet të ishin ideatorët dhe udhëheqësit e një formacioni të Sllavëve të Jugut “ajo nuk kufizohet në kufijtë e saj të sotëm, por synon t’i përqafojë të gjithë popujt serbë që e rrethojnë”. Sipas “Naçertanies” së Garashaninit, pjesë e shtetit të madh serb do të ishte edhe Shqipëria Veriore. Për programin e tij, Garashanini parashikoi organizimin e një shërbimi sekret dhe një sistemi të zhvilluar propagandistik. Platforma e Naçertanies, me synimet e saj pushtuese në Ballkan, nënkuptonte edhe shtrirjen në territoret shqiptare. Që atëherë, populli serb, për sllavët, është popull hyjnor dhe popull historik.
Sipas tij:- boshnjakët janë serbë të fesë islame, d.m.th. serbë të myslimanizuar; gjuha që flasin ata është serbishtja;
- malazeztë janë serbë, si për nga gjuha, ashtu edhe për nga feja;
- Maqedonia është Serbi Jugore;
- kroatët ndërkaq, janë serbë të fesë katolike dhe gjuha që flasin ata është serbishtja.
Shqiptarët konsiderohen si mbetje turke në Ballkan.
Naçertania u realizua në një pjesë të konsiderueshme gjatë Luftës së Parë Ballkanike (1912) kur Serbia, në bazë të vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1912-13) aneksoi Kosovën dhe viset e tjera lindore të Shqipërisë me një politikë shkombëtarizuese.

Vaso اubriloviç: “Dëbimi
i shqiptarëve” (1937)
Akademik serb
Ai që e vazhdoi politikën e “Naçertanies” ishte Vasa اubriloviçi (1897-1990). Në memorandumin e tij “Iseljavanje Arnauta” (Dëbimi i shqiptarëve), që ai e hartoi për qeverinë e Stojadinoviçit (Milan Stojadinoviç (اaçak, Serbi 1888 – Buenos Aires, 1961); jurist dhe ekonomist, kryeministër i Mbretërisë së Jugosllavisë në vitet 1935-1939), ai propozoi metodat, por edhe mënyrat e zgjidhjes së “problemit shqiptar”. Vaso ose Vasa ka qenë akademik në fushën e Historisë dhe në të ritë e veta ishte një nga organizatorët e atentatit në Sarajevë ndaj trashëgimtarit të fronit austro-hungarez Franc Ferdinandit. Memorandumi i vet flet në mënyrë të detajuar për serbizimin e Kosovës dhe flet pa mëshirë për qeverinë e vet, që s’mundi ta kolonizojë këtë hapësire pas Luftës së Parë Botërore. Memorandumi iu dorëzua më 7 mars 1937 qeverisë së Milan Stojadinoviçit dhe ka deri dëbim fizik të shqiptarëve prej Kosove për në Turqi dhe në Shqipëri. ثshtë pastrimi i parë etnik i detajuar i serbëve. Për këtë citon, nacionalistin tjetër Jovan Cvijiç, që thoshte se: Shqiptarët janë raca më ekspansive në Ballkan, ish-rektorin e Universitetit të Beogradit dhe kryetar i Akademisë Mbretërore Serbe të Shkencave.
Ja çfarë thuhet në memorandum në preambulën e vet: “Problemi i shqiptarëve në jetën tonë kombëtare dhe shtetërore nuk ka lindur dje. Ai ka luajtur një rol të madh në jetën tonë në periudhën e mesjetës, por një vend tejet të rëndësishëm ka zënë nga fundi të shekullit XVII, kur popullata serbe, prej trojeve që dikur kanë qenë vatra luftërash, shpërngulet drejt veriut dhe në vend të tyre vijnë malësorët shqiptarë. Dalëngadalë, prej kodrave të tyre ata vendosen në luginat pjellore të Metohisë dhe të Kosovës dhe duke depërtuar drejt veriut, shtrihen në drejtim të Moravës perëndimore dhe jugore; nëpër Malin Sharr bien në Pollog dhe që andej drejt Vardarit. Deri në shekullin XIX është krijuar në këtë mënyrë trekëndëshi shqiptar, pykë e cila, në saje të mbështetjes etnike të vijës Dobar-Rogoznë është ngulur thellë në trojet tona dhe ka arritur deri në Nish, duke i ndarë trojet tona të vjetra të Rashkës nga Maqedonia dhe nga lugina e Vardarit….Këtë pykë shqiptare, Serbia filloi ta krasitë që nga kryengritja e parë duke e dëbuar popullsinë shqiptare të viseve më veriore, që nga Jagodina”

