Shërbimi i fshehtë amerikan: Origjina e Covid-19 mund të mos dihet kurrë

Shërbimi i fshehtë amerikan: Origjina e Covid-19 mund të mos dihet kurrë​

59295908-04B9-4055-A1B4-0E4AE2A53CFD.jpeg

Agjencitë e inteligjencës amerikane thonë se mund të mos jenë kurrë në gjendje të identifikojnë origjinën e Covid-19, por ata kanë arritur në përfundimin se ai nuk është krijuar si një armë biologjike.

Në një vlerësim të përditësuar se ku e pati fillimin virusi, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA tha se një transmetim nga kafsha te njeriu dhe një rrjedhje laboratorike ishin të dyja hipoteza të besueshme për mënyrën se si u përhap.

Por nuk kishte informacion të mjaftueshëm për të arritur në një përfundim final.

Kina e ka kritikuar raportin.

Gjetjet u publikuan në një raport të deklasifikuar, i cili është një përditësim i një vëzhgimi 90-ditor që administrata e Presidentit Joe Biden publikoi në gusht.

Ai thotë se komuniteti i inteligjencës mbetet i ndarë për origjinën më të mundshme të virusit. Katër agjenci vlerësuan me “besim të vogël” se kishte origjinën nga një kafshë e infektuar ose një virus i lidhur.

Por një agjenci tha se kishte “besim të moderuar” se infeksioni i parë njerëzor ka shumë të ngjarë të ishte rezultat i një aksidenti laboratorik, ndoshta duke përfshirë eksperimentimin ose trajtimin e kafshëve nga Instituti i Virologjisë në Vuhan.

Raporti thotë gjithashtu se zyrtarët kinezë nuk ishin në dijeni të ekzistencës së virusit përpara shpërthimit fillestar të Covid-19 në qytetin e Vuhanit, në fund të vitit 2019. Por ai thotë se Kina po vazhdonte të pengonte hetimin global dhe të rezistonte ndaj ndarjes së informacionit. / bota.al
 
U lodhen shume qe dolen ne kete konkluzion keta? :p
Laboratori i Wuhanit ka te pakten 10 vjet qe ben eksperimente.
Kush jane finacuesit e ketyre eksperimenteve?
Kina natyrisht, dhe.....surprize, surprize....USA, Franca, Gjermania,Kanada etj vec e vec plus EU ne bashkepunim.
😁
thats-a-fact-thats-the-truth.gif
 
Mbas nja 50-100vjtesh do e zbulojen nga se doli dhe kish e hodhi kte virus ,ka per te mbet ne histori ky virus si kohet e me parshme te luftes qe ne i permendim dhe sot diskutojem per to ..dikur beheshi beteja lufte sot lufta behet me viruse pa e mar vesh fare si ndodhi nga doli kan vdek me miljona njerez nga ky virus..
 
Redaktimi i fundit:
Top