• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shenjat që tregojnë se trupi juaj po ju “ulëret” për ndihmë

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Shenjat që tregojnë se trupi juaj po ju “ulëret” për ndihmë



Trupi ynë është një mekanizëm i përsosur ku shumë gjëra ndodhin në të njëjtën kohë. Dhe nganjëherë na jep shenja se nevojitet ndihmë të cilat, nëse shpërfillen, mund të çojnë në probleme shëndetësore. Ja disa sinjale që duhej të merrnim gjithmonë parasysh.

Pagjumësia, nervozizmi dhe dhimbjet e këmbëve

Nëse keni këto shenja, trupi juaj ka nevojë për magnez dhe kalium. Për të “rimbushur” këto elementë jetësorë, shtoni domate, portokall, banane dhe spinaq në dietën tuaj të përditshme.

Lëkura e thatë

Thatësira e lëkurës mund të nënkuptojë mungesë të vitaminës E. Prandaj, ju duhet të hani më shumë perime, vaj, arra dhe peshk.

Dëshira për gjëra të ëmbla

Nëse papritmas ndjeni një dëshirë të fortë për të ngrënë diçka të ëmbël, atëherë shkaku mund të jetë stresi, depresioni ose lodhja. Trupi juaj është duke kërkuar glukozë. Plotësojani, por për të shmangur shtimin e peshës, më mirë të hani një çokollatë të zezë ose mjaltë.

Dëshira për të ngrënë akull

Nëse e gjeni veten me dëshirën për të ngrënë akull, atëherë mund të keni anemi – mangësi hekuri. Burimet më të mira të hekurit janë mishi i viçit, vezët dhe molusqet. Sidoqoftë, është më mirë të konsultoheni me mjekun nëse doni të hani akull dhe nuk keni energji.

Gjak nga mishrat e dhëmbëve

Gjakderdhja e papritur ose e vazhdueshme e mishit të dhëmbëve kur lani dhëmbët është një shenjë paralajmëruese e mungesës së vitaminës C. Përfshini produktet e mëposhtme në ushqimet tuaja: frutat e agrumeve, spinaq, specat jeshilë dhe të kuq, domate, lakra, lulelakër dhe brokoli.

Thonjtë dhe flokët e brishtë

Trupi juaj është duke ju thënë se nuk ka vitaminë B. Pini më shumë qumësht, dhe hani disa arra dhe kërpudha.

Rrathë rreth irisit të syrit

Rrathë të tilla mund të shfaqen në njerëzit mbi 50 vjeç dhe kjo është normale. Megjithatë, nëse shfaqet tek një person më i ri, atëherë kjo është shenjë e niveleve të larta të kolesterolit. Ju duhet të konsultoheni me një mjek për këtë.
b;t,observer
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Dëshira për gjëra të ëmbla
Nëse papritmas ndjeni një dëshirë të fortë për të ngrënë diçka të ëmbël, atëherë shkaku mund të jetë stresi, depresioni ose lodhja. Trupi juaj është duke kërkuar glukozë. Plotësojani, por për të shmangur shtimin e peshës, më mirë të hani një çokollatë të zezë ose mjaltë.
:(:(
 

vajza e detit

Anëtar i Respektuar
Nuk i kushtezoj vetes asgje...gjithcka ne kete bote eshte krijuar per tu shijuar...vetem se me mas kuptohet...
Dhe sigurisht pak me shume pune per ta tretur ate qe hengre...
Tani ne vere edhe noti te ndihmon shume...yoga...dhe kangoo jumps...gjithashtu...
Ti kercen qe nderkohe je edhe duke larguar cdo shenj akulloreje apo vere nga trupi...
Argetohesh nderkohe qe je duke tonifikuar trupin...
Dhe kercimet kangoo jane zbulimi me i mire qe eshte bere deri me tani...nuk do ta nderroja me asgje ne bote...pas notit kuptohet hahaha
 

Hilarious

😍☀️
Staf në FV.AL
Mosha
22
Vendndodhja
Vlore
Rrathë rreth irisit të syrit

Rrathë të tilla mund të shfaqen në njerëzit mbi 50 vjeç dhe kjo është normale. Megjithatë, nëse shfaqet tek një person më i ri, atëherë kjo është shenjë e niveleve të larta të kolesterolit. Ju duhet të konsultoheni me një mjek për këtë.
b;t,observer
eh kete e kam ne ADN edhe pse nuk jam e shendetshme shume , per moshen qe kam eshte çik e tepruar 🙄
 
Top