Ivo Andriç: Spastrimi i shqiptarëve
Nobelisti i letërsisë dhe diplomati i njohur ka përgatitur një dokument që e botoi në Beograd,
më 30 janar 1939
Ndarja e Shqipërisë
Me rastin e vlerësimit të tërë kësaj çështjeje, duhet të kemi parasysh se në çdo mënyrë duhet të shikojmë që t’i shmangemi çdo konflikti qoftë të fshehtë qoftë të hapët me Italinë. Gjithashtu duhet ta evitojmë pushtimin e tërë Shqipërisë nga ana e Italisë se në këtë mënyrë do të na rrezikonte në vendet më të ndjeshme – në Bokë të Kotorrit dhe në Kosovë. Duke marrë parasysh të gjitha këto që thamë më sipër, ndarja e Shqipëisë do të mund të vinte në konsiderim për ne vetëm si një e keqe e domosdoshme dhe e paevitueshme, të cilës nuk do të mund t’i bënim ballë, dhe si një dëm i madh nga i cili duhet të nxjerrim aq dobi sa është e mundshme, do të thotë nga dy të këqija duhet ta zgjedhim atë që është më e vogël.
Kompensimet tona
Këto kompensime gjenden në materialin e përpunuar para 20 vjetësh, kur shtrohej çështja e ndarjes së Shqipërisë. Maksimumi që kemi kërkuar në atë kohë ishte kufiri që do të shtrihej buzë Matit e Drinit të Zi dhe që do të na jepte sigurinë strategjike të Malit të Zi dhe të Kosovës. Gjithashtu duhet t’i sigurojë luginat e liqenet të Ohrit dhe të Prespës, duke përfshirë Pogradecin dhe fshatrat sllave të Malit të Thatë, si dhe ato midis Prespës e Korçës. Marrja e Shkodrës, në këtë rast, do të kishte rëndësi të madhe morale dhe ekonomike. Kjo do të na mundësonte zhvillimin e punimeve të mëdha hidroteknike dhe përfitimin e tokës pjellore për ushqimin e Malit të Zi. Shqipëria Veriore, në kuadrin e Jugosllavisë, do të mundësonte krijimin e lidhjeve të reja të komunikacionit të Serbisë Veriore e Jugore me Adriatikun.
Me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për minoritetin shqiptar në Kosovë, i cili, në një situatë të re, do të asimilohej më lehtë. Ne, eventualisht, do të kishim edhe 200 000 deri 300 000 mijë shqiptarë më tepër, por këta janë, të shumtën, katolikë, marrëdhëniet e të cilëve me shqiptarët myslimanë nuk kanë qenë kurrë të mira. Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi gjithashtu do të bëhej në rrethana të reja, sepse nuk do të ekzistonte kurrfarë aksioni më i fortë për pengimin e saj. (Pjesa e marrë nga libri i Hivzi Sulejmanit)

Dobrica اosiç: Shqiptarët, barrë për Ballkanin
Shkrimtar
Shkrimtari i njohur serb Dobrica اosiç u nda vetëm pak kohë më parë nga jeta. Ai mbahet si babai i popullit serb dhe megjithëse ka qenë dhe disident ndaj Titos, kur ishte puna ndaj shqiptarëve, mbahet si një nga mbështetësit e politikës së Rankoviçit, ministrit të brendshëm famëkeq në kohën e Titos. Si akademik dhe shkrimtar ka qenë një nga njerëzit që ka hartuar shpesh ide kombëtare dhe ka pasur polemika me shumë njerëz. اosiç i ka quajtur shqiptarët si barrë barbare e Ballkanit, ndërkaq thuhet se është pajtuar me idetë për Serbinë e madhe dhe ka folur se si pjesë të Kroacisë e Bosnjës duhet t’i kthehen Serbisë. Megjithatë, pak muaj më parë i konfesoi revistës “Nedeljnik”, në moshën 93 vjeçare, se Kosova humbi dhe apeloi te gjeneratat e reja të mos harxhojnë energji pasi këtë çështje e ka zgjidhur historia kundër ideve të tyre.

Sllobodan Millosheviçi: Spastrimi final
Politikan dhe President i Serbisë
Lëvizja për pavarësinë e Kosovës mori hov në mesin e viteve ’80, por Serbët ishin kundër autonomisë dhe më 1987 Sllobodan Milosheviç, që po ngjiste atëkohë hierarkinë pushtetare serbe u zgjodh udhëheqës i Partisë Komuniste Serbe me premtimin për rikthimin e sundimit Serb në Kosovë. Më 1989, Millosheviçi u bë Presidenti i Serbisë dhe menjëherë ndërhyri në Kosovë, duke e ulur fare autonominë më 1990, nëpërmjet dërgimit të trupave ushtarake që rrëzuan qeverinë kosovare. Por llogaritë ishin bërë gabim pasi kjo politikë e përcolli Federatën Jugosllave drejt shkatërrimit më 1991, dhe më 1992, kurse Kosova pak vite më parë do të shpallte shtetin e saj.. Epilogu ishte se Millosheviçi, që mendonte t’i jepte fund problemit shqiptar përfundoi në Gjykatën e Hagës dhe vdiq pa iu mbyllur procesi i krimeve ndaj njerëzimit, që i rëndonte mbi supe. Ai bëri një shpërngulje gati biblike të shqiptarëve në fund të viteve ’90 nga më famëkëqet e shekullit të shkuar.

Greqia
Nga viti 1913-1922, kohë në të cilën Shqipëria përjetoi shumë peripeci, Greqia vazhdoi të bënte sistematikisht pastrimin etnik të shqiptareve. Greqia përzuri nga trojet shqiptare mbi 80 mijë shqiptarë, ku një pjesë i dërgoi në Turqi, e të tjerët i shpërndau nëpër ishujt e vdekjes.

“Protokoll i Korfuzit”
ثshtë një dokument që përcakton kufijtë e Vorio-Epirit, ku koncepti i Vorio-Epirit shtrihej deri në Durrës, pasi Epidamusi i lashtë ishte koloni greke! Të tjerët e çonin këtë kufi deri në Shkumbin. ‘Protokolli” përcaktonte si Vorio-Epir krahinat e Korçës, Gjirokastrës, Sarandës e Himarës.

Ligji i Luftës
Historia e Ligjit të Luftës fillon më 10 nëntor 1940 kur u shpall dekreti mbretëror grek-ligji 2636 mbi gjendjen e luftës së Greqisë me Italinë e Shqipërinë. Pas pushtimit nga Gjermania, qeveria kuislinge e Greqisë e kryeministrit Jorgos Xolagoklus e hoqi Ligjin e Luftës. Por pas përfundimit të luftës, qeveria e sapo formuar në vitin 1945 e rikthen atë duke i rishpallur luftë përsëri Shqipërisë me një dekret të ri me numër 13. Më 28 gusht 1987 Qeveria e Andreas Papandreu, i pranishëm dhe Karolos Papulias, heq Ligjin luftënxitëse mes Greqisë e Shqipërisë.

Masakra e Zervës, gjeneralit grek mbi çamët
Gjenerali kolaboracionist Napolan Zerva, në pragvdekjen e tij, tha: “Vdes i qetë se bëra atë që doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadhë; ulurima fëmijësh, nuse dhe gra nudo, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë... burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo me kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helene!”. Më 1944 Zerva dhe gjeneralët e tjerë kishin marrë urdhër që popullsia çame prej 30-35 mijë banorësh ta asgjësonin krejt. Paradoksi ishte se Aleatët mbyllën sytë, ose si shprehej koloneli Kris Voodhanse, shef i misionit ushtarak aleat, kur deklaronte: ”Me inkurajimin e misionit ushtarak aleat, që unë drejtoja, Zerva i dëboi çamët nga shtëpitë e tyre!”. Genocidi nisi me 27 qershor l944. Ushtarët e Zervës rrënonin gjithçka që gjenin përpara dhe rrafshuan mbi 5800 shtëpi në 68 fshatra dhe qindra mijëra çamë u vranë dhe pronarët u bastisën krejtësisht...

Konferenca e Paqes (1946)
Në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1946 Greqia kërkoi ndryshimin e kufirit me Shqipërinë duke kërkuar jugun shqiptar. Më 1949 ushtria e Greqisë afroi forcat e saja në kufi për të hyrë në Shqipëri. Më 1968 marrëdhëniet midis Tiranës dhe Athinës arritën deri në një luftë të hapur pas pretendimeve greke për aneksimin e jugut të Shqipërisë.

Agresioni grek i 2 gushtit 1949 në Jug
Më 2 gusht 1949, territori jugor shqiptar në juglindje me bazë rajonin e Korçës, por edhe deri në Konispol të Sarandës në Likojan, u bë objekt sulmi ushtarak prej Greqisë. Nuk ishte provokacion siç u cilësua nga shteti shqiptar në vitin 1949, por sulm ushtarak grek kundër vendit tonë. U shpërnguën me qindra familje shqiptare për t’i shpëtuar këtij agresioni të paprecedent. Greqia vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura, mbi 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës, kryesisht topa, shteti shqiptar mobilizoi dhe futi në luftën mbrojtëse 10 mijë ushtarë, ndërkohë që po mbante në gatishmëri edhe 30 mijë trupa të tjerë pranë zonës së sulmuar.

Italia - Aneksimi i Shqipërisë
Më 7 Prill 1939 Italia e pushtoi Shqipërinë,ndërsa vendi ra krejtësisht nën perandorinë italiane. Njeriu më i rëndëssihëm i vendit ishte Lejtnanti i Përgjithshëm i Madhërisë së Tij Mbretit Perandor në Shqipëri (Luogotenente Generale di S.M. il Re Imperatore in Albania) i atashuar qeverisë së Tiranës. Ky post iu dha ish të dërguarit Françesko Jakomoni i San Marinos, të cilit i raportonte një personel prej 120-140 vetësh. Autoriteteve shqiptare nuk u lejohej të shpallnin akte ligjore ose të merrnin vendime të rëndësishme pa aprovimin e tij. Shtypi shqiptar kontrollohej nga Piero Parini, i cili gëzonte një status të veçantë në strukturat e aparatit pushtues. Gjatë viteve 1940-1942 ato numëronin 100.000-150.000 vetë. Deri në nëntor 1949 ato ishin nën komandën e Kryekomandantit të Forcave të Armatosura në Shqipëri, gjeneralit Sebastiano Viskonti Praska. Aty u vendos përkohësisht edhe misioni ushtarak i gjeneralit Manlio Gabrieli. Më vonë në Shqipëri u vendos komanda e forcave që pushtuan Greqinë. Qeveria kolaboracioniste në Tiranë drejtohej nga Shefqet bej Vërlaci, feudalist dhe pronar i madh tokash i cili kishte qenë rival i Zogut për shumë vjet.
Revista Java
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Shfarosni shqiptarët! Ja platformat e fqinjëve...

Nuk e lexova te gjithen por nje pytje kam une...cdonin me ne? Pse na kishin aq inate kur kemi qene ca leckmane te mbaruar te ngordhur fare

Apo gjithmone pikesynimi i vijes detare me fqinjte qe perben nje plus te madh per ekonomine e ne sdime ta perdorim sic duhet
 
Titulli: Shfarosni shqiptarët! Ja platformat e fqinjëve...

Nuk e lexova te gjithen por nje pytje kam une...cdonin me ne? Pse na kishin aq inate kur kemi qene ca leckmane te mbaruar te ngordhur fare

Apo gjithmone pikesynimi i vijes detare me fqinjte qe perben nje plus te madh per ekonomine e ne sdime ta perdorim sic duhet

Nuk eshte thjeshte vija detare por pozicioni gjeopolitik, rendesia e infrastruktures dhe interesa qofte ekonomike qofte politike.Pastaj eshte me se normale qe duke qene ne gjithmone nje `shtet` i vogel e mbi te gjitha i vetem dhe i paorganizuar e kane pasur te lehte te na pushtonin.
Rendesia gjeopolitike e Shqiperise meriton nje teme dhe nje shtjellim shume te gjere.
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Shfarosni shqiptarët! Ja platformat e fqinjëve...

Ajo por si shtet i vogel te na linin aty ne rehatine tone :p si kemi bere kujte keq, vetem cf na kane bere ahhh turk i keq
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Shfarosni shqiptarët! Ja platformat e fqinjëve...

Pse vetem turku? Greku ,serbi , italioni e gjermoni
Per sa kohe ne ende s'dime te ecim me kembet tona mire na e bejne...tym te na nxjerrin se ne paskena qene njerez budallej
 

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
Titulli: Shfarosni shqiptarët! Ja platformat e fqinjëve...

Nuk e lexova te gjithen por nje pytje kam une...cdonin me ne? Pse na kishin aq inate kur kemi qene ca leckmane te mbaruar te ngordhur fare

Apo gjithmone pikesynimi i vijes detare me fqinjte qe perben nje plus te madh per ekonomine e ne sdime ta perdorim sic duhet


...i re pikes, ngushtica e Otrantos eshte celesi qe ja ve Gjermanise kembet ne nje kepuce.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Nigjoni qa ju thote plaku.
Fqinjet nuk na urrejne. Jo nga arsyeja se na duan por ju mjafton urrejtja (shfarosja) qe ushqejme per njeri tjetrin. :unsure:
 

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
Nigjoni qa ju thote plaku.
Fqinjet nuk na urrejne. Jo nga arsyeja se na duan por ju mjafton urrejtja (shfarosja) qe ushqejme per njeri tjetrin. :unsure:


Meqenese jeni njeri i moshuar dhe i pjekur nga koha, do kisha deshire te me pergjigjeshit ne pyetjen qe kam shtruar te kjo teme...

 

ZoteriaJuaj

Agjent Aqif Supaxhi Therrmiu
E vertete eshte, per pyetjet e veshtira shqiptaret ose jane te zene ose nuk e kane per detyre!
Muhabetet ne forum e ne kafene nje verr ne uj jane. Pra si te pergjigjet ai si mos te pergjigjet njesoj eshte, koha iken e armiqt e brendshem e te jashtem veprojn njesoj.

Te ishim edhe kaq te zjarrte ne realitet e aq te dashuruar me vepra per vendin tone do kishim bere revolucion cdo vit
 

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
Muhabetet ne forum e ne kafene nje verr ne uj jane. Pra si te pergjigjet ai si mos te pergjigjet njesoj eshte, koha iken e armiqt e brendshem e te jashtem veprojn njesoj.

Te ishim edhe kaq te zjarrte ne realitet e aq te dashuruar me vepra per vendin tone do kishim bere revolucion cdo vit

Shqiperia nuk ka nevoj per revolucion, por per pikat mbi i!
 

Baboon

Relax
E vertete eshte, per pyetjet e veshtira shqiptaret ose jane te zene ose nuk e kane per detyre!
Ja e lexova unë atë pyetjen tënde tek ajo tema.

Meqë beje pyetjen ç'faj ka Shqipëria që Europa e trajton si mall turk?

Si duhet ta trajtoj si mall grek?
Serb apo italian?!
 

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
Ja e lexova unë atë pyetjen tënde tek ajo tema.

Meqë beje pyetjen ç'faj ka Shqipëria që Europa e trajton si mall turk?

Si duhet ta trajtoj si mall grek?
Serb apo italian?!


Jo mo njeri, SI MALL SHQIPTAR ta trajtoje dhe nuk te kuptoj pse duhej te permendje mallin e huaj!!!
 

Frank

Anëtarë i respektuar.
Edhe une e lexova ate pyetjen por nuk jap pergjigje sepse nuk jam Shqiptar, jam Pellazg.
Nga ata Pellazget parardhesit e te cilit ngarkuan mushkat me grure e miser dhe ua cuan Grekeve kur nuk kishin te hanin.
 

Baboon

Relax
Jo mo njeri, SI MALL SHQIPTAR ta trajtoje dhe nuk te kuptoj pse duhej te permendje mallin e huaj!!!
Tashi ishe ti jo unë që e kishe përmend ke ai linku.
Dhe kërkoje pergjigje dhe madje sfidoje do të thoja.

Kam përshtypjen që gjithe çka kitrra 123 (nuk jam i sigurtë nëse është vërtet plak edhe sikur nuk do ishte e hijshme të ja cilësoje ti paçka se ai i referohet vetes) tha më lart komentet midis teje dhe antarëve ketu e vërtetojnë ate që ai tha

Dmth e kemi të keqen brenda nuk kemi nevojë të na sulmojë askush...

Gjithmonë kështu ka qenë edhe vazhdon...
 

ZoteriaJuaj

Agjent Aqif Supaxhi Therrmiu
Tashi ishe ti jo unë që e kishe përmend ke ai linku.
Dhe kërkoje pergjigje dhe madje sfidoje do të thoja.

Kam përshtypjen që gjithe çka kitrra 123 (nuk jam i sigurtë nëse është vërtet plak edhe sikur nuk do ishte e hijshme të ja cilësoje ti paçka se ai i referohet vetes) tha më lart komentet midis teje dhe antarëve ketu e vërtetojnë ate që ai tha

Dmth e kemi të keqen brenda nuk kemi nevojë të na sulmojë askush...

Gjithmonë kështu ka qenë edhe vazhdon...
Armiku i brendshem ka nevoj nga armiku i jashtem

Pra edhe kitra ka te drejt
Edhe generali ka te drejt
 

Baboon

Relax
Armiku i brendshem ka nevoj nga armiku i jashtem

Pra edhe kitra ka te drejt
Edhe generali ka te drejt
Jam dakort po të ishte ashtu por kam përshtypjen kitrra i referohet jo armikut,

Më saktë i referohet njerëzve që as nuk dinë se po bëjnë punën e armikut lol
 

Frank

Anëtarë i respektuar.
Jam dakort po të ishte ashtu por kam përshtypjen kitrra i referohet jo armikut,

Më saktë i referohet njerëzve që as nuk dinë se po bëjnë punën e armikut lol
Kush tha qe nuk e dine?!
Pa pyeti njehere ata qe per nje rroge 300 evroqia nderruan kombesine, pashaportat dhe nenshkruan kontraten duke i falur shpirtin "djallit" per te mbjelle menxyre dhe mllef kunder Shqipetareve? :p
 

ZoteriaJuaj

Agjent Aqif Supaxhi Therrmiu
Jam dakort po të ishte ashtu por kam përshtypjen kitrra i referohet jo armikut,

Më saktë i referohet njerëzve që as nuk dinë se po bëjnë punën e armikut lol
Tani injorant e budallenj ka plot por sbesoj se te gjithe mund te jene te pavetedijshem
 

Baboon

Relax
Kush tha qe nuk e dine?!
Pa pyeti njehere ata qe per nje rroge 300 evroqia nderruan kombesine, pashaportat dhe nenshkruan kontraten duke i falur shpirtin "djallit" per te mbjelle menxyre dhe mllef kunder Shqipetareve? :p
Heheh lol po vje Vorio Epiri der në Shirokë.

Po dihet ajo punë por s'doja me e thonë drejt për drejt, Sepse grekët na e kanë bo gropën historikisht.

Më saktë ajo që (doja edhe me shmang) është kisha ortodokse greke që ka ndikimin më të madh (e vetmja që ka një copë edhe në Jeruzalem) na boni të theremi ndër shqiptarë...

Kush ja dha pavarsinë grekut? Nuk e kom fjalën vetëm për luftëtarët....

Por populli si andej si ktej nuk ka faj është politika, POR KUR KOMBINOHET ME VAJIN E KISHËS.... Ferr mbi tokë pa metaforë hiç. Sic dhe ka ndodh...
 

Frank

Anëtarë i respektuar.
Heheh lol po vje Vorio Epiri der në Shirokë.

Po dihet ajo punë por s'doja me e thonë drejt për drejt, Sepse grekët na e kanë bo gropën historikisht.

Më saktë ajo që (doja edhe me shmang) është kisha ortodokse greke që ka ndikimin më të madh (e vetmja që ka një copë edhe në Jeruzalem) na boni të theremi ndër shqiptarë...

Kush ja dha pavarsinë grekut? Nuk e kom fjalën vetëm për luftëtarët....

Por populli si andej si ktej nuk ka faj është politika, POR KUR KOMBINOHET ME VAJIN E KISHËS.... Ferr mbi tokë pa metaforë hiç. Sic dhe ka ndodh...
Ky eshte problemi se ne nuk i themi gjerat cope dhe ata perfitojne.
Opo kokes them une.
Per me shume degjo ate poemen e bukur artistike qe u kane kushtuar çunat e çmendina dublim.
 

Baboon

Relax
Tani injorant e budallenj ka plot por sbesoj se te gjithe mund te jene te pavetedijshem
Sigurisht por osht ai muhabeti që thotë NO,

E shesin shpirtin djallit pa ditë pasojat, siç shesin votën për 20 mij lek dmth ai nuk e din që padashje po i bo gropën vetes... Ketu e kisha.


Se armiku real është i sofistikuar të vjen me shoqata bamirësie si babaxhan e pas dekadash si babaxhan e kur ka kriju një fytyrë engjëlli në shoqëri, ja plas (sërish me lezet) qëllimit të tij real...

E nuk grindet vetë ai jooo ka shoqërinë dele që të djegin e shkelyejne për kauzen e tij prej babaxhani....

Cvuajti e çfarë hoqi Fan Noli për ta bërë kishen autoqefale....

Kë kemi tani aty papu janollatos babaxhani...

Oh papu mu oh mishërimi Zotit mbi Shqipëri....
Amon se s'du me ja nis me kto se përveçse më hipin nervat lol s'du ti shkel askujt në kallo...
 
Top